pse flisni ne ere, bazuar vetem ne gjykimin e atij Lekes. per te patur nje vizion te plote duhet lexuar libri e mos flitet mbi paragjykime.
une mendoj qe MAFIOZI eshte nje profesion i fisem. jo pa qellim ne filmat romantike me bandite (Fan-Fan Tulipan, psh), kryetari bandes dashuron gjithmone princeshen e re e te bukur.
Ali Pasha ishte nje bandit i bukur ne te rit e tij, kjo mjeshteri e beri vezir te sulltanit, po te qe i ndershem dhe ti binte shatit ne are ashtu siç rekomandoni ju bazuar ne principet morale çifuto-kristiane, s'do ta njihte njeri sot.
ne, mendoj une, vetem mafia mund te na nxjerre nga balta ku kemi rene sot, siç nxorri dikur Italine. shume observatore te huaj jane te ketij mendimi.
gjithashtu s'eshte e drejte te mendohet se politika e shtetit francez eshte politike e instrumentalizuar anti-shqiptare. franca eshte nga te paktet vende, mos them i vetmi ku INTELEKTUALET E ARTISTET shqiptare kane shkelqyer e vazhdojne te shkelqejne, Konica, Kadare, Preljocaj, e plot te rinj entuziaste qe do tu ndihet zeri pas pak. gjithashtu qeveria franceze eshte, me duket, i vetmi vend ne europe qe akordon akoma statusin politik per shqiptaret, etj, etj, etj, etj. atehere!?
prandaj ju ftoj te gjeni e lexoni librin perpara se te gjykoni ne ere, s'di pse por jam i bindur, nisur nga shkrimi aspak inteligjent e qaraman, qe ai Sokoli s'ka kuptu gje. por dhe sikur te jete e vertete çfare pretendon ai, me kapacitetin qe tregon ne shkrim ai do e kete te pamundur ta ktheje balancen ne anen tone.
ne keto pozita qesharake eshte vene pak a shume Kadareja (e jo ky miku yne) ne Venecje, kur kritikoi filmin e nje realizatori kolumbian (mos gaboj) duke thene se ai i ka paraqit shqiptaret si insekte.
kritika e specializuar reagoi ashper duke e quajtur Kadarene injorant per sa i perket filmit, jo çdo gje ne kinema dhe art eshte morale e politike, ka plot dhe alegori.
kjo e fundit s'ka lidhje me librin e lartem mos gaboni he, ai s'eshte art, por me teper nje "studim historik", dhe eshte shkruajtur nga eksperte KRIMINOLOGE, mos e harroni ket.
Krijoni Kontakt