Cubat serrisht ne skene
Besnik Mustafaj
Gazetes Shqiptare te dates 1 gusht 2003 mora vesh se tre vjet me pare, kur une isha kandidat i Partise Demokratike per Bashkine e Tiranes, paskam patur ne stafin tim drejtues nje fare M. Cubi. Nuk me thoshte asgje emri i tij, sic nuk me thoshte asgje as fotografia e tij e botuar ne Gazete e ku dallohej nje burre me nje mjeker te rruar e te vizatuar gjithe kujdes, me sa duket posacerisht per t'ia pershtatur fytyren mbiemrit. Pune e tij deri ketu. Duke besuar pa te keq se burri me kete emer nuk ishte nje sajim i Gazetes Shqiptare, kureshtja me shtyu te sigurohem deri ne fund se nuk po me tradhtonte kujtesa, dhe hapa fletoret e shenimeve te asaj periudhe. Nuk gjeta asnje gjurme te atij, qe duhej te kishte qene bashkepunimi im me te. Nuk ishte hera e pare, qe une ndeshja ne nje mitoman dhe do ta kisha percjele lajthitjen e tij me dhembshuri, sic i nevojitet nje te semuri mendor, por mania e tij e shpalosur aq krenarisht ne nje faqe te plote Gazetes nuk mbetej me ne kufijte argetues te nje rasti klinik. Pra, nuk eshte fjala per ndonje replike me te lartpermendurin, i cili ne vetvete nuk ka kurrfare rendesie, ani pse sipas jeteshkrimit te paraqitur nga redaksia ne shoqerim te intervistes se tij, del se ai quhet M. Cubi, ka lindur ne Shkoder fiks gjysmeshekulli me pare, eshte brumosur ne Martanesh dhe tani banon ne Tirane, ku prej nje viti jep mesim ne Liceun Artistik ne saje te perfundimit me sukses te studimeve ne Akademine e Arteve ne periudhen 1998-2002, qe perkon, gjithnje sipas jeteshkrimit te paraqitur nga Gazeta, me moshen e tij nga 45 ne 49 vjec.
Iluzioni i tij se ka qene ne stafin tim drejtues te fushates se shkuar elektorale letrarisht do kishte qene ndoshta per te nje menyre psikanalitike per t'i ikur pak sa nje jete te tille te varfer, ku mungojne episodet e verteta per t'u mbajtur mend, nderkohe qe mosha e tij ka filluar te hyje ne etapen kur ai veshtire te krijoje me histori jo te rendomta. Une do ta kisha mirekuptuar personazhin ne fjale sikur ai seriozisht te rrinte brenda drames se tij prej mediokri qe ka zbuluar me ne fund monotonine e vet dhe e vuan.
Por ai, me siguri pa dashjen e tij, me kujtoi nje nga episodet me te erreta te fushates time elektorale te tri vjeteve te shkuara. Ne nje nga ato dite, njeri nga anetaret e vertete te stafit tim meson se SHIK- u kishte marre detyre te nderhynte ne fushaten e kryeqytetit, duke kallur njerezit e vet neper komisionet e qendrave te votimit, natyrisht si perfaqesues te Partise Demokratike. Me bashkepunetoret e mi (ata te vertetet, nder te cilet, pra, nuk ishte Zoti Cubi), mundem ta vertetonim lajmin, madje u njohem edhe me te ngarkuarin me kete operacion vecanerisht delikat, nje ish- eksponent i Sigurimit te Shtetit, i cili filloi papritur te shoqerohet edhe haptas ne vendet publike me rivalin tim. Por une nuk kisha asnje mundesi praktike ta pengoja realizimin e nje operacioni te tille. Ish- informatoret e Sigurimit te Shteti edhe ne Tirane jane me bollek, dihet. Dhe Partia Demokratike, kur ishte ne pushtet, per arsye te paperligjura sipas meje, nuk hapi i dosjet e tyre.
Nejse! Kjo eshte ceshtje tjeter. Tirana kishte afro 350 qendra votimi. Ne secilin nga komisionet e tyre do te zinin vend tre anetare te caktuar ligjerisht per te mbrojtur interesat e mia. Behen, keshtu, me shume se nje mije burra e gra, te shperndare nga Koder-Kamza ne Kombinat, ne Selite e ne Sauk, te Kodra e Priftit e te Bregu i Lumit. Asnje mundesi nga Partia Demokratike, aq me pak nga stafi im i vogel, per te verifikuar integritetin e ketyre njerezve, te mbledhur vetem ne saje te gatishmerise se shprehur nga ata vete vullnetarisht per t'i sherbyer opozites. Ndoshta Zoti Cubi ka qene njeri prej tyre, ndoshta jo, por gjithesesi ata nuk ishin stafi im. Ishin pjese e struktures se gjere elektorale te deges se Partise Demokratike te Tiranes dhe kaq. Me kete saktesim nuk dua aspak t'i harroj ata qindra e qindra komisionere, per te cilet edhe personalisht do te ruaj gjithmone nje ndjenje te thelle mirenjohjeje. Por fakti eshte se as sot e kesaj dite une nuk kam mare kopjen e procesverbalit, sic me takonte me ligj, per rezultatin e votimeve ne me shume se 160 qendra votimi nga afro 350 te tilla qe kishte kryeqyteti. Ma dje nuk me ka rene kurre ne dore as proces -verbali i i komisionit vendor per Tiranen. Votat jane numeruar, mbledhur e zbritur, llogaritur e raportuar pa deshmitare. Megjithate, ky per mua eshte nje kapitull i mbyllur nje here e mire dhe perfitoj nga shfaqja e Zotit Cubi, edhe ne qofte se ai nuk ka qene njeri prej atyre komisionereve te erresires, t'i siguroj te gjithe te tjeret se nuk do te kerkoj kurre ndonjehere te zhvarroset ajo kufome e qelbur e t'i behet autopsia. Une sinqerisht besoj se edhe harresa ka dobine e vet.
Por rasti i fresket Cubi ma con dyshimin edhe ne nje episod tjeter te asaj fushate. Asokohe kundershtari im socialist permendte rregullisht neper takimet elektorale nje vajze te quajtur Albana (pa fytyre e pa mbiemer) e cila ne nje bashkebisedim radiofonik me telefon, i kishte shpallur atij se ishte e re demokrate, por voten do ta conte majtas. Mua ky episod me kishte lene pershtypjen argetuese qe le nje mashtrim i vogel, thelbesisht naiv. Nuk e kam vrare mendjen me vone per te kuptuar nese flirti platonik i Edi Rames me Dylqinjen Albana kishte patur ndonje ndikim elektoral. Ama, tek lexoja Zotin Cubi, nuk e perzura dot mendimin se ai kishte dale ne keto menvere nga fustani i shkurter i Zonjushes Albana. Pavaresisht nga mosha gjysmeshekullore, ne saje te voneses se studimeve, Zoti Cubi mund te quhet denjesisht piktor i ri. Diploma e marre ne vitin 2002 e lejon ate ta konsideroje veten po ashtu intelektual. Dhe sajimi i bashkepunimit elektoral me mua duhej te ishte bileta per te ulur ne te djathte te lozhes. Rrjedhimisht, piktoro- intelektuali politikisht i djathte M.Cubi, shfajesohet publikisht per voten e leshuar kot tre vjet me pare, po ashtu gezohet qe nuk u realizua deshira e tij dhe premton te mos e beje me kete gabim, duke ftuar me zemer ne dore dhe intelektualet dhe artistet e tjere (te djathte) te kryeqytetit te ndjekin shembullin e tij. Do te kisha thene se edhe kjo ftese shpreh mirefilli nje aspekt te delirit te Cubit, por nuk me lejon shembellimi i kumtit te tij me ate te Zonjushes se pafytyre Albana.
Nese do te arsyetoja thjeshte politikisht, do te nxirrja pa zor te madh ne kete prag fushate dy a tri perfundime te gezueshme per kolegun tim Ngjela. Se pari, te ky shembellim Albana- Cubi zbulohet qarte shterrimi i kreativitetit elektoral te Rames. Se dyti, Rama ka mundur me sa duket te konstatoje se edhe socialistet kryeqytetas, qe do te votojne per te, jane pakesuar dhe po perpiqet keshtu te gjeje djathtas cuba, qe do t'i mbushnin per te kutite e votimit. Pra, pavaresisht nga mandati formalisht socialist, ai nuk e di me se ke do te perfaqesoje ne keto zgjedhje, gje qe realisht e rendon shume gjendjen morale te nje kandidati. Keto perfundime jane. Por ato nuk mjaftojne per te shuar shqetesimin rreth rrezikut per manipulimin e fushates se ardhshme elektorale. Nuk eshte me fjala vetem per manipulimin banal te fleteve te votimit. Edhe orvatjet per manipulimin e opinionit publik jane te papajtueshme me demokracine. Makiavelistet thone se te gjitha mjetet, qe i sherbejne arritjes se qellimit, lejohen. Por une nuk jam makiavelist. Ndaj edhe me beri pershtypje shfaqja ne skene e Cubit.
Krijoni Kontakt