Close
Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 107
  1. #51
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Indrit, pse nuk shef se cka te shkruan WOLF POVER?
    Sikurse shumica te mendonin si ai, kurr nuk do te kishte lufte, sikurse shumic ado te mendonin si ti ,kurr nuk do te kishte paqe.

    Aq te kan verberuar ata sponsorte e tu sa deri qe beson se edhe Cejloni-Srilamnka jane musliman(sa here e ke ceke kete), atje ska asnje musliman mor djal, mos u be qesharak.
    Se shpejti edeh per Grenlanden do te pohosh se jane musliman.
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 05-11-2003 më 15:25
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #52
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Indrit,tani per tani nuk kam kohe qe te shkruaj me gjate,por me qe me ka rene rasti te lexoj Biblen po te them kete.
    Kur te gjithe shkencetaret e kohes mendonin se toka ishte e sheshte,bibla e paraqet sferike,dhe tjetra gjithashtu qe thuhet ne Bibel eshte,se eshte e varur ne hicin.

    Gjithe te mirat per te gjithe.
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  3. #53
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga vana
    S'eshte vetem islami, por edhe katolicezimi, induizmi e etj dhe te gjitha fet ne minoranz ..... Paqe mesohet, por paqe nuk sjellin, kur jan te lidhura bashke, dhe kur bashkejetojn, por ne shqiperi kurr dhe perseris kurr nuk ka ndodhur asnje lufte per fen, Perse? Akoma nuk mu pergjigje!
    E para e punes ju pershendes dhe ju kerkoj ndjese qe sju kuptova cfare kerkonit ne shkrimin e mesiperm.
    Problemi qendron vetem ne dicka Vana se thne se"i padituri prish edhe shtepine e tij" Ne shumicen e rasteve lufterat fetare ndodhin dhe nxiten nga injoranca dhe mungesa apo pamjaftueshmeria e diturise fetare.
    Rasti i shqiperise eshte per tu admiruar qe nuk kane ndodhur ndonje lufte fettare dhe kjo fale kuadrove apo drejtuesve qe kane udhehequr keto klere, ketu behet fjele deri nda 50 tat apo edhe disa vjet me pas se me vone ne dore pushtetin e mori Xhaxhi ... i cili i masakroi te gjithe ata qe besonin dhe qe donin te respektonin fene e tyre.
    Perse e fillova qe ketu Dmth nga vitet 50?
    per shkak se me pare shqiptaret ishin te gjithe ne nje mendje per te ruajtur territoret e ture te mbetura.
    Gjithesesi ligji i kuranit eshte i qarte" Me te vertete Allahu nuk ju ndalon te silleni mire me ata te cilet nuk ju luftojne ju ne fe dhe me ata te cilet nuk ju nxoren nga shtepite tuaja dhe me ata te cilet nuk bashkepunuan per tju nxjerre nga shtepite, silluni mire dhe drejte me to sepse me te vertete Allahu i do shume te drejtet"
    Une eci sipas ketij parimi"ju keni fene tuaj e une timen" (kurani).
    nuk e di ne u shpreha qarte apo joo por gjithesesi une ju falenderoj per dialogun.
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #54
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga iliria e para
    Indrit, pse nuk shef se cka te shkruan WOLF POVER?
    Sikurse shumica te mendonin si ai, kurr nuk do te kishte lufte, sikurse shumic ado te mendonin si ti ,kurr nuk do te kishte paqe.

    Aq te kan verberuar ata sponsorte e tu sa deri qe beson se edhe Cejloni-Srilamnka jane musliman(sa here e ke ceke kete), atje ska asnje musliman mor djal, mos u be qesharak.
    Se shpejti edeh per Grenlanden do te pohosh se jane musliman.
    Ilirie me vjen me te vertete shume keq qe po ta them por nuk kam rruge tjeter.
    Keshilla ime per ty eshte qe te shkosh te lexosh ndonje liber se po vdes injorante.

    tani do me tregosh mua qe kam takuar goxha nga sirilanka?

    Ti vella nuk di tjeter gje vetemse te pyesesh per budallalleqe.
    E para e punes sic te thashe kam nje goxha sponsorizues dhe e di ke? Shoqerine "Mami Babi" prandaj te keqen te kam thene edhe me siper mos i fut hundet ne vende te ngushta ku nuk mund te hyjne dot.
    se per wolf Poverin une i shkrova dicka qe ti se paske kuptuar mire. kot te ta shjegosh ty.
    Me vjen keq por ste duroj dot me po vazhdove keshtu.
    Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  5. #55
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga ari32
    Indrit,tani per tani nuk kam kohe qe te shkruaj me gjate,por me qe me ka rene rasti te lexoj Biblen po te them kete.
    Kur te gjithe shkencetaret e kohes mendonin se toka ishte e sheshte,bibla e paraqet sferike,dhe tjetra gjithashtu qe thuhet ne Bibel eshte,se eshte e varur ne hicin.

    Gjithe te mirat per te gjithe.
    Kur te duash mund te shkruash i dashur je i lire por mos harro se kisha nuk i dogji kot disa koka.
    me respekt Indriti.
    Injoranca nuk zhduket me top

  6. #56
    Sinqeritet.Korektesi.
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Selanik Greqi
    Postime
    366
    Cdo njeri pretenndon se ajo qe beson ai,eshte e verteta,mund te sjellin shume argumente ose me sakte vellime te tera ne teme ku himnojne paqen dhe dhe dashurin.
    Por ajo qe kam pare une ne te gjitha temat qe jane ne kete forum,pervec Ironis dhe ofemendimemeve nuk kame pare nje njeri te qete.

    Ashtu si eshte krishterimi i ndare ne shume sekte po e njejta gje ndodh dhe me myslimanizmin,kush nga keto sekte te myslimanizmit eshte e verteta?se dhe ata pretendojne se jane ne te verteten.


    Indrid
    Rasti qe sollet per mesjeten nuk ka te beje fare me Biblen,une te solla se cfare thuhet ne Bibel dhe jo se cfare bejne njerezit.
    Jane shume ata qe pretendojne se jane te Krishter dhe ne realitet nuk bejne asnjegje nga ajo cthote Krishti.

    Te njejten gje mund te te them dhe une per Myslimanizmin Se vrasin grate ne menyre c'njerezore,te gjithe ata qe jane antar te alkaides veprimet e tyre i bejne ne emer te Allahut,per te ndeshkuar te pabeset etj etj.
    Juve cfare do te thoshet se keta perfaqesojne Myslimanet,se fund te fundit te tille jane,bejne ato qe thote kurani?
    Dashuria eshte si nje hekur flakerues, qe kur e kap te djeg, me kalimin e kohes plaget mbyllen por shenjat do te ngelen perjete.

    Liri ne mendim......Respekt per nje mendim te kundert

    Pergjigjia me e mire per nje njeri qe hiqet sikur i di te gjitha eshte heshtja.

  7. #57
    I DASHURUAR PAS DETIT Maska e FJORIN
    Anëtarësuar
    26-02-2003
    Vendndodhja
    E.U.** SHQIPTAR DHE JO FETAR
    Postime
    432
    Shume fe jane ne bote se te gjithe duan te vjedhin para

    Dhe feja e vertete nuk eshte asnjera ,tjeter gje besimi ne zot dhe tjeter ne fe
    1. ARSYEJA E GRUAS QENDRON NE BUKURINE E SAJ ,BUKURIA E BURIT NE QENDRON NE ARSYEN E TIJ
    2.ESHTE E LEHTE TE BEHESH HOXHE APO PRIFT, POR ESHTE E VESHTIRE TE BEHESH NJERI
    WEN MY LOVE SWEARS THAT SHE IS MADE OF TRUTH, I DO BELIVE HER,THOUGH I KNOW SHE LIES....(W.Shekspire)

  8. #58
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Postuar më parë nga ari32
    Cdo njeri pretenndon se ajo qe beson ai,eshte e verteta,mund te sjellin shume argumente ose me sakte vellime te tera ne teme ku himnojne paqen dhe dhe dashurin.
    Por ajo qe kam pare une ne te gjitha temat qe jane ne kete forum,pervec Ironis dhe ofemendimemeve nuk kame pare nje njeri te qete.

    Ashtu si eshte krishterimi i ndare ne shume sekte po e njejta gje ndodh dhe me myslimanizmin,kush nga keto sekte te myslimanizmit eshte e verteta?se dhe ata pretendojne se jane ne te verteten.


    Indrid
    Rasti qe sollet per mesjeten nuk ka te beje fare me Biblen,une te solla se cfare thuhet ne Bibel dhe jo se cfare bejne njerezit.
    Jane shume ata qe pretendojne se jane te Krishter dhe ne realitet nuk bejne asnjegje nga ajo cthote Krishti.

    Te njejten gje mund te te them dhe une per Myslimanizmin Se vrasin grate ne menyre c'njerezore,te gjithe ata qe jane antar te alkaides veprimet e tyre i bejne ne emer te Allahut,per te ndeshkuar te pabeset etj etj.
    Juve cfare do te thoshet se keta perfaqesojne Myslimanet,se fund te fundit te tille jane,bejne ato qe thote kurani?
    Je tamam i sakte ne keto qe thua se individi apo veprat e tij nuk perfaqesojne mesimet e nje feje kushdo qofte ajo. Individe te tille qe bejne shtremberime ka kudo midis cdo feje.
    mendimi im eshte se duhet te mesojme me perpara se cthote kjo fe perpare se ta godasim apo kundershtojme. Ne shume literatura thuhet se bila pretendon per nje forme toke te sheshte mirepo te verteten me mire se ju qe e lexoni askush se di, atehere perse nuk na sjelleni nr. e versetit qe flet mbi formen e tokes ne bibel qe mos te flasim kot.
    indriti
    Injoranca nuk zhduket me top

  9. #59
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anëtarësuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,170
    Mesazhi im po ashtu edhe i Islamit per te gjithe anetaret e feve ne bote eshte ky":

    SAMITI ISLAMO-KRISTIAN

    Lavdërimi i përket Allahut. Paqja e Tij qoftë mbi të gjithë të Dërguarit e Tij të zgjedhur. Ne muslimanët jemi në favor të një takimi ndërmjet dijetarëve të Islamit dhe përfaqësuesve të fesë së krishterë për të kërkuar së bashku zgjidhjen e problemeve që cënojnë marrëdhëniet ndërmjet botës islame dhe asaj të krishterë. Ne muslimanët e pranojmë Ungjillin (Inxhilin) e zbritur, njërin nga librat e Allahut, të cilët duhet t'i besojmë. Gjithashtu ne pranojmë edhe Krishtin si profet midis profetëve si dhe nënën e tij që Allahu e ka zgjedhur dhe shenjtëruar midis të gjitha grave. Në Kur'an nuk ekziston asnjë sure që flet për gruan e Muhammedit (s.a.v.s.), Hadixhen dhe bijën e tij, Fatimenë, por ekziston nje sure që i kushtohet Marisë (Merjemes) dhe një tjetër që i kushtohet familjes së Jezusit (Isait), e cila quhet "Sureja e familjes së Imranit". Imrani është babai i Marisë. "Allahu zgjodhi Ademin, Nuhun, familjen e Ibrahimit dhe familjen e Imranit përmbi popujt e tjerë". (Al Imran: 33) Në Kur'anin tonë ka ajete që flasin për Krishtin që nuk përmenden as në Ungjill. Gjithashtu, ne muslimanët jemi të urdhëruar të dialogojmë në mënyrën më të mirë, veçanërisht me Njerëzit e Librit (Ehlul-Kitab). Allahu thotë: "Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe vetëm ashtu si është më së miri..." (Ankebut: 46). Kjo do të thotë se në se do të ekzistonin dy mënyra diskutimi, njëra e mirë dhe tjetra më e mirë, atëherë muslimani do të ndiqte atë që është më emirë. Ajo që fut paragjykime në raportet ndërmjet ithtarëve të të dyja feve të mëdha është pikërisht moskuptimi reciprok si dhe ndërhyrja e disa personave të huaj, të cilët duan ta përdorin fenë si mjet për arritjen e objektivave jofetare. Ne këtë situatë të tmerrshme që bota po përjeton që nga 11 shtatori, kur ndodhën sulmet terroriste kundër Nju Jorkut dhe Uashingtonit, që fusin frikën e një lufte, pasojat e së cilës vetëm Allahu i di dhe që disa, për një arsye apo tjetër, i shikojnë si një përplasje ndërmjet Islamit dhe Krishtërimit, nuhatet rreziku i një rikthimi tek kryqëzatat e vjetra, që kanë lënë gjurmët e tyre në shpirtin e të dyja palëve, duke gjeneruar komplekse që akoma dhe sot vazhdojnë të bëjnë të ndjehen efektet e tyre negative.Është detyra e njerëzve të arsyeshëm, veçanërisht e dijetarëve të të dyja feve, që të shmangin këtë përplasje, duke ndërhyrë me urtësinë e tyre për ta shuar këtë zjarr që përpin gjithçka. Dua të ripohoj këtu se që në mëngjesin e 11 shtatorit kam bërë një deklaratë, në të cilën kam shprehur kundërshtimin tim dhe i kam dënuar autorët e sulmit terrorist, cilado qoftë feja, gjinia apo vendi i tyre. Të gjithë dijetarët islamë që njoh kanë ndarë të njëjtin qëndrim me mua. Islami, edhe në luftërat e rregullta të zhvilluara me ushtri, ndalon kategorikisht vrasjen e atyre që nuk marrin pjesë në luftë. Kur Profeti i Islamit, Muhammedi (s.a.v.s.) pa një grua të vrarë në një betëjë, u zemërua dhe i qortoi pasuesit e tij duke ju thënë: "Kjo grua nuk po luftonte!". Që nga ai çast, ai ndaloi vrasjen e grave, fëmijëve dhe pleqve. Pasuesit e tij i këshillonin komandantët e tyre ushtarakë që të mos i shqetësonin murgjit në manastirët e tyre, fshatarët në fusha dhe tregtarët. Një nga këshillat më të shquara ishte: "Mos sulmoni në befasi dhe mos e shfryni zemërimin mbi kufomat e armiqve. Mos i prisni pemët dhe mos i shkatërroni ndërtesat. Mos vrisni asnjë dele apo lopë, veçse për t'u ushqyer." Islami ka theksuar respektimin e njeriut dhe ka urdhëruar ndëshkimin për atë që vret. Kur'ani, së bashku me librat e tjerë qiellorë, thekson: "...kush vret një njeri, pa patur vrarë ky i fundit ndonjë tjetër dhe pa patur bërë ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë është sikur t'i kishte vrarë të gjithë njerëzit" (Maide: 32) Këtu flitet për vrasjen e një njeriu. Ç'mund të thuhet atëherë për vrasjen e mijërave civilëve të pafajshëm! Ne muslimanët, në përgjithësi dhe arabët në veçanti, jemi ndër më të ndjeshmit ndaj tragjedive të shkaktuara nga vdekja për shkak të agresionit dhe efektet e saj mbi personin dhe jetën e tij. Çdo ditë në vuajmë nga kjo e keqe që ka pllakosur tokën tonë të shenjtë të Palestinës, tokën e Xhamisë El-Aksa dhe kishës së Ringjalljes. Zgjohemi në mëngjes dhe biem të flejmë në darkë përpara pamjes së njerëzve që vriten, arave që digjen, shtëpive që shkatërrohen, fëmijëve që mbeten jetimë, pamje që po e transformojnë jetën në Palestinë në një funeral të vazhdueshëm.Unë përjashtoj kategorikisht që një musliman i vërtetë, i përkushtuar si duhet ndaj fesë dhe njohës i mirë i saj, të mund të kryejë një veprim të tillë, sepse ai e di mirë që vrasja pa të drejtë e nje personi përbën një nga mëkatet më të mëdha në Islam dhe derdhja e gjakut është e lejuar vetëm në rastin e vetëmbrojtjes kundër ushtarakëve që sulmojnë muslimanët. Ku'ani thotë: "Dhe luftoni në rrugën e Allahut kundër atyre që ju sulmojnë e mos e teproni, se Allahu nuk i do ata që e teprojnë". (Bekare: 190) U kam bërë një thirrje muslimanëve në Amerikë që të kryejnë detyrën e tyreduke ndihmuar të plagosurit dhe dhuruar gjakun e tyre. Kjo detyrë është një nga punët më të pëlqyera nga Allahu. Ashtu siç dënojmë veprimet terroriste kundër Nju Jorkut dhe Uashingtonit, dënojmë edhe fushatën e nxitjes së urrejtjes kundër muslimanëve dhe arabëve që jetojnë në Perëndim, të cilët janë pjesë përbëresë e shoqërisë në të cilën jetojnë. Disa nga ta kanë frikë bile edhe të dalin nga shtëpia, veçanërisht gratë.

    NE E REFUZOJMË TERRORIZMIN

    Në emrin tim dhe në emër të të gjithë dijetarëve të Islamit deklaroj se ne e refuzojmë terrorizmin, që do të thotë terrorizim i njerëzve të qetë ose vrasje pa të drejtë të të pafajshmëve. Në të njëjtën mënyrë e kundërshtojmë luftën kundër terrorizmit më një terrorizëm tjetër, i vënë në lëvizje nga e njëjta llogjikë që ia mvesh të pafajshmëve fajin e përgjegjësve të vërtetë, që e trajton të shtypurin sikut të ishte ai shtypësi dhe që dënon një popull të tërë për shkak të një krimi të kryer nga disa individë të tij, bile edhe kur provohet krimi i tyre. Nuk pranojmë që një fe e ndjekur nga një komb i madh të etiketohet si fe e dhunës dhe terrorizmit për shkak të disa personave. Pak kohë më parë, po në Amerikë, një amerikan i krishterë u gjend fajtor për incidentin në Oklahoma Siti. Këtë krim ai e kreu i shtyrë nga motive personale, por faji i tij nuk u përgjithësua për të gjithë Amerikën, botën e krishterë dhe fenë e krishterë. Mënyra e drejtë për të luftuar terrorizmin konsiston në luftimin e shkaqeve të tij si psh: eliminimin e shtypjes, zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull si çështja e Palestinës, bijtë e së cilës dëbohen padrejtësisht nga shtëpitë e tyre. Ndër këto çështje është edhe e drejta e muslimanëve për liri dhe vetëqeverisje.

    Hirësi, Shkëlqesi dhe Miq të Nderuar!

    Islami e konsideron njerëzimin si një familje të vetme, pjesëtare në adhurimin e Allahut dhe pasardhëse e Ademit. Pikërisht këtë e ka shpallur Profeti i Islamit përpara masave të besimtarëve gjatë Haxhxhit të Lamtumirës: "O njerëz! Zoti juaj është Një. Ati juaj është një; të gjithë ju rridhni nga Ademi që u krijua nga dheu. Askush nga ju nuk ka më shumë merita se të tjerët, veçse me devotshmëri ndaj Allahut". Islami i ka përcaktuar raportet me jomuslimanët në dy ajete të Librit të Allahut, të cilat janë ekuivalente të një kushtetute. Allahu thotë: "Allahu nuk ju ndalon të bëni mirë dhe të mbani drejtësi me ata që nuk ju luftuan për shkak të fesë, e as nuk ju dëbuan prej shtëpive tuaja; Allahu i do ata që mbajnë drejtësinë. Allahu ju ndalon t'u afroheni vetëm atyre që ju luftuan për shkak të fesë, që ju nxorrën nga shtëpitë tuaja dhe që ndihmuan dëbimin tuaj; ju ndalon të miqësoheni me ta. Kush miqësohet me ta, të tillët janë dëmtues të vetvetes". (Mumtehineh:8-9) Këto dy ajete janë shpallur për shkak të idhujtarëve. Për Njerëzit e Librit, Islami ka rezervuar një trajtim të posaçëm, bile ka lejuar edhe martesën me bijat e tyre. Kjo do të thotë që i ka lejuar muslimanit të marrë një të krishterë apo çifute për grua, shoqe të jetës dhe nënë të fëmijëve të tij. Kështu të afërmit e saj bëhen gjyshër dhe gjyshe, daja dhe teze, kushërinj dhe kushërira të fëmijëve të tij dhe këta fitojnë të drejtat e farefisnisë së afërt.

    Islami i ka konsideruar të krishterët me përzemërsi si më të afërmit me muslimanët. Allahu thotë: "...Ndërsa do të vëresh se më të afërmit si miq për besimtarët janë ata që thënë: "Ne jemi të krishterë". Këtë, sepse prej tyre ka dijetarë dhe të devotshëm, dhe se ata nuk janë kryelartë". (Maide:82), ndërsa Profeti i Islamit ka thënë: "Jam miku më i ngushtë i Isait, birit të Merjemes, si në këtë botë, edhe në tjetrën".

    BESOJMË TEK DIALOGU

    Ne muslimanët besojmë tek dialogu, sepse në është urdhëruar nga Sheriati. Kur'ani ynë është kulmi i dialogjeve ndërmjet të Dërguarve të Allahut dhe popujve të tyre, bile edhe ndërmjet Allahut dhe disa adhuruesve të Tij. Bile Allahu ka dialoguar edhe me më të keqen e krijesave të Tij, Iblisin (l.a.). Për këtë arsye, ne marrin kulturën e dialogut në vend të asaj të konfliktit, si ndërmjet qytetërimeve, ashtu dhe ndërmjet feve. Nuk jemi dakord me llogjikën e disa intelektualëve amerikanë si Hantigtoni që besojnë në konfliktin e paevitueshëm ndërmjet qytetërimeve dhe veçanërisht ndërmjet atij islam me atë perëndimor. Përse vallë këto dy qytetërime nuk duhet të ndërveprojnë dhe të plotësojnë njëri-tjetrin? Përse çdo njëri nga qytetërimet të mos asimilojë arritjet më të mira të tjetrit?

    ÇFARË DO TË DONIM NGA PERËNDIMI

    Do të donim që Perëndimi të çlirohej nga frika e tij nga islami, të mos e konsiderojë atë si si një rrezik të afërt, "rreziku i gjelbërt" siç e kanë quajtur disa, rreziku kandidat për të zëvendësuar atë të ish-Bashkimit Sovjetik, i përcaktuar nga Regani si "Shteti Keqbërës". Kërkojmë nga Perëndimi që të çlirohet nga urrejtja e lashtë e trashëguar nga luftrat që vetë ai i quante "kryqëzata", ndërsa historianët tanë i quanin "luftrat e europianëve". Ne jemi bijtë e së sotmes dhe jo të shkuarës dhe nuk jemi ne ata që i shpallën këto luftra, por ju. Duam gjithashtu që Perëndimi të çlirohet nga kompleksi i tij i superioritetit që e shtyn atë ta shikojë botën me sytë e pronarit kundrejt skllavit të tij. Ky shikim i jetës nuk mund të jetë veçse një provokim për të tjerët.

    SEKTORE TE PERBASHKET PER BASHKEPUNIMIN ISLAMO-KRISTIAN

    Kemi sektorë të përbashkët në kuadër të të cilëve mund të takohemi dhe të bashkëpunojmë për zgjerimin dhe thellimin e tyre.

    1. Të përqëndrohemi mbi emëruesin e përbashkët

    Të përqëndrohemi mbi emëruesin e përbashkët ndërmjet nesh dhe Njerëzve të Librit. Në lidhje me të, Allahu thotë: "Ithtarët e Librit mos i polemizoni ndryshe vetëm ashtu si është më së miri, përveç atyre që janë mizorë dhe thuajuni: "Ne i besuam asaj që na u zbrit neve dhe që u zbriti juve dhe se Zoti ynë dhe Zoti juaj është një, dhe se ne i jemi dorëzuar Atij". (Ankebut:46) Në kuadër të dialogut të kryer në mënyrën më të mirë, duhet të ndalemi tek konvergjencat dhe jo tek divergjencat. Ndër muslimanët e rreptë ka disa që mbështesin idenë se nuk ekziston asgjë e përbashkët mes nësh, të krishterëve dhe çifutëve. Bëhet fjalë për një koncept të gabuar mbi qëndrimin e Islamit në lidhje me Njerëzit e Librit. Përse atëherë Allahu e ka lejuar ngrënien e ushqimit të tyre dhe martesën me bijat e tyre? Përse muslimanët u trishtuan kur persianët, adhuruesit e zjarrit, korrën fitore mbi bizantinët që ishin të krishterë, pra Njerëz të Librit, deri ditën kur Allahu shpalli ajetet që parathonin fitoren e afërt të bizantinëve: "Brenda pak viteve. Çështja është vendim i Allahut, fillim e mbarim. E atë ditë besimatërt do të gëzohen për ndihmën e Allahut. Ai ndihmon atë që do dhe Ai është i gjithëfuqishëm, mëshirues". (Rum:4-5) Kjo do të thotë se Njerëzit e Librit, ndonëse e mohojnë profetësinë e Muhammedi (s.a.v.s.), megjithatë janë më afër muslimanëve se sa jobesimtarët dhe idhujtarët.

    2. Bashkëpunimi në luftë kundër ateizmit dhe imoralitetit

    Së bashku duhet të luftojmë kundër armiqve të besimit fetar dhe përkrahësve të ateizmit dhe sjelljeve të pamoralshme. Njerëzit e Librit duhet të formojnë një front unik kundër të gjithë atyre që duan ta shkatërrojnë njerëzimin me thirrjet e tyre mashtruese dhe sjelljet e tyre joshëse, duke e rrëzuar nga niveli njerëzor në atë kafshëror: "A e ke parë ti atë, që për zot e çmon epshin e tij, a mos do t'i bëhesh ti atij mbrojtës? A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshët, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta". (43-44) Pamë se si El Ez-heri, Lidhja e Botës Islame dhe Vatikani formuan një grup kompakt kundër promotorëve të pornografisë në Kongresin mbi Popullsinë ne Kajro (1994) dhe Kongresin mbi Gruan në Pekin (1995).

    3.Mbështetje për drejtësinë dhe popujt e dobët

    Së bashku duhet të gjejmë zgjidhjet e drejta për të shtypurit e kësaj toke si çështjen palestineze, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Kashmirin, shtypjen e njerëzve me ngjyrë në Amerikë dhe gjetkë, mbështetjen për popujt e poshtëruar padrejtësisht nga shtypësit arrogantë të kësaj toke që pretendojnë të adhurohen nga ata që adhurojnë Allahun. Islami lufton kundër tiranisë, mështet të shtypurit, cilitdo popull, racë apo fe t'i përkasin ata. Profeti (s.a.v.s.) E kujtonte shpesh "Hilf-ul Fudul"-in, në të cilin pati marrë pjesë në kohën e xhahilijetit. Bëhet fjalë për një aleancë në mbështetje të të shtypurve dhe vënien në vend të të drejtave të tyre. Muhammedi (s.a.v.s.) ka thënë: "Sikur të më ishte kërkuar e njëjta gjë në Islam, do të isha përgjigjur".

    4. Përhapja e frymës së tolerancës dhe jo fanatizmit

    Ky apel duhet të përfshijë përhapjen e frymës së tolerancës, mëshirës dhe mirësjelljes në raportet ndërmjet ithtarëve të feve të ndryshme dhe jo fanatizmit, ashpërsisë dhe dhunës. Allahu i ka folur kështu të Dërguarit të Tij: "E Ne të dërguam ty vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat". (Enbija:107) Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: "Unë jam mëshirë e dhuruar". Duke i qortuar Bijtë e Izraelit, Allahu ju thotë: "Pastaj zemrat e tyre u bënë të forta si guri, bile edhe më të forta..." (Bekare:74) Profeti (s.a.v.s.) I tha gruas së tij, Aishes: "Allahu e do mirësinë ne çdo gjë".

    BAZA DOKTRINORE E TOLERANCES SE MUSLIMANEVE NDAJ ATYRE QE NDRYSHOJNE NGA ATA

    Dua të diskutoj këtu një çështje delikate për të gjithë ata që ndjekin një fe. Ata mendojnë se kanë të drejtë, ndërsa të tjerët gabojnë. Një bindje e tillë të çon në fanatizëm. Megjithatë ka njerëz të tjerë që e ridimensionojnë këtë fakt në mendimin dhe ndërgjegjen e muslimanit.

    1. Muslimani beson se dallimet ndërmjet popujve dhe feve kanë ardhur nga vullneti i urtë i Allahut. "Sikur të dëshironte Zoti yt, do t'i bënte njerëzit të një feje. Ata vazhdimisht janë në kundërshtime mes vete përveç atij që mëshiroi Zoti yt. Dhe për këtë i krijoi ata..." (Hud:118-119) domethënë se i ka krijuar për të qenë të ndryshëm, sepse u ka dhënë inteligjencë, lirinë dhe vullnetin.

    2. Muslimani beson që gjykimi i të humburve dhe jobesimtarëve nuk do të ndodhë në këtë botë, por në tjetrën. Nuk na takon neve të gjykojmë. Vetëm Allahu është Gjykatësi i Drejtë, Falësi dhe i Urti. Ai thotë: "E për këtë shkak, ti thirr dhe përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar dhe mos shko pas dëshirave të tyre e thuaj: "Unë kam besuar në librat që i shpalli Allahu, jam urdhëruar të mbaj drejtësi mes jush, allahu është Zoti ynë dhe Zoti juaj; Ne kemi përgjegjësinë e veprave tona dhe ju të veprave tuaja, nuk ka polemikë mes nesh dhe jush; Allahu do të na tubojë të gjithë dhe vetëm tek Ai është përfundimi!" (Shura:15)

    3. Muslimani beson në dinjitetin e njeriut për vetë faktin që është njeri. Në lidhje me këtë, Buhariu përcjell nga Xhabiri se Profeti (s.a.v.s.) u ngrit në këmbë kur përpara tij kaloi një xhenaze. I thanë: "O i Dërguar i Allahut! Kjo është xhenazja e një çifuti". Ai (s.a.v.s.) Ju përgjigj: "A nuk kishte shpirt ky njeri?" Çfarë qëndrimi madhështor dhe çfarë përgjigje mahnitëse!

    4. Muslimani beson se drejtësia e Allahut zbatohet mbi të gjithë krijesat e Tij. Allahu thotë: "O ju që besuat! Bëhuni plotësisht të vendosur për hir të allahut, duke dëshmuar të vërtetën dhe mos t'iu shtyjë urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë; bëhuni të drejtë, sepse ajo është më afër devotshmërisë..." (Maide:8) Ndaj muslimani nuk vepron me drejtësi vetëm ndaj atij që do dhe me padrejtësi ndaj atij që urren. Ai mban drejtësinë me cilindo, qoftë ai musliman apo jo, mik apo armik.

    Hirësi, Shkëlqesi dhe Miq të Nderuar!

    Ekstremistë gjenden në të gjitha kombet dhe ndër pasuesit e të gjitha feve. Prania e tyre mund të jetë një reagim kundër një teprimi të llojit të kundërt. Shpesh ekstremizmi fetar është pasojë e një ekstremizmi jofetar. Një komb apo qytetërim i madh nuk mund të gjykohet në bazë të pranisë se disa ekstremistëve, ndryshe do të duhet të dënonim qytetërimin perëndimor për shkak të nazizmit, fashizmit, bolshevizmit dhe luftrave që kanë shkaktuar dhjetëra miliona viktima. Ekstremistët gjenden, si tek ne, ashtu dhe tek ju dhe me ata nuk mund të dialogohet, sepse ata nuk besojnë, as tek dialogu dhe as tek legjitimiteti i tij. Ata, mbi të cilët mund të mbështetesh, janë njerëzit e moderuar të të dyja palëve. Falë këtyre mund të shpresohet në mundësinë e hapjes së një dialogu dhe takimeve për të bashkëpunuar mbi pikat e konvergjencës dhe për të treguar tolerancë në lidhje me divergjencat.

    Zonja dhe zotërinj!

    Bota i ka ngushtuar distancat, aq sa disa e kanë quajtur "fshati ynë i vogël". Unë them se bota është bërë një "fshat i vogël", ndaj banorët e këtij fshati të vogël duhet të takohen, dialogojnë dhe bashkëpunojnë për të përkrahur drejtësinë dhe mëshirën, jo mëkatin dhe armiqësinë. Ju shtrijmë dorën për t'iu ftuar në një fjalë të barabartë mes neshqë profeti i Islamit e dontë shumë nga Njerëzit e Librit; që të "adhurojmë vetëm Allahun dhe që askush prej nesh të mos adhurojë askënd tjetër përveç Tij". Duhet që të gjithë në të bashkohemi kundër luftrave shtypëse, në të cilat i forti shtyp të dobtin, çmimin e të cilave popujt e paguajnë me gjakun, gjërat e shenjta dhe nevojat e tyre jetësore. Njerëzimi ka patur shumë viktimia në ferrin e luftrave. Njerëzit e fesë dhe besimit duhet të rradhiten në anën e drejtësisë kundër shtypjes, në anën e shpirtit humanitar kundër fanatizmit, në anën e moralit kundër imoralitetit, në anën e e të pambrojturve kundër padrejtësisë së armatosur deri në dhëmbë, në anën e të dobtëve të kësaj toke kundër arrogantëve.

    Dhë lutja e jonë e fundit është: "LAVDERIMI I TAKON ALLAHUT, ZOTIT TE BOTERAVE".

    HUAZUAR NGA http://www.islamvizion.com
    Ndryshuar për herë të fundit nga INDRITI : 07-11-2003 më 08:29
    Injoranca nuk zhduket me top

  10. #60
    ....... E pergjuar....... Maska e vana
    Anëtarësuar
    08-11-2002
    Vendndodhja
    Ku jam une......Nuk je ti!....(Ndoshta jemi duke luajtur kukamcefti) ....
    Postime
    346
    obobo indrit, keto shkrimet e tua s'lexohen, po bjeri shkurt muhabetit.........!!!

Faqja 6 prej 11 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  2. A jeni munduar ndonjehere te vizatoni lumturine
    Nga AuGuSt_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 80
    Postimi i Fundit: 04-11-2008, 15:36
  3. Për dëshmitarët e Jehovait
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:29
  4. A është e vërtetë përplasja e qytetërimeve?
    Nga [xeni] në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 07-03-2006, 16:00
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •