-
Paskam pasur te drejte kur te kam quajtur "fan" se ti e paske shnderruar gjithcka ne tifozllek, nderkohe qe nuk ka pse te jete me doemos i tille.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 30-09-2003 mė 12:13
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
...per kalamojte ''beratllas'' te Forumit!!!
Kadare, fqinjėt e pagdhendur dhe politikanėt pa moral
Xhevat Ukshini, xhukshini@yahoo.de
Kur vitin e kaluar Ismail Kadare erdhi nė qytetin e Essen-it nė kuadėr tė turneut tė tij letrar nė Gjermani, njė student kosovar sapo e pa atė nė restorantin poshtė sallės ku do tė mbahej pas pak prezantimi i tij para lexuesve gjermanė, u drejtua drejt tij pėr ta pėrqafuar. Megjithė pėrpjekjet e ndonjėrit pėr ta penguar ta takonte Kadarenė, ai e kundėrshtoi me kėtė fjali shumė kuptimplotė: Nuk mund tė mė pengojė askush qė ta pėrshėndes Ismail Kadarenė, tė cilin ne shqiptarėt e nderojnė si katolikėt Papėn!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dordi1 : 19-10-2003 mė 04:43
-
-
Ore dudum! Nuk ka nevoje Kadareja t'a mbrosh ti (ne mos pac ti nevoje t'a mbrosh). Na e keni bere si flamur e na e tundni sa here qe s'dini c'te mbani ne duar. Shkrimtaret nuk jane ekipe futbolli. Pse ore do t'i shtypesh opinjonet me zor ti? Hape mendjen ore hape!
- Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.
- Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
po s'e diti peshku e di Zoti vetė.
-
-
Shpirti kritik
Shpirti kritik
Arshi PIPA
Nart e ndėr letra, nė shkencė e nė filosofi, e deri nė fé, kritika asht baza e ēdo ndėrtimi tė sigurtė.
Kritika asht shźji i mendjes sė pjekun.
Derisa mendja nuk kthehet me rishikue atė ēka ka bā, tue e vlerėsue, ajo asht ende fėminore. Ajo mund tė prodhojė vepra madhėshtore, kur intuita e pėrpjek me burimin e jetės. Kėshtu lindė poezija. E sigurisht poezija e madhe flet vetė, tue u kumtue imtaz ndėr zemrat e atyne qi e ndijnė; spjegon arsyen e qenjes sė vet me vetė qenjen e vet.
Po atherė ēka duhet kritika?
Tė marrim nji njeri qi ndėrton. Ky njeri mund tė jetė artist i lindun e atherė vepra e tij del vetvetiu e bukur. Po tė mos jetė mjeshtėr i fortė, pa qenė edhe krejt pa zotsi, do tė ndėrtojė dikund mirė e dikund keq. Fjala vjen nė pėrgjithsi vepra do tė jetė mjaft e bukur, por ndėr veēansina e pakryeme. Por mund tė ndodhi qi nji njeri krejt i paaftė tė ja hyjė kutrum nji pune. Ēdobi pritet andej kuptohet lehtė: veē punė e bjerrun e dam.
Kritiku asht njeriu qi ndalet me shikue kėt vepėr. Dhe simbas rasės, aj ēfaqė gjykimet e veta. Nė rasėn e parė, aj kundron me bindje fuqin e mjeshtrit: fjalėt e tija janė lavde, por lavde tarsyetueme nė bazė tė meritavet tė veprės. Kritiku i pėrshkruen kto, i ven nė pah, difton harmonin e motivavet tė thurun, lidhjen e mshehtė qi rjedh ndėr ta, pėrshtatjen e elementavet me tansin. Me nji fjalė spjegon misterin e veprės. Pse vepra shpesh herė nuk asht aq e lehtė tė spjegohet. Para nji vjershe a nji kuadri gjenial tė gjithė thrrasim: sa bukur!, por vetėm ndonji din me tregue pse asht e bukur. Nji ah! Del pėrnjiheri nga shpirti i ngashėryem. Por arsyeja e ktij ahu! Lypė arsyetime shpesh tė thella e tė gjata.
Nė rasėn e dytė detyra e kritikut asht me dallue tė mirat e tė kėqijat e veprės, ose pėr me ja thonė popullorēe: me dį shapin prej sheqerit. Kjo asht gjithashtu nji punė e vėshtirė. Janė disa cilsina qi duhen pasė doemos pėr me bā dallimin e masipėrm. Kush ka pamje tė dobtė, fjala vjen, ngatrron vazhdimisht tė bardhėn e shapit me tė bardhėn e sheqerit. Nė rasėn e parė duhej me pasė sidomos fund ,themel, pėr me u-mbėshtetė me siguri; hapėsinė, horizont pėr me pėrfshi gjithė veprėn, masė pėr me kqyrė drejtė e saktė. Tash duhet me pasė sidomos shije. Shija asht ajo qi dallon pikrisht shapin prej sheqerit. Dhe shija asht nji pajė e veēantė. Ka soje soje shijesh: ajo e holla e sakta ndeshet shum rrallė.
Pėr me gjykue veprat e dėshtueme, nuk asht fort nevoja pėr me pasė cilsi tė veēanta. Gjanavet tė kalbta u ndihet era qysh larg, mjafton me pasė hundė tė qirueme. Zakonisht ato rrėzohen vetiu, pa nevojė ndėrhymjeje kirurgjike. Por ndodhė ndonjiherė qi ngjiten me mishin e shėndoshtė. E atherė asht nevoja me e dlirė. Edhe kjo farė kritike nuk asht e lehtė si kujtohet. Do e kush do nuk mund ta bajė: njeni kalon e mbyllė hundė, tjetri kalon e mbyllė gojėn. Kush do tė gjindet edhe pėr kėt punė tė pamiradishme? Pėr kritikėn themelore duhej pesha e mendjes, kultura. Pėr kritikėn e shijes, prehtėsija e mendjes u squetsija. Pėr kritikėn qiruese mjafton bonsensi.
Kritika nuk asht pra nji punė e lehtė, e aq ma pak, nji punė e kotė. Ajo vjen nė prodhimin letrar rend e dallim, masė e qartėsi, kuptim e vlerė. Vrejtjet e saja janė kshilla e qortime e ndonjiherė edhe shtytje e udhzime. Ajo pėrcakton zonat e ndryshme tė zhvillimit letrar. I ep shkrimtarit rendin qi i pėrket. Me krahazime e pėrgjamje afron shkrimtarėt qi kan lidhje mes tyne. Kėrkon, pėrsa i asht e mundun, me gjetė fillin historik qi lidhė, si ndėr unaza tė vijueshme, shkrimtarėt ndėr familje tė veēanta, e kto familje nė nji tabelė logjike tė plotsueme. Dhe ma nė fund lidhė historin letrare me historin e kulturės sė pėrgjithshme tue i dhanė letėrsis dinjitetin e vet njerzuer.
* * *
Thojshin nė fillim se kritika asht fryt i mendjes sė pjekun. Ma shum se tė riut i ka hije pra njeriut tė provuem. Por duhet tė shėnojmė se kritika letrare nuk asht si ēdo kritikė tjetėr. Kritika shkencore ose filosofike, pėr krahazim, asht esencialisht logjikė. Kurse kritika letrare asht logjikė e diēka tjetėr. Medje Iogjika nuk ash kėtu landa ndėrtuese. Ajo asht ma tepėr trajta e paraqitjes, vėshtrimi arhiktektural. Diēka tjetėr pėrban kritikėn letrare: intuita. Kjo sjell landėn e gjallė, brumin e rikrijimit. Dhe intuita asht esencialisht poetike.
Kush ban kritikė letrare asht pra ma parė artist se logjik. Po tė mos kishte dhuratėn e shijes, kritika e tij do tishte shterpė, sado fuqi diskursive tė kishte. Do tė delte si ato ndėrtesat e randa qi janė grumbullim trashaman lande, pa hir, pa art.
Qindrimi i kritikut pėrpara veprės artistike asht si aj i nji shtegtarit pėrpara nji pallati magjik. Jo i knaqun me soditė pėr sė jashtmi, shtegtari don me hy mbrendė. Po si? Ktu qindron gjithė zotsija e tij. Mbasi dera asht zakonisht gjithmonė e mbyllun,aj mund tė provojė me h* pėr dritarje, ose ,tue u-ngjitun sipėr ēatije, me rrėshqitė poshtė prej oxhaku. Ndonjiherė, prej mungesės sė shkathtėsis ose prej padurimit, aj mund ta zhguli derėn ose tė rrenojė ndonji copė muri. Por nė se asht i squet aj din se ēelsi i pallatevet magjike asht zakon tė mshehet mė ndonjė skutė. Aj e kėrkon dhe e gjen.
E atherė, pa bą dam, pa bą zhurmė, ēelė derėn e madhe me ēelsin e madh, mandej gjen nė nji tjetėr skutė, tufėn e ēelsavet tė dhomįvet tė mbylluna, dhe ma nė fund, nė njenėn prej ktyne, ndr* me kujdes mė ndonji arkė sadefi, gjen edhe ēelsin e artė tė dhomės sė thesarit. Aj i kundron mrekullinat e mbrendshme me habi e adhurim, dalngadalė, me duresė. Nė se aj ka me hapė nji dritare pėrqi dielli tė ndriēojė ndonji anė tė mbetun nerrsinė, ka me pasė kujdes qi drita mos tua vrasi hijen gjanavet, mos tua marri ngjyrėn. Nė nji vend tjetėr aj ka me u-afrue me dritėn e kaltėr tė nji shandani, ose ka me ruejtė natėn, kur hana duket mbas gjethevet tė ndonjė blini, pėr me soditė ndonji fėtyrė tė mistershme. Herė tjera aj nuk ka me guxue as deri kaq: me u-ulė pranė saj, pa ja ēue velin, tue e ndi, tue e marrė frymė jetėn e saj tė thellė.
Kush adhuron nė kėt mėnyrė veporat e artit, nuk ka dyshim, asht aj vetė shpirt artisti. Vetėm atij i asht dhanė me i u-avitė misterevet tartit Shpirti logjik nuk asht i zoti pėr kėtė. Aj kufizohet me vėzhgue, me matė, me bā prova. Por mbetė gjithnji pėrjashta. A e njef ndoshta pallatin magjik aj qi e matė sa asht i gjatė e i gjanė, sa dyer e dritare ka? Edhe po tė hyj mbrenda - me nji nga mėnyrat violente tė masipėrme - aj ka me vazhdue gjithnji me njehė dhomat e sallat, mandej gjanat e ndryshme mbrenda dhomavet, mandej cilsinat (gjeometrike) tė ktyne gjanavet. E tue i matė, tue i peshue kėshtu, veē do ti gandojė do ti prishi: do ti profanojė.
* * *
Mund tė thomi se nuk ka ende nji kritikė shqipe. Nuk asht pėr t u-ēuditė. Si me kritikue kur mungon materiali pėr tu-kritikue? Gjithė letėrsija shqipe pėrmblidhet nė nji grusht , dhe jo fort tė shtrėnguem. Asht e natyrshme qi kritika tė lindi, nė njė mėnyrė sistematike, mbas nji prodhimi letrar tė mjaftė. Duket si nji farė luksi kritika. Bisedon kush asht i ngźshėm. Kush ka ngut, kush ka nevojė, vepron,krijon. Dhe na, nė gjysė-shekullin e fundit, kemi pasė nevojė tė ngutshme me prodhue pse nuk kishim kurgja.
Kuptohet lehtaz pra pse nuk kemi pasė kritikė deri sot, edhe kur kemi pasė mendje kritike tė ndritshme. Po tė kishte pasė poezi shqipe tė dźjė para vehtes(poezija arbreshe asht nji pėrjashtim qi mbetė ende sot nji ishull gati i panjohun), Noli nuk do tė kishte komentue vetėm vepra tė hueja. Dhe mendojmė me keqardhje at potencialitet kritik tė dorės sė parė qi shkoi pa fryt te Konica.
Duket luks kritika: por asht nji nevojė.Sot, mbas ma se nji gjysėmshekulli prodhimi tė vazhdueshėm, asht nevoja pėr nji gjykim tė velravet. Kjo nevojė mund tishte edhe ma parė (ajo asht nji nevojė e pėrhershme e shpirtit njerzuer), mund tė shtyhet edhe ma vonė, pėr mungesė pėrgatitjeje. Por mbetė gjithnji nji nevojė qi, heret a vonė, duhet pėrmbushė. Gjallnija letrare mvaret, nė pjesė tė madhe, nga kritika letrare.
Sa mė tepėr shtohet vala e prodhimevet letrare aq ma fort ndihet kėrkesa e gjykimevet kritike.
Na nuk kemi ende kritikė specialista. Ndonjė studim i mirė - fort i rrallė - asht gjithnji punė sporadike e ndonjė poeti. Poeti i vetėdishėm pėr artin e vet, mund tė bajė, thomi na,, kritikė me dinjitet. Por edhe njerėz tė pėrgatitun, tė pajisun me kulturė tė zgjedhun dhe me sens arti tė prehtė, nuk mungojnė ma krejt ndėr né.
Dy detyra i bijnė kritikės shqipe: me vlerėsue traditėn dhe me ndjekė hap pėr hap prodhimin e kohės. Caktimi i fushės sė parė asht ana themelore, ana e ngutshme e punės. Horizontet e letėrsis sonė do tė hapen ma mirė kur tė dallohen pikat e saja kardinale. Jemi endė deri tash nepėr nji kaos mendimesh tė pakontrollueshme. Asht e domosdoshme me dijtė ma parė me u-orientue.
Do tė mund tecim kėshtu me siguri. Do ta vijojmė traditėn e do ta rikrijojmė, simbas rasės. Do tė marrim andej parimet, kriteret, me tė cilat do tė gjykojmė prodhimin e kohės. Kėshtu letėrsija shqipe do tė zhvillohet nė vijė tė drejtė, pa mungesa, pa coptime, pa shmangėje. Punė jo ma pak e randishme kjo e gjurmimit tė botimevet tė soēme, kur marrim para syshė hovin e madh tė fletės shqipe, ku bashkė me miell shkon edhe shumė krunde. Punė paralele e dy kritikavet, medje harmonike: njena nė ton maior dhe tjetra nė ton minor.
Dhe na qi ja hyjmė kėsaj pune, me zell e dashuni, mendojmė me sjellė vetėm nji ndihmė nė fushėn e kritikės shqipe, tė sigurtė se tjerė ma tė pėrgatitun do tė na ndjekin e do tė na plotsojnė. Tė lumtun nė se do tė bijmė pak rend e ndriēim nė pyllin e gjykimevet tona. Edhe ma tė lumtun nė se kto do ti bijmė pa prishė hatre... Pse na jemi fort tė rreptė kur na piskojnė ( le ti rrėfejmė pa tė keq tė metat tona) dhe durojmė shum zor gjykimin e drejtė kur na vjen mbarė...
Do tishte nji mėnyrė pėr me bā nji kritikė pa prishė hatėr: mos me gjykue fare. Me gjykue: fjalė e madhe, fjalė e randė! Asht shkrue: Mos gjykoni se keni me qenė tė gjykuem! Po si atėherė?
Me falė pa gjykue: me ēmue!
Edhe na do ti rrijmė afėr ksaj kėshille s urtė, pėrsa tė jetė e mundun. Do ta mbyllim njenin sy pėr tė metat e vogla. Tekembramja ēka ka pa tė meta? Nji filosof thonte se edhe veprės sė Zotit mund ti gjinden tė meta, tue e kqyrė mė nji farė manyre! Por a do ti mbyllim tė dy sytė? Thoni se jo: do tė na hyjshin, nėpėr shtigjet e ngatrrueme tė pyllit ku ecim, ferra ndėr sytė e mbyllun: e atėherė tamam do tu-qorrojshim!
Edhe iluzionet nuk janė tė mira. Me gjykue duhet ku asht nevoja. Ka soje soje gjykimesh: pėr ne lypen ato njiherit tė buta e tė forta - si ēelik nė farkė i pėrkulshėm - e ato tė ngadalshmet: pse i urti kurr nuk ngutet... A keni pa ndonjiherė tue bā kuvend malsorėt tanė? Sa mirė gjykojnė pa bā zhurmė, pa u-nxe! Gjykojnė tue kuvendue.
Objektiviteti asht kushti i parė i ēdo kritike. Por kritika letrare - trill i poezis! - ka edhe nji kusht tjetėr; ajo bahet edhe me simpati. Si me i pajtue kto dy anė tė kundėrta?
Kjo asht mjeshtrija e kritikut taftė. Né na duket se kritiku i aftė, kritiku i vėrtetė, nuk shkatrron pa pasė ndėrtue ma parė. Ajo simpati qi shėnuem ma sipėr, asht malli i tij i pashlyeshėm pėr kolibat e vorfna ku ka banue gjatė sa brezavet, pėr trojet e buta o tashpra qi ka thye kau i tij besnik e plani i tij i vjetėr.
Ajo nuk ngutet me djegė kolibat e me lanė qetė para se ta ketė gati shpin e ré me traktorat e rij. E, edhe ni djegtė, pėrmbi tė njajtat troje do ta godisi shpin e ré - ndėrsa nji lot malli do ti rrjedhi gjithmonė pėr kujtimin e sė vjetrės.
Marre nga "Fjala", shtojce letrare e se djeles per gazeten TemA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt