Përshëndetje Rosa
Për besë ,po ta mari për të madhe ty këtë replikë që e bën me Llapin.
Po a nuk e sheh se ky ,dy lidhje nuk i ka për replikë njerzore !
Ai zbaton vetëm detyrën ( urdhërin e dhënë nga lartë ) ,të poston shkrime të ndryshme nga gazetat majtiste e faqet elektornike kuqaloshe - propagandë .
Sikur duket nga kjo punë , siguron edhe bukën e gojës ky i shkretë !
Kur vjen puna për replikë ,dihet më gjuha e tij dhe e shokëve të tij .Kush nuk është me ta ,fillojnë që tu vjellin :- helm, vrerë ,e të gjithë janë tradhëtarë, të gjithë janë spiunë ,të gjithë janë pro sërb e çka mos tjetër ( kanë eksperiencë të madhe këta në këtë zanat ,të mësuar nga mësuesit e dullës - K. Danajt, B. Islamit , Xh. Halitit , I. Kelmendit ,G. Elshanit e tjerë .
Mjeranët ,nuk kanë kujtes fare këta . As që lodhin kokën fare .Se trutë e këtyre kanë filluar të stërkeqen nga ndryshku partiak .
Jo për gjë ,por për këta mendon partia ,si në kohën e dullës.
Partia din ,partia ju mëson , ju vetëm vperoni.
E sju mbetën këtyre të lodhin atë kallaballëk mendësh që kanë ??!!
Harojnë këta se ai '' trimi '' i këtyre ( Thaçi ) ,i zyrtarizoi enklavat sërbe në Kosovë ( Mitrivcë, Graçanicë,Shtërpcë , Viti e tjera ) ,gjatë takimit të tij ( Thaçit ) , Rexhep Qoses e Veton Suroit me popat sërb - artemije , sava e tjerë në Graçanicë menjëherë ditët e para të hyrjes së NATO-s në Kosovë.
Harojnë këta se ai '' trimi '' i këtyre ( Hashim Thaçi ) e lute me të madhe dhe duke iu përjargë xhingjiçit sërb ,për bisedime për Kosovën .
Harojnë këta se ai ''trimi '' i këtyre ( Thaçi ) ,u tha diku para nja dy muajsh ( gazetave sërbe ) ,se është i gatshëm të udhëton në çdo vend demokratik si edhe në '' beogradin demokaratik '' .
Na e bëri '' beogradin demokratik '' Thaç '' trimi '' , e kundërta e botës që kërkonin reformin të beogradit .
Haruan këta se ai '' trimi '' i këtyre në të njetat gazeta sërbe , kërkoi vota të sërbëve të Kosovës ( jo pa qëllim ,se e sheh se po i hikën elektorati i tij për çdo ditë e më shum ,shkaku i të falurit të tij në gjunjë e përjargur , nga veriu -beogradi ) .
Duan ta fshehin këta inskenimin e arestit të Thaçit në aeroprtin e Hungarisë ( dhe iu vjen mërzi me ua kujtuar atë punë -arestim i inskenuar sërb ) ,ku Thaçi ka marë detyrat shtëpiake ,për veprim politik të ardhëshmen në Kosovë.
Harojnë këta se ai ''trimi '' i këtyre ( Thaçi ) vetë e dërgoi Fatmir Limën ,në arest të Hagës ( në Kranjë të Sllovenisë ) .
Harojnë këta se para disa ditëve '' qeveria sërbe '' tha se , kërkonte Thaçin direkt si përgjegjës të bisedimeve mes Prishtinës dhe beogradit . Ku sërbia e vulos vetë me këtë kërkesë se arestimi ka qenur i inskenuar për rritjen e kredibilitetit të Thaçit në politikën e Kosovës . Ndryshe si mund ta arsytojnë këta loçkomanat e Thaçit këtë kërkesë të qeverisë sërbe për Thaçin,që të jetë i pari i bisedimeve !
Dhe jo pa qëllim e bën këtë qeveria sërbe .Se i ra mirë sërbisë nga prezenca dhe udhëheqja e Thaçit , grupit për bisedime në Ramboliet . Që Thaçi i mundësoi sërbisë ta rafshon Kosovën me tokë .
Këta ( loçkomanat e Thaçit ) janë shterp nga koka siç është edhe Thaçi i tyre shterp , si politikan .
Këta loçkomanat e Thaçit ,i ka marë malli të shkojnë edhe njëherë në beograd me sharat e sopatat e tyre në krahë ,për me trupuar dru rrugëve . Me llopatat e kazmat me hapur kanale të ujrave të zeza . Me mikserat e kazanat për të shitë bozë ,limodë e salep .
Deri sot të gjitha idetë e Dr. Rugovës ,për Kosovën kanë dhën frytet e tyre në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj .
Dhe mu kjo është ajo , që i tërbon këta loçkomanat e Thaçit :- druvarët, mihësit e kanaleve e bozaxhitë e beogradit dhe smederevës .
Krijoni Kontakt