Close
Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 115
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    47
    ju pershendes te gjitheve ne radhe te pare.

    une do te jepja mendimin tim dhe ky eshte qe mesoni te silleni me njeri tjetrin ne radhe te pare, dhe tjerat rregullohen ai qe don te ndjek llogjiken ai qe nuk don le te ndjek deshirat e tij .


    E VERTETA ESHTE 1 ,KUSHE E KERKON E GJEN .

    TE DUASHE NUK ESHTE E RENDESISHME POR ME E RENDESISHME ESHTE A TE DUAN .
    [size=0.5]Kure te marresh veshe se une kame vdekur ti mos qaj ,kur te vizitosh varrin tim mos u trishto kur te them se ti ke faj....

    Sot ti s'je me ketu
    DHe qielli nuk eshte me blu ,
    Dielli eshte zhdukur bashke me ty ,
    Une ndiej lotet qe me mlidhen ne sy ,
    Kuptoj se vetmia te shkaterron me Shume se dashuria,

    Fundos koken nen jestekun tend dhe me dukesh ne c'do kend ,
    Shoh mekatet qe me bien c'do dit ,
    Kaluam bashke puthuajse nje vit ,
    Duke menduar se nuk do na ndante asgje ,derisa erdhi e sotmja ti nuk je me.
    E tani qe me nuk te shoh ,
    DHe trupi yt me nuk me ngroh,
    Pres ringjalljen e ndienjave te mia ,
    pres te me vi serisht dashuria.[/size]

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Delil
    Anëtarësuar
    12-04-2003
    Postime
    36
    weise angel
    Nese je vertete muslimane sic thua, kam mendimin se ti moj vajze ke probleme me besimin tend.Une nuk e di se c'fare maredheniesh ke me prinderit por ti ke nje mentalitet qe eshte shume larg llogjikes se besimit.Nje muslimane e vertete merr vetem nje here vendim per te qene ose jo muslimane.Nese ke vendosur ta quash veten muslimane atehere duhet te kesh llogjiken e nje muslimaneje qe do te thote rrespekt ndaj zgjedhjes qe ke bere per te pranuar islamin.Nese ti fillon e mendon per zgjidhje te tjera jasht llogjikes se zgjedhjes qe ke bere atehere pervec emrit feja jote ka gje tjeter.
    Fjala "jam muslimane" me zgjidhjet qe mendon te besh ti eshte shume larg.Nese ke vendosur te jesh muslimane atehere mos negocio per kushtet e kesaj feje por bindju atyre dhe nese nuk ke vendosur te jesh muslimane atehere ke plot zgjidhje te tjera qe s'kane lidhje me islamin.Dhe per te te qetesuar po te permend fjalen e Allahut te mdherueshem:"Mbase doni dicka dhe ajo eshte e keqe per ju dhe mbase urreni dicka dhe ajo eshte e mire per ju.Allahu din gjithcka dhe ju nuk dini"
    Me rrespekt,Delil

  3. #93
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    11
    Cfarë besimtarë se jo mahi!
    Vajza bëri një pyetje të thjeshte e logjike ( si të fejohem pa u njohur me djalë?) dhe merr njëqind përgjigje të komplikuare e të dredhta.
    Përgjigja eshtë logjike ashti si ishte pyetja : nuk mund të fejohesh pa e njohur djalin, e nuk mund ta njohish pa dalur me të, edhe shpesh bile! Fatin tënd e ke në duar tua, por nëse dikush don të ta marrë në dorë, mos e lejo. Vetëm fakti se bënë kësi pyetje të mençur dëshmon faktin se je e arsyeshme, dhe mendoj se prindët e tu duhet të krenohen me ty.
    Po të flas si nëne e ca fëmijëve, më i madhi i ka 14 vjet. E them këtë për ta dëshmuar se po të flas me shumë interes për arsye se po konfrotohem dhe do të konfrontohem me të njejtat pyetje. Mirëpo, edhe mospajtimet e tua duhet t'i bisedosh me prindër, sepse vetëm fëmiu mund t'i ndryshojë pikëpamjet e tyre. Duhet të diskutosh edhe për të qenë e sinqertë me vetëvetën, në mënyrë që mos të duket se bënë mëkate. Jam muslimane, prindët i kam musliman, por asnjëherë nuk flasim se çfarë duhet të bëjë muslimani, por çfarë duhet të bëjë NJERIU i moralshëme.
    Kam shumë merak t'u përkujtoj fetarëve të "mëdhenj" se Zoti ka thënë edhe këtë : mëkatet që i bënë ndaj meje, mund të ti falë se jam i gjithmëshirshëm, nëse pendohesh sinqerisht; por mëkatet që i bënë ndaj insanit, nuk kam fuqi të t'i falë, ai vetë mund të t'i falë. Pra, nëse më vjen me këso mëkate ( ndaj insanit) duhet t'i lajsh". A s'është kjo e mrekullueshme? Mu për këso citate është konsideruar feja islame më përparimtarje, sepse e konsideron njeriun plotësisht të lirë, dhe Zoti nuk i "përzihet" në çdo poret e jetës. Pra ato pallavra tjera që ndalojnë veshje, mish derri, etj, etj, janë shumë, shumë sekundare, apo të parëndësishme. Në shkollë na mësojnë se një librit duhet t'ja nxjerrish thelbin e jo ta mësosh për mendsh e ta përsëritësh si papagall. Pra edhe kurani duhet interpretuar e jo t'i marrish rregullat ashtu siç janë shkruar para sa shekuj! Duhet t'ja ruajsh thelbin, kaq!
    Edhe një gjë : a e dini o ju muslimanë të fortë se feja jonë nuk ia ndalon fjalën atij që beson në Zot, pa marr parasysh fenë, dhe se lejon martesë me të krishterë apo jevrej? Duhet vetëm të jetë i besueshëm, e jo ateist. Kaq.

  4. #94
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Weise Angel... pa ofendime... me ate foto qe ke vene tek galeria e anetareve, s'besoj se pyet shume per opinionin e prinderve
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  5. #95
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2003
    Vendndodhja
    U.K.
    Postime
    35
    Moj Roza po ne thua qe je muslimane dhe me sa kuptoj sia ke idene se ceshte islami. Domosdo do kesh lexuar dy rreshta te kuranit dhe te duket vetja dijetare por duhet te dish nje gje se Allhu eshte Ai qe krijoi dhe vendosi ligj ne gjithcka. Si thua ti ne rast se cdo gje ne univers te levizte sipas qefit te vet do te behesh shkaterrim i madh. Duhet te dish se Allahu zbriti Kuranin ligj dhe kushtetute per njeriun ne toke dhe snjihet ligj tjeter te Ai dhe ska shperblim ne ligj tjeter vetem se ai qe vepron sipas kuranit dhe tradites se derguarit tone Muhamedit a.s..
    Sa per falje Allahu fal per aq sa robi nuk di dhe ska njohuri.
    Me sa lexova degjova se ate qe Allahu e ka bere Haram ti na thua ta bejme hallall se ashtu ta ka qefi. duhet te dish se feja seshte sipas qefit te njerezve se ashtu me qindra fe sipas mendjes se njerezve.
    Duhet te dish dicka qe ne adhurim te Allahut cdo gje eshte e ndaluar(haram) vec cfare Allahu dhe i derguari i Tij kane bere hallall(te lejuar dhe ne jeten materiale cdo gje eshte Hallall vec cfare Allahu dhe i derguari i Tij kane bere haram.
    Pra ki kujdes ne ato qe thua se atehere mohon ate qe Allahu ka zbritur (Kuranin) dhe pastaj behesh ne te njejtin rang me mohuesit (mosbesimtaret) dhe Allahu na ruajt nga kjo.
    Myslimani dashuron vetem per hir te Allahut, pra ne radhe te pare duhet te duash Allahun dhe te derguarin e Tij pastaj te tjerat jane dytesore.
    Gjithe te mirat.

  6. #96
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2003
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    11
    Luaja Taulant , luaja. Po shumë po dijshe ti, se!


    Aq të mençëm e bënë vetën sa na e përshkruan allahun ashtu siç ke qef ti të jetë! Të thuash se duhet t'a duash allahun dhe dërguarin e tij në radhë të parë e të tjerat janë dytësore, kjo mua më dëshmon se asgjë s'ke kuptuar në fe. Për allahun, apo për Zotin, më e rëndësishmja është dashuria ndaj tjetrit, do të thotë ndaj njeriut. Kurani është një libër i vjetër, i drejtohet shoqërisë se kohës kur është shkruar dhe iu flet njerëzve në mënyrë që të bindin, prandaj edhe gjen fraza ku e frikëson insanin . Mirëpo njerëzimi evoluon pandalur dhe sot s'ka nevoj ta frikësosh askend për ta bindur. Sihet qartë, tepër qartë nga mënyra se si flasin për Allahun apo Kuranin integristat ( fanatikët) se ata ose kanë frikë, ose duan të ndjellin frikë. Shumë pak njerëzit si ti e zënë në gojë dashurinë në njeriun dhe tepër shumë adhurimin dhe frikën në Allahun. A s'po të duket kjo deformin mizor i fesë?
    Mos harro se kur e dashuron njeriun e dëshmon dashurinë që ke për allahun.
    Mos e harro edhe një gjë shumë të rëndësishme : Kurani është vazhdim i Biblës, në asnjë rresht nuk e mohon biblën, as pengamenrët e parë si Abrahamin ( me qëllim po e shkruaj kësht) dhe Krishtin. Ardhjën e Muhamedit e ka paralajmëruar edhe Krishti, a e di ti këtë apo jo? Apo ndoshta të duket se po blasfemoj kur po i bëj Krishtin dhe Muhamedin bashk? Deshe ti apo nuk deshe, kështu është, mund të dokumentohet dhe ta lexosh Testamentin e Ri me vëmendje. Por ndoshta frikohesh mos është haram ta lexosh?
    A po e do edhe një "skup" bombastik? Prej momentit që është shkruar ( apo ka zbritur, si të duash) kurani dhe kohës kur është dhënë për lexim kishte kaluar një shekull! Merre me mend, një shekull! Këtë e ka shkruar vjet një dijetar shumë i squar arab dhe shumë i respektuar, dhe dëgjoje më të fortën : askush nuk e ka përgenjështruar, askush prej dijetarëve tjerë të shumtë. Nga hulumtimet që janë bërë, kjo është ditur moti por nuk është përhapur. Harrova të tregoj se është ruajtur "në çels" nga njerëzit. A thua përse? Perse kanë pritur aq shumë për ta hedhur në dritë? Ndoshta dikush më i dutur se unë e di përgjegjën?
    Dua të shtoj edhe një gjë tjetër, apo nëse e di t'a përkujtoj : ato gjëra që janë shkruajtur në Bibël apo në Kuran për fillet e jetës, janë shkruar edhe në shumë tekste që bënë fjalë për mitologjinë e popujve. Krijimi i botës ka qenë dhe është preokupim kryesor i gjithë njerëzimit, dhe të gjitha mitologjitë e botës kanë dhënë spjegime të llojllojshme për t'i "rehatuar" shpirtrat. Kjo është shumë e arsyeshme, natyra e njeriut është asisoji që kërkon përgjigje në pyetjet esenciale siç është jeta dhe prejardhja e njeriut. Pra ne duhet ta ndajmë pjesën mitologjike të kuranit nga mesazhin kryesor që ai synon ta përhapë : dashuria dhe tolerimi ( apo mëshira, si të duash).

    P.S. Deshe apo nuk deshe, jam muslimane, dhe jam, pikë! Nëse njerëz të llojit tënd ma mohojnë këtë për shkak se po e jetoj fenë time në mënyre tolerante, të butë dhe moderne janë shumë të dobët dhe më bëjnë edhe më të fortë. Edhepse shumë anëtarë të këtij forumi po më duket fanatik, pra të verbër, nuk e marr drejtën t'i mohoj si musliman apo të krishterë. Unë nuk kam frikë nga Allahu, por e dua, thjeshtë. E kjo dashuri e madhe që kam për njeriun dhe Allahun më bënë të kem mëshirë për këta fanatikë që e kanë shpirtin aq të trazuar, se me të vërtetë eshtë shumë vështirë të jetosh me frikën.

  7. #97
    Larguar Maska e cunimartum
    Anëtarësuar
    07-06-2002
    Vendndodhja
    Canada
    Postime
    678
    A po e do edhe një "skup" bombastik? Prej momentit që është shkruar ( apo ka zbritur, si të duash) kurani dhe kohës kur është dhënë për lexim kishte kaluar një shekull! Merre me mend, një shekull! Këtë e ka shkruar vjet një dijetar shumë i squar arab dhe shumë i respektuar, dhe dëgjoje më të fortën : askush nuk e ka përgenjështruar, askush prej dijetarëve tjerë të shumtë. Nga hulumtimet që janë bërë, kjo është ditur moti por nuk është përhapur. Harrova të tregoj se është ruajtur "në çels" nga njerëzit. A thua përse? Perse kanë pritur aq shumë për ta hedhur në dritë? Ndoshta dikush më i dutur se unë e di përgjegjën?
    Nuk dua te hyj ne debat por ne rradhe te pare vetem te uroj dhe shpresoj te lexosh me shume mbi Islam meqe je kaq entuziaste qe je muslimane. Zoti ta shperblefte me te mira meqe je kaq besimtare e sinqerte.
    Persa i perket atij celesit dua te te sqaroj se qe Kur'ani eshte hedhur ne te shkrojtur me vone se sa koha kur u zbrit kete e di c'do besimtar i vertet musliman...

    Kurani nuk ka versione sic shume veta flasin per librat
    e tjere neper bote, por ka NJE version, ate origjinalin
    prej Zotit. Ne kundershtim me shume libra te tjere
    qe vijne nga lashtesia, Kurani eshte libri me autentik qe
    bota ka pare ndonjehere. Ai liber i zbritur ne Naten e
    Kadrit, me 27 te Ramadanit (muaj Henor... sic eshte edhe
    Dhjetori, Janari etj) ne vitin 609, Profetit Muhamed ne
    shpellen e Hires, ne Malin Xhebel En Nur (Mali i Drites) ne
    dalje te qytetit te lashte te Mekes, ne 1400 vite nuk ka
    pare asnje presje te ndryshuar nga ai. Kjo gje eshte per
    arsye se vete Zoti premton ne Kuran qe Ai (Zoti) eshte qe e
    zbriti Kuranin dhe ai eshte ruajtes i atij.
    ... Kurani iu zbrit Profetit Muhamed ne 23 vite te
    Profecise se tij ne menyre periodike. Kurani i hershme u
    shkruajt nga Muslimanet nen mbikqyrjen e Profetit Muhamed
    ne lekure, ne drure dhe ne papiruse te kohes, dhe ne te
    njejten kohe u mesua permendesh nga shumica e shokeve te
    Profetit.
    Pas vdekjes se Muhamedit, ishte Ebu Bekri, shoku me i
    ngushte i Profetit, dhe Khalifi i pare i Islamit ai qe i
    keshilluar nga Umar Ibn Khatabi, pas vdekjes se shume
    Hafizeve (qe memorizonin Kuranin permendesh) qe urdheroi
    Zeid bin Thabitin dhe shoke te tjere te Profetit a.s. qe te
    kompilonin Kuranin ne nje vellim te vetem.

    Qe nga ajo kohe, Kurani u komplilua i teri ne nje volum, ku
    me pas ishte Khalifi i 4t i islamit, Othman Ibn Affan ai qe
    me Zeid bin Thabitin dhe muslimanet e tjere te kohes qe
    kishin marre pjese ne kompilimin e pare te Kuranit qe e
    kompiluan Kuranin ne nje liber tashme ne leter, i cili me
    vone u nda ne te gjithe boten. Ky eshte Kurani qe sot bota
    ka nga Lindja e Diellit e deri ne Perendim te botes. ...
    kam degjuar qe nje kopje e origjinali te Othman Ibn Affanit
    ekzistone edhe sot e kesaj dite ne nje muze ne Kazan te
    Tatarstanit ne Rusi, kopje e cila iu morr Gjermanise nga
    Stalini...
    ... Keshtu qe nga ajo kohe, e deri me sot Kurani qendron
    origjinal, ashtu sic Zoti ia zbriti ate liber Profetit
    Muhamed, pa iu ndryshuar as edhe nje germe e vetme...
    Profetesia Islame premton qe ky liber do te vazhdoje i
    tille deri ne diten e fundit te botes, kur Kurani do te
    zhduket nga bota.
    Fen e ke krejt personale. MEMEDHEUN E KEMI TE PERBASHKET.

  8. #98
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Postuar më parë nga Studenti_blu
    leila

    po mi e nderuar cdo here nuk e thot pamja te verteten e vet

    mund te ket syri nje dimenzion tjeter e shpirti nje tjeter

    shendet
    studenti
    Studenti_blu... e po te hiqet nje sikur i degjon prinderit e te dali ne foto me prapanicen jashte qe ta shikoje gjithe bota? Hmmm... mos ia fut kot edhe ti, liberal... se s'ka njeri me liberal se une.
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  9. #99
    failed & quoted Maska e IsiNYC
    Anëtarësuar
    27-08-2003
    Vendndodhja
    mbi dhe, nden qiell
    Postime
    227
    Dashuria eshte nje ndjenj mbi jahudismit, kristianismit dhe myslimanismit.

    Nje nga keshillat e perbashket e te tre feve eshte

    Zoti do preferonte qe njerezit te donin njeri tjetrin me shume se to donin Zotin vete.

    Pyesni ke te doni, prift, hoxh apo rabin, do e vertetojn te gjith.

    Kam menduar gjithmon, edhe tani qe lexoj keto tema me vertetohet opinioni. Njeriut nuk i duhet feja qe te ndertoj piramiden e moralit. Familja mund ta krijoj kete me ane te respektit dhe jo me dhune me ndihmen e fes. Frika nuk te meson gje por te mban te prapambetur ndaj temes.

    Por prap, mendimi im eshte - Dashuro me gjith shpirt. Dhe nqs zemera te thot te dalesh me te fejuarin, DIL. Ti do jesh ajo qe do kalosh jeten tende me to jo prindrit. Prindrit duhen respektuar, por kjo nuk do te thot qe te mbyllesh per jet.

    Dashuro, lirisht si te do zemra.



    By the way since we're on the topic of Islam and marriage. I find it rather ironic that Muslim families wont let their daughters out of their house and want to keep them covered and tied up like prisoners even if the woman is as old as 25. However, they DO marry their daughters really really young. Even at ages as young as 15 - 16. Does this mean that a 15 year old child is ready to have intercourse because an Imam or Priest says that they are married according to religious law. The irony and contradiction is incomprehensible by any civilized standard.


    Leni kishat e xhamiat, feja Shqiptarit eshte Shqiptaria.
    A casual stroll through the lunatic asylum shows that faith does not prove anything. | Nietzsche

  10. #100
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-04-2003
    Vendndodhja
    U.K.
    Postime
    35
    O ti iscirhdsNYC. dukesh qe ja fut kot.
    Si thua eshte me mire qe baby girl tia lej mamit kopilin ne moshen 14 16 vjec apo te fitoj respekt dhe dinjitet ne familjen e re si nuse apo ne te ardhmen si nene.
    Me te thene te drejten ne vende si USA ku robi ka te drejte te hedhe ne gjyq edhe prinderit dhe te kerkoje burgim per to habitem se si keto vajza qe ruajne dinjitetin e tyre dhe kane frikerespekt per Krijuesin e tyre Allahun u ka shpetuar kaq gje.
    "........ Thuaj falja ime, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime eshte vetem per Allahun Zotin e boterave......." Dashuri per Krijuesin se pari dhe te tjrat ne perputhje me ligjet e Tij.
    Ta dish di NYC se Allahu eshte krijuesi dhe Ligjvenesi dhe sikur te bente cdokush ashtu si i thote mendja secilit vertet do behesh rremuje e madhe ne gjith kete univers.
    Sa per njohurine tende ne Amerrike statistikat tregojne se ne cdo tre minuta ndodh nje perdhunim, qofte femer e re apo e vjeter apo edhe femije. Fenomen ne Amerrike gjithashtu eshte se pedofilia eshte ne rritje dhe eshte bere alarmante saqe prinderit sguxojne ti nxerrin femijet nga shtepia pa shoqerues.
    Keshtu qe vella i dashur kujdes kur te na kthehesh ne Shqiperi eja i paster dhe pa ndonje virus of freedom pa kufi se ke per ta helmuar vendin atje. Te them te vishesh me condom kembe e koke.
    Hajt shnet G.

Faqja 10 prej 12 FillimFillim ... 89101112 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Islami Sot Dhe Nesër
    Nga llokumi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 10:50
  2. Prej erresires ne drite!
    Nga INDRITI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 79
    Postimi i Fundit: 12-09-2011, 04:45
  3. Hyseni: Kadare kundër bashkimit të Shqipërisë etnike
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 69
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 12:44
  4. Kontributi i shkenctarëve islam në shkencë
    Nga Bleti002 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 15-03-2009, 22:29
  5. Cfare na kujton viti 1492?
    Nga INDRITI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-03-2004, 18:15

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •