Pas shumë kërkimeve, kam gjetur një përmbledhje fjalësh në gjuhën shqipe. Kjo dmth se, kam gjetur një dokument, ku janë të renditura shumë fjalë të gjuhës shqipe. Vlen të përmendet se këto fjalë janë mbledhur primarisht gjatë luftës në Kosovë më 1999, dhe janë mbledhur primarisht nga një agjension lajmesh. Për këtë arsye, shumë nga fjalët janë ushtarake dhe politike, e pak nga to gjejnë përdorim më të gjerë.
Sidoqoftë, ka shumë fjalë që ne i përdorim përditë, dhe të cilat neve që jemi jashtë atdheut ndoshta edhe nuk na kujtohen ndonjëherë. Për këtë arsye kam vendosur t'i fus edhe në forum, që t'i vijmë në ndihmë edhe vetes, e edhe të gjithë tjerëve të interesuar.
Ju lutem mos postoni në këtë temë, deri në përfundim të saj.
Shënim: Vëreni se fjalët janë nga një agjension lajmesh, dhe mund të kenë gabime ortografike dhe drejtshkrimore. Fjalët nuk kanë një shpjegim të shoqëruar me to, ndaj nuk mund të quhet fjalor. Megjithatë, mendimi është se, do ndihmojnë sadopak, kur kemi mungesë fjalësh të larmishme në fjalorin e ndonjërit nga ne.
Krijoni Kontakt