Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    Nje muze i ri ne qytetin e Korces

    Plotesohet amaneti i artistit fotograf Gaqo Dhimitri Mborja.

    Me 17 Qershor 2003 u perurua ne qytetin e Korces "Muzeu i Artit Oriental Bratko", dhuruar prej shqiptaro-amerikanit G.D.Mborja.

    Nje jete e sukseseshme dhe nje perfundim kuptimplote.

    Gaqo largohet nga Shqiperia me 1920 kur ishte 17 vjec. Mbasi perfundon me sukses
    Institutin e Arteve ne Detroit vendoset ne Hollywood (Kaliforni). Hap studion e tij fotografike rreth viteve 30. Miqte e tij te ngushte behen "staret" e asaj kohe Rudolfo Valentino,Lilian Gish apo Cecil B.DeMille.
    Ne keto vite perfeksionon artin e "Scissorettes" ose prerjes me gershere,nje koleksion i te cilit ndodhet sot ne Institutin "Smithsonian" ne Washington D.C.

    Largohet nga Hollywoodi ne vitin 1942 per te mare pjese ne Ushtrine Amerikane ku fotografon dhe miqesohet me gjenerale te famshem te Luftes te Dyte Boterore si Douglas MacArthur,George Marshall,George Patton apo Omar Bradley.

    Mbas luftes punon si fotograf per agjencine UNRRA neper disa vende te Europes.

    Me vone largohet nga UNRRA dhe vendoset ne Komanden e Azise Lindore prane shtabit te Gjen. MacArthur ku punon deri ne vitin 1956 si Drejtor i Laboratorit Fotografik.
    Gjate ketyre viteve udheton ne disa vende te Azise ku edhe njihet me mire me kulturen dhe artin e ketyre vendeve. Ketu fillon edhe pasioni i tij per te koleksionuar artin oriental. Gjate ketyre viteve njihet me personalitete te shquar te asaj kohe si Syngman Rhee apo Perandori i Japonise Hirohito me te cilin pati nje miqesi familjare.

    Deri ne fund te viteve 60' qendron ne Japoni dhe me pas kthehet ne Amerike.
    Vendos te jetoje ne Bethesda (Maryland) ku dhe fillon te punoje ne disa projekte per Departamentin e Shtetit te Sh.B.A. deri sa del ne pension. Vitet e fundit i kalon duke plotesuar dhe studiuar koleksionin e tij te artit oriental te cilin e kishte grumbulluar ne vite.

    Ne vitet e fundit te jetes merr vendimin e tij kuptimplote: "Mbas vdekjes hiri i trupit te tij te kthehet ne qytetin e tij te lindjes ne Korce dhe koleksioni i tij te vendoset po ne Korce ne nje muze te ndertuar me kursimet e tij per ti sherbyer me mire te ardhmes te qytetit".

    Nje mikja e tij e ngushte kujton se Gaqoja mbante pellumba ne shtepine e tij ne Bethesda. Nje dite ai i thote mikes te tij : " Kur Shqiperia te jete e lire ai do ti leshoje pellumbat e tij dhe njerezit ne Washington do te shikojne nje re te bardhe qe do lodroje ne qiell..."
    Kjo deshire e tij u be realitet dhe me te vertete pas kaq vitesh "reja e bardhe lodroi" ne qytetin e tij te lindjes Korce, te cilin Gaqoja nuk e harroi kurre.

  2. #2
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Pamje nga faqja e parë e librit:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  3. #3
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585
    Në brëndësi të Muzeut:
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e DGman
    Anëtarësuar
    30-12-2003
    Vendndodhja
    Wichita KS USA
    Postime
    78

    Histori mallengjyse.

    Qe shume histori mallengjyese.
    Sidomos per ne korcaret qe jetojme ne mergim.
    Me kete qe theshe sdua te perjashtoj asnje njeri tjeter se mergimi eshte i rende per cdo njeri.

Tema të Ngjashme

  1. Ministrat e brendshëm dhe fati i tyre!
    Nga Agim Doçi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 17-05-2009, 07:24
  2. Analiza dhe komente për zgjedhjet lokale, 18 shkurt 2007
    Nga Dr Rieux në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 230
    Postimi i Fundit: 11-04-2007, 16:14
  3. Jetesa në qytetin Studenti
    Nga White_Angel në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 03-12-2005, 09:28
  4. Katalog i Kodikëve Kishtarë Mesjetarë të Shqipërisë
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 00:19
  5. Familja BENUSSI
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 07-09-2002, 13:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •