Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 114
  1. #91

    Lightbulb Rexhep Voka i Tetoves

    REXHEP VOKA




    **
    "Shkollat t’i hapim dhe në mos paçim mundësi të ndërtojmë ndërtesa të mëdha, në kolibe me kashtë t’i tubojmë fëmijët vetëm që të mësojnë"
    **
    "Ne shqiptarët është turp të mbesim më poshtë se popujt e tjerë"
    Biografia

    Lindi ne fshatin Shipkovice te Tetoves me 1847 dhe mendohet se vdiq me 1917 ne Stamboll.

    - Arsimin fillor e mori te hoxha i fshatit
    - Arsimin e mesem fetar, ne qytetin e Tetoves
    - Arsimin e larte fetar e kreu ne Stamboll


    Veprimtaria fetare dhe kombetare:

    - I vlerësuar për rezultatet e tij të shkëlqyera u emërua pedagog pranë fakultetit, ku kishte bërë edhe studimet.

    - Me 1903 emërohet myfti i vilajetit të Manastirit, i cili atë kohë përfshinte rreth dy mijë fshatra shqiptarë.

    - U aktivizua në tubimin e Bukureshtit të vitit 1906, përkrah Ismail Qemalit, në atë të Ferizajt të vitit 1907, si edhe në Kongresin e Dibrës.


    * Çështjen e alfabetit Rexhep Voka e pa në dritën e politikës xhonturke. Ai e konceptoi atë si diçka të lidhur me fenë. Punoi që gjuha shqipe të shkruhej me alfabet arab të përshtatur me fonetikën shqipe. Me 1910 botoi Elifbanë (abetaren) shqipe e cila kishte 20 faqe.

    * Më 1911 ai botoi edhe "Gramatikën elementare shqipe", si edhe një tekst mësimor fetar "Ilmihali i hollësishëm shqip", ku trajtohen parimet fetare islame.


    * Shkroi vepren "Mendime" e cila u botua në Stamboll më 1910.
    Vepra u shkrua në të folmen e Tetovës. Me interes këtu paraqiten pjesët "Disa fjalë vëllezërve shqiptarë", "Din e dije"(vjershë), "Mësime" etj.

    Rexhep Voka ishte i lidhur shumë me fenë dhe njëkohësisht ishte një atdhetar i madh. Ai lëshoi kushtrimin që "të bashkohemi për t'i dhënë kombit dije, edukim e arsim". Ai nuk ishte dogmatik në qendrimin e tij dhe qe në gjendje që qendrimet e tij t’i shikonte me sy objektiv. Pikërisht ky qendrim i tij objektiv e bëri të heqë dorë nga pikëpamja e parë. Ai preferoi të privohet nga çdo privilegj i ofruar, të jetojë duke shitur lule nepër sokaket e Stambollit dhe të vdesë i varfër për të mbetur besnik i idealeve kombëtare dhe i atyre fetare, të cilave u kishte shërbyer. E parë me syrin kritik, vepra e Rexhep Vokes ka pasur një ndikim pozitiv në përhapjen e diturisë për arsimin në gjuhën amtare, për kulturë islame, si dhe për shkrim-leximin në gjuhen shqipe, larg ndikimit të shkollave sllave.
    Në Shipkovicë është ngritur një përmendore në nderim të tij.

    Ne kohen e Kongresit te Manastirit (1908) Rexhep Voka i Shipkovices i pat thene
    Plakut te Vlores:

    "Ti me kalem e ne me alltan, dë ta çesim shqipen n'mejdan".

    ZeM

    ************************

    Deshira per mesim e shqiptareve, ne vendet e pushtuara nga sllavet i detyroi ato, edhe ne shekullin XX-XXI qe te mesonin, merrnin mesime universitare madje edhe neper shtepia private, vetem e vetem te fitojne dituri dhe mos te mbeten te paditur, deshire kjo e pushtuesve dhe armiqeve te shiptareve.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zana e malit : 27-10-2005 mė 07:44
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  2. #92
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349

    Lightbulb

    Hafiz Ibrahim Dalliu:

    ¤¤E drejta për të mësuar gjuhën time më është dhënë me Kushtetutë,
    prandaj nuk e kam ndërmend të heq dorë nga misioni im.
    ¤¤


    ¤¤Injoranca nuk zhduket me top,topi zhduk vetëm njerëzit.¤¤

  3. #93
    Perjashtuar Maska e Lunesta
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Dove la..Vittoria.....
    Postime
    1,660
    Me duket se te gjithe patriotet shqiptare paskan qene muslimane.

  4. #94
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    01-12-2005
    Postime
    459
    Citim Postuar mė parė nga Hagia
    Me duket se te gjithe patriotet shqiptare paskan qene muslimane.

    Ja ke fut kot............................................... .................!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!


    Dhe mos shikoni
    kisha e xhamia
    feja e shqiptarit
    eshte shqiptaria


    Hagia: Mos fillo me kshu budalliqesh zemer se e ndyn muhabetin ............. te lutem

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-08-2002
    Vendndodhja
    N.Y.
    Postime
    660
    Pergezime te gjitheve qe kane shkruar ne kete teme. Keto gjera na duhen ne shqipetareve. Ti shkruajme me shkronja te medha dhe ti lexojme per dite. Edhe nje here pergezime dhe faleminderit te gjitheve.
    Ketu nuk flitet per muslimane apo te krishtere. Ketu flitet per SHQIPETARE DHE SHQIPERI Ju lutem mos e harroni kete.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga beni67 : 27-12-2005 mė 23:56

  6. #96
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Being unwanted, unloved, uncared for, forgotten by everybody, I think that is a much greater hunger, a much greater poverty than the person who has nothing to eat.

    Te qenurit i padeshiruar, i pa dashuruar, i pakujdesur, i harruar nga cdo njeri, mendoj qe kjo eshte nje uri me e madhe, nje varferi me e madhe sesa ajo per ate njeri qe ska asgje te haje.

    Nënë Tereza
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Veshtrusja : 28-12-2005 mė 00:36

  7. #97
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152
    Hagia, 70% (ndoshta me shume) e Shqipetareve kane qene myslimane. Eshte e arsyeshme te gjenden shume citime te vlefshme nga koka te besimit mysliman. Kjo sdo te thot se ska po aq koka nga te besimit katolike apo ortodokse.

    Gezuar Festat

    _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _

    Xhafer Deva:

    "Paraja asht me pre konop e me zbardhe faqen e njerzve e krijue gezim e ba ndere ne ket jete sepse nuk do ta marrim me vete n'at jete. Edhe Bajrem Curri ka mujte me u-ba i pasun nga rrethanat, por i ka pelqye me nda me tjeret dhe ka vdeke i vorfen: cka ka marre e ka nda me miq e fukara. Na kemi qene te pasun, un kam shtue dicka n'at pasuni me munde e pune, po ku shkoi sa qindroi?... As sa jeta jone. Atehere pse me e kursye pervec dites se ngushte?"

  8. #98
    ÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆÆ
    Anėtarėsuar
    26-02-2003
    Postime
    1,349
    Personalitetet historike Shqiptare theksojnė:

    • Dr.Ibrahim Rugova:
      • “ Emri im prej intelektuali, kjo do tė mbetet nga unė, po tė mbetet diē nė historinė shqiptare “.

  9. #99

    Lightbulb

    Vendosja e diktaturës së shtetit monist cenonte interesat e të gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej me regjimin ateist, komunist e diktatorial dhe pikëpamjet e tij i shprehte hapur qoftë edhe përpara nxënësve gjatë orës së mësimit. Ai nuk mund ta mendonte shtetin të tillë që merr nëpër këmbë të drejtat më elementare të qytetarëve, ndërgjegjen dhe bindjet e tyre fetare. Vetë Hafiz Dalliu thoshte:

    "...Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë...".


    zEm
    “Tė mos ishte feja Islame, populli shqiptar do tė ishte shumė mė tepėr nė numėr, por jo shqiptar-F.Konica

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-09-2004
    Postime
    2,389

    Arrow

    Faik Konica
    "Kater Perralla nga Zullulandi"

    Ta dini se ne, ne sy te Evropes se qyteteruar jemi neger, dhe
    asgje me teper; ca na shajne, ca na perqeshin, ca te pakeve ju vjen keq
    per ne, por te gjithe na perbuzin e na kane per te poshter. Hiqni dore ju
    them se u beme palaēot e dheut. Heshtni, shtrohuni, bashkohuni, punoni,
    mos u zeni bese raporteve qe thone gjera te mira per ne, - dhe mbase nje
    dite dalim pepara botes. Udha qe shpie ne nder, ne liri e ne shpetim nuk
    eshte e shtruar me lule, por me ferra; ai qe arrin ne kulm, arrin i
    grisur, i pergjakur, i dersitur, i lodhur...

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  2. Mesjeta e hershme shqiptare
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-11-2006, 15:10
  3. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  4. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •