Ajo kishte lekure te lemuar, shume te lemuar, e ai per ore te tera harrohej i mrekulluar mbi trupin e saj te zhveshur, projektonte qytete imagjinare mbi nishanet e saj e u vinte atyre emra perendish, bashkonte qukat e shpines e krijonte me to konstelacione yjore, u vinte emra lumejsh damareve, e shperthente si i marre ne te qeshura Vespuciane pas cdo zbulimi te ri qe bente mbi trupin e saj deri sa gjumi e ankoronte anijen e tij diku mbi ndonje breg gjinjsh.
Per ta kam gjithmone mall, gjithmone deshire per te folur, per te thene dicka te re, dicka te vertete.
Ai ishte piktor ndersa ajo memece.
Me ta u njoha fare rastesisht ne hollin e nje hoteli te nje qyteti bregdetar ne jug te vendit ku isha derguar me sherbim nga kompania e udhetime per te cilen punoja asokohe. Me duhej qe gjate qendrimit tim 2 javor ne qytetin Y te pergatisja nje raport te gjate ne lidhje me vlerat turistike e kulture te ketij qyteti. Raporti duhej te hidhte drite mbi hotelet, me te njohura te qytetit, muzeumet, si dhe jeten artistike te qytetit duke u ilustruar gjithashtu me fotografi te cilat duhej ti beja gjate qendrimit tim atje. Te them te drejten e prita me kenaqesi kete sherbim, pasi gjithmone kisha dashur ta vizitoja qytetin Y qe shquhej per vlerat e shumta turistike dhe per traditen e mikpritjes. Diten time te pare aty pothuajse nuk bera azgje. Kohen me te madhe e kalova ne dhome ku pasi sistemova gjithcka kisha marre me vete u shtriva qe te clodhesha pak. Aty nga mbremja mora aparatin fotografik dhe vendosa te shkoja te beja disa foto nese do te mundja te kapja perendimin i diellit qe sic kisha degjuar ishte i madherishem.
Piktori, nje mesoburre i veshur shike, jo shume i gjate qendronte i ulur ne holl, dhe shfletonte pa deshire nje reviste, plot foto. Dukej se priste dike, pasi here pas here i hidhte nje sy ores, e me pas kalonte shikimin shkarazi nga shkallet e hotelit. Ne cepin e murit ishin mbeshtetur kanavaci dhe tripoidi, ndersa perpara kembeve te tij ishte hedhur shkujdesur nje valixhe e vogel ku ishin sistemuar bojerat dhe penelat. Ky duhet te jete piktor mendova, dhe me siguri edhe ky po shkon te kapi perendimin e diellit. Ai me hodhi nje veshtrim te shpejte, pa serish oren, dhe iu drejtua recepsionit. Recepsionistja ishte nje gjatoshe bjonde e grunjte e cila u drejtohej klienteve me nje miresjellje te shtirur qe aq shume stononte me zerin e saj hundor.
Krijoni Kontakt