-
Doktor Ulvi Vehbiu
Topi, mesazh ngushėllimi familjarėve tė psikiatrit tė shquar Ulvi Vehbiu
Shekulli Online | 17/06/2010 | Lajm i fundit |
Presidenti i Republikės, Bamir Topi i ka dėrguar njė mesazh ngushėllimi familjes sė psikiatrit tė shquar, Ulvi Vehbiu, i cili ndėrroi jetė dje nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Kreu i shtetit e ka quajtur ndarjen nga jeta tė psikiatrit tė njohur, ditė tepėr tė trishtueshme dhe humbje tė madhe, jo vetėm pėr familjarėt, por pėr mbarė psikiatrinė shqiptare, pėr mjekėt, kolegėt, pacientėt dhe miqtė e panumėrt.
"Puna e tij e palodhur dhjetėravjeēare, kontributi nė fushėn e psikiatrisė, humanizimi dhe arritjet e tij mjekėsore e shkencore, tė cilat kapėrcyen kufijtė e Shqipėrisė, do tė mbeten tė pashlyeshme nė kujtesėn tonė dhe tė tė gjithė njerėzve qė patėn fatin e madh ta njohin Doktor Vehbiun dhe tė ndiejnė pėrkujdesjen e tij tė pashembullt." - thuhet nė mesazhin ngushėllues tė Presidentit Topi.
____________________
Ndėrron jetė nė SHBA, psikiatri i shquar Ulvi Vehbiu
Ka ndėrruar jetė nė SHBA, njė nga mjekėt tanė mė tė njohur, i konsideruar nga kolegėt si njė nga baballarėt e psikiatrisė shqiptare, Ulvi Vehbiu.
'Ulviu nderroi jete sonte pak pas mesnates. Vdiq shume i qete, pa u permendur - vetem frymemarrja erdhi duke iu fikur, - tha dje per Shekullin, djali i te ndjerit, gjuhetari dhe publicisti i njohur Ardian Vehbiu
Familja do te zhvilloje nje ceremoni te premten mbrema, pastaj sipas deshires se te ndjerit, do tė kremohet dhe hiri do tė sillet pėr t'u varrosur nė Shqiperi.
Redaksia e Shekullit i shpreh ngushėllimet bashkėpunetorit tonė tė ēmuar z.Ardian Vehbiu, familjes sė tė ndjerit dhe miqve tė tij per humbjen.
Pak mė poshtė nė rubriken e opinioneve, mund te lexoni 'Burra qė s'vijnė mė' njė shėnim mbi jetėn e dr.Vehbiut, nga kolegėt dhe bashkemoshatarėt e tij, mjekėt psikiater Dr.Dragush Totozani, Dr.Nazim Shtino, Dr.Sadik Lala
44 KOMENTE
Kam patur nderin dhe fatin qe hapat e para ne psikiatri t'i hedh me Profesor Ulviun. Respektin me te madh per shpirtin shkencor, kontributin ne shume aspekte te psikiatrise si shkence dhe ne sherbim si dhe per mbeshtetjen dhe inkurajimin te dhene brezave te tere shqiptare ne kete specialitet te nderuar dhe human te mjekesise. Te gjitha keto ne vite shume te veshtira te shqiperise. Nderkohe qe ndodhem ne sferat akademike te psikiatrise Londineze formimi im fillestar si shkencetare dhe mjeke psikiatre i ka rrenjet ne mesimdhenjen dhe trajnimin teper skolastik e shkencor te Profesor Ulviut. Me vjen shume keq pe humbjen e nje figure te shquar te shkences shqiptare. Ngushellime te sinqerta dhe te perzemerta Suzit dhe femijeve te Profesorit.
Iris Carcani-Rathwell | June 17, 2010 9:45 PM | Repliko
Shpreh ngushellimet te sinqerta ne emer familjes sime,familjes se Profesorit tone te nderuar Dott.Ylvi Vehbiut.
Ne raste te tilla nuk e shohim me vend diskutimet me nuanza politike
E nderojne figuren Dott.Ylviut ne heshtje,koleget e tij,figurat e shquara te mjeksise.E nderojne ne heshtje familjet e medha e te nderuara Gjirokastrite Gjebrete,Totozani,TOTO,SHAPLLAJ etj,ne kete "késoll" ne distanze.
Dott.Kastriot M. Frasheri- Itali
Kastriot M.Frasheri | June 17, 2010 7:48 PM | Repliko
Ngushllime familjes se Doktor Vehbiut, e kam takuar dy here ishte nje njeri i mire edhe i gatshem per te ndihmuar. me vjen shume keq per vdekjen e tije. Ngushlime edhe njehere familjes. Arian Borici New York .
Arian Borici | June 17, 2010 6:31 PM | Repliko
Shume mire presidenti Topi,por si mjek,si pacient i te ndjerit dhe si koleg,nje ngushellime duhej te kishte derguar edhe Berisha!Ne te vertete ka nje arsye qe Berisha nuk dergon ngushellime,por te vertetat e medha, mjeku i madh i mori me varr dhe mendojme se nuk ka qene mosaftesi e tij,mossherimi edhe sot i Kryeministrit.Me kete mosngushellim,jam i sigurte qe me shume do perflitet,per keq,kryeministr..Shume mire, Topi,tregon se eshte vertete normal,te pakten si qytetar e njeri!
Qukapi blu | June 17, 2010 5:51 PM | Repliko
Ngushullimet te sinqerta familje se profesor doktor Ylvi Vebiu
Hysni Allushi | June 17, 2010 5:31 PM | Repliko
Me te vertete mund te kete qene nje mjek i zoti dhe njeri i mire. Po si nuk paten kurajon dhe guximin keto njerez per ti rezistuar trysnise dhe per te qendruar ne Shqiperi. Shqiperia e varfer ka me shume nevoje per njerez te shquar dhe me bagazh se Amerika qe ka mbledhur dhe vazhdon te mbledhe gjithe trurin e botes dhe me kete menyre don te nenshtroje dhe te sundoje boten. Po te kishte qene vertete njeri i madh do te kishte qendruar ne vendin e tij atje ku studioi, punoi, jetoi, ku e kane respektuar dhe nderuar, ku pa tjeter ka para edhe dite te lumtura. Eshte e pafalshme qe kur Atdheu eshte ne hall dhe ka me nevoje per te diturit dhe burrat e tij, ata e lene ne balte. Me sa duket niveli i intelektualeve shqiptare nuk e kalon cakun e limitit te mbijeteses dhe jetes materiale qe pa tjeter ne te gjitha aspektet e shtyp jeten shpirterore dhe
kasemi | June 17, 2010 3:53 PM | Repliko
Kam patur fatin e mire qe pedagog ne lendes e psikiatrise, Fakulteti i Mjekesise, te kem patur Prof. Ylviun.I jepte me shume dashuri dhe ngrohtesi njohurite e tij,ta thjeshtezonte komunikimin, te shtonte deshiren per te studiuar me shume... Une e rruaj ne zemer kujtimin e tij. Ngushellime familjes dhe te aferme
Vjollca | June 17, 2010 3:27 PM | Repliko
Ngushellimet me te sinqerta per familjen e doktorit te Nderuar!Me mendje e zemerjam prane Suzit dhe femijeve. U prehte ne paqe!
Me respekt te thelle Klarita Rembeci.
Klarita Rembeci | June 17, 2010 2:51 PM | Repliko
Ngushėllime familjes Vehbiu...
Haxhi Hoti | June 17, 2010 1:28 PM | Repliko
Ngushellime te sinqerta familjes!
Tregojne: Aty nga viti 1975 behej fjale per qarkullimin nga Tirana per ne rrethe te disa mjekeve mė te degjuar. U shprehen "lirisht" mjaft mjeke per te shkuar ne rrethe per te sherbyer ne baze. Ndersa shprehu mendimin e tij edhe Dr. Ulviu, dikush nga fundi i salles ngriti zerin: "Nuk jam dakort te qarkulloje Dr. Ulviu!". "Perse nuk je dakort?!" iu drejtuan. "Ne qofte se largohet Dr. Ulviu nga Tirana, po .... filanin (per nje koleg) kush do ta kuroje?!
Ndarja nga jeta e Prof, Ulvi Vehbiut eshte nje humbje e madhe e shkences shqiptare te mjeksise. Edhe nje here: ngushellime familjes!
Otoni | June 17, 2010 12:50 PM | Repliko
Vdekja e Psikiatrit te Klasit te Larte Ulvi Vehbiut, eshte nje Humbje e Madhe per Familjen, por edhe per Koleget e Deges se Psikiatrise.
Psikiatria ne kohen qe po jetojme shte bere nje Dege e Rendesishme e Shendetesise, sepse ngarkesat Stresore apo Psiqike tek Njerezit jane shtuar Dukshem dhe Nevojtaret jane te prirur te kerkojne nje Psikiater Shume te Mire.
I tille ishte Ulvi Vehbiu dhe kjo e ben vdekjen e Tij me te Dhimbeshme.
Ngushellime Familjes Vehbiu dhe te gjithe Atyre qe Ate e kane Dashur.
Kroi i Mares | June 17, 2010 12:15 PM | Repliko
Ngushellime familjes se Prof Ulvi Vehbiut.Emri dhe vepra e tij do te nderohen gjithmon nga koleget dhe pacientet e tij.DProf Ulviu eshte kolloos i mjeksise shqiptare.
Nga Familja Gjebrea
shpetim gjebrea | June 17, 2010 11:31 AM | Repliko
Me keqardhje mesova lajmin e hiudhur dhe te pa desheruar per humbjen e jetes se Prof. Ulvi Vehbiu, nje nga shkencetaret e shquar te mjeksise shqiptare qe sidomos ne fushen e psikiatrise ngelet nje kollos i pavdekshem.
I shpreh ngushellimet e famijes Gjebrea familjes se Prof Ulviut,
I pa harruar kujtimi dhe vepra e tij.
Ne emer te Gjebreve Dr. Shpetimi
Dr.Shpetim Gjebrea | June 17, 2010 11:19 AM | Repliko
Ngushėllimet e mia tė sinqerta familjes se prof. Vehbiut. Kam patur rastin tė bisedoj dy apo tri herė kėtu e 35 vjet tė shkuara me zotin Vehbiu. Ja pra, jeta kalon, na le por kujtimi dhe emėri i Njeriut qė mbetet gjithė jetėn Njeri,skalitet, nderohet si njė ikonė,si njė legjendė qė edhe pse male e dete kaptuar, do tė jetė gjithnjė pranė nesh me madhėshtinė e saj tė pa kohė e pa hapsirė.
Bashkim Trenova (Bruksel) | June 17, 2010 10:54 AM | Repliko
E kampatur shok klase ne gjimnaz,pastaj ne nje vit per studime te larta.Ishte shok i zgjuar,i dashur dhe shum i sjellshem.Me vjen shume keq qe iku.Ngushellime.
safa Kumbaro | June 17, 2010 10:53 AM | Repliko
Ngushellime familjes dhe i lutem zotit te mbaje doren ,po iken truri i shqiperise .
I lutem ti ktheje te perjeteshem pasi nje jete njerzimit i sherbyen .
Nje qytetare nga Tirana
flora guzi | June 17, 2010 10:10 AM | Repliko
E kam patur pedagog ne fak mjekesise.I qeshur i shtruar Babaxhan i vertete erudit .Burra qe shkojne e me rralle vijne. ZOTI e meshirofte.
Nje mjek | June 17, 2010 9:44 AM | Repliko
ngushellime familjes VEHBIU
maks | June 17, 2010 8:56 AM | Repliko
Ardian, ngushellime per vdekjen e babait tuaj! Ishte mjek me kulture te gjere mjekesore, i mencur, me dije te thella. Por mbi te gjitha human. Ngushellime nenes dhe motres sate!
Stavri Dajo | June 17, 2010 8:40 AM | Repliko
ME VJEN SHUME KEQ PER HUMBJEN E PROFESORIT, ME KUJTOHET SHUME MIRE PROVIMI I PSIKIATRISE DHE LESIONET NE UNIVERSITET,KA QENE ME NJE BAGAZH INTERNAZIONAL DHE KLINICIST I PA HARITUR. DOTT. RUCA ARBEN MILANO ITALI
AERBEN.RUCA | June 17, 2010 8:33 AM | Repliko
njeri i mrekullueshem. ngushellime per familjen. respekt per jeten dhe punen e tij.
ramadan | June 17, 2010 8:30 AM | Repliko
ngushellime familjes se dr.Vehbiut mjekut te zote profesionalisht e njerezor.eshte fatkeqesi ,qe nuk punoi ketu e te mesonte ca mjeke e nga matarpaze ti bente mjeke
HEDRA DYRMISHI/ | June 17, 2010 8:21 AM | Repliko
Ne radhe te pare eshte momenti qe te ngushellohet familja qe ka humbur njeriun e dashur. E pastaj koleget qe kan humbur profesorin erudit, te ndershem dhe te nderuar. Eshte me vend qe te shkruajne ata qe e kane njohur profesorin. Nuk duhesh shume kohe per ta kuptuar qe nuk mund te gjeje nj ete dyte qe te dyte qe t'i vije per krah. Une kam nderin qe ne Librezen e Notave kam dhe ne njeren nga diplomat kam firmen e tij.
Keqardhje e madhe eshte se Ne kujtohemi te shkruajme dhe te vleresojme vetem kur nje njeri iken nga kjo bote. Shume keq. Shume keq. Ajo qe mund teh them eshte se Ulvi Vehbiu ishte nje Lis Madheshtor, qe edhe i thare mbetet ne kembe.
Ngushellime Familjes.
Zak prej Shkodre replike per komentin nga infermieri shqiptar | June 17, 2010 6:58 AM | Repliko
Ngushellimet me te sinqerta familjes Vehbiu!
Vdekja e Prof. Ulvi Vehbiut eshte nje humbje e madhe per familjen e tij dhe gjithe mjekesine shqiptare. Studentet, koleget, pacientet, miqte e shoket e tij te shumte kudo neper bote perulen sot me respekt te thelle perpara ketij personaliteti te mjakesise dhe shkences shqiptare. Ne do t'a kujtojne dhe respektojme gjithmone Prof. Ulvi Vehbiun per punen e tij humanitare, sherbimin shembullor, shpirtin njerezor, dhe sjelljen korrekte gjate gjithe karieres se tij ne mjeksi.
Edhe nje here ngushellime te siqerta femijve dhe familjes se tij! I perjetshem qofte kujtimi i tij!
Drago Zeneli | June 17, 2010 5:46 AM | Repliko
Botėn dhe popullin tonė do ta shpėtojnė njerėzit e mirė, humanistėt dhe dijetarėt - njerėzit siē ishte Ulvi Vehbiu.
Ardianit dhe familjes Vehbiu i shprehi ngushėllime pėr humbjen e tė dashurit tė tyre.
Zgjim | June 17, 2010 1:52 AM | Repliko
Me vjen shume keq eshte e vertet nuk vijn me mjek si profesor Ulvi Vehbiu ishte mjek shum i zoti ne radhe te pare ishte njeri me nivel te lart kultur en e tij se kish ndonje mjek ishte vertet Profesor lexonte jashte mase kam pasur rastin ta takoj se kam punuar ne mjekesi dhe vinte shpesh te shihte pacientet per konsulta me erdhi shum keq si nuk e besoj se mbahesh shume mire dhe si gjithmon burre simpatik dhe nje kultur dhe nje buzeqeshje te lehte te bente per vete Lamtur Profesor Ulvi Vehbiu Ngushellimet e mia dhe nga njerezit e familjes sime Jetoi ne NY Rest In Peace!!!
peggy | June 17, 2010 12:59 AM | Repliko
Eshte deshperim kur degjon qe vdes nje njeri, por kur degjon qe ku njeri eshte shqiptar dhe njeri i shquar ne profesionin e tij deshperimi behet me i madhe. Puna dhe vepra e Dr. Vehbiut do te ngelet kujtim i perjetshem. Ngushellimet me te sinqerta familjes se tij
Genti Musabeu | June 16, 2010 11:25 PM | Repliko
Ne keto dite te trishtuara,kemi nje gjeme me shume me vdekjen e te ndjerit Vehbiu. Beri nje jete te denje,
si humanist, ne sherbim te atyre , qe kane me shume nevoje.
Ky sektor i shendetesise eshte nga me te rrezikuarit. Depresioni eshte bere galopant, ne te gjithe anet e vendit. Kurimi i tije, ne Shqiperi eshte inegzistent. Te mjeret gjejne vetem zgjidhjen fatale. Kronikat e zeza degjohen shume shpesh. Kemi pare vajza te lidhura me zinxhire,ne vend qe te kurohen neper spitale psikiatrike
dhe te kthehen ne jete normale.
Kjo eshte mjekesija e "doktorit qe do ta sheronte Shqiperine".
Ngushellime familjes se te ndjerit patriot dhe human.
Shefqet Cela | June 16, 2010 9:43 PM | Repliko
Pekulem me nderim dhe shume respekt ndaj kujtimit te mikut dhe komshiut tim prej vitesh,ketu ne Bronx,fjale paktit dhe gojeembeltit,te madhit Ylvi!T,a kujtojme perhere emerin e mire qe la pas. Sezar& Zyra Kavo
sezar kavo | June 16, 2010 9:12 PM | Repliko
po per cfare psikiatrie behet fjale ne Shqiperi more amani
atje e trajtojne depresionin e gjithcka tjeter me "dru"
vjen pacienti e nuk do te veje ne mense e te haje...e detyrojne me shkelma te beje sic do kujdestari.
ne Shqiperi psikiatria eshte per ibret...vetem grushta e shkelma aq sa qajne pacientet te lirohen...
ky paste ndjese por ne shqiperi eshte e tmerrshme neper spitale psikiatrike
infermieri shqiptar | June 16, 2010 8:10 PM | Repliko
Ngushellime familjes dhe mjekesise shqiptare.
Eshte e frikshme. Po i humbim te gjithe humanistet njeri pas tjetrit pa pasur shpresen me te vogel per t'i zevendesuar denjesisht. Perspektive gjithnje e me e erret.
Harrila | June 16, 2010 8:05 PM | Repliko
Ngushellime te sinqerta familjes Vebiu!
sali bollati | June 16, 2010 7:47 PM | Repliko
Z.Ylvi Vebiu ka qene nje personazhe i vecante si legjendare i psiqiatrise tone, nje humanist,nje puntore i pa lodhure dhe si nje docent i viteteve 1980 ka qene nje shpikes ne psiqiatri me nje fjale njeriu me aftesi te jashtezakoneshme ne psiqiatri , ne neuro-psiqiatri, psiko-analize ,ne hipnozen e kurimit dhe nje bashkpuntore shkencore dhe novatore i psiqiatrise ,i cili ka nxjere kuadro mjeksore nga puna dhe disiplina e tij e pa-lodhur, Shqiperia ka humbur kuruesin e shpirtit te psiqiatrise te urtin dhe te vemendshmin natyral ku urtesia e gjeniut ka sjelle ne jete mijra shpirtera njerzore, me respekt te thelle ngushelloj familjen e tij gruan dhe femijet e zotnise , kurre nuk do te harrojme kete legjende ne psiqiatri z.Ylvi Vebiu ka qene dhe do te mbetet figura me e madhe e psiqiatrise shqiptare
Dardani | June 16, 2010 7:01 PM | Repliko
si shpjegohet qe gjithe njerezit e zote te ketij vendi nuk jetojne me en Shqiperi ????
lobus | June 16, 2010 6:58 PM | Repliko
Kush do ti zevendesoje keta mjeke?
ata qe blejne diplomat dhe i fut ne pune partia qe te vjedhin derisa te humbasin cdo vlere dhe moral njerezor??
ngushellime familjes Vehbiu!
bilal | June 16, 2010 6:58 PM | Repliko
Me trishtoi lajmi i humbjes se profesor Ulviut. Ngushellimet e mija te thella familjes dhe te afermeve.
Me respekt Dr.Skender Tahirllari FL.USA
antivorioqelbsirioti | June 16, 2010 6:48 PM | Repliko
E humbem edhe nje mjek te madh.
Ilir Petro | June 16, 2010 6:42 PM | Repliko
shekulli
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt