Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Pak fjale mbi Historine e Zionizmit

    Rrymat dhe debatet e brendshme ne te



    Me 28 Gusht 1897 ne Bazel te Zvicres u mbajt Kongresi i Pare i Zionisteve hebrej. Ne te moren pjese hebrej te profesioneve e niveleve te ndryshme, si studente, tregtare, rabine, intelektuale, profesore universitetesh, fshatare apo borgjeze etj, te cilet vinin nga vende te ndryshme, prej Rusise Cariste, Rumanise, Gjermanise, Anglise, Frances, Polonise, Algjerise, Austrise etj.
    Ne altarin e Sinagoges se Bazeli u thirr te predikonte gazetari dhe nje nga baballaret e zionizmit, gazetari nga Hungaria, Theodor Herzl, i cili nder te tjera theksoi: “Tashme zionizmi permban ne vetvete dicka te veēante, lidhjen midis elementeve moderne te Judaizmit me ato me konservativet. Dhe arritja e ketij konēesioni u be fale kombit hebre”.(Herzl. Eröffnung zum Ersten Kongreß. Berlin. 1897. 222-223)
    Ne ditarin e tij, Herzl duke shkruar mbi kete eveniment permbledh mendimet: “Nqs do te arrij te permbledhe me pak fjale Kongresin e Bazelit do te thoja: ne Bazel themelova shtetin e judenjve. Dhe nese do i thoja me ze te larte keto fjale do me qeshnin te tere. Ndoshta ne pese, por ama patjeter ne 50 vitet e ardhshme Izraelin do ta shohin te gjithe” (Herzl. Briefe und Tagebücher. Berlin 1984. 535).
    Ndersa nje prej kundershtareve te Herzl, filozofi Achad Haam ( Zwi Ascher Ginzberg) duke reaguar ndaj ngjarjes ne Bazel shenon: “Nga te gjitha synimet qe i kish vene vetes Zionizmi, realitet tani eshte vetem nje, d.m.th. qellimi moral, per te ēliruar vetet tona nga skllaveria e qenies se brendshme, prej shpirtit te nenshtypur njerezor, i cili ishte pasoje e nje asimili te gjate. Ne duhet te forcojme unitetin tone kombetar, ne menyre qe te arrijme nje bashkepunim per te arritur ekzistencen tone kombetare ne ditet qe do te vijne” (Hertzberg. The Zionist Idea. 1966. 83).
    Duhet thene se levizja zioniste ishte nje kompleks rrymash, te cilat ne thelb mund te kufizohen ne dy hemisferat europiane, ne ate lindoren dhe ate perendimoren. Perfaqesuesit kryesore te hebrenjve perendimore ishin Theodor Herzl apo Max Nordau, te dy te brymosur me kulture gjermanike dhe produkte te nje asimilimi judaik. Para se Nordau te kthehej ne zionismus ai kishte bere emer ne Evrope si nje mendimtar ateist, nje kritik i sjelljes dhe moralit europian, i cilesuar nder te tjera dhe si nje autor “ikonoklastik”, botekuptimi i tij mund te cilesohet si nje botekuptim kozmopolit. Edhe ky si Herzl, kishte humbur prej kohesh kontaktet me judaizmin, dhe veshtronte i tromaksur sesi ne Evrope po ngrinte krye perbindshi antisemit. Kthimi i tij ne nacionalizmin hebre nuk ishte i motivuar nga judaizmi. Ne fjalimin e tij ne kongresin e Bazelit me 1897 ai pershkroi gjendjen e mjerueshme te hebrenjve te emancipuar ne Perendim- megjithese i sherbenin vendit te tyre, gjithsesi ishin te perbuzur nga fqinjet e tyre kristiane.
    Si per Herzl ashtu dhe per Nordau antisemitizmi ishte nje plage qe perfshinte si judenjte ashtu dhe jo-judenjte. Por hebrenjte ndajne me njeri-tjetrin nje besim, gjithashtu dhe nje fat te perbashket. “Ne jemi nje komb – ein Volk. Nen veshtiresi ne bashkohemi dhe papritmas zbulojme forcen tone, ndersa nen presion ne shtypemi dhe rikthemi ne fiset tona te vjetra.” (Herzl. Der Judenstaat. 1997. 16).
    Receta e Herzl per kete dobesi eshte ajo tolerances, bashkepunimit dhe integrimit te hebrenjve me jo-hebrenjte.
    “Judenjte e rinj do te themelojne nje shoqeri ekzemplare, qe do te karakterizohet nga toleranca dhe barazia shoqerore, pa lene menjane rrjedhat boterore. Ata do te mbartin te njejtat zakone dhe sjellje nderkombetare, te cilat perjetohen neper bote, si p.sh. “hotelet engleze ne Egjypt, kafete vjeneze ne Afriken Jugore, teatrot franceze ne Rusi, operat gjermane ne Amerike dhe biren me te mire bavareze ne Paris” Pra si perfundim judenjte do te jene europiane te vertete. (Po aty. 89) Shteti i Judenjve do te jete si rrjedhim nje miniature e Zvicres ne zemer te Lindjes se Mesme. Ai do te jete “der Judenstaat – shteti i judenjve” dhe jo nje shtet judaik – jüdischer Staat, ku nje nder synimet paresore ne te do te jete integrimi i judenjve ne civilizimin perendimor (Po aty).
    Keta zioniste liberale me Herzl udheheqes te tyre ishin kundershtare te antisemitizmit, te cilin e shikonin si nje krim, gjene me te keqe qe ushtrohej ndaj hebrenjve, i cili pengonte perparimin ne integrimin shoqeror te shoqerive perendimore. Vendosja e hebrenjve ne nje territor, apo zone, qe u takonte, ku do te lidheshin identiteti i tyre kombetar me shpirtin liberal dhe perparues te tyre, do te spastronte kete pengese prej rruges qe tashme ishte nisur.
    Keshtu ne qender te botekuptimit te Herzl, qendronte themelimi i nje shteti te judenjve, dhe emigrimi i tyre ne te prej Europes. Bota perendimore do te ēlirohej prej nje prej problemeve me te dhimbshem dhe do te fitonte nje tjeter shtet te civilizuar, shtet i cili do te kishte ne bazat e tij vlerat me te larta evropiane. Sipas Herzl, zionizmi eshte me shume se nje revolucion, ai eshte ndermjetesi i paqes, ai permban ne parimet e tij paqen midis judenjve dhe jo-judenjve, paqen midis judaizmit dhe kristianizmit.
    Keto ide te Herzl si deklarimi se judenjte jane nje komb, interesi nderkombetar per t’u njohur atyre nje territor a shtet te tyrin, dhe zgjidhja e konfliktit midis judenjve dhe jo-judenjve u bene pikat kryesore te nje debati nderhebraik, por dhe me gjere.
    Konceptet sekulare, perendimore dhe te reja judaike te Herzl dhe Nordaut hasen ne kundershtimet e rrymes tjeter brenda levizjes zioniste, asaj rryme qe nuk rridhte nga Europa perendimore, por i kishte rrenjet e saj ne ate lindore, preh e presioneve dhe dhunes cariste-ruse, etj. Ndersa ne Perendim, shumica e hebrenjve perpiqej te ēlirohej nga tradita e te qenit ndryshe – “Anderssein” dhe te shkrihej me shoqerine perendimore nepermjet sekularizimit, asimilimit, reformes ne sinagoge, perzierjes apo konvertimit fetar, shoqeruar me largimin prej getove, integrimit urban dhe civilizimit europian, ne Lindje gjerat qendronin ndryshe. Dhe ketu muret e getove filluan te bien pak nga pak, por shumica e judenjve ne Rusine cariste, Polonine apo Rumani ruanin akoma traditat e tyre te pastra hebreje, d.m.th jetesen ne komunat e tyre te izoluara, flisnin hebraisht (jiidisch), ruanin me fanatizem perkatesine e tyre ndaj komunave ortodokse hebraike dhe refuzonin nje asimilim apo perzierje me elementet vendas. Dhe ato pak shpresa te judenjve “sekulare” te cilet iu pergjigjen pozitivisht perpjekjes se carit per nje “rusifikim” te judenjve – braktisja e getove, komunave ortodokse dhe integrimi me shoqerine jo-judeje, u shuan pas atentatit me 1881 ndaj Car Aleksandrit II, si rrjedhim e progroneve qe pasuan ndaj judenjve dhe keshtu u shuan dhe shpresat e fundit per nje afrim te Rusise Cariste me Perendimin e civilizuar.
    Masa me e madhe “popullore” ne te cilen ishte mbeshtetur zionizmi ishin pikerisht judenjte e Europes Lindore. Per ta emancipimi, te cilin kishin ndermend Herzl & Nordau ishte nje enderr e larget, ndersa realiteti per ta ishte thjesht judaizmi. Per zionistet europiano-lindore, synagoga nuk ishte nje kujtim i vaget i femijerise, por nje realitet ne te cilin ato jetonin. Ata ishin besnike te kultures dhe traditave te te falurit dhe folklorit hebraik. Gjuha hebraike nuk tingellonte e huaj per ta, shume prej tyre e mesonin ate si gjuhe te judenjve te rinj. Gati te gjithe flisnin jiidisch. Per ta Eretz Izrael (toka e Izraelit) ishte e njohur nga Bibla, Librat e Lutjes apo literatura moderne hebraike dhe me e rendesishmja ishte atdheu i te parevete tyre.
    Kundershtar i Herzl dhe perfaqsues i judenjve europiano-lindore ishte siē u permend me lart, filozofi Achad Haam, i cili ishte kunder konceptit europiano-perendimor te nacionalizmit judaik. Nqs Herzl pak rendesi i kushtonte Palestines si atdhe apo shtet te judenjve, kjo rryme konservatore nuk donte te hiqte dore nga ky territor, dhe kundershtonte me force idene e krijimit te nje shteti hebre ne Ugande, siē u perfol asokohe. Po me force konservatoret mbronin dhe idene e fese hebraike dhe ruajtjes se traditave fetare nga judenjte. Nqs Herzl e Nordau nuk u kushtonin dhe aq rendesi atyre, te paret theksonin rolin e fese se tyre, p.sh. Moses Hess, ish-bashkepnetori i Marksit dhe Engelsit deklaronte se ekzistenca e fese hebraike eshte nje deshmi e te drejtes qe populli hebre ka per te fituar pavaresine e tij. Ekzistenca e kesaj feje sa kombetare aq dhe universale, konfirmonte faktin se judenjte ishin kombi i pare autentik mbi dhč. Ndersa per zionistet perendimore besimi judaik nuk kishte te bente medoemos me deshiren e kombit jude per te qene nje komb si gjithe te tjeret. Madje Nordau hodhi dhe idene e zevendesimit te Sabbat-it hebraik me te djelen universale qe kane dhe kombet e tjera jo-hebraike, deklarate qe u kundershtua me force nga rryma tjeter zioniste. Ne nje kunder-replike te forte Achad Haam kundrapergjigjet se: ”Ai (Nordau), mendimtari e lire, deshiron diten e tij, te ēliruar nga ēdo koncept fetar dhe as pyet fare nese ekziston apo jo Sabbat, Mbreteresha e Judaizmit” ( Achad Haam. Kol Kitvei (Vepra te permbledhura). 1947. 286.)
    Ndersa nje perfaqesues akoma me konservator ne idete e tij zioniste, aq sa do cilesohej si nje fanatik ekstremist ruso-hebraik, ishte Jacob Klatzkin, i cili shpjegon se: “ Nuk eshte rastesi fakti qe zionizmi lindi ne Perendim dhe jo ne Lindje. Herzl nuk mbiu nga ndergjegja kombetare e nje judeu, por nga nga nje ndergjegje humane mes nesh. Ate tek populli i tij, nuk e ktheu Judeu por Njeriu” ( Klatzkin. Boundaries 1914-1921. 1966. 236.

    I gjithi ky debat brenda rrymes dhe perfaqesuesve zionist eshte teper i gjate, me shume se 100-vjeēar prej Kongresit Zionist te Bazelit deri me sot, dhe akoma vazhdohet neper ambjentet akademike, politike dhe ato fetare hebraike. Formen me te keqe fenomeni i konfliktit te brendshem zionist ekstremist e pati me vrasjen prej dores se nje judeu fanatik, te liderit te Izraelit, kryeministrit Jitzchak Rabin me 1996. I shtytur nga lideri i tij fetar, ai qelloi njeriun, i cili besonte dhe ishte kokeforte ndaj idese se paqes.

    Ēdo te mendonte valle Herzl nqs do te mesonte se udheheqesi politik i shtetit izraelit do te vritej nga dora e nje judeu?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Fatih
    Anėtarėsuar
    21-06-2003
    Postime
    47
    teme interesante eni ,do te keshilloja ta shihje kete adrese www.netureikarta.org

  3. #3
    heretic Crusoe Maska e darwin
    Anėtarėsuar
    25-08-2004
    Vendndodhja
    under the microscope
    Postime
    1,918

    Wink

    The Protocols Of The Learned Elders Of Zion

  4. #4
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Pu pu pu pu pu more Darwin cfare libri na permende...... Ruhu se do e hash, ti e di besoj se kur bolsheviket morren pushtetin ne Rusi ky ishte i vetmi liber qe per thjesht pasjen e tij pushkatoheshe ne vend pa gjyq!
    Per te zgjeruar kulturen tende (une deri me sot nuk kam pare ndonje shqiptar qe te kete nje njohje kaq te thelle e te detajuar te problemeve gjermane e cifute midis te tjerash) do te te sugjeroja nje liber (ben vaki ta kesh degjuar e ta kesh lexuar dhe nuk do cuditesha shume).
    Libri quhet "Bolshevizmi nga Moisiu tek Lenini" i shkruar nga Ditrih Eckart dhe i perkthyer nga William Pierce Nentitulli thote : Dialog midis Adolf Hitlerit dhe mua.
    Ditrih Eckart eshte nje gjigand i mendimit historiko filozofik dhe bile ai zbuloi i pari Rozembergun (qe ne vetvete ishte edhe ai filozof).

    "http://www.ety.com/HRP/booksonline/mosestolenin/mostolentoc.htm"
    Po pate kohe lexoje se ja vlen vertet.
    Te fala Antares.

Tema tė Ngjashme

  1. Studime shqiptaro-ilirike
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 18-04-2008, 17:05
  2. Lufta e Serbise me Historine
    Nga Eni nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 03-12-2007, 17:01
  3. Pėr dėshmitarėt e Jehovait
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. 1 miliard lekė pėr tė vėnė nė vend historinė
    Nga Albo nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-09-2006, 10:00
  5. Si te ndertojme Historine e Kreditit.
    Nga R2T nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-12-2003, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •