Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Nano me Islamin pergatisin vjedhjen e INSIG-ut

    Berisha: Nako denoncoi vjedhjen e INSIG
    Lideri i Partise Demokratike, Sali Berisha, ashtu si dy dite me pare, ka marre ne mbrojtie ministrin e Shtetit per Integrimin, Sokol Nako. Ne seancen e djeshme plenare, Berisha ka folur me superlativa per punen e ministrit Nako. Ai ka cilesuar se, "Nako dha doreheqjen jo ne perkrahje te Metes, por pasi ka denoncuar privatizimin e INSIG-ut dhe vjedhjet ne te". Berisha ka theksuar se, "ne mbledhjen e qeverise, Nako paraqiti doreheqjen kur binomi Nano-Islami, po pergatisnin vjedhjen e INSIG-ut". Lideri i opozites ka kerkuar me kete rast ngritjen e nje komisioni te perbere prej pese vetesh, i cili do te lexoje perpara Parlamentit procesverbalin e mbledhjes se qeverise se te premtes se kaluar. Berisha ka cilesuar pune e ministrit pa portofol ne perpjekjet per integrimin e vendit. Ne mbrojtjen ndaj ministrit te dorehequr, ish-Presidenti nenvizoi qe "Nako duhet te mbrohet, jo vetem nga deputetet e opozites, por nga i gjithe Parlamenti". Pasi, sipas Berishes, Nako ka dhene perpjekjet maksimale per integrimin e vendit me mbeshtetjen e plote te opozites. Duke deklaruar me pas, se "ai nuk ka dosje per implikime ne afera korruptive".

    Nderkohe, disa parti te opozites, kane shprehur nevojen per "krijimin e nje qeverie te re me baze te gjere", duke iu referuar zhvillimeve te fundit ne qeverisjen aktuale, ku dy ministra te kabinetit qeveritar kane dhene doreheqjen. Nenkryetarja e PD-se, Jozefina Topalli, theksoi nevojen per nderhyrjen edhe te Presidentit te Republikes, Alfred Moisiu, ne krijimin e nje qeverie te re. "Presidenti Moisiu duhet te kerkoje nje zgjidhje radikale, qe vendi te integrohet dhe te mos mbetet peng i ambicjeve brenda qeverise aktuale", tha ajo. Ndersa, kryetari i Partise Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi se, "ne kete situate, ku mosmarreveshjet mes socialisteve kane sjelle edhe doreheqjen e dy ministrave te kabinetit qeveritar, eshte e domosdoshme krijimi i nje qeverie teknike, me baze te gjere". Edhe deputeti i Partise Aleanca per Demokraci, Prec Zogaj, theksoi se doreheqja e Metes "tregon krize", pasi ai "nuk eshte anetar i thjesht i PS-se".
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Qe shume fjalet e Sali Berishes nuk duhen marre ashtu si thuhen kete e dime pothuajse te gjithe po dhe "tym pa zjarr nuk ka" thote populli.
    Qe me kompanine Insig po behen allishverishe kjo sdo shume mend per mendimin tim pasi menyra se si po proēedohet me privatizimin e saj eshte teper e ēuditeshme per te mos thene e rrezikshme per pasurite shqiptare.
    Po te shohesh me vemendje proēeduren e privatizimit te Insig-ut ajo qe te bie ne sy menjehere eshte publiciteti i vogel qe i behet dhe mungesa pothuajse e informacionit per sa i perket vleres se tij dhe menyren se si eshte llogaritur vlera e vertete!
    Asnje nga kompanite e mirefillta nderkombetare te siguracioneve nuk eshte afruar nga qeveria shqiptare, gjithashtu nuk eshte folur per asnje lloj objektivi qe ka kompania ne te ardhmen!
    Kapitali i Insig-ut nuk i eshte propozuar fare invetitoreve shqiptare dhe per kete privatizim ministria e financave dhe kryeministri kane negocjuar vetem me Banken Boterore dhe me PRZH te cilet nuk jane aspak kompani qe operojne ne tregun e sigurimeve!!
    Banka Boteroe me BERZH jane me te vertete institucione serioze po kjo nuk do te thote qe ne gjirin e tyre nuk punojne njerez qe pergatisin prapaskena dhe mundohen te vjedhin ato pak pasuri kombetare qe kane mbetur ne Shqiperi ndaj dhe mu duk teme interesante e te diskutohej ketu ne lidhje me kete privatizim.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Ej miku im, kto jane pislliqet e FMN, qe ne si vend i varfer dhe nen hyqymetin e saj qe jemi, jemi te detyruar te bejme privatizime te aseteve kombetare nen kushte poshteruese dhe sipas interesave te boseve te medhej qe jane dhe financuesit e FMN. Kjo gje ka bere vaki ne ameriken e jugut, azi ect. Ti prit po do shofesh dhge me keq. Degjo fjalen time, prit sa te strukturohen dhe behen gati sherbimet e ujsjellsit dhe energjise dhe shif kur te privatizohen per nai kompani sic ishte enroni per 2 leke. Fati jon i zi, skemi cbejme, e vetmja rrug out eshte pune jashte e investoni ne ndermarrje private ne shqiperi pa harroini asetet e shtetit se ja kane bere planin te tjeret.
    kroksi

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Patrioti
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Vendndodhja
    Neumuenster
    Postime
    347
    Pershendetje!

    Mua nuk me duket se FMN ka faj. Ajo, por edhe organizma te tjera nderkombetare, bazuar mbi te dhenat e ekonomive te tjera ne bote japin udhezime se cili sektor duhet te privatizohet dhe deri ne c'mase. Ne fakt sa me pak shtet ne ekonomi aq me mire.

    Eshte detyra e qeverise sone qe ti shqyrtoje keto udhezime dhe mbi bazen e realitetit ekonomik shqiptar, si edhe atij ligjor te realizoje privatizimin.

    Por c'ndodh ne realitet?
    - Qeveria shqiptare per te mare nota te mira te nderkombetaret mundohet te realizoje shabllon ate qe ata i thone, sic eshte rasti i INSIG, industrise minerare, miratimi ligjit per tregetine e lire etj.
    - ose me justifikimin "se kjo eshte direktive nga FMN" mundohen te privatizojne turizmin, industrine e lehte, transportet me kriterin e vetem vidh sa te mundesh.
    Duhet te dish dicka, per te kuptuar qe sdi asgje.

  5. #5
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Jam dakort me Krokodili-73 kur thote qe keto organizma te ashtuquajtur donatore e qe konsiderohen si ndihme e madhe per Shqiperine para se gjithash shohin interesat e veta.
    FMN BB et BERZH nuk japin udhezime ne Shqiperi por urdhera dhe nqs nuk zbatohen keto urdhera nuk ka kredi e kete e di gjithe bota.
    Problemi eshte se ne keto nstitucione siē e thashe dhe me lart ka dhe hajdute te cilet bashkepunojne me drejtues shqiptare dhe vjedhin parate e popullit tone. I tille eshte dhe drejtori i Bankes boterore per rajonin tone pakistanezi Khalil Iftikar ku ne nje tender qe organizoi per KESH-in me parate e BB-se shpalli fituese nje firme shqiptare perpara nje firme evropiane si Schneider apo te tjera. Firma shqiptare ne kete tender bleu kontatore ne Kine me 10 dollare dhe ja shiti KESH-it me 39 dollare copa dmth prodhime kineze, firma Schneider ishte me prodhim gjerman e francez kishte ēmim me te ulet dhe perseri humbi!!!!
    Kjo eshte Banka Boterore....raste si kjo ka me dhjetra po nuk eshte tema per te fol per kete subjekt mendoj.
    FMN, BB dhe Berzh jane ne Shqiperi per te monitoruar me sa di une e jo te blejne sa du doje qejfi pasurite kombetare pasi ketu dalin komplet nga rroli i tyre dhe nuk sherbejne me ashtu si thone ne uljen e varferise por ne shtimin e saj dhe pasurimin e aksionereve te ketyre institucioneve.
    Just God Can Judge Me

Tema tė Ngjashme

  1. Si tė merremi me Islamin dhe Muslimanėt
    Nga Dritė nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 04:14
  2. Mary Watson - Mėsuese e teologjisė pranon Islamin
    Nga ILyrium nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-04-2007, 13:09
  3. Feja e vertete
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-04-2007, 16:39
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •