Boston-Ka mbyllur jeten tokesore shkrimtari shqiptar Sotir Andoni. I larguar nga Shqiperia,pak vite me pare, ai ishte vendosur ne Worchester te Bostonit, ku edhe ka mbyllur syte ne moshen 78 vjecare. Per shkrimtaret shqiptare, qe i kane shprehur ngushellimet, ai do te mbahet mend si nje prozator i spikatur dhe prodhimtar.
I lindur ne Zicisht te Korces, ne familjen e nje tregtari te mesem dhe patriot, ai u shkollua ne vendlindje. Shkollen teknike e nderpreu, sepse u bashkua me rezistencen antifashiste. Pas vitit 1944, ishte drejtor i shtepise se Kultures ne Korce dhe kryeredaktor i gazetes
"Perpara". Ne vitin 1945, ai arrestohet dhe denohet me akuzen "veprimtari armiqesore dhe tentative arratisje". Ben burg. Libri i tij i pare me tregime eshte "Maleve ne shendrre". E pas gjysem shekulli, kur mbaroi edhe kalvarin e burgut, u be i njohur si tregimtar. Vijues i shkolles kuteliane, ai u dallua per origjinalitetin e shprehjes artistike, humanizmin, dashurine per vendin dhe njeriun e thjeshte. Ai ishte nje njeri i thjeshte , qe jetoi aktivisht edhe pas viteve '90. Nga viti 1992 deri ne vitin 1996 eshte zgjedhur anetar i Keshillit bashkiak te qytetit te Korces. Dje, i kane bere homazh familjes se tij, gati te gjithe shkrimtaret me te njohur shqiptare, qe jane gjalle.
Nga ana e forumit shqiptar, me lejoni ti drejtoj familjes se te ndjerit ngushellimet tona me te sinqerta.
Krijoni Kontakt