Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 114
  1. #41
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Une nuk konsiderova racist PrInCiPiEl-n ne theniet qe ka vene ketu, por shprehjen dhe vete Hafiz Ymer Shemsiun.

    Une shprehjen: Tė mbrosh fenė islame pėr kohėn e poetit ishte luftė pėr kombin shqiptar keshtu e kuptoj si mohim i vlerave qe kane dhene te krishteret ne ceshtjen kombetare shqiptare.
    Plus si nje justifikim i sundimit osman ne Shqiperi, d.m.th. mire qe na pushtuan e qe u konvertuam ne islam se perndryshe do kishim marre fund si komb.

    Pushtimin 500 vjecar turk dhe proceset e ndodhura gjate tij ne trevat shqiptare, ku shqiptaret u konvertuan ne mase ne myslimane, dhe ku nuk lejohej nga "vellezrit" e nje feje (Islami) levrimi dhe zhvillimi i gjuhes sone amtare shqipe, e konsideroj si menxyre per kombin shqiptar.
    Pasojat e atij 500-vjetshi ne i mbartim akoma ne mentalitetin tone.
    Ne ato 500 vjet Shqiperia (n.q.s. mund ta quajme te tille, pasi si entitet shteteror vetem me 1912 lindi) s'pati zhvillim, por vetem regres.

    E njejta gje vlen dhe per sllavet qe nuk lejonin levrimin e shqipes dhe shkollave shqipe ne Kosove.
    Tek te dy entitetet ne ishin te pushtuar. Pra si ne Kosove, nen pushtetin e sundimin sllav, si ne Shqiperi, me pare e deri me 1912, nen pushtimin osman.

    Nuk shoh dallim mes dy pushtuesve. Nen te dy kemi vuajtur, si myslimane ashtu dhe te krishtere.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eni : 05-12-2003 mė 07:34

  2. #42
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Eni
    Shkruajtur me : 05-12-2003 06:52

    .....
    * Nė njė intervistė kohė mė parė ,Pele ,ishte pyetur se cka mendonte pėr golin qė Maradona e kishte shėnuar me dorė ,nė lojėn Angli - Argjentinė dhe se si do tė vepronte nėse atij do t'i kishte ndodhur njė gjė e tillė . Pele ishte pėrgjigjur :
    Do t'i thoshte referit se kishte bėrė gol me dorė dhe do tė kerkonte qė goli tė anulohej!


    * Nuk mund tė krahasohen sundimi Osman me atė Serbo-Sllav !
    Gjatė sundimit Osman:
    - Shqiptarėt e pranuan shumė lehtė fenė Islame, sepse ėshtė fe e pranueshme.
    - Shqiptarėt arritėn pozita tė larta tė udhėheqjes , sa edhe vet sunduesit.
    Ndryshime ka shumė ...
    - Tė gjithė tė interesuari(a)t mund tė gjejnė argumente tė mjaftueshme nė kėto dy publikime :
    Thomas Arnold : 'Pėrhapja e Islamit nė Shqipėri'
    Dr.Muhamet Pirraku: 'Roli i Islamit nė integrimin e Shqipėrisė etnike dhe tė kombit shqiptar'.


    * Urrejta fetare ėshtė njė ekstremitet dhe asnjė ekstrem nuk ėshtė i mirė.
    - Nėse vazhdohet me veprime tė tilla si mund tė bashkohemi si popull ?
    - Asnjė Fe nuk e predikon urrejtjen !


    * Tema nuk ėshtė hapur pėr argumente fetare dhe qė tė tregoj se cila fe ėshtė mė e mirė !
    - Tema ėshtė hapur pėr tė treguar njerėz tė mėdhenjė tė Shqipėrisė nė total.
    - Pse janė musliman shumica qė unė kam cituar, duhet tė krenohesh me ato gjėra qė kanė shprehur kėta musliman ,sepse janė vėllezėrit e tu.


    Ju faliminderit pėr vėmėndje dhe mirėkuptim.

    Cdo tė mira nė jetė.
    PrInCiPiEl
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 05-12-2003 mė 21:12

  3. #43
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Hafiz Ibrahim Dalliu:
    • Po kerkove buken, te japin urine
      Po kerkove jeten te japin paterdine
      Po kerkove gjumin te japin llaftarine
      Po kerkove nderin te japin poshtersine
      Po kerkove shokun te japin pabesine
      Po kerkove besen te japin tradhetine
      Po kerkove meshiren te japin gjakesine
      Po kerkove njeriun te japin kafsherine
      Po te jesh shejetor te bashkojne me qenerine
      Po kerkove driten te japin erresiren
      Po deshe shijen te japin te veshtiren
      Po kerkove fene te japin mundimin
      Po kerkove dhimbjen te japin acarimin
      Po te duash paqen te bashkojne me krimin
      Po te duash familjen te japin burgimin
      Po kerkove rregullin te japin kukudhin
      Po kerkove Zotin te japin te paudhin.


    * Shėnim #1 : Kėshtu shkruante Hafiz Ibrahim Dalliu , kundėr sistemit diktatorial komunisto-ateist.

    * Shėnim #2 : Ibrahim Hasnaj rrėfen:
    “ Kisha pak dite qe ndodhesha ne nje dhome te vogel te burgut te Tiranes se bashku me Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Irin Banushin,nje prift i urte dhe shume njerezor i besimit ortodoks.
    Ne nje moment hapet dera dhe futet oficeri i sigurimit dhe hetuesi i birucave i tmerrshmi, M.S. sapo hyri ne biruce ju afrohet te dy klerikeve qe rrinin prane njeri tjetrit dhe,pasi i hoqi callmen Hafizit ja vuri ne koke Irin Banushit (priftit) kurse kamillafin e Irinit ja vuri ne koke Hafiz Ibrahimit.
    Ne fillim i drejtohet priftit Ortodoks e i thote :” he si te duket vetja u bere hoxhe ?”:
    Irin Banushi ne zgjuarsine dhe inteligjencen e tij te rralle i pergjigjet:
    “ Te jam shume mirenjohes qe me vure ne koke callmen e nje kleriku musliman,i cili eshte denuar me vdekje dhe e ka kaluar jeten e tij neper burgje dhe internime per atdheun dhe popullin ".
    Me pas oficeri gjakatar i kthehet hoxhes veteran - "po ty a te pelqen qe te bera prift ?"
    Hafizi me sinqeritetin qe e ka shoqeruar gjithe jeten dhe me nje gjakeftohtesi krenare i thote:
    ” me pelqen sepse e kam vella ".





  4. #44
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Skėnderbeu:

    "Ēfarėdo qė tė ndodhė, unė do tė jem mik i virtytit dhe jo i fatit"
    (Krujė,1460)

  5. #45
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Marigo Posio:

    " Nė pajėn tuaj duhet tė keni njė flamur, atė ua qendis unė "

    -Kėshtu u thoshte vajzave vlonjate Marigo Posio , gruaja qė qėndisi Flamurin Shqiptar.

  6. #46
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Tahir Zajmi:


    "...qendresa shqiptare e drejtueme prej Mulla Idriz Gjilanit dhe oficerave shqiptarė tė Regjimentit IV tė Prishtinės, edhe nė kėt betejė tė ashpėr duel ngadhnyese, kundėr dy Divizioneve sllavo-komuniste, qė numrojshin 24.000 luftarė tė armatosun. Shkaku i kėsaj dishfate t’anmikut e demoralizimi i sulmuesave komunistė, padyshim, i dedikohet plagosjes sė komandantit tė tyne Marshal Titos. Gjatė ndeshjeve tė rrepta me armė, me mortaja e mitraloza dhe bomba doret e me bajonete tė pėrdoruna nga tė dyja palėt kundėrshtare, ku mbeten kaq shum tė vdekun e tė plagosun sa Reka e Hogoshit (pėrroi i katundit) nder brigje tė sė cilės u zhvilluen edhe luftimet ishte qenė skuqė prej gjakut tė njerėzve. Dy luftarė qi kanė marrė pjesė n’atė betejė dishmojnė, se prroni bante ma shum gjak njerzish se uj, nė shtratin e vet tė ngusht."


    Shėnim :
    Tahir Zajmi anėtar i shquar i Kryesisė sė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit

  7. #47
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Profesor LUAN GASHI :

    " Unė bėja pjesė nė rininė e Ballit Kombėtar.
    Ne ishim njė grup studentėsh qė i shėrbenim direkt Mid’hat Frashėrit.
    E siguronim, e fshihnim dhe e shpinim nga njė vend nė tjetrin.
    Sa e sa herė kam kaluar lumenjtė duke e bartur nė shpinė Mid’hat Frashėrin."


    " Nė shtatorin e vitit 1944,ne kemi luftuar ushtrinė bullgare nė Gjilan, nė Preshevė dhe nė Prapashticė,ku edhe i rrėnuam dhe i mundėm,duke iu dalė befas.
    Kam dalė me 800 vetė nė Prapashticė ku kishte njė divizion bullgar.
    Ata nuk dinin se po dilnim ne.
    Me mua ka qenė Abdyl Henci,Adem Selimi,Ibrahim Kelmendi, Ymer Berisha.
    Me njė tė rėnė, i dualėm, dhe ata ikėn. "

  8. #48
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Profesor Ibrahim Kelmendi

    " Ndėgjonje britmėn e tokės sonė. Kėrkohen jetėt tona.
    Ani se pak vite kemi mbi supet, duhet me ja falė ato atdheut.
    Pak rėndėsi ka se ku do tė luftojmė nė Kosovė a Shqipni, se Kosova dhe Shqipnia janė si mishi e ashti .... tash pėr tash penda pushon por kėndon gryka e pushkės, ju pasha me shėndet .. ti shėrbejmė atdheut me ndershmėri e trimėri .. ".


    Shėnim :
    Profesor Ibrahim Kelmendi ishte anėtarė i Komitetit Qendror tė Ballit Kombėtar pėr Kosovė. Sė bashku me nacionalistė tė tjerė tė Ballit Kombėtar , ēdo herė ishte nė mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare nė Preshevė, Gjilan,Budrikė,Bujanoc, Sharr, Drenicė etj. Profesor Ibrahim Kelmendi ndėrroi jetė mė 1979.

  9. #49
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Profesor Ymer Berisha :

    " Pasi u mblodhėn tė gjitha armėt, u burgosėn tė gjithė krerėt, bajraktarėt dhe personalitetet e njohura dhe u hodhėn nė burgjet mė tė kėqia, nė tė cilėt shumė prej tyre vdiqėn nga uria(…). I merrnin natėn nga burgu, nga 10 deri nė 15 veta dhe duke luajtur me muzikė, i vrisnin pas torturave tė mėdha, duke i rrahur e duke i pushkatuar, duke i therur, duke i vrarė, e nė disa raste duke u rėnė me ēekiē nė kokė, duke ua vėnė nėn thonj gjilpėrat(gozhdat), duke u rėnė brinjėve, duke ua prerė pjesėt e trupit derisa ata ishin gjallė. Nė atė vepėr renqethėse partizanėt dėrdėlliseshin rreth viktimės, kinse kishin ardhur pėr tė blerė mish, me fjalėt: ' ma prisni edhe mua njė kilogram mish (…)!' Shumė herė viktimave ua shponin trupin me hekur tė skuqur(…).

    Nė kėtė mėnyrė gjetėn vdekjen edhe tė zotėt e familjeve pėr njė faj tė vetėm, pse kishin qenė familjarė tė mirė dhe kishin rritur e edukuar drejt mė shumė se katėr djem(…). 75 krerė dhe personalitete tė njohura nga Drenica ishin mbytur duke u rėnė me ēekiē nė kokė dhe ishin hedhur nė njė gropė tė madhe. Pėr shkak tė kėtyre reprezalieve i gjithė populli i kėsaj krahine, qė ka 35.000 banorė, u ngrit nė kėmbė dhe nxori zėrin e zemėrimit: " Ose vdekje ose Liri! "
    Gjashtė mijė burra filluan luftėn e quajtur " Lufta e Drenicės ", sepse u zhvillua nė atė vis dhe po nga ai popull..
    "


    22 tetor 1945

  10. #50
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Mid'hat Frasheri :

    Njė tubim i rėndėsishėm u zhvillua nė fund tė vitit 1878 nė Gjirokastėr dhe dy delegatėt, Abdyl bej Frashėri e Mehmed bej Vrioni, u caktuan tė vizitojnė kryeqytetet e Fuqive tė Mėdha dhe tė paraqisin ankesat e shqiptarėve: nė fakt ata do tė shkonin nė Romė, Paris, Londėr, Berlin e Vjenė dhe pritja qė iu bė nuk kishte aspak natyrė qe t’i dekurajonte ata.
    Kur u kthye nga misioni i tij, delegati Abdyl bej Frashėri shkoi nė Prizren ku u krijua Komiteti Qėndror i Mbrojtjes Kombėtare.
    I njohur me emrin "Lidhja e Prizrenit".
    Qėllimi i vėrtetė i ndjekur nga komiteti ishte, pėrveē se ta shpėtonte vendin nga copėtimi, tė bėnte qė tė njihej e tė pranohej ekzistenca e njė Shqipėrie dhe e njė kombi shqiptar.

    .....
    Veprimtaria e Lidhjes nuk ishte sterile: Gucia dhe Plava u shpėtuan; Preveza dhe Janina nuk iu dhanė aspak Greqisė mbasi fuqitė u detyruan tė pranonin se ato ishin rajone shqiptare. Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetė se Nishi, Vranja dhe Kurshumlie humbėn dhe koncertit europian iu desh tė pėrdorte njė manovėr detare pėr t'u dorėzuar malazesve qytetin trim tė Ulqinit me banorėt e tij tė guximshėm.


  11. #51
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    " Tė bėhemi tė zotit tė ruajmė tė drejtat tona,
    tė jemi tė zotėt qė tė kuptojmė detyrat tona ...
    "




    Lumo Skėndo (Mid'hat Frashėri)



    Shėnim :
    Mid'hat Frashėri lindi nė Janinė mė 25 mars 1880 dhe vdiq nė New York mė 3 tetor 1949.

  12. #52
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    14-11-2003
    Vendndodhja
    mendt e mija fluturojne mbi dajT
    Postime
    46
    Gjergj Kastrioti - Skėndėrbeu

    Lirinė, nuk e solla unė, atė e gjeta nė mes tuaj! (14xx)


    Principiel, ke bėrė njė punė tė shkėlqyer me sistemimin e kėtyre thėnieve legjendare tė patriotėve shqiptarė!

  13. #53
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Selfixhe Ciu - Broja :

    " Prej gjirit tėnd
    nektar dashurie,
    trimėrie e bukurie
    thithėn bijt e tu
    ndėr breza.
    Ay pinė titanėt
    Bajrami, Vokshėt, Isai,
    Kadria e Hasani
    dhe malet buēitėn
    pėr Liri!
    Me gjak u lanė trojet
    pėr nėnėn Shqipėri
    ".

    ...

    " Vdekjen civile
    Pasaportė xhepi
    e ndjej
    me vite...
    Njė jetė tė tėrė
    nė shėmbėlltyrė "gogoli"
    diktatura mė ka kthyer
    ".


  14. #54
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Post Njėsimi i alfabetit


    " Ēėshtja e alfabetit mori fund nė njė mėnyrė qė do tė mbesin jo veē tė gjithė tė kėnaqur, e pėr kėtė shkak u zgjodhėn dy abetė e tė dy do tė pėrdoren prej shqiptarėve: njėri ėshtė ai i Stambollit e tjetri njė abe thjesht latine qė i afrohet atij tė Stambollit."

    Mid'hat Frashėri
    Kongresi i Manastirit mė 1908


    " abece e Stambollit, ėsht' e mjaftė pėr nevojat e kombit, po me qenė se shumė herė pėr tė shtypur libra lark Shqipėrisė dhe pėr tė hequr telegraf kemi nevojė pėr njė abece thjesht latine " .

    Gjergj Fishta
    Kongresi i Manastirit mė 1908
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 21-05-2004 mė 23:57

  15. #55
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Post


    " Liria ėshtė qė tė mos tė trazojė njeri ty dhe ti tė mos tė trazosh tė tjerėt. "

    Mid’hat Frashėri

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Me vjen mire Principel qe shkruan vazhdimisht per figura te shquara te Kombit.

    Ke postuar dhe vargje te Selfixhe Ciut.

    E meriton ajo grua zonje te shkruhet per te.

    Po shtoj dhe une dy fjale.

    Selfixhe Ciu eshte bije nga nje familja e mirnjohur gjirokastrite.
    Ne vitet 1930-40 ajo ishte nje nga vajzat e mirnjohura te Tiranes si talent letrar dhe me vone si revolucionare e shquar.
    U martua me shokun e mikun e saje Xhemal Brojen, nje shkodrano-Kosovar gjithashtu i mirnjohur ne ato vite si talent letrar e revolucionar i njohur..shok i Qemal Stafes etj.
    Ne vitet 1940-41 cifti Broja Ciu moren nje shtepi me qera dhe pikerisht ate shtepi qe me vone ata e vune ne sherbim te kauzes se tyre revolucionare ..pra qe u perdor si vend takimi e strehimi e mbledhjesh per komunistet e Grupeve te asaj kohe e qe pikerisht aty u bene dhe mbledhjet e krereve komuniste qe formuan Famekeqen PK...Partine Komuniste Shqiptare..

    Natyrisht Selfixheja e Xhemali as qe u ka shkuar ne mendje athere se me duart e tyre po mbjellin Diktaturen gjakatare..te PPSH-se ose te Enver hysni Ramizave e sot te demagogve e hajduteve PS-iste te llojit te Braho Brace- Dritero Nano Ruc Klos caushve..

    Ne ato vite disa here i ra rasti Selfixhese e Xhemalit te shkrete te ndeshen me karabinieret e Kuestures per te mbrojtur"shoket"..
    Ne nje rast tregojne bashk-shoket e Xhemalit kur karabinieret sulmuan shtepine dhe godisnin me plumba e bajoneta deren e madhe prej druri te oborrit ndersa selfixheja ndihmonte kalimin e shokve ne shtepijat e Komshive i ndjeri Xhemal vuri shpatullat deres qe te mos hapej..
    Shpina e tij e di cdo ket hequr nga goditjet e fuqishme te xhandareve te Fashizmit..

    Por vuajtjet e atyre pak viteve i harroi shpejt cifti Broja Ciu..

    Pikerisht kur ne pushtet erdhi PKSH-ja e tyre te cilet ata e themeluan dhe e mbrojten.. erdhen dhe vuajtjet e verteta te Familjes Ciu-Broja..

    Ata u bene deshmitare te asaj tragjedie qe pllakosi vendin e tyre..

    Themeluesit e PK-se ishin keta..

    Koco Tashko, Bedri Spahiu, Sotir Vullkani, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Tuk Jakova, Anastas Lula, Sadik Premtja, Ramadan Citaku, Elhami Nimani, Enver Hoxha, Pilo proletari etj etj..

    Te gjithve me vone u a hengri koken PK-ja.. themeluesve te saje por dhe vet Ciftit CIU-Broja u a nxiu jeten..

    Per 40-50 vjet me radhe Selfixheja e Xhemali provuan kanalet e fshatrave te Muzeqese e gerxhet e maleve te Kurvelesh-Tepelenes neper internime e burgje..pa fund..

    Mullaqe medhenjte-biroisto-sheiket e PPSH-se kapardiseshin cdo vit me 8 Nentor ne shkallet e Shtepise se Selfixhese.. e Selfixheja vete me gjithe Xhemalin kushedi ku ngryseshin ne barakat e burg-Internimeve..te leckosur e drobitur..



    Vite me pare mbas shume e shume skrapacimeve mbylli syte revolucionari e atdhetari e dramaturgu Xhemal Broja, shoku e burri i Selfixhese..

    Vjet nga fundi i veres.. mbylli syte dhe vete Selfixheja..





    I qeshi buza dhe asaj ne ato pak vite demokraci qe sollen jo ish kelishet e PK-se e PS-se por ca studente me ne krye Hajdar-Berishet..e PD-se..
    Te pakten perjetuan ca dite te qeta ku nuk u a benin me me gisht zhabat e zhapiket e PPSH-se..

    Le ta kujtojme Selfixhene me nderim sa here te degjojme kengen e Prodanit..per Nenen.. ku vargjet e shkruara nga Selfixheja mbeten te perjetshme..

    Ne ato vite te erreta barbare..vetem Nena guxonte ti shkonte ne vend internim-gulaget enveriste Selfixhese gjore..
    E ajo tha..
    Nje Nene..vetem nje Nene ka ne bote..
    I embel tingllon Zeri saje..

    Le ta vazhdoj tekstin dikush qe e mban mend.. kengen qe kendon Anita Take..

  17. #57
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb



    " Nė qoftė se Ballkani mbetet sipas pjestimit tė bėrė nga Konferenca e Londrės, serbėt, bullgarėt e grekėt duke ruajtur pėrkohėsisht miqėsitė e vjetra nė zemrat e tyre, njė ditė prej ditėsh do t'i manifestojnė ato si njė vullkan qė ėshtė gati tė shpėrthejė nė njė konflikt tė pėrgjakshėm.
    Nėse Europa dėshiron tė sigurohet paqja e qetėsija nė Europė, duhet tė formojė njė Shqipėri etnografike e tė pavarur.
    Njė Shqipėri e tillė mund tė formojė njė ekuilibėr tė vlefshėm dhe njė garanci pėr sigurimin e qetėsisė e tė paqes nė Ballkan.
    Pasi nė Europė nuk ka ndonjė shtet tjetėr, pėrveē SHBA, qė ta marrė pėrsipėr kėtė detyrė tė lartė njerėzore nė Ballkan, punėn e organizimit tė Shqipėrisė dhe tė drejtėn e kontrollit tė Maqedonisė ėshtė e nevojshme qė ta ketė nėn kujdesin e tij shteti i madh i Amerikės ".

    Kadri Lutfulla Prishtina
    Prill 1919


    Shėnim :
    Kadri Lutfulla Prishtina i njohur edhe si Hoxhė Kadriu ishte Kryetar i Komitetit Mbrojtja Kombėtare e Kosovės .
    Nė atė komitet ishin edhe Hasan Prishtina , Bedri Pejani , Bajram Curri, Hafiz Ymer Shemsiu, Sali Nivica, Hysni Curri, Tafil Boletini, Azem Bejta,Beqir Vokshi, Hasan Ferri etj.


  18. #58
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Principiel,

    mire do te ishte te shenoje dhe burimet nga te cilat ke cituar gjithcka qe ke sjelle ne kete teme.

    Teme e bukur!

  19. #59
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb


    Do tė ishte mirė sikur tė shkruanim diēka pėr ndonjė nga personalitetet e shquara kombėtare shqiptare.Nė veēanti do tė ishte mirė nėse shkruhet edhe pėr :
    Nazmi Gafurrin , Metush Krasniqin-Dajkoci , Gjon Sereqin, Haxhi Zekėn , Azem Bejtėn ,Abaz Ermenjin,etj.
    -Nxitje e mirė pėr kėto shkrime ishin/janė gjyshėrit tanė, librat e ndryshėm tė historisė kombėtare shqiptare ,etj....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga PrInCiPiEl : 28-06-2004 mė 16:11

  20. #60
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Musine Kokalari

    Pershtypje

    Njoha kulturen demokratike. Njoha tragjedine e permbysjeve te medha revolucjonare. Njoha nje gjyq special, njoha 16 vjet burg me perplasje sa andej, kendej. Njoha punen e punetorit me forme individuale, njoha punen e krahut me norme kolektive, si bujqesine e rastit ne burg dhe gjithe ndryshimet qe pesojne nga ky termet I panderprere per te konsoliduar diktaturen e proletariatit.

    Po njeriu u ndodh perpara nje qendrimi te ri. U vune ne levizje te gjitha vogelsirat, percarjet, punet e renda, kallximet dhe studjova ne veprat e perfaqesuesve te marksizmit parimet themelore, taktiken dhe strategjine revolucionare. Njeriu u ndodh perpara te pa priturave te hidhura dhe per mos ardhur ne kundershtim me vet-vehten nuk ka rruge tjeter vecse terhqeje, humbje, duke u mbeshtetur ne forcat e veta, ne minimumin e jetes dhe duke rrojtur me boten e vet te brendshme. Rralle ose asnje njeri nuk pata rast ta shoh te formuar ideologjikisht. Ne gjithe ate mori grash, I kujtoj, me mall vjetet e kaluara bashke dhe jane te paka ato qe arriten ne shkallen me te fundit te poshtersise. Te paka. I kam pare si qenie ku marredheniet e mia kane qene te thjeshta, jashte cdo synimi politik, ne lidhje fqinjesie, duke folur per jeten dhe pjestaret e familjes, ngjarje te ngjara si ndodhi dhe arrita keshtu te njoh Shqiperine e permbysur, dhe ata te punes ne Rreshen, qe nuk me kane lene vec mbresa te keqia, pasoje e c’organizimit, e mungeses se disiplines, e qartesive dhe mungeses se trajtimit ne menyre parimore ne themel te organizimit. Njembedhjete vjet pune ne ndertim ka qene nje zhgenjim, pasoja e inferioritetit ne krahasim me superioritetin e organizimit te punes tek te burgosurit dhe intensiteti I rendimentit me te larte, ne krahasim me te liret. Sa I forte eshte nje brigadier I lire e sa abuzime ben. Sa e vertit punetorin e shkrete, mjafton qe te kete guximin t’I kundershtoje.

    Sa leke ha ai duke mos punuar, sa dite shkruan ai, jo vetem per vete por per ate qe e mbron dhe ka leverdi. Nje qehaja qe vjedh shtetin dhe punetorin. Nje Tiran I vogel, po qe lakmon jeten e punetorit nje jete te tere dhe ai perfiton se kultura, shtypi punetor nuk eshte nje arme qe te udheheqe punetoret dhe punetori te shpreh mendimet, jashte mureve te ndermarrjes. Punetori I krahut vuan per nje mos kuptim nga I deleguari I shtepise se kultures. Punetori eshte I pa ndihmuar dhe varet nga nje brigadier dhe nga nje teknik qe te paguan si dhe sa ti pelqeje.

    Puna e krahut eshte e rende dhe ne socializem, qe thone se eshte klasa punetore ne fuqi ai mbetet gjithmone ne fund: qofte si dituri, aqe me pak ne pagese dhe aq me shume ne mbylljen e tij, brenda kater mureve te ndermarrjes.

    Kete njoha dhe ky eshte realiteti. Dhe po te mos kisha kaluar kete rruge sa tragjike aqe dhe tronditese, une do ta quaja veten po te merresha me letersi se kisha bere nje pune kush e di sa me rendesi. Vertet talenti dhe kultura do pune dhe studim po ama punetori I bujqesise, I minieres, I ndertimit bejne punen me te rende dhe luftojne cdo dite ne gjirin e kolektivit po dhe me vet-vehten, me forcat e veta, me lodhjen e me pafuqine, bashke me te gjitha keto dhe nje familje per te mbajtur, femije per te rritur. Mosha kalon, fuqia pakesohet, norma ose eshte ajo e para ose ehte ngitur dhe ai duhet te punoje, te robetohet dhe nevojat e tija mbeten gjithmone kerkesa legjitime. S’ka dallim midis punes mendore dhe fizike. Sa e lehte te thuash dhe sa e rende eshte kur e jeton. Norma eshte nje angazhim per lufte. Ai qe s’ka pune me norme, ta quaje veten te lumtur, se nuk I bie rasti as t’I hane hakun as te thone qe s’ka fuqi te punoje.

    Socializmi prape se prape, te pakten, ate socializem qe kam kaluar, eshte diferencim dhe punetori I krahut e ka punen me te rende, punon me ore te zgjatur dhe kur kthehet ne shtepi nuk ka fuqi te rrije ne kembe.

    Le ta mbydhim vitin 1972 me keto shenim. U detyrova, lashe punen se nuk do t’I haroj kurre sa padrejtesi behen ne shpine te punetorit, sa mbetet I pakulturuar dhe sa pak interesim ka nga inteligjenca e cila ben reportazhe ose shkruan nje roman po asnjehere nuk e ndihmon ne zgjidhjen e problematikes.

    Musine Kokalari (1918-1983)
    Rreshen, Dhjetor 1972


    Marre nga libri: “Musine Kokalari: Si lindi partia social demokrate, Artikuj, shkrime, esse, kujtime…” ( © te drejta te rezervuara: Platon Salim Kokalari)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 02-07-2004 mė 10:58

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •