Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 16 prej 16
  1. #11
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Postuar më parë nga dodoni
    Qafir Arnaut ato hulumtimet tua private qenkan të gabuara plotësisht.
    Dodon, perseri projekton deshirat e vullnetin tend. Po me dukesh shume romantik kur vjen puna tek ceshtjet madhore te kombit Shqiptar. Une vete kam qene i tille, e me beso qe s'po te gjykoj hic. Dikur kam lexuar Sulejman Krasniqin te cilin po e marr si shembull te romantizmes te disa njerezve. Ne novelen e tij 'Mic Sokoli' ne ceten e malesorit Gjete Bukoshi ai kishte vene edhe nje Tosk me emrin Guri. Mos na e vej edhe ti Gurin ne Kosove, e Gjeton ne jug te Shkumbinit se s'ka kuptim. Populli Shqiptar ka variacione brenda variaconeve perndryshe nuk thote kot populli "Fshat, zanat". Shumica e Shqiptareve te Kosoves njohin vetem fshatin e tyre e dine gegnishten e tyre, dhe mbi kete baze kerkon Migjen Kelmendi te krijohet identiteti i tyre. Mua s'me duket edhe aq e paarsyeshme. S'ka gje me qesharake te degjosh lajmet e Radio Televizionit te Kosoves e te degjosh spikerat duke u sforcuar te flasin sic flet Tirana. Pra kiji parasysh keto dallime e kupto qe Unioni Shqiperi-Kosove ka me qene shume problematik. Migjen Kelmendi fatkeqsisht e kupton kete e perpiqet te shtoje problemet. Me poshte nje citat i marre nga nje interviste qe Kelmendi i dha gazetes Shekulli.

    Akademia e Shkencave të Beogradit ka propaganduar gjithmonë idenë se shqiptarët e Shqipërisë janë një popull i ndryshëm nga shqiptarët e Kosovës. Propagandimi i gegërishtes është konsideruar gjithmonë si një hap përçarës dhe vlerësohet se përvetësimi i standardit gjuhësor nga krahinat ku fliten dialekte është konsideruar gjithmonë si një sakrificë në emër të unitetit kombëtar. Juve a nuk mendoni se keni hapur një problem që në fund të fundit konsiderohet përçarje?

    Prania e dy trungjeve kryesore në gjuhën shqipe është dhe ka qenë gjithmonë një realitet. Ai shtet serb që përdorte këtë fakt si argumentim për ndarjen e Shqipërisë nga Kosova nuk ekziston më dhe nuk është i pranishëm në Kosovë. Për këtë arsye, ne kemi mundësi të flasim rreth këtij problemi. Standardi gjuhësor nuk ka pasur kurrë sukses në Kosovë përderisa mbi 80 për qind e popullatës nuk e njeh atë. Ne mendonim se deri diku e kishim përvetësuar standardin gjuhësor, por me rritjen e komunikimit mes shqiptarëve zbuluam realitetin e hidhur se sa ndryshëm flasim shqip. Për shkak të moskomunikimit të gjatë, standardi gjuhësor ka marrë në Kosovë deformime të rënda të cilat na detyrojmë të rishikojmë në mënyrë shkencore problemin. Gazeta "Java" nuk ka marrë përsipër të gjejë zgjidhjen e këtij problemi, por ne dëshirojmë të shfaqim realitetin gjuhësor të Kosovës dhe për të hapur debatin rreth nevojës së ndryshimeve.

  2. #12
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Qafir Arnaut,jam shumë në dijeni të këtyre intervistave të Migjenit poashtu edhe të debateve të ndryshme për këtë problem që janë bërë në pjesën dardane të Shqipërisë duke përfshirë edhe atë të Migjenit me të atin e tij për këtë çështje, së pari po ta lexosh gazetën Java në të gjithmonë gjen shkrime se si edhe gegnishtja duhet bërë letrare, se si edhe ajo duhet dhe mund të shkruhet etj etj. Unë e di që kjo ide së pari ka qenë e nxënësit të Martin Camajt tonë të famshëm albanologut të shquar Hans Joachim Lanksch e disa të tjerëve kryesisht të huaj, dhe pajtohem se edhe gegnishtja po sikur toskërishtja e çdo gjuhë tjetër mund të shkruhet dhe poashtu pajtohem se do të ishte shumë më lehtë për gegët (edhe për vet mua se edhe unë jam gegë) të flitet e shkruhet, por kjo nuk duhet bërë për shkak të unitetit kombëtar. Jo vetëm ne por edhe shumë kombe të botës e veçmas ata që janë të vjetër kanë dialekte por që të gjitha kanë vetëm një gjuhë letrare dhe që përdoret në publik dhe kjo natyrisht që bëhet në favor të një apo disa dialekteve dhe disfavor të një apo disa dialekteve tjetër, por tani s'kemi ç'të bëjmë duhet ta pranojmë këtë gjë. Unë kam jetuar edhe në Tiranë për disa vite dhe kam vërejtur që edhe e folmja tiranse është pak e ndryshme nga gjuha letrare dhe publike e jona por ata në shkrim dhe në publik e përdorin letraren apo gjuhën e njësuar dhe kështu duhet dhe janë duke bërë edhe gjithë shqiptarët tjerë.
    Kurse bashkimi i pjesës dardane të Shqipërisë me Shqipërinë nuk ka asnjë mundësi as edhe teorike dhe nuk do të jetë aspak problematik, kjo po të ishte thënë nga goja e një serbi edhe do të kisha ditur ta arsyetoja por nga goja e juaj mendoj se është tepër e dëmshme, prandaj herave tjera ke kujdes dhe mati mirë fjalët para se të shprehesh.
    Bashkimi i pjesës dardane të Shqipërisë me Shqipërinë është një proces në përfundim e sipër.

    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #13
    nuk jam marre shume me kto migjen kelmenda,por po te jete ashtu duhet te krijohet nje gjuhe me dialekt vlonjat,nje me dialekt tirons,shkodran,dibran,korhar,ham,nuk jam prej kosove po,bo vaki qe dhe mrena n'kosove te fliten dialakte te ndryshme nga krahina ne krahine.Ktu shtete te medha si Rusia,Polonia,Italia etj kane per gjuhe letrare nje gjuhe dhe ne komb 7milion krejt e krejt duan te flasin secili sipas zones se vet.
    Nuk ka perëndi tjetër përveç ZOTIT

  4. #14
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Nesje, une them kjo pune rregullohet lehte nqs ndodhin me shpesh martesa ndermjet te dy grupimeve. Vetem jam prodhim i tille (Shkodran-Skraparli) dhe mendoj qe edhe familja e ish-kryeministrit Pandeli Majko (qe eshte vertet Shqiptar i mire dhe me vizion) dha shembull te shkelqyer me martesen e vellait te Pandit me nje Kosovare. Duhen shtuar shume kontaktet ndermjet Albalandit por fatkeqsisht pervec faktit qe Kosovaret kane zbuluar rivieren e Shqiperise asgje me teper nuk po behet.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

  5. #15
    musliman krenar Maska e Shiu
    Anëtarësuar
    20-02-2003
    Postime
    1,040
    QA,

    Shqiptaret e Kosoves vetem pjeserisht e kane zbuluar rivieren e Shqiperise. Nje pjese e madhe e tyre shkojne ne Ulqin apo ne bregdetin turk. Jane ne pyetje paragjykimet, dezinformatat, incidentet e kohepaskohshme, investimet e pamjaftueshme ne objektet hoteliere, etj.

    Turizmi eshte nje forme e pershtatshme per largimin e barrierave psikologjike te krijuara me decenie. Me kete u mundesohet vizitoreve nga Kosova te njihen me afer me realitetin ne Shqiperi dhe gradualisht te krijohen lidhje miqesie apo biznesi.

    Duhet te gjejme forma te afrimit dhe te njohjes se ndersjellte, ne menyre qe paralelisht me eliminimin e paragjykimeve, gradualisht ta ngrisim nivelin e bashkepunimit ne te gjitha lemite, e kjo me kohe krijon terren te pershtatshem per integrim. Me krijimin e "identiteteve" te vecanta ky integrim jo vetem qe ngadalesohet por edhe pamundesohet, prandaj duhet te refuzohen qe ne start.

    Migjen Kelmendi ende nuk ka krijuar nje rreth te gjere te perkrahesve te idese se tij per identitet dhe gjuhe te vecante te shqiptareve te Kosoves, prandaj dhe nuk paraqet ndonje rrezik te madh, por nese qendrojme indiferente, zhvillimi i kesaj ideje do te paraqese rrezik potencial ne te ardhmen.
    The greatest obstacle to discovery is not ignorance - it is the illusion of knowledge.

  6. #16
    Ikon-thyes Maska e Qafir Arnaut
    Anëtarësuar
    27-07-2002
    Vendndodhja
    Shum po shndrit aj Diell, e pak po nxeh
    Postime
    1,542
    Perseri Migjen Kelmendi del me deklarata bombastike. Me poshte ai i pergjigjet nje iniciative nga disa njerez nga Shqiperia ne pergjigje te bastardimit te gjuhes shqipe nga gazetare amatore:

    "Nëse me ligj ju mendoni se mundeni me e heshtue e me e nemit Gjuhën Amtare të katër milionë shqiptarëve tjerë, të cilët rastësisht shqipen e kanë të nji tingëllime e shqiptimi tjetër, mendoj se jeni tue e ba nji nga dhunimet ma të mëdha që dikush mundet me ia ba këtyne njerëzve. Sepse, gjuha jemi na vetë. Ua ndalove atyne, neve, Gjuhën Amtare me ligj, ju automatikisht ua dhunoni nji nga të drejtata themelore njerëzore të tyne."

    Paj ky po me ngjan me ata leshkot grekofile te Himares, qe flasin shqip per bukuri nder vedi, por kerkojne greqishten si gjuhe amtare. A thua kaq ndryshe qenka shqipja letrare sa ai ta quaj Gegnishte 'gjuhe amtare te 4 milion shqiptareve'?
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosesh ne profil por jo ne firme. Stafi i Forumit

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Albin Kurti: "Të gjithëve na mungojnë"
    Nga ARIANI_TB në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 110
    Postimi i Fundit: 25-01-2006, 22:29
  2. Bisedimet për statusin e Kosovës në tetor 2005
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 08-10-2005, 16:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •