Jashte teme. Fshire nga administratori.
Jashte teme. Fshire nga administratori.
Meqenese e do pergjigjen te detajuar dhe konkrete po te rendis ato gjera qe nuk jane te verteta ne ato qe ke permendur:
2- Rihabilitimi dhe rikostruktimi i pjeses me te madhe te akseve kryesore rrugore te kryeqytetit, kanalizime, ndriēme....
Ai vertete ka bere rehabilitime apo permiresime rrugesh , te cilat ne disa raste jane shtruar edhe 3-4 here per shkak te cilesise se dobet te punimeve por nuk mund te thuash se ato perbejne pjesen me te madhe te akseve te kryeqytetit te cilat perbehen nga unaza, aksi kinostudio - kombinat si dhe rruga e elbasanit me rrugen e durresit. Edhe nese ka rikonstruktuar segmente te caktuara te ketyre akseve gjendja e tyre vazhdon te jete e amortizuar.
4- Ristrukturimi i godines se bashkise dhe ristrukturimi i bashkise se Tiranes si institucion
A mund ta di se cfare rikonstruksioni i ka bere bashkise si institucion ???
5- Krijimi i tregjeve te shitjes me shumice e pakice
Tregjet e shitjes me shumice dhe pakice kane ekzistuar edhe para Edi Rames ... nese ka shtuar nje apo ka hequr nje tjeter nuk do te thote se ka bere dicka per t'u shenuar.
7- Krijimi i nje sistemi fiskal vendor i cili do te ndihmoje ne te ardhmen qe te financohet institucioni i bashkise dhe projektet e saj ashtu si ndodh ne ēdo qytet perendimor.
Sistemin fiskal ne bashki nuk e shpiku edi rama pra nuk eshte reforme e tij .... nese i referohesh ndryshimit te shkalles se tatimeve apo zgjerimit te tatueshmerise ndryshon puna por gjithsesi se cfare efektesh do te kete rritja e taksave ndaj biznesit te vogel ngel per t'u pare ne te ardhmen.
10 - Mbi te gjitha krijimi i nje entuziazmi i nje fryme te re ne politiken shqiptare ku perpara predominonte pesimizmi dhe pothuajse asgje nuk funksiononte ne menyre institucionale.
Kjo fraza e fundit eshte krejtesisht subjektive pasi eshte fakt qe jane me mijera ata qe e shohin edi ramen si hajdut , si nostalgjik, dhe si njeri pa integritet. Nese i referohesh respektimit te institucioneve ben mire te kujtosh policin qe ndalonte deputetet tek dera e bashkise.
Ne nje shtet ligjor eshte shume e vertete se vetem gjykata eshte ajo qe percakton nese dikush eshte ose jo fajtor por nese kemi rastisur ne nje shtet ku krimineli lirohet ne sallen e gjyqit (kujto Zani Caushin) ku vrasesit e Azem Hajdarit megjithese te denoncuar qe te nesermen e ngjarjes vazhdojne te vrasin dhe askush nuk i denon, vazhdojne te qendrojne ne detyre dhe askush nuk i shkarkon deri sa pas dy vjetesh eliminohen, ku vrases policesh si Nehat Kulla jovetem lirohen nga burgu por edhe vishen me uniforme, ku nuk ka asnje pushtetar ne burg ndonese vendi konsiderohet si me i korruptuari ne Europe atehere sistemi drejtesise nuk eshte me pika e referimit per pastertine e dikujt por gjethja e fikut qe mbulon paturpesisht krimin.
Kjo sigurisht nuk te jep te drejte te tregosh me gisht ke te te thote ty zemra apo interesi por ne rastin konkret mos harrojme se Edi Rama i ka dy dosje ne prokurori te derguara atje nga ministra socialiste, mos harrojme se ka nje raport te kontrollit te shtetit qe i ka gjetur shkelje te renda ne tendera dhe perdorimin e fondeve publike, te mos harrojme se ai qe sot eshte kryeminister dje e akuzonte edi ramen si hajdut me plot gojen,perfaqesues te shoqerise civile aspak te djathte dhe shume here me intelektuale se lolot qe shkruajne tek Gazeta Shqiptare kane kohe qe kane ngritur zerin per vjedhjet dhe arbitraritetin e tij,se fundi dhe nje hetim parlamentar nxorri ne shesh abuzime ligjore dhe humbje te konsiderueshme shumash qe nuk u pergjigjeshin vleftes reale te objekteve te realizuara me to ..... mos harrojme qe Edi nga nje endacak sociali sot ka dy apartamente, ka nje vile ne Dardhe ka makina luksoze shpenzon kush e di se sa per te mbajtur aktive armaten e shtypit mercenar (keto qe i dihen) ..... te gjitha sa me lart nuk mjaftojne per t'i hapur syte vetem dikujt qe nuk i intereson realiteti por qellimi qe i ka vene vetes.
Orku
me sa duket, ti nuk e pranon punen qe ka bere Edi Rama.
Atehere po te bej nje pyetje,
Cfare pune ka bere bashkia e Tiranes nen drejtimin e PD-se (para Edit Rames) dhe cfare pretendon te bej nese Ngjela fiton?
Po te vizitosh Tiranen dhe ta krahasosh me Tiranen e 3-4 viteve me pare, ndryshimet jane te dukshme. Sigurisht qe ka akoma shume pune per tu bere, por ky eshte nje fillim shume i mire dhe qe se ka bere asnjeri para Edit.
Akuzat e tua ndaj Rames, kur thua qe ka vjedhur vijne nga propoganda e Sales. Ndoshta mund te kete vjedhur por ka bere nje pune te shkelqyer si kryebashkiak kurse Sala vodhi edhe e coi vendin ne Kaos. A e ke harruar 97-en?
Sala lufton vetem per pushtet dhe jo per te miren e vendit.
1 - Une nuk kam thene qe nuk ka punuar por kam thene qe disa nga punet qe i permenden, nuk i ka bere.
2 - Dosjet ne prokurori, raportet e kontrollit te larte te shtetit dhe akuzat e nanos per te si hajdut nuk vijne nga propaganda e Sales por nga zyrat e shtetit dhe ato te PS !
3 - Sot socialistet kane prokurorine dhe gjykaten, thene ndryshe edhe gurin, edhe arren .... kush po i pengon te provojne vjedhjet e Sales ?
4 - Punet e rames duhen pare ne raport me fondet qe thith nga shteti .... sidoqofte edhe nese Rama ka bere me shume se ata kjo nuk do te thote se ai qe do te vije pas Rames do te beje me pak se ai pasi rivali i tij nuk eshte as Kelmendi dhe as Brojka.
5 - Ngjela do te paraqese projektet e tij gjate fushates, gje qe eshte krejt normale.
6 - Je teper bindes kur akuzon njerezit se luftojne per pushtet dhe nga ana tjeter justifikon vjedhjet.
7 - 97 nuk kam asnje aresye ta harroj ... ate duan ta harrojne ata qe kryen vrasjet dhe djegiet, qe percudnuan kufomat, qe ngriten tre gishtat dhe flamurin grek, qe dogjen muzeumet dhe gjykatat dhe qe sot qeverisin vendin me te korruptuar te Europes.
Une nuk e kam justifikuar vjedhjen apo korrupsionin. Une dhe te gjithe shqipetaret nuk e deshirojme ate. Por, kam dashur te them se, edhe PS-ja edhe PD-ja kane treguar me fakte qe gjate pushtetit te tyre kane vjedhur. Per momentin korrupsioni eshte semundje. Keshtuqe, kedo qe te zgjedhim jane te korruptuar. Por, kush eshte me mire, ai qe vjedh pak por ben nje pune te shkelqyer (Rama) apo ai qe vjedh edhe e con vendin ne kaos (Berisha) apo ai qe vjedh dhe nuk ben asnje ndryshim ne bashki (kryebashkiaket para Edit). Megjithate nuk eshte 100% e sigurte qe Edi ka vjedhur por eshte e mundshme dhe siper parashtrova alternativen sikur ai te kete vjedhur.
Kryebashkiaket e PD-se (para Edit) kane hyre e kane dale nga bashkia dhe nuk kane bere asgje. Natyrisht qe edhe ata kane vjedhur por cfare kane bere? Ata nuk kane hyre ne bashki me deshire dhe me vullnet per ti bere ndryshime kryeqytetit qe te gjithe e dime se sa i rrenuar e i shkaterruar eshte. Por kane hyre ne bashki vetem per interesa personale. Kurse Rama ka hyre ne bashki dhe ka bere ndryshime. Kete gje e kane pare vete Tironsit qe shofin cdo dite se cfare po behet me qytetin e tyre.
Pse je kaq i sigurte kur thua qe Rama ka dosje ne prokurori dhe ne kontrollin e larte te shtetit. Nga e di ti ?
Komisioni hetimor "Rama" qe ishte i perbere nga socialiste e demokrate nuk gjeti asgje kunder Rames.
Ne postimet e tua duket qarte qe je Pro-Berishes por mos harro qe ai ishte shkaktari numer 1 i 97es.
Une personalisht mendoj se njerez qe tregojne aftesi shume te mira per te drejtuar nje institucion dhe japin rezultate ne punen e tyre (qofshin socialiste apo demokrate) nuk duhet te pengohen.
Ne keto momente Shqiperia ka shume nevoje per njerez te tille.
Nje nga keta njerez eshte edhe Rama. Mua me duket e padrejte qe Sala me propoganden e tij mundohet ta largoje ate nga bashkia vetem sepse Sala do te kete pushtet ne bashkine e Tiranes.
Dosjet ne prokurori i ka deklaruar zedhenesi i prokurirse qe i ka atje dhe sa per dijeni i ka derguar atje pasardhesja e Rames ne Ministrin e Kultures , Esmeralda Uruci.
Komisioni parlamentar nxorri kaq shume gjera sa vetem nje njeri pa shqisa nuk mund t'i kuptoje. Sikur asgje tjeter vjedhjet ne projektet e lyerjes se godinave te ministrive dolen te barabarta me ndertimin e nje ministrie te re, njerez qe kishin fituar tendera pa qene pjesemarres ne to, para te marra borxh ne emer te bashkise pa asnje leje nga keshilli bashkiak, rruge te shtruara me trefishin e vleftes se tregut ... etj etj etj.
Mos harro gjithashtu se akuzat per vjedhje nuk i vijne vetem nga Berisha por edhe nga porkuroria, kontrolli i larte i shtetit, minstrat socialiste, partia socialiste dhe madje nga shoqeria civile (Fatos Lubonja) .
Po ta perseris cfare i pengon socialistet te vertetojne me fakte nese Berisha ka vjedhur ? Si ka mundesi qe 6 vjet ne pushtet e akuzuan per gjithcka po kurre per vjedhje ?
Shqiperia nuk ka nevoje per hajdute, qofshin ata punetore apo dembele ... per hajdutet kane nevoje ata qe i kane emocionet apo interesat te lidhura me ta ....
Berisha sigurisht qe ka pergjegjesite e tij ne 97 sepse lejoi qe shteti te shkaterrohej nga banditet dhe mercenaret por cuditerisht ata qe sot duhej te ishin burgjeve pse dezertuan, vrane apo dogjen i gjen ne postet kyce te pushtetit ...... sigurisht qe Berisha ka pergjegjesi qe ata jane aty.
Ne Tirane gjithnje e me teper flitet per korrupsionin e klikes se Edi Rames!
Po edhe sikur te kulluar te ishin, kane 3 vjet qe mbahen me pastrimin e Lanes dhe te Parkut Rinia! Ka lyer pallatet me boje dhe ka lene plerat qe te mbysin dhe gropat pa fund!
Mjafton te largohesh pak nga qendra (pas 15 kateshit) qe te shikosh pisllek,gropa plera etj.Le pastaj te vesh ne Allias ose ne Laprake!
Une nje kryetar bashkie te tille nuk do ta zgjidhja me.Pas kaq vjetesh nuk ka kurfare infrastrukture ne Tirane,as Uje as korrent as ujerat e zeza qe vazhdojne te derdhen tek Lana.Ku vene parate e taksave qe u merren qytetareve?
Don't let anyone take away your voice.
Topi, Pango, Zogaj e Rusmali, drejtorėt e fushatės sė Ngjelės
TIRANE- Njė shkrimtar, njė pedagog, njė jurist e njė politikan i lartė. Kjo ėshtė katėrshja e musketjerėve; Preē Zogaj, Ylli Pago, Bamir Topi, e Ilir Rusmali qė do tė bashkojnė mendjet dhe energjitė pėr tė thithur sa mė shumė vota tė kryeqytetasve nė 12 Tetor pėr avokatin Spartak Ngjela. Tė thirrur nga Berisha, Pango, Rusmali e Topi dje kanė hedhur piketat e para nė drejtim tė fushatės qė ėshtė nė prag tė hapjes. Pak para kėtij takimi, Zogaj ka pasur njė takim me Ngjelėn edhe ky nė pėrvijim tė fushatės qė parashihet e ethshme. Siē duket takimet e djeshme kanė mbyllur pėrfundimisht lėkundjet se kush do tė jetė kupola e lartė e stafit tė Ngjelės. Prania e Topit nė katėrshen e drejtorėve ka tė bėjė me drejtimin politik tė fushatės. Qė nė fillimet e daljes sė kandidaturės sė Ngjelės, Topi ishte parashikuar qė do tė drejtonte stafin e tij. Ndėrsa Pango e Zogaj duket se do tė sjellin befasinė dhe alternativėn nė fushatėn e avokatit, i cili edhe pa kėta tė dy shquhet pėr gojėtari. Me caktimin e katėr drejtorėve tė lartė pritet qė tani stafi tė nisė punėn dhe nė 30 gusht tė bėjė demonstrimin e parė nė Pallatin e Kongreseve. Ditė mė parė vetė Ngjela kishte pohuar se drejtorėt e fushatės janė pėrcaktuar por pa bėrė publike emrat e tyre. Edhe Zogaj dje pėrshkroi pėr Shekullin se ideja e afrimit dhe transparencės sė pushtetit vendor pėr qytetarėt do tė jetė boshti rreth tė cilit do tė orientohen tė gjitha lėvizjet propagandistike. Njė bashki pėr qytetarėt ose Tė parėt qytetarėt janė sloganet qė priten tė dėgjohen nė kryeqytet gjatė takimeve dhe tubimeve tė Ngjelės.
me rendesi eshte qe zgjedhjet te kalojne qete dhe pa probleme
besoj se qytetaret e Tirones kete e kerkojne dhe nje jete te qete qe atyr do tu jep mundesi qe te jetojne te qete si qytetar qe prezentojne kryrqitetin e shqipris
te tjerat do te varen shum pak, nga se une besoj se te vij kush te vij qytetaret shqiptar kerkojne nje jete me te mire si gjith qytetaret e botes
haliti
Ngjela: Kemi hyrė nė luftė pėr tė emancipuar shoqėrinė tone (UPDATE)
Lajmi i ores 7:55 PM
TIRANE (30 Gusht) - Kandidati i PD pėr kreun e bashksisė sė Tiranės, Spartak Ngjela Ngjela ka shpalosur para simpatizantėve demokratė programin e tij pėr drejtimin e bashkisė sė Tiranės. Ai tha se programi i tij bazohet nė 4 shtylla, qė janė varfėria, tregu, decentralizimi dhe kultura. Sipas Ngjelės, nė Shqipėri jetohet me mė pak se 1 dollar nė ditė dhe kjo do tė thotė tė paguash shtrenjt frymėmarrjen. "Nė Tiranė nga agresiviteti ėshtė shkatėrruar biznesi, punėsimi ėshtė neglizhuar. Strehimi ėshtė akoma i pazgjidhur dhe tė gjitha kėto janė probleme qė do tė zgjidhen nga PD", tha Ngjela. Duke vijuar Ngjela tha se tregu nuk ekziston. "Ne do ta shėndoshim tregun, sepse tregun duhet ta kthejmė nė ligj", deklaroi ai. Lidhur me decentralizimin e zhvillimin urban, Ngjela tha se kjo ėshtė pikė kryesore nė demokraci. "Nė planet tona janė fryma demokratike e implementuar nė Pushtetin Vendor. Bashkia ėshtė tempull pėr qytetarėt, qė paguajnė taksa dhe jo bunker nga ku mund t'i qėllosh ata", tha Ngjela duke premtuar se bashkia do tė bėhet qendra e qytetarėve. "Ne kemi hyrė nė kėtė luftė pėr tė emancipuar shoqėrinė tonė". Duke folur pėr pikėn e fundit, Ngjela tha se kultura ėshtė e fyer dhe e nėpėrkėmbur. Sipas tij, intelektualėt janė tė poshtėruar nga injorantėt qė bashkėpunojnė me krimin dhe kjo ėshtė hakmarrje ndaj dijes. Ne do tė bėjmė qė intelektuali tė mos ndihet i frustruar dhe i fyer, pėrfundoi kandidati demokrat pėr kreun e bashkisė sė Tiranės. anjo/anjo (BalkanWeb)
Krijoni Kontakt