Une per vete nuk jam ndonje politikan i thekur dhe nuk pretendoj te mesoj dike se si ai te beje politike. Qellimi im eshte thjesht : te jemi ne gjendje qe te gjykojme drejt simbas drejtesise. Ne te gjitha gazetat dhe radjotelevizionet e ndryshme private, kohet e fundit problematika eshte drejtuar ndaj Edi Rames dhe "mrekullive" te tij. Une nuk dua te ndalem thjesht tek puna dhe vleresimi i ketij kryebashkiaku, por dua te ndalem tek rruga e gabuar qe ndiqet per te vleresuar kete kryebashkiak dhe cdo nepunes tjeter.
Palet kundershtare me argumenta te ndryshme perpiqen te ulin ose te ngrene figuren e ketij e njeriu. Kudo flitet me simpati dhe urrejtje per kete njeri. Por a mundet te jete njekohesisht ky njeri edhe tek "MAJA" edhe tek "Bishti"?
Nese themi se Edi ka bere KETE apo ate gje, dhe kete pune te bere prej tij ta ngrehim ne nje idhull, mendoj se eshte rruge dhe menyre e gabuar. Une si i Krishtere po sjell vetem nje shembull te thene prej Zotit JEzus Krishtit, i cili ju tha dishepujve te tij: Mat:17:7:10.
" Tani cili nga ju po te kete nje SHERBETOR qe i leron token ose i kullot kopene, do ti thote kur ai kthehet nga fusha ne shtepi: "Eja menjehere ne tryeze"?
A nuk do ti thote perkundrazi: "ma bej gati darken, pervishu e me SHERBE qe une te ha e te pi , e pastaj te hash edhe te pish edhe ti"?
Do ta FALENDEROJE ndoshta ate sherbetor sepse i ZBATOI ato qe i ishin urdheruar? Mendoj se jo.
Keshtu edhe ju, kur te kini bere te gjitha ato qe ju urdherohen thoni: Jemi SHERBETORE te padobishem, sepse beme ate qe kishim DETYRE te benim."
Kush e kupton kete shembull te thene prej Krishtit, nuk mund te gjykoje gabim perballe nje ceshtje si e Edi Rames. Une si Shqiptar kurre nuk mund te falenderoj Ramen dhe kedo qeveritar, per punen e mire qe ai ka kryer, pasi kjo eshte DETYRA e tij, dhe ai eshte i detyruar qe ta kryeje ate . Nese Rama, nga e gjithe Puna qe duhej te kryente si kryetar i bashkise se Tiranes nuk ka kryer PLOTESIHT DETYREN e tij, athere ai nuk ka bere DETYREN per te cilen eshte PAGUAR.
Te dashur bashkatdhetare! Nga menyre se si ne i gjykojme problemet e ndryshme te vendit , varet edhe ajo cka ne duam te ndertojme. Nuk mund te ndertosh nje gje te qendryeshme dhe te mire, nese nuk ben nje gjykim dhe vleresim te drejte. Nese Edi Rama beri "DICKA " per Tiranen , ai nuk ka bere gje tjeter vecse nje PJESKE te vockel te DETYRES se tij. Dhe ta lavderosh kete PJESKE jo te plote te detyres se tij, ke bere nje gjykim te gabuar. Une do te kerkoja prej Rames qe te KTHENTE prapa ROGEN e mare per ato pune te cilat duhej ti bente dhe nuk i ka bere, si dhe do ta coja para drejtesise per moskryerje te DETYRES. Pra ky eshte vizioni qe duhet te shohe cdo Shqpitar i cfardo rangu dhe niveli te shoqerise ne te cilen jeton.
Nje shoqeri e tregon civilizimin dhe zgjuarsine e vet , nga menyra se si i trajton problemte me drejtesi, ku cdo gjykim e mbeshtet mbi drejtesine. Kjo eshte e pamundur por jo e parritshme.
Persa i perket ceshtjes Rama , mendoj se eshte tragjedi kombetare, te mendosh se Rama eshte i pazvendesueshem. Gjepura te tilla besojne vetem pjesa e "Kalbur" e shoqerise, e cila pasurohet pa te drejte mbi kurrizin e "fukarenjve shqiptare.
Krijoni Kontakt