MALLKIMI I POPULLIT TE URTE
Nga Mentor Kikia
Nje te diel, isha pjese e nje turme njerezish qe kerkonin te udhetonin nga Tirana drejt Elbasanit. Si te gjithe, sigurova nje vend ne furgonin e radhes dhe u rehatova kur shoferi tha se do te nisemi. Por tek kryqezimi i pare ai ndaloi dhe po kerkonte dike me sy. "Po kerkoj policin se me mori patenten kur erdha dhe me tha se me gjen tek kryqezimi". Dikush aty e keshilloi t'i jepte nje 2 mije lekesh dhe te mos vonoheshim. Por shoferi tha se do t'i jepte 5, pasi dymijeshja nuk hante me buke. Por polici nuk po gjendej. Shoferi u detyrua te bente nje rrotullim, per t'u kthyer serish tek kryqezimi ku duhej ta priste polici i pesemijelekeshit. Por ai serish nuk ishte dhe shoferi serish u rrotullua. Kete gje e beri kater here dhe ēdo rrotullim kushtonte te pakten dhjete munita. Me ne fund, ai i ktheu pasagjeret e zemeruar ne stacion. "Nuk kam ē'te bej, - tha, - gjeni nje furgon tjeter". Shoferit ia kishin marre patenten ne kuadrin e gjuetise se policeve ndaj drejtuesve te taksive qe bejne transportin e udhetareve ne linjen Tirane-Elbasan. Te gjithe sa ishin ne furgon filluan te shanin Bashkine e Tiranes dhe policin qe e kembente patenten me 5 mije leke.
Ne rrugen e kthimit isha serish ne nje shoqeri te tille. Por kete here furgoni nuk zbriti deri ne qytet. Ai u ndal ne afersi te varrezave te deshmoreve, ne nje vathe private te caktuar nga bashkia, ku ēdo shofer duhej te paguante per parkimin diēka me pak nga ē'kerkonte polici i patentes. Te ngarkuar me ēanta, njerezit pyesnin se me ēfare duhej te shkonin tashme ne destinacione. Nje taksi kushtonte 4 mije leke, pra dyfishi i shpenzimeve qe duhej te paguaje nga Elbasani deri ne Tirane. Dhe njerezit serish filluan te shajne derisa u shperndane shumica ne kembe edhe pse te ngarkuar. Ky ishte vullneti i bashkise.
Kjo eshte vetem nje copez nga jeta e perditshme e njerezve te thjeshte, atyre qe perbejne popullin para te cilit pergjerohen politikanet, qe perbejne turmen e eksituar politikisht, turmen qe shkon ne votime me heret se vete ata qe zgjidhen. Dikush mund te thote se ēfare ka per t'u shkruar ne kete histori? Eshte e vertete se kjo eshte nje gje mese e zakonshme ne jeten shqiptare, por une vendosa ta shkruaj pa asnje ngjyrim, per te treguar se sa te veshtire na e bejne jeten njerezit e shtetit, ata, per te te cilet ne votojme dhe paguajme per te na sherbyer. Ne fakt, episode te tilla gjen kudo. Rrefime te tilla mund te shkruash edhe kur shkon te paguash dritat, ujin, te regjistrosh femijen e lindur, te paguash taksat, te marresh lejen e nje dyqani, etj. Njerez qe trajtohen si turme, e cila shahet, perbuzet, fyehet dhe padyshim edhe vilet per te mbushur xhepat dikujt tjeter. Dhe kudo keta njerez te thjeshte mbarsen me zemerim, por qe revolten me te madhe kane mermerimen nen buze. Dhe e gjithe kjo eshte nje e keqe me te cilen ne tashme jemi mesuar, para te ciles ne vetem heshtim duke u shnderruar ne skllever vullnetare.
Krijoni Kontakt