Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 16
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Ilir Meta jep dorheqjen.

    Ministri i puneve te jashteme te Shqiperise Ilir Meta ka dhene doreheqjen sot te premten ne darke dt 18 korrik 2003
    Ja teksti i letres se Metes, dhe rreagimi i kryeministrit Nano.




    ILIR META : Se pari, dua te shpreh
    zhgenjimin tim dhe te kundershtoj vleresimet kritike qe behen per punen e Ministrise se Puneve te Jashtme, te cilat i konsideroj si nihiliste, tendencioze dhe denigruese, per kete institucion, siē doli edhe nga analiza 6-mujore, qe u zhvillua atje, ku ministri Klosi dhe perfaqesues te tjere nga Kryeministria, moren pjese dhe ku u ftuan te bejne pyetjeapo ver
    . Duke e lidhur kete analize edheme shkresat e fundit te ardhur nga kabineti juaj, ku ne menyre arbitrare synohet te eleminohet Ministria e Puneve te Jashtme si institucion pergjegjes per zbatimin e politikes se jashtme, duke e vendosur ne nje
    tutele te plote personale nga ana juaj dhe e keshilltareve tuaj dhe duke i konsideruar keto veprime si vazhdim te luftes tuaj personale, ne kuader te per perpjekjes per absolutizimin personal te qeverisjes, deshiroj t’ju njoftoj
    largimin tim te parevokueshem nga kjo tavoline, qe drejtoni ju, duke mos pranuar me qe te behem pjese e fallsitetit dhe e hipokrizise tende qeverisese.


    Faleminderit.

    FATOS NANO : Do largoheni tani, pa qendruar per reagime?

    ILIR META : Per reagime nuk ka nevoje.


    FATOS NANO : Ky eshte nje veprim i papritur dhe
    inkoherent me kete mbledhje shume funksionale, konstruktive dhe te dobishme per vazhdimin e punes se ketij kabineti. I papritur dhe inkoherent, sepse, gjithashtu, krahas vleresimit objektiv te punes se Ministrise se Jashtme nga struktura e monitorimit si per te gjitha ministrite e tjera, une dhe kabineti prisnim nje reagim, gjithashtu, koherent, me debatin e kryer per ēeshtje te ngritura nga zoti Meta deri pak perpara dhe me angazhimin e rishfaqur te zotit Meta edhe me shkrim prane Kryeministrit, ne daten 10.7.2003, me nje leter me numer me numer protokolli
    2171, te Ministrise se Puneve te Jashtme, me lende: “Mbi angazhimin tim si
    zevendeskryeminister”. Permbajtja e saj eshte : “Zoti Kryeminister, krahas
    angazhimit tim si minister i Puneve te Jashtme, i qeverise qe Ju drejtoni,
    ne vijimesi kam ndjekur me perparesi mbarevajtjen e punes se
    institucioneve ne varesi te Keshillit te Ministrave, veprimtarine e te
    cilave e ndjek zevendeskryeministri. Gjithashtu jam angazhuar me
    seriozitetin e perkushtimin e duhur ne drejtimin e keshillave, komiteteve
    apo grupeve nderministrore, qe drejtohen nga une, ne cilesine e
    zevendeskryeministrit.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Ihti
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    966
    Sa mire qe nuk jam ne Shqiperi...po te isha do e vrisja mendjen e do i analizoja keto gomarlliqe.
    Summertime baby!

  3. #3
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Ja iku Ilir Meta?
    A do verehet ndonje ndryshim i dukshem ne vend edhe sepse ai dha doreheqjen?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lis : 18-07-2003 mė 22:38
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk kam asnje konsiderate per Ilir Meten i cili eshte po aq i korruptuar sa Nano, por mendoj se kjo doreheqje do t'i kushtoje teper shtrenjte ketij te fundit ne opinionin nderkombetar !

  5. #5
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    Dulle, Tafe... na iku


    fatkeqesi shume e madhe kombetare qe te largohet nje personalitet i nje rrangu kaq te larte si Ilir Meta ...
    nuk e di a do ta marrim ndonjehere veten nga kjo fatkeqesi kaq e madhe...

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Pavaresisht nga pershtypjet qe ju mund te kini per Ilir Meta, akti i doreheqjes qe ai mori eshte per tu pershendetur ne aspektin politik.

    Ilir Meta u hodh nga lokomotiva Nanoiste ne castet e fundit duke i shpetuar keshtu destinacionit fatal, kryqezim Kasandra. Me sa duket, edhe Ilir Meta apo ndonje keshilltar i tij e lexon forumin shqiptar dhe e kuptoi qe rruge tjeter nuk ka. Doreheqja e tij eshte e vonuar ne fakt.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604
    Me sa duket, edhe Ilir Meta apo ndonje keshilltar i tij e lexon forumin shqiptar dhe e kuptoi qe rruge tjeter nuk ka.
    Sikur ta lexonin dhe te tjere do ta kuptonin se s'kane ku ta fusin koken. Nje dite do gjykohen dhe ata nga historia dhe nga njerezit e ketij vendi.

    Ne aspektin politik Meta e humbi betejen me Nanon, ashtu sic e kane humbur dhe te tjeret.

    Sa per korrupsionin, te gjithe politikanet shqiptar i kane te ndyera duart me vjedhjen 12 vjecare te popullit shqiptar. Pa asnje perjashtim!!!

    Me tragjikomikja eshte qe ne vend te tij s'do vihet ndonje "i paster" por me siguri ndonje qe do te vazhdoje te na vjedhe.

    Sa per imazhin e Metes ne planin nderkombetar, mbase ka fituar dhe jo humbur ne besueshmeri ndaj tyre. Por kete s'mund ta gjykojme keshtu me gjak te nxehte, do te duhet pak kohe qe te dali ne skene...

    Fjalet e tij kur u larguan ja vlejne te permenden:

    Njoftoj largimin tim te parevokueshem qe te mos vazhdoj te behem pjese e falsitetit dhe hipokrizise tende qeverisese
    Thua se prania e tij ne qeverite e Nanos, ashtu si dhe si Kryeminister e beri qeverine e atehershme te paster moralisht...!?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Enri : 19-07-2003 mė 15:10
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  8. #8
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    KU PO SHKONI ZOTI NANO?

    Largimi I zevendeskryeministrit dhe ministrit te jashtem Ilir Meta nga qeveria e fut vendin ne qorsokakun e krizes qeveritare. Ne plan te pergjithshem mund te thuhet se vendi ka hapur mbreme nje porte te madhe per krize politike. Kritikat dhe nxirrja e punes se zotit Meta ne raportin 6-mujor te kryeministrit ka sherbyer si pretekst I mjaftueshem per imponim largimi. Pra, kryeministri dashur pa dashur ka provokuar keshtu rikthimin e krizes ne marredheniet e brendshme te Partise se tij. Ky akt pare ne kuader te ecurise pergatitore te fushates elektorale te zotit Nano, duket si element I njevlefshem me reformen perzenese te aleateve te vegjel. Kreu socialist ne ditet e bisedimeve nderpartiake me lehtesi te madhe shenoi shperberjen e koalicionit "Aleanca per shtetin". Divorci i pakthyeshem politik me PSD-ne, me PBDNJ-ne dhe me disa emra politikanesh te tjere te spektrit te majte kane qene rezultati ndjellakeq I investuar prej kryeminister-kryetarit. Ndersa akumulonte pushtet, ndersa u duk se siguroi vetem nje rezolute pakti ne kryesine e Partise, zoti Nano se fundi nisi spastrimet e perfaqesuesve aleate nga konkurenca elektorale en-blok e se majtes. Ky gabim u mor lehte prej tij dhe deklaratat qe pasuan cdo perzenie aleati, mbeten shqetesuese per perspektiven zgjedhore te PS-se. Kerkesa e shtirur e llogarise kryeministrore ne analizen 6-mujore, eshte preteksti I kerkuar e zotit Nano per te lare hesape e per te krijuar realitetin e dominimit te tij ne Qeveri. Me se shumti ky akt ka synuar rreshtimin klasik te anetareve te kabinetit dhe konfirmimin e realitetit te te nenshtruarve. Por reagimi shperthyes I zotit Meta, ka krijuar keshtu rastin tjeter te veshtiresise se neserme per kryeministrin Nano. Dilemat tashme jane me te shtuara. A do te kemi rrezim te qeverise? A do te arrihet votbesimi I qeverise Nano pa zotin Meta? A do te. I gjithe ky peshtjellim, kjo situate qe sjell edhe me teper mjegull dhe anarki politike brenda PS-se, i adreson kreut te saj zotit Nano vetem dilemen se ku po shkon.

    Nano atakon Meten, lavderon Dervishin

    Ilir Meta dha doreheqjen pas mbledhjes se djeshme te Keshillit te Ministrave qe zgjati per kater ore me rradhe. Zevendeskryeministri, e cilesoi "keshillin e ministrave" si nje "tavoline personale te kryeministrit", ne deklaraten perfundimtare qe mbajti pas mbledhjes se qeverise, pasi kishte perfunduar raportimi i te gjithe ministrave. Ironia me e madhe e raportit te pergatitur per analizen gjashtemujore te punes ishte verejtjet e shumta ne adrese te dikasterit te Metes dhe lavderohej puna e Ministrit te Turizmit Besnik Dervishi. Gjate leximit te raportit perfundimtar, ku Ministri i Jashtem u atakua per mosrealizim marreveshjes dhe mosakordim palesh per nenshkrim te tyre; per mungese perparimi per marredheniet ekonomike me vendet ne zhvillim; ineficense e perfaqesive tona diplomatike; mosshtim i vendeve ku shqiptaret te levizin lirisht; numer i vogel takimesh me vendet e BE-se dhe apati e punes me diasporen, zevendeskryeministri dhe Ministri I jashtem shqiptar, ne tavolinen e qeverise paraqiti doreheqjen. Lajmi ne fakt ka tensionuar edhe anetaret e tjere te Keshillit te Ministrave present ne mbledhje, te cilet nuk prisnin qe perfundimi i raportit te ishte i tille. Meta i ka permendur Nanos ne mbledhjen e qeverise edhe faktin se ne analizen gjashtemujore te dikasterit qe ai drejton ka qene edhe Ministri i Shtetit per reformat Blendi Klosi dhe ky i fundit nuk ka pasur asnje kontestim, apo asnje pyetje e verejtje ne adrese te dikasterit.

    Marre nga "Koha Jone"
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,306
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne aspektin politik Meta e humbi betejen me Nanon, ashtu sic e kane humbur dhe te tjeret.
    Meta humbi betejen por jo luften. E kam thene ne kete forum 1 muaj me pare kur Meta nisi letren ne kryesi, arma me e forte ne doren e tij per te sulmuar Nanon, eshte doreheqja e tij.

    Kjo doreheqje e ekspozon plotesisht Fatos Nanon si brenda dhe jashte Shqiperise dhe Nano eshte tani ne te njejtat pozita qe ishte edhe ne 1991.

    Ilir Meta u largua nga qeveria per ti dhene nje mundesi vetes per te sulmuar ne menyre te hapur qeverine Nano dhe pozitat e tij ne krye te PS. Doreheqja e Metes nuk i jep fund konfliktit brenda PS, perkundrazi e thellon ate.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    nga dyqonet e reja
    Anėtarėsuar
    04-04-2003
    Postime
    327
    po kush mendoni ju se eshte Meta?
    nje cope ''shtangisti'' nga Skrapari...
    sic e ka thene edhe Faik Konica; ...Shqiperia eshte bere per te prishur shqiptaret!!!
    ...si do te shkoje puna, Tosi i Nanos edhe pse eshte ashtu sic eshte, kur vjen puna ne nivel intelektual eshte shume me lart se skraparlliu. Fatos Nanon e kam takuar personalisht ne vere te 1991, dhe te them te verteten me ka lene pershtypje shume te mira, megjithese sa pata mbaruar maturen...
    me Tosin mund te flasesh per tema nga me te ndryshme...
    sa here qe kemi per te pasur perplasje te Fatos Nanos brenda per brenda PS, nuk ka per te pasur fitimtar tjeter vec tij...
    edhe e dini pse? nuk besoj se eshte shume e veshtire per ta kuptuar...


    shnet

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Nese Berisha do te jepte dorheqjen si do te ndiheshit?
    Nga KastroZiso99 nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 94
    Postimi i Fundit: 19-08-2014, 09:15
  2. Pėrplasja Mejdani-Rama ne KPD socialiste, triumfojnė njerėzit e Ramės
    Nga Genti^Itali nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 20:53

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •