klevis,
Jo vetem qe nuk jeni ne gjendje te argumentoni trillimet e besimit tuaj, por beheni akoma me qesharak kur flisni percart rreth dickaje qe nuk ja keni idene fare. Merr mundimin e kap nje varg, e fut ne ate corben tende, car nuki shton e car nuk i heq, e na e servir pastaj Krishterimin si panteist, politeist apo cfare tjeter jo.
Luka 3:22 "dhe Fryma e Shenjtë zbriti mbi të, në trajtën trupore si të pëllumbit, dhe nga qielli erdhi një zë, që thoshte: ``Ti je Biri im i dashur, në ty unë jam kënaqur!"
Si cdo gje tjeter ne besim, eshte e pamundur ta perserisesh kete situate ne kushte laboratorike. Por, duhet te kuptohet sekuenca e ngjarjeve. Ne Dhiaten e Vjeter shkruhet:
Isaia 42:1 "Ja shërbëtori im, që unë përkrah, i zgjedhuri im që më kënaq shpirtin. Kam vënë Frymën time mbi të; ai do t`ju sjellë drejtësinë kombeve."
Psalmet 2:7 "Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: "Ti je biri im, sot më linde."
Pra, terminalogjia dhe menyra thirrjes nga ana e Perendise nuk eshte e re. Kjo ndodh edhe 2 here te tjera ne Ungjij ku ungjilltaret deshmojne per zera nga qielli ne drejtim te Krishtit. Luka 9:35 "Dhe një zë dilte nga reja duke thënë: ``Ky është Biri im i dashur; dëgjojeni``." tek transfigurimi ne mal, dhe ne tempull gjate javes se se tij te fundit. "O Atë, përlëvdo emrin tënd!`` Atëherë një zë erdhi nga qielli: ``E kam përlëvduar dhe do ta përlëvdoj akoma!``." Kjo na le te kuptojme se me te vertete Zoti flet nepermjet ketyre menyrave, dhe rrit besueshmerine qe ngjarja ne fjale me te vertete ka ndodhur ashtu sikur eshte shkruajtur.
Shpirti i Shenjte nuk ka kufi, as trup te caktuar. Krahasimi me pellumbin eshte domethenes. Ky simbol tregon pastertine dhe pafajshmerine e pellumbit, karakteristike e Krishtit pas pagezimit dhe ne vazhdim e deri ne perfundim. Prania e Frymes nepermjet pellumbit Ishte teper e rendesishme qe Trinia e Shenjte ti shfaqej njerezve se bashku ne te njejten kohe, ne te njejtin vend. Eshte e veshtire ta kuptosh, por ne nuk besojme ne tre zota, asnjehere. Mund te te duket paradoksale por Ati, Biri dhe Fryma e Shenjte ekzistojne ne nje esence te perjetshme, nuk jane kurre te izoluar dhe nuk kane individualitet.
Keshtu qe klevis, para se te marresh persiper te flasesh rreth Bibles, ben mire te studiosh i cike me shume se njohuria jote eshte e deformuar me propaganda mashtruese.
Krijoni Kontakt