Ne kete teme dua te trajtoj disa fenomene qe i hasim te gjithe ne forum, ne jeten e perditshme apo ne kontakte me shqiptare te tjere. Dua ti sjell para vemendjes tuaj se edhe pse ne pamje te pare duken si gjera te vogla e pa rendesi, ato jane teper domethenese dhe tregojne shkallen e ndergjegjesimit kombetar te shume prej nesh.
Emertimet krahinore
Qellon shpesh qe veshi na degjon emertime shqiptaresh sipas krahines nga ata jane me origjine. Ajo qe me vret veshin mua me shume se cdo gje, eshte emertimi "Kosovar" qe shume prej shqiptareve e perdorin per te identifikuar shqiptaret nga Kosova. Me keto lloj emertimesh, luhet mbase loja me fine anti-kombetare e mediave shqiptare, e politikaneve te vecante te njohur per papergjegjesi kombetare, e shqiptareve te thjeshte te rritur ne nje mentalitet provincial te indoktrinuar edhe nga propaganda te mbrashta anti-kombetare sic ishin 50 vjetet e komunizmit ne Shqiperi.
Personalisht, te quash nje shqiptar nga Kosova "kosovar" sa here qe i referohesh atij apo gjithe popullit te Kosoves, eshte fyerja jo vetem ndaj shqiptareve ne Kosove por ndaj gjithe kombit shqiptar. Ata qe jetojne ne Kosove nuk jane "kosovare" por "Shqiptare", keshtu qe termi "kosovar" mund te perdoret vetem ne menyre simbolike dhe shume rralle per te treguar perkatesine krahinore, por emertimi zyrtar dhe ne perdorimin e pergjithshem duhet te jete "shqiptaret nga Kosova", "shqiptaret nga Dibra", "shqiptaret ne Malin e Zi", "shqiptaret nga Cameria", "shqiptaret e diaspores" etj.
Shume nga ju mund tu duket ky obzervim si i pavlere apo i ekzagjeruar, por iu siguroj qe emertimet si ky i mesiperm jane teper te rendesishme per ceshtjen kombetare. Ashtu sic ka shqiptare te ndershem dhe te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare, ju shume mire e dini se ka edhe shqipfoles qe ne cdo mundesi qe u jepet mundohen ti portretizojne shqiptaret ne dy anet e kufirrit jo vetem si dy popuj te ndryshem, por edhe si dy rraca te ndryshme. Nuk eshte e nevojshme qe te ze ne goje emra te pervecem qe i fryjne krahinizmave dhe ndarjes kombetare, pasi jam i bindur qe ju dini ti dalloni vete keta persona publike.
Emertimi eshte i rendesishem pasi eshte pjese e asaj fushate qe ne e quajme "ndergjegjesimi kombetar". Njerezit qe bejne dallime te tilla bejne edhe dallima krahinash brenda vete Republikes se Shqiperise dhe brenda vete Kosoves. Krahinizmi tregon provincialitet ne mendim qe demton jashte mase interesat tona kombetare. Perpara se te ndryshojme kufinjte fizike ndares se trojeve shqiptare, duhet te prishim ato murre ndares qe secili prej nesh ka ne mendjen e tij.
Ky forum ndihmon pikerisht ne prishjen e murreve ndares ne mendjen e shume shqiptareve, pasi ky eshte mbase vendi i vetem ku shqiptaret nga Kosova diskutojne me ata nga Shqiperia per ato probleme qe shqetesojne te dy palet. Shqiptaret nga Kosova mesojne per problemet qe hasin shqiptaret ne Shqiperi, ashtu si shqiptaret nga Shqiperia mesojne mbi problemet qe hasin vellezerit e nje gjaku ne Kosove.
Sa here qe degjoni apo lexoni emertime krahinore si "kosovar", mos nguroni ta korrigjoni ate person dhe ti beni te qarte se ai "kosovari" eshte shqiptar si une e si ju, pra shqiptar nga Kosova.
Sillni obzervimet tuaja ne kete teme.
Krijoni Kontakt