Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46

Tema: Robert Berns

  1. #1

    Robert Berns

    Dashuria

    Si trendafil cel dashuria
    Ne mes te kopshtit tim
    Dhe si nje kenge bukuria
    S’me ndahet ne udhetim

    Kjo bukuri mbi gjitha mbetet
    Asgje mbi dhe s’e tund
    Me mua ecen gjersa detet
    Te thahen gjer ne fund

    Nuk thahen detet zemra ime
    Graniti nuk firon
    Nuk ndalet rera ne udhetime
    Se rera vec vrapon…

    Mbec me shendet per ty ngre gotten
    Mos u merzit o shpirt!
    Sikur te bredh me kembe boten
    Te gjej, por vetem prit



    Dashuria dhe Varferia

    Me ndoqi dashuria bashke
    Me varferine e shkrete
    Ne shteg te tyre heret rashe
    Me zune shpejt ne rrjete

    Por varferine e zboj e tremb
    Dhe s’ka me varferi
    Vec dashurine dot se shemb
    Se mbetet dashuri

    Pse dashurise si pengese
    I del perpara ndarja?
    Dhe pse te mbetet robereshe
    Nga smira dhe nga paraja?

    Dhe pasuria dhe hambari
    Pak lumturi na japin
    Por frikacaku dhe truthari
    Pushtetin shpejt e kapin

    Me flet me sy per dashurine
    Kur humb mes perqafimit
    Ndersa me buzet ftohtesine
    Ma shfaq permes gjykimit

    Me keshillon te jem i matur
    Te kem dhe pak durim
    Sic duket, pret nje oxhak te pasur
    Dhe s’pret oxhakun tim!

    Po si ta mbaj gjakftohtesine
    Kur jemi prane e prane
    Kur dy veshtrime dashurine
    Burim te vetem kane?

    Vec fukarai ka lumturi
    Me vashezen e dashur
    Ai s’ka smire e s’ka zili
    Per dere e rang te pasur

    Ah, dashurine c’e pengon
    Ky fati i lig tiran!
    Dhe gonxhe e saj pse s’lulezon
    Pa pasuri dhe nam?

    (perkthyer nga Dritero Agolli)


    Meri Morisan

    O Meri eja ne dritare
    Eshte ora jone e deshiruar?
    C’kushtojne mijera thesare
    Perpara syve te adhuruar!
    Mundim te madh do te duroja
    Si skllavi qe duron i strukur
    Kur zemren tende ta fitoja
    Moj Meri Morisan e bukur!

    Dje me muzike e me vjoli’
    Nder djem e vajza kercimtare
    Mendimi me shkoi tek ti
    Une isha atje po s’ndjeja fare
    Kish fort te bukura nder to
    Kish plot me nur sa s’behet me
    Po une thashe: “Nuk ka jo
    si Meri Morisan asnje!”

    O Meri do ti ta mundosh
    Ate qe zbret per ty ne varr?
    Dhe shpirt e zemer t’i coptosh
    Per fajin se te do me zjarr?
    Ne s’me pranon si dashuror
    Trego per mua pak meshire!
    Ti s’mund te kesh nje shpirt mizor
    Moj Meri Morisan e mire.

    (perktheu Lasgush Poradeci)

  2. #2
    Lumturia ime

    Ju dua , te vegjel dhe ju te medhenj!
    Sikur te me derdhen te ligjte perrenj,
    U thyej dhe qafen , i coj mu ne djall
    Me goten perpara, me kengen me mall!

    Shpesh vuaj dhe dhembet kercas domosdo,
    Po jeta eshte lufte dhe une jam hero;
    Ndaj jam i shkujdesur, pa pare ne xhep,
    As mbreti te drejtat s’m’i merr e s’m’i jep

    Me shtyp zgjedhe e skamjes nga viti ne vit,
    Por mbremjes me miqte une vitin e ndrit;
    Kur mbrrijme qellimin dhe gazi na djeg,
    Perse t’i kujtojme ca ferra ne shteg?

    C’te merrem me fatin, me kalin germuq?
    Pa hiqmu nga syte, i poshtri thuthuq!
    Kur brenga dhe gazi trokasin ne xham,
    U them: “Mire se vini, nje sofer e kam”!


    Puthja

    Gjurme e njohjes se sivjetshme
    Dhe premtim me fshehtesi,-
    Puthja – lulebore e hershme,
    Bore e bardhe e pasterti;

    Nje lekundje: desha, s’deshe!
    Miqesi e njome e re
    Prej pellumbi, pellumbeshe,
    Gazi i pare e plot hare;

    Mall i ndarjes se trishtuar
    Dhe dyshimi: “po me pas”?
    S’e gjej fjalen e bekuar
    Qe mendimin larg ta ngas!

    (perkthyer nga Dritero Agolli)
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  3. #3
    Male me shkrepa

    O male me shkrepa, ku rete dremitin,
    Ku valet e lumit mes endrrash me ndritin,
    Kur shkurta ne shkurret nga skaji ne skaj
    I merr t’i mekoje perdite zogjte e saj

    Ju dua me shume, gungace me mjeker,
    Me shume se brigjet e detit te gjelber,
    Ju dua se thelle, ku rrjedh nje burim,
    Jeton nje sorkadhe qe ngroh shpirtin tim!

    Hyjneshe ajo s’eshte dhe s’ka ar e prike,
    Por s’ka me te mire, ta themi pa frike!
    Qe diten e pare me dogji me sy
    E dogja dhe une, u ndezem te dy

    Dhe para dy syve, dy faqeve prush
    Nuk mund te qendroje padjegur askush!
    Sikur te kish pasur dhe pak mend me shume
    Betohem se globin e linte pa gjume!

    Elmazet dhe perlat s’i dua, s’i mbaj
    Kur kam ngrohtesine e syve te saj
    Permes perqafimesh ne shkrijme te gjalle
    Gjemon dashuria mes gjakut te vale


    Tek une, i dashur, mund te vish...

    -Oborri naten pa njeri
    Vec muzg e s'ka gje fare
    E dashur, valle a mund te vij
    Nga muri ne dritare?

    -Vertet, te falemnderit, shpirt
    E shoh, s'e ke me hile
    Por afer meje mund te vish
    Permes Gjendjes Civile!...

    (perkthyer nga Dritero Agolli)

  4. #4
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anėtarėsuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Te lumte ajo dore.
    Eshte poeti me i dashur per mua.Ne qofte se kam shkruar dhe une vargje ne jete,jam,frymezuar jasht mase nga Skocezi i madh.Nga poeti i brengave dhe i gezimeve sic e kane quajtur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kolombi : 08-08-2006 mė 14:35
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  5. #5
    Shendetin tend te pime

    Te lashe lamtumiren, shpirt
    Shendetin tend te pime!
    S'te sillem pas e s'te merzit
    Aspak me dashurine

    Mbec me shendet! Dhe une shpejt
    Me ndarjen do lidh paqen
    Ti fat te kesh, nje mik te gjesh
    T'i japesh doren, faqen

    Me thua: - "Dale, ca nga ca
    Te piqem per martesen."-
    Pergjigjem: "S'jam aq budalla
    Ta bej terkuze shpresen."

    E di farefisi yt
    Kerkon nje lloz te pasur
    Po une litarin s’kam ne fyt
    Pac fat te mire, e dashur!

    Ky fis me quan leckaman
    Pa toke e pa shkelqime!
    Asgje s’me duhet, bukur jam
    Kur kam lirine time!

    Kam koke e duar dhe fuqi
    Me shpatulla caj detin
    Dhe djalli vete behet hi
    Kur ke ne trup shendetin!

    Dhe une e di, ka zog vertet
    Qe lart mbi rete cohet
    Por ndodh qe zogun gjate e pret
    E pret e nuk afrohet…

    Haj, lamtumire, ja po shkoj
    Mes shtigjeve ne ugare
    Por s’dihet, vij dhe te pergjoj
    Nje natez ne dritare.
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  6. #6
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Lerme????

    Me fle moj mike
    Pa zgjohu, hap nje kanate
    Se yje s'ka, ka vetem nate
    Ndaj lerme shtepine.

    Lejome vetem sonte naten
    Lejome strehen, zjarrin, vatren,
    Vec per meshire sonte naten
    Me ler si murg ta gdhij.

    Jam lodhur keq, s'qendroj ne kembe
    Kapitur jam, me shpirt nder dhembe
    Kam bredhur vendin me pellembe,
    Dhe dua...dhe dua pak te rri.

    Ashtu si shiu i madh ben sulm
    Dhe rreh dritareve me zhurrm'
    Ne xhamin tend trokas edhe une
    Se dridhem dhe mberdhij.

    Lejome vetem sonte naten,
    Lejome strehen, zjarrin, vatren,
    Vec per meshire sonte naten
    Me ler si murg ta gdhij.

    Dhe i pergjigjet ajo:

    Ty s'te ndaloj' asnje rrebesh
    Kur erdhe strehen te ma gjesh,
    Prandaj dhe shpinen mund ta kthesh
    Te shkosh serish ne mal.

    Vertitet mureve shtrengata,
    Dhe eshte e erret streha, vatra,
    Dhe eshte e shurdhet sonte nata,
    Dhe-s'te lejoj-me fal!

    Dhe dhente zoti, dhente, dhente
    Ty asnje vajze mos te te lente,
    Ti hysh ne prag, tja prishesh mente,
    Ta zhytesh ne c'nderim.

    Ne kopsht nje lule kishte celur,
    Pastaj me kembe e kishin shkelur,
    Ndaj fati i lules na ka ngelur,
    Per vajzat, si mesim!

    PS. S'mbahet mend kur e kam degjuar; madje as titullin nuk ja mbaj mend mire. Nese editohet nuk me ngelet qejfi
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Disa epigrame dhe epitafe nga R. Berns perkthyer nga Dritero Agolli..

    Per nje kokebosh

    Te drejte Zotit une i jap
    Per punet e medha
    Po kur ndertoi kete dollap
    Pse brenda bosh e la?

    Duke vizituar nje ēiflik te pasur...

    Ky lordi neve na rrefen
    Nder kulla pasurine
    Njeh grate eunuku ne harem,
    Por s'njeh kenaqesine.

    Afaristit te pashpirt

    Ketu po prehet Xhoni qetesisht
    S'do mend qe vetem trupi, nje kokalle...
    Por flitet, se as gjalle s'kishte shpirt,
    Me kohe i kishte dale...

    Mbishkrim mbi varrin e pushtit te fshatit

    Vajtoni burra kaq te rralle
    Ketu tek guri i murrme
    Ky fqinji sa ishte gjalle
    Ju ka ndihmuar shume.

    Shkollaret hiē mos paēin frike
    Nga varri ne lulishte
    Ai qe prehet nen qerpiēe
    I ati tyre ishte!....

    Xhonit....

    Kusare e horra, bij te kurverise
    Lirine e shajne e flene siper glases,
    Po kur gjeniu armik i del lirise,
    Ai pa tjeter behet vetevrases...

    Per unazen e arte...

    Perse kur fejohen ne kisha te rinjte
    Ne unazat e arta i fusin gishterinjte?
    Me pyeti kurioze nje mike.

    Mos mbetesha buf mes bisedes
    Ia ktheva mikeshes nazike
    Ah, ka dashuria mjaft force elektrike
    Dhe ari sherben si teli percjelles..

    Nje te njohuri, qe kthente shpinen kur takonte poetin...

    Kur piqemi, pse skuqesh mik i vjeter?
    E di se je nje buf me brire e horr,
    Ti dha keto merita ndonje tjeter,
    Ti s'je fajtor!...

    Mbishkrim mbi varrin e nje ambiciozi te keq

    I ndjeri ish guhak, por donte grada
    Kerkoi ne ferr nga djalli dekorata
    Tha djalli: Jo!... i lig je mish e kocke
    Dhe qejf te kam.., por fara s'ke ne koke

  8. #8
    Perkhtyesit te Marcialit

    Epigram

    O ti, qe poezia te dha duart,
    Qe as me prozen nuk re dot n'ujdi,
    Degjon si po bertet poet Marciali? -
    "O ndihme! Ndihme! Me perktheu ai!"

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-03-2004
    Postime
    52
    Para ndarjes


    Po shkoj,Eliza ne mergim,
    se vendi nuk me mban,
    dhe fatin tend,dhe fatin tim,
    i ndan nje oqean.


    E rende ndarja sa nje mal,
    nje mal qe nuk ka shok!
    Po s'ndahen zemrat mbushur mall,
    kur jane shkrire tok!


    Ne vendin tim e lumtur mbec,
    thesari im,thesar!
    Me vjen nje ze nga larg ne vesh
    ti s'kthehesh o qyqar!


    Shtrengimi i dores sate vjen,
    me mua ne udhetim,
    trokitja e zemres sime ngel
    me ty ne vendin tim!

  10. #10
    Mbishkrim nė njė libėr me vjersha

    Nė vite dashuria nuk u plak
    Dhe zemra nuk e treti zėrin tėnd
    Prano njė pėrshėndetje qė nga larg
    Njė miqėsi qė s’njeh as kohė as vend

    Kėtė kujtim tė thjeshtė kur ta kesh
    Mė sill nė mend e pakėz psherėti
    Pėr ēka na lodh njė ditė e mbushur zheg
    Apo dhe njė oqean plot ftohtėsi

    perktheu Dritero Agolli
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 30-07-2004 mė 22:27
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Robert d’Anzhelit dhe shqiptarėt
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 04:41
  2. Kėnga e Gjergj Elez Alisė
    Nga Ullmar Qvick nė forumin Folklori shqiptar
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 07-09-2006, 05:29
  3. Robert D'Angely
    Nga dodoni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-10-2004, 01:23
  4. Letėr e hapur Robert Papės
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-10-2003, 09:04
  5. Vritet ne Athine "i tmerrshmi i Vlores" Robert Boraku
    Nga Asteroid nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-06-2003, 10:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •