Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3

Tema: Italianėt

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-08-2002
    Vendndodhja
    Zvicer
    Postime
    8

    Italianet ( Lexojeni )

    Bir, italian i nėnės...



    Italianėt nuk kanė qenė kurrė klandestinė!? Pallavra. Dimrit kalonin Alpet me qindra, ēdo natė; mbi San Bernardo duhej t'i varrosnin nė kėmbė, aq shumė vdisnin. Nuk zbarkonin nė brigjet e tė tjerėve me karrot e mafies!? Rrena, rrena me bisht. Me dhjetra mijėra mbėrrinin nėpėr brigje nga Maine, shėrbim i plotė, pėrfshirė kontratėn e martesės me njė prostitutė me ngjyrė. Nuk lypnin? Tjetėr rrenė. Fėmijėt qė shtrėngoheshin tė lypnin nė Nju Jork ishin me mijėra dhe Krimi i organizuar u damkoste veshėt qė tė mos merrnin arratinė. Nuk kanė qenė terroristė? Ishte italian ai qė hodhi nė erė Uoll Stritin tetėdhjetė vjet mė parė se Ozama Bin Ladeni: 33 tė vdekur dhe 200 tė plagosur.
    Nėse vėrtet italianėt i besojnė pėrrallės qė i paraqet tė varfėr, por tė bukur ama, dhe sidoqoftė mė tė mirė se imigrantėt e sotshėm, atėherė tė mos lexojnė librin e Xhan Antonio Stelės, "Hordhia - Kur shqiptarė ishin ne". Po qe se ruajnė nė peshtaf oratoritė e Falaēit kundėr imigrantėve - pushtues, tė heqin dorė. Do tė mėsonin gjėra tė padurueshme pėr italianėt-brava gente. Rrezikojnė tė zbulojnė se pėr miqtė e shtrenjtė amerikanė "sareēenė" ishin vetė italianėt. Se ndėrsa Duēe diktonte manifestin mbi superioritetin e tyre arian, amerikanėt i shihnin si parazitė, jashtėqitje, mesdhetarė ngjyrė-ulliri, tė zinj, horra qė duheshin linēuar.
    Majmunė, minj gjirizesh, ja si u dukeshin. Mjaft t'u hedhėsh njė sy karikaturave tė mbledhura nė libėr. Gazetat e Londrės, Nju Jorkut dhe Ēikagos i publikonin pa u ndėshkuar: Italia nuk protestonte, i vinte turp, "s'e ēante kokėn pėr bijtė e saj tė kategorisė sė tretė". Ata ngordhnin nga ethet mizėri nėpėr anije, ndėrsa nė klasin e parė italianė tė tjerė darkonin me mousse au chocolat. Shitnin fėmijėt e tyre pėr njė kafshatė bukė, ua vinin nė duar tregtarėve tė skllevėrve qė i linin pa ushqin qė tė mund tė hynin mė mirė nėpėr oxhakė tė ngushtė e tė fėlliqur. Dėrgonin legjione me gratė e tyre, tė vdisnin nė bordellet e Kajros, Tripolit, Algjerit. Tė ndjella me premtime punėsh tė ndershme e pastaj shitur arabėve, qė i donin bionde dhe mundėsisht ende tė njoma.
    Hordhi. Njė grusht tė mbėrrin nė stomak duke filluar nga titulli i thatė si ndonjė breshėri plumbash. Njė grusht qė italianėt meritonin. Po na vinte pėr tė vjellė prej ndyrėsisė, helmit, kafshėrisė, kloroformit. Prej rrenave sidomos. Edhe pėr Stelėn kupa ėshtė mbushur. E ndjen nė ēdo rresht. Pėr herė tė parė qėllon me mllef, i vė pasqyrėn para shoqėrisė italiane, pa pėrdorur filtrin e ironisė sė librave tė tjerė, - duke nisur nga Schei, - mbi Veneton qė ul kokėn. Rrėzon racizmin e njerėzve tė mirė, mitet e rreme, bėrtet kundėr "duhmės sė padurueshme tė ksenofobisė qė rritet e rritet nė njė shoqėri qė ka harruar njė pjesė tė sė shkuarės sė vet".
    Disfatizėm, do tė thotė ndonjėri. Jo, Stela thjesht lan hesapet me veten, me origjinėn e tij nga Veneto, me boshllėqet nė kujtesėn e njerėzve tė vet, emigrantė deri dje. Me tė gjyshin Toni "Kajo" shpirtmirė, qė "hėngri bukė e lot nė Prusi e Hungari dhe qė do t'i vinte ndot nga harraqėt qė pėshtyjnė sot mbi tė ngjashmit e tij". Pėrjeton mė sė pari mrekullimin e atij qė di kaq pak, pastaj habinė e atij qė gjendet pėrpara njė bibliografie tė pamatė, qė i lė tė kuptojė pėrmasėn e ēmendur tė kėsaj harrese. E atėherė gėrmon, gėrmon, tė hedh mbi shpinė tė dhėna tė pakundėrshtueshme, tė lė t'i nxjerrėsh vetė pėrfundimet, dhe tjetėr rrugė nuk ke.
    Ata qė u kanė dhėnė lavdi, ata po, i kujtojnė. Kuomot, Jakokat, La Guardiat: tė shumtė kanė qenė ata qė i kanė bėrė nder vetes. Po tė tjerėt, kush kujtohet pėr tė tjerėt? Askush. "Ata qė nuk ia kanė dalė mbanė dhe sot mbijetojnė mes njėmijė vėshtirėsish nėpėr rrethinat e San Paolos, Buenos Ajresit, Nju Jorkut e Melburnit. Ata, e kanė vėshtirė t'i kujtojnė". 27 milionė janė nisur nga 1876 deri nė 1976. 27 milionė baballarė dhe vėllezėr tė humbur italianėsh. Po nishani s'u gjendet nėpėr librat e shkollės.
    Si mund tė kuptojnė italianėt se ē'po bėhen po s'pranuan tė shohim ēfarė nė tė vėrtetė kanė qenė, domethėnė pikė pėr pikė imigrantėt e sotėm? "Ata" (jokomunitarėt) u vjedhin bukėn!? Italianėt i kanė masakruar pėr kėtė. Nė 1893 nė Buenos Ajges Mortes nė Francė, ku u kėputej kurrizi nėpėr kripore, linēuan nja njėzet prej tyre para syve tė Xhandarmėrisė, dhe Italia bėri pak ose asgjė. "Ata" skllavėrojnė fėmijėt!? Italianėt i kanė lėnė tė ngordhnin nga tuberkulozi nėpėr gastarinat franceze dhe furrat gjermane, qė i blinin pėr pak lira nga familjet e mjeruara. "Ata" kanė shumė fėmijė!? Nė Australi italianėt bėnin nga dhjetė, e deri nga pesėmbėdhjetė fėmijė. Dhe nuk ishin katundarė. Shkonin nga Veneto, Friuli apo Trentino.
    Niseshin nga njė vend i mjeruar, qė e linte popullin tė flinte nėpėr stalla. Ndaj dhe ia dilnin tė rronin nė kushte tė parrokshme pėr mendjet e europianėve tė tjerė. Ėshtė e rėndė tė kujtohet e gjitha kjo. Dhe ja mistifikimi i gdhendur mbi pallatin e Eurit. Ishin "transmigratorė", njė neologjisėm i shpikur nga Duēe pėr tė mos u kujtuar arnat mbi tė ndenjurat. Pėr tė mos thėnė qė kjo e italianėve ishte histori njerėzish tė mirė e punėtorė, porse e ndryshuar, e pėrqeshur, nga tė tjerė italianė, shfrytėzues, bij e kopilė tė sė njėjtės kulturė tė mujsharisė.
    Edhe injorantė kanė qenė madje. "Nė dy anije tė rastėsishme qė zbarkuan nė SHBA mė 1910", tregon Stela, "imigrantėt qė zbarkuan nga Madona italiane, ishin 71% analfabetė, rusėt qė zbritėn nga Lituania 49% analfabetė: 22% mė pak. Sa pėr punėtorėt e specializuar, tanėt ishin 7 ndėr 100, rusėt 40 nė 100. Lėre pastaj nė krahasim me anglezėt dhe gjermanėt: inferioriteti ishte poshtėrues pėr ne". Nuk ishte thjesht mjerim, shton Stela, ishte mjerim kulturor. Damka e njė vendi qė, qė njė shekull mė parė, - shkruajnė nė 1910 H. Bolton King dhe Tomas Oki nė "Italia Oggi" - ka qenė dorėlėshuar nė gjithēka "pėrveēse nė investimin mė frytdhėnės kombėtar", nė shkollimin publik. Pikė pėr pikė si sot.
    Stela e kupton se kundėr ksenofobisė nė rritje nuk hyjnė nė punė peticionet morale. Duhet qėlluar drejt e nė stomak. Duhet zbėrthyer bomba qė mund tė plasė nga njė minutė nė tjetrėn, i duhet hequr djegėsi. I duhet prishur zembreku kėtij fudollėku tė mallkuar tė larmisė, qė i vė njėri kundėr Tjetrit. Veēse pėr t'ia dalė mbanė ka vetėm njė rrugė: tė shpėrthehet pengesa. T'u tunden para hundės italianėve dokumentet e sė shkuarės pseudo - intelektualėve qė shalojnė racizmin e njerėzve tė mbarė duke i fryrė klimės sė re tė faljes sė mėkateve kombėtare.
    Identitet: kjo ėshtė parrulla sot. I kushtohen kuvende, kėshilltarė bashkish. Po identikė me kė? Me shqiptarė, marokenė, kurdė, rumunė. Nė Gjermani dhe nė Zvicėr italianėt jetonin nga njėzet nėpėr dhoma, si kinezėt nėpėr papafingot e Pratos. Nė Amerikė importonin kriminalitetin e organizuar, siē thuhet pėr shqiptarėt nė Pulje. Nėpėr Alpe bėnin passeur-ėt, i linin njerėzit e tyre tė binin nėpėr pėrroska, pasi u kishin zhvatur deri dhe kėmishėn. Pa asnjė mėshirė, si skafistėt tunizianė, shqiptarė apo turq nė brigjet e Jugut italian.
    Po ku lind ky boshllėk kujtese? Venetasi Stela e di mirė. Lind te po ata emigrantė, kur kthehen nė shtėpi. Janė tė parėt qė ndėrtojnė njė histori tė rreme. Nuk duan qė bijtė e tyre tė mėsojnė sa e rėndė ish. Dhe bijtė s'mund tė pranojnė tė shohin te njė klandestin pasqyrėn e atit tė tyre. Janė si tė kthyerit nga lufta, si tė kthyerit nga pastrimi etnik. Kujtesa mėdysh. Ja pse vendet me emigracion tė freskėt janė shpesh ato qė pėrbluajnė mė shumė dyshim ndaj imigrantėve.
    Por edhe kėtė italianėt e kanė provuar mbi lėkurėn tonė. Askush s'ėshtė mė mizor me tė ardhurit e rinj nga ē'janė imigrantėt e brezave tė mėparshėm. Kundėr italianėve, gjykimet mė kafshėrore nuk i kanė shprehur Gjermania apo Zvicra, po pikėrisht kufijtė e rinj tė emigracionit botėror, Kanadaja, Australia, Shtetet e Bashkuara. Masakrėn mė tė shėmtuar tė italianėve tė pafajshėm nė kohė paqeje e bėnė nė 1890 njerėzit e mbarė tė Nju Orleansit, SHBA.
    Ėshtė historia mė mbresėlėnėse mes shumė tė tjerave tė mbledhura nė libėr. Vrasin njė polic, italianėt janė tė dyshuarit e parė. Njerėzit nuk gjejnė paqe, Ku Klus Klani dėrgon paralajmėrime ogurzeza. Italianėt duhen ndėshkuar! Nė atė Luizianėn qė prodhonte tonelata sheqeri dhe melase krahu italian i punės ishte bekim i ardhur nga qielli. Por vendasve nuk u pėlqenin. Italianėt punonin si tė zinjtė, por ishin tė bardhė ama. U jepnin tė zinjve tė vėrtetė njė ide subversive: qė edhe i bardhi duhet tė pėrkulte shpinėn po njėsoj. Njerėzia sulmon burgjet, policia e kontesė fshihet. Italianėt i tėrheqin zvarrė jashtė, i masakrojnė me shkopinj, i varin, e pastaj i bėjnė shoshė me plumba. Me dhjetra. Rrėqethėse kundėrpėrgjigja e mediave. Nju Jork Tajmsi shkruan: linēimi "ka siguruar jetėn dhe pronėn" e njerėzve tė Nju Orleansit. Glob Demokrat: banorėt thjesht kishin ushtruar tė drejtat e tyre "tė sovranitetit popullor dhe mbrojtjes sė ligjshme". Ja ēfarė ishin. Jashtėqitja e Planetit. Rrėpira qė u ėshtė dashur tė ngjitin ka qenė vėrtet pa fund.

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    Hmm..shume interesante...kush e ka shkruar?
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e leci
    Anėtarėsuar
    14-01-2003
    Vendndodhja
    Goetheanum,Italy
    Postime
    1,742
    Eshte nje liber historik qe tregon te verteten qe as italianet nuk din mbi te kaluaren e tyre.
    autori quhet Gian Antonio Stella.
    ...femijet e mitur qe punonin neoer fabrikat e xhamave frances,vajzat akoma femije qe shiteshin si prostituta ne rruget e Kairos dhe Turqise...
    nje frase per te permbledhur kete liber..
    kur shqiptaret ishim ne.. midis ne dhe atyre diferenca eshte vetem koha.
    per te lexuar diēka(ne italisht)
    http://www.veglieonline.it/libri/orda.html
    Quod timor cladis.
    Sed intuitum amet elit vitae est

Tema tė Ngjashme

  1. Dhimiter Pango - "Enigma Otranto '97"
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-03-2009, 00:57
  2. Si eshte Komuniteti Shqiptar ne Padova, po Italianet si jane atje?
    Nga DOR nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 13-11-2008, 15:59
  3. Lufta Italo-Greke dhe shqiptarėt
    Nga Eni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 20:07
  4. Lirohen tre italianet ne Irak.
    Nga leci nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2004, 16:23
  5. Hordhia, kur "shqiptare" ishin italianet !
    Nga mullaymeri nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 12-11-2002, 19:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •