Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e sed
    Anëtarësuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    kudo nga pak neper shqiperi
    Postime
    16

    per te marre guxim e t'i themi jo intolerances

    Në Athinë jetojnë rreth 500 000 myslimanë dhe asnjë xhami.


    Në kryeqytetin e Greqisë Athinë, jetojnë rreth 500 000 myslimanë. Ata janë kryesisht emigrantë të ardhur nga Lindja e Mesme, Iraku, Azia, Afrika e Veriut dhe nga Shqipëria. Edhe pse kryeqyteti është gjigand dhe në çdo qoshë shikon nga një kishë ortodokse, edhe pse ekzistojnë shumë myslimanë, për çudi ne këtë qytet nuk ka asnjë xhami, ku besimtarët myslimanë të praktikojnë besimin e tyre fetar. Besimtarët myslimane në qoftë se dëshirojnë të falen, u duhet të shkojnë nëpër parqe të ndryshme, apo nëpër bodrumet e pallateve.

    Por cili është shkaku i mos-hapjes së një xhamie të vetme? Mungojnë paratë për një gjë të tillës? Jo. Problemi nuk qëndron tek paratë. Pikërisht një fondacion i financuar nga familja mbretërore saudite, i cili ka ndërtuar nëpër botë rreth 200 qendra islamike dhe 1500 xhami të ndryshme, ka marrë gjithashtu përsipër të financojë projektin e ndërtimit të një xhamie në Athinë.

    Por prej vitesh përpjekja e hapjes së një xhamie has në qendrën e fortë të kishës greko-ortodokse. Kjo kishë është shumë e fuqishme në vend dhe 97% të grekërve janë besimtarë të kësaj kishe. Çdo pakicë tjetër fetare, e cila kërkon të hapë një shtëpi për t’u falur, duhet të marrë leje nga kasha ortodokse. Debatet për hapjen e një xhamie në Athinë, kanë filluar që nga fundi i viteve ’90. Pikërisht atëherë thuhej që edhe sikur të ngrihet një xhami, le të ndërtohet sa më larg qytetit. Pikërisht Parlamenti grek vendosi të jepte në dispozicion një sipërfaqe prej 33 500 metra katrorë në zonën Peania, 20 km larg qendrës së kryeqytetit Athinë. Por kjo ndodhi para tre viteve, kur menjëherë pas lajmit për hapjen e një xhamie, banorët e zonës Peania u ngritën të gjithë më këmbë dhe dhe kundërshtuan menjëherë hapjen e kësaj xhamie. Kryetari i kësaj komuneje Athanassios Papegeorgiu ishte shprehur se “ne nuk duam që në fshatin tonë të ngrihet drejt qiellit një minare”.

    Por besimtarët e flaktë nga Iraku mendojnë se ata nuk presin që në çdo qoshe të ngrihet një minaret, por ata kërkojnë që të ngrihet një xhami e vetme ku ata të kenë mundësinë e praktikimit të besimit të tyre fetar. Në qendër të Athinës ekzistojnë akoma xhami shumë të vjetra që nga koha e pushtimit turk në vitet 1823 dhe pikërisht para tre vjetëve u hodh ideja e rinovimit të bjë nga këtyre xhamive, gjë që nuk u miratua nga Parlamenti grek. Por qeveria greke ka treguar se në fshatin olompik deri në lojërat e ardhshme Olimpike, do të ndërtohet një xhami për besimin mysliman.

    Gerd Höhler
    dëelle
    Gazeta "Shekulli" 22 korrik 03

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Po persa i perket Arabise Saudite?

    Mua me vjen keq qe ngritja e nje xhamie ne Athine eshte kaq problematike, dhe jam ne gjendje qe ti kuptoj shume prej arsyeve pse kjo ide kundershtohet, dhe kjo nuk do te thote qe une jam kundra apo pro idese, por vetem se me vjen keq qe Greqia eshte kaq kokeforte.

    Por me kete rast, me rastin e problemeve te hapjes se nje xhamie ne Athine, pse nuk hapen kisha ne Meke apo Medine. Pse besimtaret e krishtere jane te ndaluar qe shkojne dhe aq me pak qe te hapin Kisha atje.

    Kjo pyetje nuk eshte per debat por thjesht per diskutim, dhe aspak per ofendim por mirekuptim!

    Gjithe te mirat
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e sed
    Anëtarësuar
    22-10-2002
    Vendndodhja
    kudo nga pak neper shqiperi
    Postime
    16

    Re: Po persa i perket Arabise Saudite?

    Postuar më parë nga Gjoni
    Mua me vjen keq qe ngritja e nje xhamie ne Athine eshte kaq problematike, dhe jam ne gjendje qe ti kuptoj shume prej arsyeve pse kjo ide kundershtohet, dhe kjo nuk do te thote qe une jam kundra apo pro idese, por vetem se me vjen keq qe Greqia eshte kaq kokeforte.

    Por me kete rast, me rastin e problemeve te hapjes se nje xhamie ne Athine, pse nuk hapen kisha ne Meke apo Medine. Pse besimtaret e krishtere jane te ndaluar qe shkojne dhe aq me pak qe te hapin Kisha atje.

    Kjo pyetje nuk eshte per debat por thjesht per diskutim, dhe aspak per ofendim por mirekuptim!

    Gjithe te mirat
    sy per sy e dhemb per dhemb eshte gjuha qe i shkon per shtat njerezve te cilet nuk e kane kuptuar mesazhin e krishtit.

    Gjithsesi deshiroj t'u informoj per dicka interesante:
    per ata te cilet kane jetuar sadopak ne periudhen e Enver Hoxhes, kane mesuar se regjimet diktatorile fashiste jane intolerante ndaj fese me parullen perça e sundo.

    ne librin "Nazione e Religione in Albania" i ROBERTO MOROZZO DELLA ROCCA shkruhet:"pas 7 prillit 1939, ishte e nevejoshme per pushtuesit te vendosnin nje modus vivendi me popullesine shqiptare, dhe per kete qellim autoritet fetare ishin me te disponueshem si interlokutor se ambientet e tjera shqiptare... duhej mbajtur nje ekuiliber i drejte midis tre feve te ndryshme, duke manifestuar drejt tyre respektin me te madh.... ne 1941, me formimin e Shqiperise se Madhe, ... Ministria e jashtme italiane kerkoi shtese fondi per shpenzimet politike ne Shqiperi... dhe dy financimet e para ne kete periudhe ishte nje kontribut per rreth 450 000 lira klerit mysliman te kosoves dhe 812 500 lira per te restauruar nje xhami te vjeter ne qytet"e lene pas dore nen qeverine Jugosllave"... nderkohe qe delegati apostolik ne Tirane Mons. Nigris ankohej se 8000 katolike ne tirane u sherbehej ne nje kishe me kapacitet 200 vende (fq.148,149,150,151,152)

    Gjithsesi, Greqia nuk eshte nje vend fashist. por ne pasaporten e nje shtetasi grek deklarohet perkatesia fetare duke sjelle probleme te drejtave dhe lirive te individit. ne parlamentin evropian kerkohet qe hyrja e shqiperise te behet me nje kusht: regjistrimin e popullesise minoritare
    dhe kjo kerkese nuk behet kot. flitet dhe (fatkeqesisht une nuk mund te citoj ne kete rast) se nese dikush deklaron origjinen nga Himara dhe eshte ne moshe te thyer merr nje pension prej 150 euro kur pensioni ketu ne shqiperi eshte maksimumi 95 euro.
    flitet dhe (fatkeqesisht une nuk mund te citoj ne kete rast) se 90% e popullesise se jugut eshte kthyer ne ortodoks dhe si katolik(i krishtere) qe jam duhet te gezohesha per kete(dihet rreziku i fondamentalizmit islamik). por ja qe nuk mundem, sepse mendoj se po kthehet koha e DIMMAS takse qe suditet jo myslimane te perandorise otomane duhej qe te paguanin ne shkembim te mbrojtjes qe u behej atyre . tregon EDIT DURHAM, ne fund te 1800es.:
    "ne malet e Shpatit (ne afersi te Elbasanit) jane te banuara nga popullesi malesore e cila ne shume aspekte i ngjan malesoreve te Veriut e gjithsesi jane te pavarur. ata konsiderohen nga te krishteret si te krishtere sekret. ne zonen qe vizitova nuk pashe as edhe nje kishe dhe asnje xhami. dhe secili kishte dy emra. perballe nje myslimani deklarohej sulejman dhe perballe nje te krishteri Konstatin. nese prej tyre kerkoheshi pagimi i taksave, sepse si te krishtere nuk duhej te kryenin sherbimin ushtarak, refuzonin me motivin se kishin te gjithe emra myslimane dhe nuk ekzistonin kisha. nga ana tjeter, kur i therrsisnin per te kryer sherbimin ushtarak, deklaronin dhe silleshin si te krishtere. dhe turqit i lini te qete("E. Durham, Die Slawische Gefhar. Zwanzing jahre Balkan-erinnerungen, Stuttgart, s. d., pp.130-131.)

    pra, ky fenomen i "kriptokristian" i atyre koherave po rishfaqet serisht ne shqiperi per shkaqe ekonomike(e theksoj se ne ate kohe te qenurit mysliman ishte nje lloj mburoje perballe ekspansionizmit sllav) si nje "kriptomysliman" per te mos thene "kripoateist" dhe e shikoj si nje fenomen shume te rrezikshem per shqipetarin ne rrugen e kerkimit te identitetit te tij.

    si perfundim ju ftoj ne debat mbi kete problem te ri duke perpjekur gjithsecili t'i japi nje zgjidhje jashte urrejtjeve shoviniste mbi sllavet por ne kerkimin e perbashket per nje unitet te ri nisur nga fjalet e mocme te Pashko Vases se FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA (kjo thenie jo e nenkuptuar nen prizmin e Enver Hoxhes se feja ka qene nje instrument percarjeje e importuar nga te huajt) por venia e perparimit te shqiperise mbi cdo gje duke anashkaluar ndarjet fetare dhe duke gjetur pikat qe na bashkojne me nje qellim te vetem hyrjen e Shqiperise ne Komunitetin Evropian si Shqiptare te qytetruar dhe nese te gjitha komunitetet PROTESTAN ORTODOKS KATOLIK MYSLIMAN do bashkveprojne me njeri tjetrin kjo dite nuk do jete e larget.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Faleminderit per pergjigjen tende te prere

    Sed, me vjen keq qe e more personalisht ate si akuze, dhe sa per informacionin tend une jam vete besimtar i krishtere. Sidoqofte, une nuk e dua Shqiperine te percare, por me thone te verteten me duket se po i ofrojme ketij problemi ne Greqi te njejten zgjidhje qe i ofruam Fuqive te Medha ne Luften e Dyte, qe na i bente te shqiptaret te gjithe muslimane pa dallesa.

    Eshte me te vertete fatkeqesi qe ne si shqiptare nuk jemi ne gjendje qe te bashkohemi nepermjet idealeve te tjera, sic e the edhe vete, qe nuk jane te bazuara mbi perkatesite tona fetare por ato kombetare.

    Une nuk e di se cilat jane mundesite qe na ofrohen per ta zgjidhur kete problem, dhe nuk mund te pretendoj qe ti kuptoj te gjitha problemet qe shqiptaret po perballin ne Greqi, por bujrum, ky eshte nje vend diskutimi.

    P.S. Faleminderit per pergjigjen tende te mprehte, por pak te shpejtuar!

    Gjithe te mirat
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70
    Per mua hapi i pare ne zgjidhjen e cdo problemi eshte berja e njerezve te ndjeshem ndaj problemit apo nevojes.

    Se dyti, mbase hapi tjeter qe duhet te bejme eshte zgjedhja e nje motoje te re apo nje riinterpretim i asaj te vjetes. Une nuk e di se si do ta prisnit ju kete sugjerim, por une do te sugjeroja perdorimin e motos: E duam Shqiperine si Evropa!
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Leonard
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    20
    Nuk e kuptoj nje gje? Perse duhet te jete problemi I shqiptarit nese hapen apo jo Xhamia neper bote? Kjo teme nuk do bie asgje tjeter vetem sherr, edhe mos te vije keq ati qe e hapi temen, por me siguri ti e di se kjo teme do kthehet ne lufte feje. Feja eshte shume a komplikuar per shqiptaret, edhe duhet te mos nderhyje ne ceshtjet e perditshme. Pra besoje se kjo teme nuk eshte as me vlere, as ska te beje me shqiperine apo kulturen e saj, as nuk eshte informative. Une jam i krishtere, por ama nuk me çahet koka nese hapen kisha ne Medine apo jo. Shqiperia ka mjaft Xhamia, edhe Kisha, ajo mjafton.
    I do not believe in sigs...oh...wait...

  7. #7
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Shkrimi me lart pa dashur ta ofendoj ate qe e ka postuar me duket teper i ceket. Se pari sepse ne Athine jetojne mjaft shqiptare myslimane dhe ty nese nuk te behet vone per fete e tjera ne pergjithesi duhet te te shqetesoje fakti qe vellezerve te t'u nder te tjera u mohohet edhe e drejta e fese.

    Ka nje dallim esencial midis Athines, Mekes dhe Medines i cili eshte shume i thjeshte. Se pari Meka dhe Medina konsiderohen qytete te shenjta ne Islam ndaj dhe nuk lejohet to praktikimi i ndonje feje tjeter perpos Islamit. Pra aresyeja eshte thelbesore si dhe nuk ben dallim midis sinagogave, kishave, teqeve apo tempujve .... Se dyti Arabia Saudite ndonese eshte nje shtet teologjik pra nuk eshte demokraci por teokraci lejon ndertimin e kishave dhe praktikimin e feve jomyslimane kudo ne territorin e saj me perjashtim te Medines dhe Mekes. Nga pikepamja juridike Arabia Saudite ka te njejtin status me Vatikanin por ne ndryshim nga ky, atje lejohet ngritja e kishave.

    Greqia eshte demokraci laike ndaj nuk ka asnje pengese ligjore per te ndertuar xhami perkundrazi ka nje obligim te tille, pasi duke qene nje shtet anetar i BE asaj i duhet te permbushe standartet europiane qe sanksionojne dhe garantojne te drejtat dhe lirite fetare ku objekti i kultit eshte gjeja me elementare. Ne baze te ligjit asaj i duhet te trajtoje komunitetet fetare jo-ortodokse me te njeten forme dhe menyre qe trajton komunitetin ortodoks por nga primitivizmi grek nuk mund te presesh nje ndershmeri te tille.

    Falenderoj ate qe e ka hapur temen duke sjelle nje fakt teper trondites qe flet per trajtimin qe shteti grek u rezervon minorancave.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Orku : 29-07-2003 më 13:04

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Gjoni
    Anëtarësuar
    04-06-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Tirane
    Postime
    70

    Pergjigjje Orku-t

    Une jam shume dakord me sugjerimin e Orku-t persa i perket lirise se fese ne Greqi. Dhe fatkeqesisht, Greket megjithese ne pergjithesi jane ortodoks, ne te vertete jane te atille vetem ne emer, dhe persa i perket kishes ortodokse, fatkeqesisht ajo eshte me teper e shqetesuar se mos humbi poziten e saj politike pasi persa i perket asaj shpirterore as qe nuk behet fjale.

    Kjo eshte nje fatkeqesi per Krishterimin dhe deshmine tone ndaj botes. Por kjo nuk do te thote qe Krishterimi eshte nje besim i deshtuar, pasi forca jone nuk qendron ne poziten tone politike apo shteterore, por duhet qe te qendroj ne poziten tone shpriterore dhe morale si njerez te Perendise.

    Persa i perket ides qe ne Arabine Saudite lejohet ndertimi i kishave, une vete nuk jam ne dieni te nje gjeje te atille. Sidoqofte, nese do te kishe mundesi te me jepje ndonje shembull apo rast kur kjo ka ndodhur nuk do beje keq.

    Gjithe te mirat
    Informohuni per librat e rinj shqip te ShtepiaeLibrit.com

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Leonard
    Anëtarësuar
    09-08-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    20
    Orku, shkurt nuk perputhem me mendimin tend. Aq. Nqs te duket i ceket, eshte lene i ceket me qellim. Cdo fe duhet te kete perparim. Nqs feja ndalon perparimin e njeriut, ajo duhet mos ndjekur. Mos harro, sikur humanet te kishin ndjekur rrugen e fese, neve do kishim menduar se bota eshte akoma a rrafshte. Feja ka vendin e vet, brenda mureve te temupllave perkatese, jo jashte tyre. Lereni fene o milet e shikoni ndonje pune me rendesi per jeten tuaj.
    I do not believe in sigs...oh...wait...

  10. #10
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    pune me me rendesi, se permbushja e nje nevoje ELEMENTARE per 500000 musliman, NUK KA!!!!!, eshte ne pyetje kualiteti i jetes.

    flm
    albanish by nature

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. A duhet të hyje Shqipëria në BE ?
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 707
    Postimi i Fundit: 29-04-2022, 16:05
  2. Prejardhja linguistike e emrit ATHINA
    Nga ash në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 147
    Postimi i Fundit: 10-06-2009, 10:55
  3. Athina nis negociatat për emrin e Maqedonisë
    Nga Hyllien në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 14-10-2004, 18:51
  4. Athina Onassis, adoleshentja bilionere
    Nga StormAngel në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-09-2004, 19:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •