Tema në lidhje me këtë çështje janë hapur disa sidomos tek forumi i çështjes kombëtare por deklarata si kjo e therepel asnjë nuk ka qenë deri tani, dhe ta them të drejtën sikur besoj që nuk i pëlqen asnjë shqiptari as mua nuk është duke më pëlqyer aspak, bile çuditem se si një shqiptar mund të shkruaj gjëra të tilla.
Mirëpo, forumi është i hapur dhe këtu mund të futet kushdo edhe njerëz të shitur ndoshta apo njerëz që siç e tha edhe njëri këtu nuk sheh më larg se hunda e tij (dhe edhe ata të shiturit kështu janë), mirëpo e mira e së mirës është që kombi jonë është i vetdijshëm politikisht dhe kombëtarisht dhe i di interesat e veta fare mirë pamvarësisht disa budallenjve që mund të kemi tek e fundit budallenj ka në çdo vend dhe pjesëtar të çdo kombi dhe këtu e ka futur veten e tij edhe ky therepel.
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet shumë shpejt, kurse për Maqedoninë mendoj se do të marri kohë por e rëndësishme është që të fitojnë të drejtat kombëtare e pastaj me kohën edhe vjen deri te bashkimi, te Mali i Zi, Kosova Lindore, Çamëria poashtu do të marri pak kohë.
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të forcoj shtetin shqiptar dhe pastaj edhe mund të bëj shumë më shumë edhe për trojet tona tjera. Duhet të jemi optimist sepse të gjitha do të bëhen me kohë.
Përshëndetje
Krijoni Kontakt