Korrieri


Rustem Sadikaj u arrestua pak pasi shpertheu granaten ne nje makine me 4 vete dhe u nis drejt "objektivit" te dyte. Kishte hartuar nje liste me 30 emra qe do t'i vriste, sepse "nderhyne ne jeten time familjare". Mes "viktimave", bisnesmene e gazetare lokale. Deshmite e plota ne vendin e ngjarjes, minute pas minute me hapat e frikshem te 43-vjecarit, qe u kap me 8 bomba ne trup

Eriola AZIZOLLI

Nje 43-vjecar nga Berati kishte hartuar nje liste te frikshme prej 30 emrash, mes tyre biznesmene dhe gazetare dhe dje nisi te ekzekutonte "serite" e para. Rustem Sadikaj, eshte emri i te dyshuarit te vrasjeve te mbetura ne tentative dhe viktimat e para ishin nje fqinje i tij dhe disa qytetare te tjere te cilet sipas tij, "me kane nderhyre ne problemet e mija familjare". I dyshuari, dje ka tentur te godase objektivin e pare duke hedhur nje granate, por eshte ndaluar nga policia pak pasi ka kryer tentativen e pare dhe ishte nisur drejt se dytes. Burime te policise se Beratit thane se dje ne mesdite eshte arrestuar ne flagrance Rustem Sadikaj, pasi akuzohet se ka tentuar te vrase me granate nje bashkefshatar.

Objektivat e para

Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te dites se djeshme ne fshatin Biskovice, 27 km larg ketij qyteti. Rustem Sadikaj 43 vjec, banues ne kete fshat tentoi te vriste me granate bashkefshatarin e tij Besim Sadikaj. Ne te dale te fshatit te tij ai i ka zene prite objektivit te tij te pare Skender Avduramenin, elektricist i fshatit. Kur ka pare se ne drejtim te fshatit po vinte nje makine ku 43 vjecari Sadikaj, mendonte se udhetonte Avdurameni, ai ka nxjerre granaten duke e hedhur shume prane saj. Por, rastesia ka ndihmuar drejtuesin e automjetit Besim Sadikaj dhe personat e tjere qe ndodheshin ne makine nga vdekja. Te alarmuar nga hedhja e granates, plasja e te ciles ka trembur dhe njerezit qe kalonin ne rruge, ka bere qe ata te njoftojne menjehere policine. Ne vendin e ngjarjes mberriten dhjetra punonjes policie te drejtuar nga Nendrejtori i Policise se Beratit, Dashnor Duro.

Lista e frikshme

Policia pasi bllokoi rruget qe lidhnin fshatin me Uren Vajgurore, iu drejtua baneses se autorit te dyshuar te ngjarjes. Gjate kontrollit policia gjeti nje fletore ne te cilen ishte hartuar nje liste me tridhjete persona qe "monstra" i kishte denuar me vdekje. Ne liste ishin renditur edhe emra te njohur biznesmenesh dhe e nje gazetarit vendor ne Berat. Pas kesaj policia eshte urdheruar te marre menjehere ne mbrojtje keta persona.

Objektivi i dyte

Pasi deshtoi ne eleminimin fizik te elektricistit te fshatit ai i eshte drejtuar Ures Vajgurore ku do te eleminonte edhe 6 bashkefshataret e tij qe jetonin ne kete qyteze. Por fakti qe ai po i drejtohej qytetit te Beratit ka bere qe policia te dyshoje se 43 vjecari do te ndermerrte ndonje veprim tjeter eleminimi. Rreth ores 11.40, 43 vjecari eshte pare qetesisht ne qender te qytezes se Ures Vajgurore ne pritje te furgonit per te mberritur ne qytetin e Beratit. Ku dyshohet se po shkonte te kryente atentatin e dyte, ndaj gazetarit lokal dhe te tjereve qe vijonin ne liste. Kane qene dy punonjes te policise rrugore qe kane pikasur te dyshuarin dhe me pas e kane arrestuar. Ne castin e ndalimit Sadikajt i jane gjetur tete granata ofensive dhe tete ndezesa per venien e tyre ne perdorim.

Rrefimi i te dyshuarit

Nga hetimet e para te poilicise mesohet se kemi te bejme me nje ngjarje te paramenduar me pare, ndersa po kryhen ekzaminime mjekesore per gjendjen mendore te te dyshuarit ne pranga. Ai ka deklaruar ne polici se te tridhjete personat e vene ne liste do t'i eleminonte se sipas tij, "kishin ndikuar negativisht ne jeten time familjare". Sadikaj, jetonte prej disa kohesh ne Greqi dhe pas kesaj per motive xhelozie ishte ndare nga gruaja. Sipas tij ndarja erdhi pasi dyshonte ne besnikerine e saj basheshortore.