Jam shume dakord, Red qe duhet te lexosh e te perpiqesh te kuptosh mire te tjeret para se t'ju pergjigjesh dhe/apo ti kundershtosh ata. Dhe ne fakt, une e kam lexuar me kujdes postimin tend dhe ne baze te asja qe kam lexuar te kam kerkuar sqarime dhe vazhdoj ti kerkoj.
Por problemi, me duket qendron ne faktin qe ti nuk je shume koherent ne ato qe thua. Keshtu psh. ne postimin e pare ke thene:
dhe me pas, ne postimin e fundit shkruan:Nga njera ane eshte Rama qe duket sikur ka (dhe mund te kete me te vertete) mbeshtjen e mases popullore dhe Ngjela qe ka mbeshtetjen e mases intelektuale.
Vendosu njehere se cfare do te thuash, pastaj shprehu qarte dhe ne fund, nese dikush ti shtremberon fjalet mund edhe te akuzosh.Une nuk kam thene qe Intelektualet mbeshtesin Ngjelen dhe nuk mbeshtesin Ramen
Tani vijojme me debatin. Te lutem shume me thuaj se ne bazen e cilave statistika apo sondazhe e mbeshtet ti idene se intelektualet nuk e duan Ramen. Une psh. kur them se rinia e Tiranes eshte me Ramen e mbeshtes bindjen time ne rezultatet e zgjedhjeve te fundit. Ne rast se nuk ke asnje statistike apo sondazh ku te bazohesh, athere bindja jote quhet subjektive, dhe eshte pikerisht kjo qe une kam thene ne mesazhin e meparshem, as me shume e as me pak. Cfare ka ketu per tu hakerryer??!!
Te lutem shume pastaj te gjesh ne mesazhin tim te meparshem ate pjese te teksit ku une them se intelektualet nuk votuan per PD-ne ne zgjedhjet ( politike ) te viteve '90-'91, sic aludon ti ne postin tend te fundit:
Kujdes me shtremberimet, se keto nuk bejne pjese ne dialektiken e debatit ne nje shoqeri liberale, demokratike e progresiste.Ne vitet 90-91 shumica e Intelektualeve u rreshtuan kundra Pushtetit o BenAlbani megjithese Masa Popullore e donte ate pushtet do apo nuk do ti.
Menyra sesi i interpreton ti rezultatet e zgjedhjeve te asaj kohe pastaj eshte shume e diskutueshme. PD-ja mori vertet vetem 40% te votave, por kjo, jo ne shkalle lokale, por kombetare. Ne Tirane, ku perqendrimi i intelektualeve eshte me i larte edhe perqindja e votave te Partise Demokratike ishte shume me e larte se perqindja ne shkalle kombetare. Kjo do te thote se Tirana nuk eshte nje qytet i turmave injorante, por qendra, truri dhe motorri levizes i shtetit tone e per rrjedhoje edhe perqindja e intelektualeve te perqendruar aty eshte shume me e larte se ne cdo pjese tjeter te vendit. Sipas kesaj llogjike, sipas teorise pra se intelektualet nuk do mbeshtesin PS-ne, fitorja e Rames nuk duhet te duket aspak e sigurte ( sikurse e ben ti, ndonese me keqardhje ) perkundrazi. E permetej, te nenvleresosh peshen madhore qe ka klasa intelektuale ne proceset e vendimmarrjes popullore, ti Red eshte feminore. Eshte praktikisht e pamundur qe ne nivel zgjedhjesh lokale klasa intelektuale te votoje kompakte ne nje drejtim, ndersa ato qe ti quan Masa ne drejtimin tjeter. Them se eshte e pamundur pasi rolin kryesor ne mbrujtjen e opinionit politik te masave e luajne pikerisht ata, intelektualet.
Po nejse, kjo pjese e debatit per mendimin tim eshte shterpe, ne mos tjeter thjesht prej faktit, qe e ke permenduar edhe ti, se vota e te paditurit vlen njelloj sa ajo e te mencurit dhe rendesi ka te dish te fitosh sa me shume nga te dyja.
Kalojme tek ceshtja e taksave mbi sektorin e tregtise. Kjo po eshte pike interesante qe meriton te diskutohet. Por jo me llogje pazari. Te lutem na sill ne forum nje permbledhje te dekreteve te kryetarit te bashkise ne shifra, te krahasuara me situaten fiskale te meparshme dhe opinionet pro e kundra politikave te reja fiskale, te shprehura nga ekspertet e sektorit. Athere po fillojme e diskutojme edhe ne.
Tendencialisht, taksat ne boten Perendimore ( e jo vetem ) nuk ndjekin ecurine zbritese, perkundrazi. Por kjo eshte teme tjeter dhe sic thua ti duhet pare masa ne perqindje e rritjes se taksave ne Tirane ne kuadrin e parametrave te pergjithshem ekonomike te kryeqytetit.
Se fundi ceshtja e shume kandidateve. Une them se Pollo eshte me adapti, por ky eshte thjesht mendimi im kuptohet. Por edhe sikur mos ishte Pollo, te pakten, te pakten duhej te kishin gjetur gjuhen e perbashket per te zgjedhur nje kandidat te vetem. Nuk e gjeten dhe ka per tu perseritur ajo qe ndodhi gjate zgjedhjeve te fundit lolake dhe politike. Rama dhe PS-ja do marrin gjithe votat e spektrit te majte, ndersa ato te spektrit te djathte do haperdahen. Kjo eshte matematike, jo opinion ti Red. Nese te majtet kane, ta zeme, tre votues dhe nje kandidat, ai kandidat do marri tre vota. Kurse kandidatet e djathte, qe jane tre dhe kane edhe ata tre votues gjithesej do marrin vetem nga nje vote per koke.
Pershendetje
BenAlbani
Krijoni Kontakt