-
Administratore
Arshi Pipa
Pergatitur nga Mexhit Prenēi
Intelektuali i shquar dhe personaliteti i letrave shqipe Arshi Pipa, kur pas dyzet vjetėsh arratisur, rikthehet nė atdhe, sapo vuri kėmbėn nė tokėn mėmė, puthi dheun e shenjtė, deklaroi para medias e nėpėrmjet saj para gjthė popullit shqiptar: Shqipėnia ka pasun pushtim tė mbrenshėm.
Pipa tha njė tė vėtetė tė madhe, qė se thanė dot historianėt, pakurrizorėt konformistėt, pseudopatriotėt dhe monstrat e tjerė. Nuk e thanė dje, nuk e thonė as sot! Po, e vėrteta ėshtė e vertetė, do tė thoshte Ezopi.
1.
Dhe tani, le tė hyjmė nė temė.
Mė se njė herė kam cituar teoricienėt amerikanė tė letėrsisė, Velek dhe Uoren, se idetė patriotike, politike, sociale dhe ideologjike, kanė vlerė nė rrafshin e lėtėrsisė dhe tė arteve, vetėm kur mishėrohen artistikisht.
Sipas kėsaj optike, poeti Arshi Pipa, nė poemėn Nemesis nėpėrmjet artit poetik kumton ide patriotike dhe politike, tė cilat nuk i jep si tė tilla, ēka do tė thotė nuk kumton patrioti e politikani, por poeti me gjuhėn poetike, duke i shndrrėrruar ato nė vlera ideoartistike e mesazhore.
2.
Arshi Pipa si njohės i thellė i letėrsisė dhe folklorit, historisė dhe realitetit, dhe si poet atdhetar gjer nė gjak, ka shkruar njė poezi patriotike me taban kombėtar, duke vazhduar traditėn e poezisė patriotike tė Naimit, Vaso Pashė Shkodranit, At Gjergj Fishtės dhe Fan Nolit. Ai e pasuroi kėtė traditėn me elemnte tė reja nė rrafshin e pėrmbajtjes, duke e dimensionuar nė qėndrimin kritik tė ri, ndaj njė diktature tė re kriminale, siē ishte komunizmi.
3.
Poemėn Nemesis ku shpaloset kjo frymė poetike, mund ta klasifikojmė si poema e burgut komunist, ose ferrit komunist. Nėpėrmjet fakteve jetėsore tė shndėrruara nė fakte artistike, tė detajeve tė shumta si njė veēori poetike, tė mjeteve e formave, trysnive psikologjike dhe dhunės fizike, autori shpreh realitein e egėr tė burgferrit komunist, me mjetet shprehėse tė poezisė. Vlera poetike nuk mbetet kėtu, ajo dimensionohet nė qėndrimin kritik jo vetėm ndaj kėtij realiteti, por ndaj komunizmit si njė diktaturė e re, ndėr mė barbaret.
Kėtu do tė theksoja shqetėsimin dhe guximin krijues tė autorit, i cili si poet antikomunist, fut njė dimension tė ri nė poemė: kumtin pėr pėrmbysjen e kėsaj krajate tė tmerrshme. Pipa nuk ėshtė disisident. Ai kurrė ska qenė komunist, as pro komunizmit, si ka shėrbyer atij, pėrkundrazi ka qėnė kundėr , ashtu si dhe shkrimtari Astrit Delvina e tė tjerė, ndaj lufta e klasave ra mbi te dhe gjysmėn e shqiptarėve si shpatė e Demokleut.
4.
Idenė politike tė luftės sė klasave autori e shpreh me konceptin Ne dhe Ata. Ne qė smendonim si Ata,(komunistėt) ishim armiq , tradhėtarė. Dhe burgjet ishin mbushur me tė tillė armiq.
Na shajnė e na poshtnojnė, na plasin gjamėn:
anmiq tatdheut, tradhtarė,
pse duem Shqipninė e plotė, pse urrejmė ne namėn
e huej, pse jemi shqiptarė.
Ndėrsa Ata,‑ komunistėt, poeti i satirizon :
Ata qė deri dje majshin kapistra
teneqexhij, shollarė
gjysmakė tfalimentuem, e sot ministra,
ata janė atdhetarė.
Urtaku do tė thoshte ranė malet dhe u ngritėn halet.
Me njė gjuhė poetike tė thjeshtė, pa ngarkesa figurative, me dramatizėm tė lehtė, ku forma epika ėshtė mbizotėruese, nėpėrmjet antitezave dhe kontrasteve, jep njė tablo tragjike sesi llumi i shoqėrisė qė erdhi nė pushtet, ‑ nėpėrkėmbi, poshtėroi, dhunoi, burgosi, torturoi fisnikėrinė shqiptare, familjet e mira dhe kundėrshtarėt e fismė, atdhetarėt e zjarrtė dhe intelektualėt e shquar, qė ishin simbol i vityteve tė kombit tonė.
5.
Nė poemė ndjehet nė ēdo varg fryma e urrejtjes, qėndresa para dhunės, mos rėnia nė pesimizėm. Pėr asnjė ēast poeti nuk i humb shpresat. Dashuria pėr atdheun, popullin dhe lirinė, ushqen urrejtjen ndaj diktaturės kriminale komuniste.
Me gjuhė tė ashpėr e gjykim tė rreptė, jo vetėm e dėnon kėtė krajatė, por bėn thirrje pėr ta pėrmbysur atė :
Kushtrim, o male, o fusha! Qitni besė
ksaj zgjedhe fund me i dhanė!
Ta zhbimė krajatėn qė na bani atdhenė
veē burg e kasaphanė!
Kėtu idetė patriotike dhe politike janė tė integruara natyrshėm me njė harmoni perfekte, ku manazher i lėvizjes sė mendimi poetik janė vizionet e sė ardhmes pėr lirinė dhe demokracinė.
6.
Nė poemėn Nemesis , nė raport me artin, idetė dhe kumtet janė mė tė fuqishme. Poezia nuk e ka arritur potencėn e tyre me mjeshtėrinė poetike dhe me mjetet figurative tė shprehjes. Siē evidentova mė lart poezia ėshtė epike, racionale, gjendjet emocionale dhe situatat dramatike, me elemente narrative, siē janė paraqitur nė poemė, nuk e kanė forcėn e duhur pėr ti shprehur idetė e mėdha. Ndoshta njė trajtim epiko‑lirik i temės do ti fuqizonin ato. Megjithate poema ėshtė shkruar me nerv poetik. Akuza del nga shpirti i dhunuar i poetit tė burgosur bashkė me lirinė; nga dhimbja e atdhetarit dhe nga kuptimėsia dhe qartėsia, se ēishte diktatura komuniste, qė hante jo vetė kundėrshtarėt po edhe vetveten.
7.
Larmia e madhe e kumteve, qė nga ato mė tė thjeshėt e gjer te kumtet universale, ėshtė njė veēori tjetėr e kėsaj poeme. Nė kėtė rrafsh i shoh edhe vlerat mė tė mėdha tė poemės.
Shqetėsimi poetik dhe qytetar i Arshi Pipės pėr fatet e popullit dhe tė vendit tė tij, qė jetonte nė tiraninė komuniste, tė shprehura me gjuhėn e poezisė, duke akuzuar dhe duke bėrė thirrje pėr pėrmbysje, ėshtė kumti mė i fuqishėm, qė kish vlerė pėr tė djeshmen, ka pėr tė sotmen dhe, do tė ketė pėr tė ardhmen, sa herė qė do tė instalohen neodiktaturat..
-
-
Jam shume kurioz te di cfardolloj opinioni qe mund te keni mbi luften gjysme te heshtur e gjysme me zhurme Midis Arshi Pipes dhe Ismail Kadarese.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
Mexhit Prenci paska thene:
""Intelektuali i shquar dhe personaliteti i letrave shqipe Arshi Pipa, kur pas dyzet vjetėsh arratisur, rikthehet nė atdhe, sapo vuri kėmbėn nė tokėn mėmė, puthi dheun e shenjtė, deklaroi para medias e nėpėrmjet saj para gjthė popullit shqiptar: Shqipėnia ka pasun pushtim tė mbrenshėm.
Pipa tha njė tė vėtetė tė madhe, qė se thanė dot historianėt, pakurrizorėt konformistėt, pseudopatriotėt dhe monstrat e tjerė. Nuk e thanė dje, nuk e thonė as sot! Po, e vėrteta ėshtė e vertetė, do tė thoshte Ezopi."""
Cjane keto deklarata kaq pa lezet....
qysh vec Pipa e paska thene e tjeret skan guxuar...ta thone...
Pse nga Marsi vjen ky Mexhiti...
Nuk e di ky se Pipa zbriti ne Shqiperi mbasi te tjere e hoqen at pushtim qe ja kish ndalue Atdheun Pipes e ata qe i heqin pushtimet..pra ata qe rrezuan diktaturen ska si te mos e dine e te mos e thone se ishim te pushtuem...
e ata qe rrezuan banden e Ramiz Ali Hoxhes ne 1990-91 e kishin ne mendje ate fraze qe kish mendue Pipa dhe ja kan than vetes e tjereve para Pipes ate fraz.
Shqiptaret e Amerikes kan luajtur nje rol pothuajse Xerro ne renien e diktatures dhe demokratizimin e Shqiperise.
Ishin sahanlepiresit e PPSH-se qe priten Ramiz Aline atje qe ti zgjatnin jeten regjimit te keq te asaj kohe.
Pikerisht ne Amerike enver Hoxha kishte agjenturen e tije me te forte.
Nuk dua te ul ketu Pipen por jo te behet insinuate kunder atyre qe ishin ketu dhe mes te cileve u shqua Doktor Berisha qe Pipa e Abaz Ermenet nuk diten ti thone As nji FLMN....ty o Doktor qe na e lirove atdheun.
Pra Mexhit djali leri kunjat...
Shqiperine e cliruan nga "Pushtimi i mbrendeshem" ata djemte e Dhjetorit me Azemin ne krye.
qashtu bre Mexhit megalomani..
Te ish per Pipa e Abaz Ermena ishim ala ke ura.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 23-09-2003 mė 10:22
-
-
Postuar mė parė nga Brari
Te ish per Pipa e Abaz Ermena ishim ala ke ura.
Pse o Brar s'jemi te ura?
A ka njeri qe e ka ndjek debatin Pipa - Kadare?
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
Po sokol...te ura biles poshte ures...lol.
Zoti Pipa ka vdekur e ska se si ben debate me.
Ai kerkoi qe te digjet e hirin tja hedhin ne det adriatik dhe ashtu bene te afermit e tije.
Debati Pipa - Kadare ka nisur kot.
Ishin vitet e PPSH-se kur Kadare ne nje liber te tije sulmoi disa shkrimtare ( te cilet njiheshin si anti - Parti ) duke i akuzuar se ata kane dashur ta demtojne Kadarene duke thene fjale qe sipas Kadarese ishin Paditje nga ana e ketyre Shkrimtareve tek PPSH-ja.
Mes atyre qe sulmoi Kadare athere ishin Bilal Xhaferi, Arshi Pipa e ne mos gaboj dhe Kapllan Resuli etj..
Te sulmuarit ishin gjalle athere pervec Bilal Xhaferit i cili thuhej se ishte vrare ne Usa nga agjente te Enverit.
Mendoj se ai sulm i Kadarese ne ate Kohe nuk ishte aq bindes.
Megjithate sot Kadare mendon e shkruan mire.
Konkretisht ai kritikoi para ca ditesh PS-ne e cila vuri ne KQZ nje juriste te korruptuar...
-
-
Kadare mire ben qe kritikon KQZ se kur mendimtari eshte dhe shkrimtar at'here kthehet dhe ai ne nje fare institucioni...
Arshiu ka vdekur vertet, por ai ka lene nje thes me libra e shkrime qe cuditerisht kane mbetur ne hije te fikut.
99% prej nesh ketu nuk u dine as titujt...
Po ceshtjet qe trajtonin ne replikat e tyre cilat kane qene?
Nje prej tyre ka qene Fishta ne mos gaboj, apo jo?
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
Nje tjeter tip, shkrimtari dhe studiuesi A. Pipa perdor pak a shume te njejtat menyra, ndonese me djallezore, dhe kalon neper te njejtin itinerar urrejtjeje. Eshte arratisur nga vendi i tij me shprese se do te fitoje lavdi ne Perendim. Por per fat te zi te tij eshte aq medioker, saqe kurrfare njohje letrare s'fiton dot. Me xhelozi ndjek zhvillimin e letersise shqipe. E urren ate letersi, e sidomos shkrimtaret qe fitojne njohje boterore. E ka enderruar vete ate njohje e tani duket se dikush ia vjedh. Dhe keshtu, i verbuar nga urrejtja, vendos me cdo kusht te marre hak, te shkaterroje, mundesisht te vrase. Kur ne fillim te viteve '80, shkrimtari I. Kadare eshte ne gjendje te veshtire, shpejton ta shtyje rrezimin e tij ne grope. Shkruan nje studim per te, ku rreket te vertetoje se gjithmone ky shkrimtar ka qene kundra regjimit.
Me fjale te tjera, qe pertej oqeanit ku ndodhet A. Pipa i ofron sherbimin e tij policise, ben si te thuash nje kallzim, nje denoncim. E shperndan ''studimin'' e tij shtjerrakeq, kudo: ne shtyp, ne radio, kujdest qe te mberrije ne Shqiperi dhe pret perfundimin. Akuza eshte llogaritur e tille qe I. Kadare te lere koken, ose se paku te denohet me burg te perjetshem.
Kalon njefare kohe, I. Kadare ka njefare rendimi, por jo te asaj shkalle qe pret denoncuesi. A. Pipa merzitet, shume here thote me vete; c'dreqin keni, pse hezitoni ta denoni, te gjitha akuzat ua kam bere gati, kaq net punova per to.
Ismail Kadare, Ftese ne studio 1990
-
-
Se fundi, kur e humb shpresen se I. Kadare do te denohet, e ndryshon krejt pllaken. Nga kritikues te regjimit e denigrues te shefit te Shqiperise, e shpall I. Kadare himnizues te te dyve. Tani qe s'ka me shprese ta coje ne vdekje ose ne burg, kallezimi i tij nderron drejtim. Pasi e ka spiunuar te komunistet si te djathte, tani e akuzon te perendimoret si te majte. E tmerron ideja qe nje shkrimtar shqiptar eshte bere boterisht i njohur, ndaj ben cmos ta pengoje kete. Ben letra kudo, vazhdon ''ta kallezoje'' nga te kater anet. Para pranimit ne Akademi i shkruan Akademise franceze, (asaj suedeze duhet ti kete shkruar qyshkur). E akuzon I. Kadare per sllavofobi, me fjale te tjera e spiunon tek popujt sllave. Eshte gati ta spiunoje tek katoliket ngaqe duke i patur stergjyshet katolike vete, I. Kadare, s'eshte i tille, te myslimanet, ngaqe, ndonese e ka emrin si ata, s'ka kurrfare zelli islamik, te arabet ngaqe ka shprehur simpati per cifutet, te keta te fundit per dreqi e di cfare, shkurt eshte gati te shkoje drejt spiunimit total!
Meqenese nuk arrin ta demtoje keshtu, ndonese plak dhe i semure, niset vete per udhe, dhe e ndjek shtet me shtet, duke u nisur nga Franca, ku enderron te ''prese rrenjet e njohjes se tij''. E ndjek, pra, si nje hiene plake, ky Salier i ri ne kete fundshekulli plot deshperim e vrer.
I ka perdorur te gjitha, madje edhe akuzat serbe kunder shkrimtarit dhe tani s'i mbetet tjeter vecse ta nderroje edhe emrin dhe nga Arshi Pipa ta ktheje ne Arshi Pipic, emer qe pas renies se bashketingellores se fundit, (sipas ligjesive te shqipes), do te jepte teper sakte zhurmen e shkurter e te mjere te tij ne kete jete.
Portret i pameshirshem, nga ata qe thuhet se jane sperkatur me acid!
Po.
Meshire mund te kete per kedo, edhe per Salierin, por eshte veshtire te kesh meshire per ata qe kane goditur me thike pabesisht atehere kur shpina e shkrimtarit ka qene krejtesisht e zbuluar dhe ai mezi mbahej ne kembe ne ring, me syte e veshur nga knockdown, ajo zbardhje sysh si prej shtatoresh te Homerit, qe si nje mallkim i races perseritet here pas here te shkrimtare.
Ismail Kadare, Ftese ne studio 1990
-
-
Fishten thashe ore Fishten!
Replikat xhuxhmaxhuxhe te Kadarese i lexonin te gjithe kurse shkrimet e Pipes lexuesi shqiptar e kish pothuaj te pamundur t'i gjente ne kohen e monizmit se i mbulonte "perdja e celikte e diktatures se pordhletariatit" e jo vetem kaq, por nuk po i gjejme dot as sot ne kohe te dhiizmit.
Kete ligjeraten e Kadarese nuk ke nga t'a kapesh. Jam i bindur qe edhe vete atij do i shpifet po t'a rilexoje sot.
Si ore qenkan arratisur per te fituar fame desidentet? Po s'ka faj ai jo se e ka thene me 1990. Ja t'a thote prape tani po ia nxuri goja.
"Gjenerali i ushtrise se vdekur" qe na paska fituar fame boterore eshte promovuar me ngulm ne kanale shteterore, me sakte nga diplomatet tane ne France me urdher e direktive biroje. Ne qofsh ti dordi fans i i thekur i Kadarese ke bere autogol me kete ligjerate qe solle ketu.
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
...nuk e di ne ia vlen nje debat me nje ''specialist'' te tille!!!
si tifoz i PARTIZANIT, skuadra qe kam pasur me teper zet, ka qene TOMORI i Beratit! qe kur u be sebep me nxjerre per here te pare ekipin tim te zemres ne kategori te dyte...me ate barazim ne minute te fundit ne Tirane.
kaq sa per tifozllikun...per te tjerat as qe ia vlen te diskutohet.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dordi1 : 29-09-2003 mė 23:17
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt