Nuk eshte me shume larg, por Shqiperia sot eshte drejt procesit te Globalizimit. Ai sot eshte procesi, ku Shqiperia, ashtu si shume vende te tjera, ka projektuar rrugen e aj te zhvillimit. E, ku nje rruge e veshtire gjendet edhe perpara Shqiperise ne rrugen e saj drejt Globalizimit. Ku ajo hapin e ka bere permes anetaresimit ne OBT dhe punes, qe po kryen permes implementimit te procesit te saj. Qe duhet thene, se nuk eshte e lehte dhe e shtruar. I parashtruar nga teoricienet e ndryshem, ai duket sikur eshte rruga e vetme e zhvillimit, por qe nderkohe nuk ka rezultuar i tille per shume vende. Ne kete mes duhet permendur se shume vende kane ecur permes integrimit te madh ne ekonomine Boterore. Kjo sot eshte e paevitueshme per nje fakt fare te thjeshte. Do te mjaftonte vetem zhvillimi i internetit, per te thene se integrimi i perbashket i vendeve te ndryshme ne Bote eshte i paevitueshem. Por, ai sjell edhe kriza dhe probleme te tjera. Te cilat, tregojne nivelet e zhvillimit te vendeve te ndryshme. Ku shume vende i kane ndjere hapur te mirat e saj fale harmonizimit te elementeve kryesore te Globalizimit, ndersa te tjeret pothuaj nuk i kane ndjere fare. Ne kete kontekt krizat e veshtira te Meksikes, Brazilit, Argjentines ne ditet tona jane pasqyra me e mire e kesaj.
E veshtire sepse deri tani nga Shqiperia jane larguar nje pjese e madhe e njerezve, qe sot e gjen veten me mire, ose te paguar me mire, qofte edhe larg profesionit, ne vende te tjera. Dhe, ne kuader te Globalizimit, jo vetem nuk mund t'i ndalosh, por Shqiperia perfiton nga prurjet e tyre financiare per familjet e tyre.
Duke iu referuar disa prej stadeve te Globalizimit, atehere duhet thene se per sa i perket tregut, Shqiperia sot ka bere nje pune te mire, per integrim. Kuptohet se ai ka pasur luhatjet e veta, gjate viteve te gjata te tranzicionit dhe kalimit, nga nje ekonomi e centralizuar, drejt nje ekonomie te hapur. Ndersa eshte vene re me kete rast, rritja e e investimeve te huaja, ne kuader te levizjes se kapitaleve. Shqiperia, me gjithe luhatjet, e kuptueshme per shkak te situates se renduar politike ne disa periudha kohe, pas viteve '90, eshte bere nje vend i hapur per investimet e huaja. Dhe, me gjithe kufizimet e justifikueshme, ajo lufton per te thithur me shume investime nga vendet e huaja.
E gjitha kjo ndoshta nuk do te funksiononte po te mos ishte edhe levizja e lire e njerezve. E cila per Shqiperine ka njohur hapjen pas viteve '90, pas plot 45 vjet pezullimi qe i
eshte bere kufirit te saj. Ne kete kontekst, Shqiperia, i ka njerezit e saj qe tashme kane levizur kudo, sikurse persa i perket migrimit te brendshem ka pasur nje levizje te jashtezakonshme drejt qyteteve kryesore te vendit.
Nga ana tjeter, zhvillimi i ekonomise dhe rritja e komunikimit me jashte, ka bere qe edhe ndryshimi edhe perhapja e teknologjise te jete e madhe. Dhe, shembulli me tipik per kete eshte lidhja e Shqiperise ne internet. Ku, shperndarja e informacionit eshte e hapur per te gjithe.
Pasojat e Globalizimit per vendin tone, jane pervec elementeve te integrimit ne ikjen e nje pjese te madhe te inteligjences, qe e shikon veten e saj, me te plote ne vendet e huaja. Kjo ka bere, qe pavaresisht ndryshimeve dhe zevendesimeve, nga shume fusha te vendit te largohen per nje jete me te mire, nje pjese e madhe e inteligjences sone.
Per Globalizimin mund te flitet pa fund, sepse ai eshte i shtrire ne shume fusha, ku ne secilen prej tyre do te kishte shume gjera per te treguar. Por, ajo qe i bashkon te gjitha eshte se Shqiperia eshte pjese e Botes tashme dhe aspak nje pike e vecuar e saj, qe mundohej qe te bente, gjera nga me te pabeshmet. Eshte shekulli i XXI dhe shanset e Shqiperise, tashme jane shume me te medha, per integrimin e Shqiperise, ne familjen e madhe nderkombetare.
Kush eshte Adriana Civici
Koordinatorja Kombetare per Organizaten Boterore te Tregtise eshte znj. Adriana CIVICI. Ajo eshte lindur me 1962 ne Tirane dhe pas diplomimit ne Fakultetin Ekonomik te Tiranes, ne profilin "Administrim Biznesi dhe Finance" kryen nje kualifikim afatgjate ne fushen e Makroekonomise ne Universitetin Georgetoen, Eashington DC, USA. Pas nje eksperience disa vjecare ne fushen e makroekonomise ne Departamentin e Auditing te Ministrise se Financave, Departamenti i Taksimit, Departamenti i Makroekonomise ne Kryeministri, ne Janar 2000 emerohet Koordinatore Kombetare per OBT-ne, prane Ministrise se Bashkepunimit Ekonomik dhe Tregtise. Gjate procesit te anetaresimit te Shqiperise ne OBT, pergatiti strategjine e negocimit te Shqiperise ne OBT si dhe organizoi koordinimin e punes se grupit nderministror per kete qellim. Realizoi me sukses koordinimin e ketij grupi me te gjithe strukturat e Sekretariatit te OBT-se me seli ne Gjeneve. Mori pjese dhe bashkenegocioi me vendet e tjera anetare te OBT-se ne te gjitha Grupet e Punes me kete organizate nderkombetare. Drejtoi grupin e punes ne draftimin dhe paraqitjen e angazhimeve shqiptare ne OBT.
Aktualisht, drejton gjithe procesin e implementimit te detyrimeve dhe angazhimeve te qeverise shqiptare me kete organizate.
Pse eshte i mire Globalizimi per Shqiperine
Flet Adriana Civici, Kryekordinatore e Marredhenieve me OBT-ne dhe Marreveshjeve te Tregtise se Lire. Pse eshte i vlefshem per Shqiperine, globalizimi dhe cfare do te fitoje vendi yne pas perfshirjes ne parametrat e ekonomise globale. Kush jane veshtiresite dhe sfidat qe ne presin
Perfshirja e ekonomise shqiptare, ne parametrat e ekonomise globale, ne menyre institucionale ze fill me anetaresimin e Shqiperise ne Organizaten Boterore te Tregtise. Ishte momenti, sepse Shqiperia eshte futur me perpara se disa vende te tjera, qe ishin para saj, persa i perket stadit ekonomik. Per ne, ishte shume e rendesishme, qe tregtia te fillonte me rregulla loje dhe e disiplinuar ne shkenca te vecanta, ku parashikohen marreveshjet e OBT-se, te inkluduara ne raundin e Uruguajt. Deri ne ate kohe, tregtia ishte spontane, behej me canta, me bisnese spontane te pakonsoliduara, qe ishin te sapo krijuara dhe te sapongritura. Dhe, nga ana tjeter, brenda politikave ekonomike nuk kishte ndonje percaktim apo definim te atyre sektoreve prioritare, qe do te duhej te mbeshtetnim, me qellim per te zhvilluar kete tregti te hapur dhe te suksesshme me vendet e tjera. Pra, qe kjo tregti te mos ishte jo vetem spontane, por edhe ne nivele te uleta. Ideja e perfshirjes ne politikat globale, separi per ekonomine shqiptare, ka shume rendesi per faktin, sepse kjo ekonomi, tani e tutje, nuk do te reagonte ne menyre spontane, karshi vendeve te tjera, qe i benin. Ajo nuk ishte edhe e pambrojtur, apo pa rregulla loje, karshi tregtise, qe do te bente me vendet e tjera. Gje, per te cilen ka pasur shume raste, kur ne, ne ekonomine nderkombetare kemi qene te diskriminuar ne tregti. Kjo, per faktin, se tek ne nuk ekzistonin standarte, nuk ekzistonte cilesia, nuk plotesoheshin nje sere parametrash, me te cilat funksiononte tregtia nderkombetare, ne raport me partneret tregtare. Referuar statistikave te certifikuara edhe nga institucionet nderkombetare , sic eshte Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar, Shqiperia hyn tani ketu me tregues makroekonomike te qendrueshem. Ne kuptimin, qe ka filluar disi te kuptohet, megjithese nuk them se eshte arritur disi te orientohet rreth nje zhvillimi te qendrueshem ekonomik, me nje inflacion te kontrolluar, me nivel cmimesh gjithashtu me nje bilanc tregtar te vertete, qe anon nga importi. Por, qe po vjen duke u permiresuar, si rezultat i politikave liberale dhe si rezultat i hapjes se tregjeve. Per kete, une do t'ju flas tani, se cfare vlere ka marreveshja e Tregtise se Lire, qe eshte ne zbatim me Maqedonine.
Eksportet jane dyfishuar ne raport me periudhen para nje vitit, kur marreveshja nuk ishte ne zbatim. Jane shtuar eksportet edhe per ato arsyen qe une shpjegova me pare. Me pare, kane qene shume te larta tarifat e tyre doganore, ne krahasim me tarifat tona. Dhe, kjo vinte per faktin se, Maqedonia ende nuk kishte aplikuar dhe nuk kishte realizuar anetaresimin ne Organizaten Boterore te Tregtise. Ku sistemi shumepalesh, te detyron qe te ulesh dhe te inventarizosh tarifat doganore per te qene ne nje linje dhe per te qene ne kushte jo diskriminuese ne shkembimin e mallrave. Kishim tarifa 80%, qe shkonin deri ne 200%, sidomos kur preknim produktet, ku ne kemi potencial per eksport, keshtu qe bisnesi shqiptar e kishte shume te veshtire per te pasur akses atje, per te bere tregti me rregulla loje. Sepse, vertete kontrabande edhe mund te behej, por me rregulla loje ishte e veshtire qe te behej. Keshtu marredhenia me Maqedonine ishte e atrofizuar, por marredhenia me te, kishte rendesi paresore, sepse eshte nje nga vendet fqinje te afert te rajonit. Fillimisht, ata duhet te pranonin tarifat, sepse negociatat me ta kane zgjatur rreth 2 vjet, nderkohe qe ne kishim negociuar me pare me OBT-ne. Kurse ata, ne kuadrin e iniciatives se Paktit te Stabilitetit dhe memorandumin e Mirekuptimit, e kishin nje obligim futjen ne OBT. Baza e te gjitha pranimeve ne memorandum ishin marreveshjet me Organizaten Boterore te Tregtise. Keshtu, qe ne e kishim detyrim. Dhe, ata, arriten ne nje mesatare 10% te tarifes doganore 18-20%. Ne u futem ne kushte te barabarta. Liberalizimi i metejshem, si rezultat i marreveshjes se Tregtise se Lire, krijoi mundesi qe bisnesi te ecte. Dhe, une, mund te rendis firmen "Glina", prodhimin e ujrave dhe lengjeve; elektrodave mekanike; prodhimin e firmes "Florihen", te cilet jane shprehur se jane te kenaqur qe eshte hapur dhe qe do te hapet tregtia me rajonin. Kjo per faktin se jane me te vertete shume konkurruese prodhimet tona ne krahasim me rajonin, brenda bujqesise ku -1 Eksportet jane shtuar;2.Firmat shqiptare kane gjetur akses ne menyre specifike;3 si rezultat i marreveshjes se tregtise se lire eksportet jane pothuaj ne te njejtin nivel, me kohen perpara se te hynte ne zbatim marreveshja.
Por, struktura e importeve ka ndryshuar, ne favor te orientimeve qe po u behen lendeve te para, qe po importohen dhe qe po ulin koston e prodhimit ne vend. Keshtu, po fusim makineri me te perparuara, qe duhet thene se po permiresohen linjat prodhuese ne Shqiperi. Si rezultat i te gjitha ketyre, po ulet cmimi, qe ka ndikim direkt te konsumatori, qe do te marre produktin edhe me te mire cilesisht, por edhe me cmim me te ulet. Nderkohe, qe ka shume pune per t'u bere nga ana e bisneseve tona, dhe une nuk e injoroj koston qe ka ky proces...
Ne keto tre vite anetaresim, do te thoja qe perfitimi me i madh eshte hartimi i te gjithe kuadrit ligjor, te legjislacionit ekonomik shqiptar, qe eshte sjelle ne nje linje me standartet nderkombetare. Gje, e cila ka bere te mundur avantazhin qe kishin ne ne momentin, kur Shqiperia hapi negocimet me Bashkimin Evropian, per Stabilizim Asociimin. Pra, kjo pike u quajt e ezauruar, ne raport me vendet e tjera qe kane probleme si Maqedonia. Ne vertete e hapem me vone procesin e Stabilizim Asociimit, por ky proces do te jete me i shkurter sesa ai me Maqedonine dhe Kroacine. Pikerisht, nga ky fakt, qe eshte arritur kjo gje. Nderkohe, ne kemi negociuar me 14 vende, ne kuadrin e OBT-se dhe kemi 14 negociata bilaterale me vendet anetare te OBT-te. Pra, ata qe kerkonin te benin tregti me Shqiperine. Ne kete kuader, une permend tregtine me Italine dhe Greqine, ndersa tregtia me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, behet me nje tregti jo te vogel te prodhimit te grurit. Por, duhet thene se vendet e zhvilluara negociojne me marreveshje afatgjata, ndryshe nga ne. Dhe, me keto 14 negociata qe jane bere, si me Austrine, me Indine dhe Meksiken, ideja eshte e nje pakete te vecante per reduktimin tarifor brenda nje periudhe tranzitore. Ne vitin 2009, keto reduktime tarifore brenda kesaj pakete do te behen zero. Ne momentin qe kemi negociuar, impakti ka qene shume i ndjeshem ne buxhet. Por, e rendesishme eshte se jane rritur shkembimet ekonomike per keto artikuj. Ne 1 janar te vitit 2010, pra, keto reduktime do te jene zero. Une do te thosha, qe per kete, kemi pasur edhe shume veshtiresi. Une mund te rendis ketu problemin, qe kemi pasur me vajin. Tek ne eshte ngritur nje industri e tere per prodhimin e vajit "Olim", ku jane bere disa procese dhe nje vend ku kishte nevoje per ndihme. Por, ne kur kemi negociuar ka qene viti 1999, kur kemi mbyllur marreveshjet bilaterale. Ne ate kohe, akoma strukturat shqiptare nuk ishin te familjarizuara dhe nuk ishin hedhur hapa per te projektuar dhe per te ndertuar ne kuadrin e politikave afatmesme dhe afatgjata, por vetem ne kuader te politikave afatshkurter.
Ka edhe veshtiresi te tjera. Do te jemi shume skeptik, ne kuptimin sesi mund te harmonizojme, per te mos cenuar statusin qe ka pasur deri tani Shqiperia ne OBT. Eshte zbatuar me rreptesi, ligji per angazhimet, por nga ana tjeter, jemi perpjekur per zhvillimin dhe inkurajimin e politikave vendase.
Ne kuadrin e perfshirjes te politikes se vendit ne politikat globale, do te permendja Konferencen e Dohas. Ne Doha ka patur, nje iniciative rajonale, qe ne te gjitha vendet e rajonit do te rritej perqindja e mbeshtetjes se buxhetit, per bujqesine e atij vendi. Ne kete kuptim edhe Shqiperia eshte e perfshire ne kete iniciative. Eshte nje rezolute e perbashket e vendeve te rajonit, qe bujqesia te rritet deri ne 10%. Pavaresisht se, Shqiperia ende nuk e ka kapacitetin per te arritur kete marreveshje, nga pikpamja e buxhetit, une dua te them, qe prape se prape, ne saje te partneritetit, ka filluar qe te mendojme tani edhe per politika afatgjata. Kjo do te vije, nga fakti, qe si Reforma e OBT-se dhe si shkrirja e ekonomise shqiptare ne ekonomine globale, si reformat per liberalizim te metejshem, nepermjet iniciativave rajonale, keto nuk mund te mbesin pjese ne negocim. Kerkojme nje zhvillim te politikave te brendshme, per fillimin e prodhimit vendas dhe kjo nuk arrihet vetem nga Ministria e Ekonomise, por eshte nje detyre paresore sidomos per Ministrite si ajo e Bujqesise, dhe Ministria e Industrise dhe Energjitikes.
***
Ne Globalizem nuk ben pjese vetem levizja e lire mallrave, apo tregtia vetem e mallrave, por ben pjese edhe kapitali etj. Duhet institucionalizuar ajo, qe ishte kaotike dhe spontane me pare. Do te shtoja edhe kushte shume te rendesishme, te cilat nuk ekzistonin me pare, sic jane pronesia intelektuale, si markat, patentat etj, mbrojtja e te drejtes se autorit. Kjo tani eshte shume e pranishme. Paketa ligjore eshte ne nje standart te perbashket me ligjet nderkombetare. Ne mos te Bashkimit Evropian, me shume vende te tjera te Botes. Ajo qe eshte e rendesishme eshte se megjithese ka shume kritika, per permiresimin e politikave globale, me teper ne favor te vendeve ne zhvillim, te vendeve te varfera dhe te jene jo vetem per kufizimin e vendeve te pasura, qe te mos abuzojne se menaxhojne te gjithe sistemin nderkombetar. Ne kete kuptim, Shqiperia eshte nje ze me teper, ne komunitetin e ketyre vendeve, duke patur zerin e vet nga OBT. E dyta, perfiton nga levizjet qe behen per te ndihmuar vendet e varfera. Ne Shqiperi jemi ne favor te per miresimit te menaxhimit dhe administrimit te OBT-se per te qene, ne favor te ekonomive tona dhe jo vetem te zhvilluara.
Momentet me te rendesishme jane solidarizimi i tregut. Liberalizimi i tregut nuk do te thote vetem ate qe thashe, liberalizimin e tarifave doganore, por ka edhe nje sere vecorish te tjera, me politikat qe ben Bota sot, per vendet si ne qe jemi anetare te OBT-se dhe pjese e ekonomise globale. P.sh. sistemi panevropian i rregullave te origjines, perfitimet qe na vijne nga fakti, qe megjithese ne kemi marreveshje me vendet e rajonit, ajo ideja e perfitimit eshte shume irracionale. Ne importojme lende te pare, ne baze te marreveshjes se tregtise se lire dhe kjo do te behet me tarifat zero. Ketu, ne kemi linja prodhuese gati, te cilat e perpunojne kete produkt te gatshem. Ne perfitojme nga ekonomia globale. Por eshte shume e rendesishme dhe shume e veshtire, qe ne t'i kthejme keto, ne perfituese dhe mos t'i kthejme ne statusin e nje akordimi, qe na ben Keshilli Evropian. Ne duhet qe te kemi nje sistem shume te perfeksionuar, sepse Bashkimi Evropian ka referuar edhe me pare sistem referencial per Shqiperine, por vendi yne nuk ka qene i afte per te perfituar. Futja e ketyre rregullave te ekonomise globale, na detyron ne, qe standartet tona t'i kthejme dhe t'i bejme te pranueshme per te gjithe qytetaret boterore. Dua t'ju them nje shembull. Vjet ne kemi pasur superprodhim, per sa i perket shalqinit dhe u ben gati maunet, per tregjet evropiane. Shqiperia e bente kete tregti pak spontane me kuptimin qe e hidhte prodhimin ne maune, nderkohe qe atje eshte nje produkt qe nuk shitet ne nje vend te caktuar, por tregtohet ne te gjitha stinet e vitit dhe kerkon nje ambalazhim perfekt. Gje, e cila beri qe prodhimi na eshte kthyer pas dhe nuk i plotesoi kuotat. Keshtu, duke shtuar edhe shpenzimet e transportit ishte nje kosto me te vertete shume e madhe. Parametrat e negociuar duhet qe te mbeshteten me politika shume te studiuara, brenda vendit. Ketu e ngre zerin per Ministrine e Bujqesise dhe per Ministrite e Tjera, qe ta mbeshtesin procesin jo vetem ne negociata, por ne kemi pasur edhe shume. Theksoj edhe bashkepunimin me doganat shqiptare. Ky eshte momenti ku mund te fitojme shume...
Bisedoi Blerina Hoxha
Krijoni Kontakt