Close
Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 279
  1. #171
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Brari !
    Me vjen pak ēudi pasi ketu nuk flas as per ramen as per klosin e se kuptoj ēfare lidhje kane me artikullin ne fjale!
    Nqs ti nuk e njef te kaluaren e familjes Ngjela me vjen keq ky nuk eshte faji im dhe per kete skam se si te te ndihmoj perveēse duke te ta treguar ate. Nqs ti nuk ke deshire qe ta besosh atehere ky eshte problemi yt e jo me i imi e ketu me vjen keq po ste ndihmoj dot me. Cdo njeri ka te drejten e vet te besoje ate ēfare deshiron keshtu qe thjesht une shtova nje detaj me rendesi qe ishte harruar jo pa qellim ne artikullin e mesiperm.
    Sa per ngjelen ne veēanti me thene te drejten nuk kam arsye ta urrej pasi personalisht nuk me ka bere gje keshtu qe te urrej dike pa arsye me duket e tepruar!
    E pemenda dhe ne temen per kryebashkiakun dhe e thashe qarte qe fjalimin e Ngjeles e degjova me kujdes e me vemendje pasi shume levdata ju bene perpara prezantimit. Konkluzioni im per te ishte i thjeshte : mungese elekuence ne te folur, mungese koherence ne ato qe prezantonte si dhe mungese renditje te planeve e strategjise qe deshironte te ndiqte. Me pak fjale teper amator per te bindur se mund te kete aftesi organizative dhe egzekutuese per qytetin e Tiranes.
    Megjithate po e riperseris sejcili ka opinionin e vet keshtu qe feel free e shprehu i nderuar Brari...
    Just God Can Judge Me

  2. #172
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vini !

    Ajo "njohja" jote per familjen Ngjela vjen nga strofullat e atyre qe i rrine mbrapa Klosit dhe thote shume bukur Manciste...qe ato Republiket qe sot kan paren e dosjet ne dore dine tja qendisin kujdo kur duan ndoj pulle..

    Dikur ata kishin ne dore qe te retushonin Fotot Historike ku fshinin ke donin e fusnin ke donin e ne se dikush guxonte e rrasnin brenda.

    Keto tashme dihen.

    Nena e Spartak Ngjeles, Vera, ka qene ne krye te demonstrates se pare antifashiste te Korces dhe kur Ra nga fiku Kico Ngjela PPSH dergoi ca skulptore te cilen e prishen gravuren qe ish vendosur ne Bulevardin e Korces ku dallonte nje vajze me flamur dhe futen aty ndoj proletar sa me la mu me shu..

    Kico Ngjela ka qene ministri me i afte e Shqiperise komuniste dhe me punen e palodhur te tijen ka funksionuar nje administrate qe i dha buke e veshmbathje (kuptohet aq sa mundej) nje populli te tere.

    Kur Petrit Velja i Vlores lavderon Takun c'me flet ti mo Vini qe rri kafeneve me fuksat e Klos-Nano-Gjinushve.

    Petrit Velja ka ndejtur Burgjeve me Pader Meshkallen legjendar e kur ai ka besim ne Takun cna ngelet neve firaunve.

    Kush i shkon sot mbrapa Ed Rames?

    Musa Ulqini nje spiun i ndyre, Adnan Qatipi nje enverist i pj-erdhur i cili ska turp qe PPSH ja vrau shoket e luftes e punes, Ndre Legisi nje klysh fshatari spiun e ca mafioza si Koco kokdhimat e Ilir Metat qe spo len gje pa vjedhur.

    Sa per elokuence Taku eshte njeriu me i kendshem per tu degjuar ne oratori e biseda kurse Ilir Meten ska Gomar ta degjoj ..aq i peshtire eshte ..l ere me Nanon qe eshte bere boz me ato fjalime ku genjeshtrat i kullojne si jarg apo Edi Rama qe eshte sinonim i rrugacerise.

    Ne nje gje ke ti Vini te drejte qe Taku nuk i ben dot ato qe premton..sepse qeveria e Nanos edhe ne se fiton ka per ta asfiksuar Takun dhe planet e tije...

    Kjo dihet por zgjedhja e Takut eshte fillimi i Rilindjes se Demokracise dhe ardhjes ne pushtet i njerzve me vlera.

  3. #173
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vjehrri i nje mikut tim qe eshte socialist i thekur por i ndershem e qe nuk cfaqet ne podiumet me Edi Ramen e pra qe Edi nuk e njifte si kurse njef ca nga langot e Pirro Dodbibes i shkoj nje dizaj ne Bashki per hall strehimi.
    Nuk eshte ktu... i thane ato ruspijat me kompjuter e Ai i durushem ndejti aty ke dera jasht duke pritur nen diellin pervelues te asfaltit e tu thith squfur e plumb nga Benzat qe kalonin aty.
    Priti 5 - 6 ore dhe duke pare se mos po vjen i famshi Bos i Bashkise kur Ai vertet u cfaq por jo duke ardhur por duke dale nga Bashkia..
    Pra e kishin genjyer plakun e shkrete ato sh..rr ufllat e Bashkise. Plaku, veteran lufte dhe pune, i duall perpara Zotit e Shokut Edi e u mat ti thot dy fjale per hallin e tije..
    Ik o pirdhu ..tha Edi me arroganc na le rehat e mo na merzit..dhe i hypi Mercedesit te blinduar e iku..Sigurisht ne ato restorantet ku shkojne Vipat Roze ku kercet fileto korani e Karkaleci e Shampanja..
    E Plaku iku ne shtepi i fyer..
    Cte bec..

    Ja c'thote g55 sot:

    ----------------------



    Edi Rama, provincial lindor, si kopje e Llukashenkos

    Nga Fahri BALLIU

    Edi Rama tmerrohet nga njerėzit qė arrijnė ta zbulojnė.

    Ēdo tė thotė ta zbulosh Edi Ramėn? Sigurisht, tani numri i njerėzve qė e kanė zbuluar Edi Ramėn, ėshtė shumė i madh. Pra numri i njerėzve qė kanė informacionin e duhur pėr tė vėrtetat rreth Edi Ramės dhe kanė arritur tė kuptojnė realisht personalitetin tij, sot ka pėsuar njė zgjerim tė jashtėzakonshėm.

    Tė njohėsh Edi Ramėn, sigurisht do tė thotė mė sė pari, tė kesh informacionin e saktė tė fakteve, tė cilėt dhe pėrmes tė cilėve, bėhet shpjegimi dhe analiza e tij. Njeriu qė u pėrfshi nga zelli i ashtuquajtur "anarkizėm" dhe nga kalimet ylberike gjinore dhe mendėsore, ishte padyshim njė person qė tė linte gjurmė dhe shije tė pėshtirė. Por sidoqoftė, nė varėsi tė pėrvojės dhe eksperiencės jetėsore, ai mund tė pėrbente edhe si nazist, edhe si monarkist, edhe si vjedhės revistash dhe si hajdut pikturash, edhe si kėmishėverdhė, edhe me vathė, edhe pa vathė, mund tė pėrbėnte pra, njė person qė mund ta mbaje mend si ta citoje, si anekdotė. Mirėpo, duke u rritur e duke u zhytur mė thellė, Edi Ramės iu desh qė afresket e rinisė sė palexueshme, t'i shndėrrojė shumė shpejt nė peisazhe tė mirėfillta hipokrizie. Njeriu i modernitetit dhe i Evropės, karakterizohet nė urrejtjen patologjike pėr kulturėn pėr shkrimtarėt, gazetarėt, aktorėt, u sulet atyre tek e tek, qė nga Kadareja e deri tek Ornela e Shijakut. Ai iu sul Teatrit Kombėtar dhe nė fakt, ra brenda. Qe zbulimi i parė qė u bė mbi tė. Ai bėnte si njė kurė pune, pėr tė vjedhur para. Gjithė drama e tij ėshtė njė shesh ndėrtimi, pėr tė ēuar zagarin Gonxhe, taksidarė, xhillarė, etj, pėr tė mbledhur para. Rama ėshtė pasuruar me skemėn e sheshit tė ndėrtimit dhe lejes sė ndėrtimit. Ai ka jo pak para sot. Por ndėrkaq, ėshtė i lexuar. Por ndėrkaq, ėshtė i kuptuar, ėshtė kuptuar deri nė atė shkallė, sa dosjet e korrupsionit tė tij, kanė vazhdimisht njė deri nė dy tė tretat e fondeve publike, vjedhje, vjedhje pa fund. Ai ėshtė i ngushėlluar sot, se prokuroria nuk i hap dosjet, por nė fakt, e drejta dhe e vėrteta atė e ka tė arrestuar, edhe pse zagaritet rrugėve tė Tiranės si kandidat pėr kryetar bashkie, ai ėshtė i arrestuar, ėshtė i burgosur nga e vėrteta. Ky Kavalkant qė vetėm pėr tė shkuar nė Gjermani u martua me njė qytetare dhe vetėm pėr tė ardhur nė Shqipėri, u martua me njė gjermane, pasi ishte martuar njė herė mė parė me njė shqiptare, pasi ėshtė pėrsėri nė prag tė njė martese tjetėr. Kėto s'janė ēėshtje personale. Ti zotėri, je njeri publik dhe tėrė kėto qė bėn dhe ke bėrė, i bėn dhe mbi njerėzit.

    I pėrshkruar mbrėmė nė njė emision televiziv me gazetar Fevziun, Rama i dha tė kuptojė tė gjithė shikuesve se, pėrveēse ėshtė njė brigadier arash dhe propagandist i formave tė edukimit, ėshtė mbi tė gjitha njė model provinciali lindor i tipit Llukashenko. "Edi Rama nuk gabon", "tė gjitha tė mirat kanė ardhur qė kur ėshtė bėrė ai kryetar bashkie", "ai tė mėson si tė shkruash", "ai mėson inxhinierin, mjekun, shkrimtarin, kundėrshtarin, politikėn". Dhe tė gjitha kėto, me njė fjalor tė Pilo Peristerit. Dhe mbi tė gjitha, ai nuk gabon!

    Mė sė shumti, doli e qartė mbrėmė qė ai nuk di se ē'ėshtė bashkia. Ai nuk njeh asnjė proces tė punės nė bashki, pėrveē tenderit dhe lejeve tė ndėrtimit. Ai s'ka asnjė koncept tė funksionit tė bashkisė nė kushtet e tregut dhe mbi tė gjitha, ai deklaron urrejtje pėrmbi gjysmėn e popullsisė, tė paktėn tė deklaruar nė kėshillin aktual tė bashkisė.

    Ky njeri konfuz pėr nga sezonet, episodet tragjike qė ka shkaktuar tek tė tjerėt dhe pėr nga tirania qė ndjell nė mjedisin e punės sė tij dhe atė familjar, i pėrket totalisht modelit tė Llukashenkos, qė i nxjerr votimet 99%. Frikacak si ai, akuzon politikėn shqiptare dhe kur pėrpiqet ta interpretojė, flet vetėm pėr opozitėn. Njeriu-mesazh, sepse puna themelore e vėrtetė qė bėn ai, janė mesazhet qė ai nis nė tė gjitha drejtimet, ku me servilizėm, ku me harbutėri dhe shumė shpejt, ne do tė publikojmė mesazhet e kėtij njeriu, tė cilat i kemi mbledhur nga miqtė, kolegėt, apo qė na i kanė dorėzuar.

    Gjithsesi, i shtrėnguar nė vatrėn e dėshtimit, amullisė, dhe degradimit personal, ai gjithsesi tė kujton provincialin lindor, Llukashenkon, me njė babė tė vjetėr, qė quhej Andrea Kavalkanti.


    --------------------------------------------------------



    Lushnje: Ylli Myftiu nė ēdo tre lushnjarė, katėr i ka kundėr

    Natyrisht, kėto vitet e qeverisjes sė socialistėve nė pushtetin vendor, kanė qėnė vitet mė tė vėshtira dhe mė tė egra, nė tė gjitha aspektet e jetės pėr shqiptarėt. Qytetet janė rrėnuar, janė harruar dhe ka pasur masakra tė vėrteta urbane dhe financiare nga ana e kryebashkiakėve socialistė. Por, natyrisht, kėtu ne mund tė flasim pėr Durrėsin, Tiranėn, Sarandėn, Vlorėn, por dhe Lushnja ėshtė njė nga ato qytete qė e ka ndjerė egėrsinė e pushtetit socialist.

    Ylli Myftiu kandidati socialist, qė ka qėnė edhe bashkiak nė kėto tre vite, njihet nė qytetin e tij nga tė gjithė lushnjarėt si hajdut tokash. Ky njeri, me anė tė masakrės qė ka bėrė nė tokat, nė pronėsitė dhe nė pjesėmarrjen e tij nė pazare tė tilla, tani e ka shumė tė qartė, qė nė ēdo tre lushnjarė, katėr i ka kundėr. Ky zotėri, ka shumė stomak tė fortė, qė pretendon dhe kandidon pėr kryetar bashkie tė Lushnjės, kur e di shumė mirė, se cili ėshtė opinioni i qytetarėve tė tij, pėr njeriun qė e ka shkatėrruar totalisht qytetin. Lidhjet e tij me Arta Daden dhe grupin qė ka funksionuar pėr masakarėn financiare nė tokat e Lushnjės, ai e ka shfyrėzuar vetėm pėr interesta e tij dhe tė grupit qė pėrfaqėson, duke e shkatėrruar qytetin ēdo ditė, ēdo orė, ēdo sekondė. Eshtė e tmerrshme pamja e Lushnjės kur kalon nė atė qytet, njė qytet i braktisur, i harruar, i mbytur nė tmerrin e varfėrisė dhe ėshtė ndėr qytete e para nė rang republike, qė ėshtė braktisur totalisht nga rinia e tij. Djemtė dhe vajzat e Lushnjės, shkojnė dhe robtohen nė pronat e grekut, punojnė me orė tė tėra ditė e natė, pėr pak euro ku Lushnja ka resurse tė jashtėzakonshme pėr punėsimin e rinisė dhe stabilizimin e saj. E, natyrisht, kėto resurse, nuk mund t'i shfrytėzojė njė njeri si Ylli Myftiu, qė ka parė vetėm xhepin e tij.

    Alternativat qė ofron kandidati demokrat Kadri Gega pėr zgjidhjen e problemeve tė Lushnjės, janė sa serioze aq dhe tė besueshme. Nė radhė tė parė, i bėn tė besueshme mungesa e punės, vėmendjes dhe dėshtimi i Ylli Myftiut si bashkiak i Lushnjės. Nė radhė tė dytė, i bėn serioze dashuria e tij pėr qytetin dhe besimi qė lushnjarėt do t'i japin atij mė 12 tetor.


    ------------------------------------------------------------------

    "Vullnetarėt e Enverit" dhe nevojat e Edit

    Arjan LAKO

    Fushata elektorale nė Tiranė, nė fakt ka dalė jashtė parashikimeve qė priste media dhe jashtė parashikimeve, mė saktė, tė ithtarėve tė kandidatit socialist. Ky i fundit i ka marrė si zakonisht idhullit tė tij, Enver Hoxhės, termin, opsionin "vullnetar" dhe "Vullnetarėt e Enverit" janė konvertuar nė "Vullnetarė tė Edit". Efektivisht, kandidati socialist nuk po bėn asnjė punė, pėrveē zallamahisė nė ēadėr gjatė ditės, ku nuk merr vesh i pari tė dytin, pėrveēse ca listave qė nuk i hyjnė nė punė njeriu, vetėm e vetėm tė duket qė ky po punon. Deri kėtu nuk kemi ndonjė surprizė, sepse i gjithė stili i tij i punės gjatė 3 vjetėve qė ai ka qenė nė krye tė bashkisė sė Tiranės, kėtu ka konsistuar. Ka mbledhur ca vullnetarė tė Enverit dhe nė bashki, ose mė saktė, ca pionierė tė Enverit, i ka bėrė drejtorė dhe i ka vėnė nė poste strategjike, siē ėshtė ai i urbanistikės, i strehimit, ku ne e dimė shumė mirė se sa specialistė tė mrekullueshėm dhe me eksperiencė ka Tirana pėr tė qenė drejtues tė kėtyre pikave qė janė ndėrkohė, dhe mė tė zezat nė rezultate pas rezultateve tė vjedhjes sė kryebashkiakut.

    Fushata, shumė mirė qė ėshtė mediatike, por jo nė sensin e "shou"-t, nė sensin e pasqyrimit tė drejtė qė media, ose mė saktė, njė pjesė e madhe e saj po e bėn fushatėn, sepse ajo, pra media vizive, kėrkon lajmin, kėrkon tė pasqyrojė ēdo moment tė kėsaj fushate. Dhe natyrisht, duke u pasqyruar gjithēka, ne tė gjithė shohim dhe gjykojmė. Shohim Spartak Ngjelėn, kandidatin e PD-sė pėr Tiranėn, i cili shkon nė zonat e harruara dhe tė lėna pas dore e tė trajtuara si qytetarė tė dorės sė tretė nga Edvini & Co, dhe shohim kėtė tjetrin, qė ka ngritur njė ēadėr, e cila funksionon si pikė rrėmuje ditėn dhe natėn, njė kabare nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės. Sė pari, burime shumė serioze pranė kandidatit socialist bėjnė tė ditur, se rritja e numrit tė vullnetarėve tė tij ėshtė njė gėnjeshtėr, pasi shumė prindėr po vijnė t'i tėrheqin fėmijėt e tyre nga kjo puna e vullnetarizmit. Por, mbi tė gjitha, ėshtė nocioni dhe koncepti qė ka ky njeri, ajo qė tė shqetėson mė shumė. Fėmijė, vullnetarė! Ky ėshtė njė turp, sepse e godet dhe e bastardon me dhunė botėn e tyre, e cila ėshtė e lidhur me fantazi lojėrash, krejt e shkėputur nga ambiente ordinere dhe krejt e shkėputur nga frakturat e psiqikės sė kryebashkiakut dhe tė atyre qė e kėshillojnė. Sa pėr punė vullnetare, atij nė fakt, kėtė skemė ia mbulojnė shumė mirė kasketat e "Sigurimit", jo veteranėt, sepse emri i tyre ėshtė shumė i nderuar, por veteranėt e krimeve dhe tė torturave e tė mbytjes sė njerėzve nėpėr birucat e burgjeve komuniste.

    Deri tani, fushata ka pasur surpriza, megjithėse ėshtė nė fillimet e saj. Surpriza e pare ka qenė zotėrimi total i Spartak Ngjelės qė ka mbi situatėn, vizionin e qartė pėr Tiranėn, pėr tė gjithė Tiranėn, pa e ndarė nė qytetarė tė dorės sė parė, apo tė tretė. Dhe nga ana tjetėr, ėshtė shkalafitja e ēadrės.

    Kjo ėshtė parathėnie qė, me sa duket, edhe votimi, surprizė do tė jetė. Njė surprizė e fortė pėr Ramėn dhe segmentet e errėta tė mafies qė qėndrojnė pas tij. .

    ,,,,,,,,,,,,,

  4. #174
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Vinny_T, jo vetem qe nuk ke moshe te gjykosh Ngjelen, por tregon edhe trashegimine tende familjare me ato akuza qe shkruan me lart per babane e Ngjeles, pasi ai version qe jep ti me lart ka dale nga propaganda e Partise se Punes se kohes. Te me falesh mua qe nuk u ve bese aktakuzave komuniste, por u ve bese fjaleve te nje bashkevuajtesi te Ngjeles qe ka bere burg me te.

    Spartak Ngjelen nuk kane sy e faqe ta gjykojne as bashkemoshataret e tij, pasi teksa ata u kthyen servila te rregjimit, Ngjela u kthye ne i burgosur i ndergjegjes duke vuajtur vitet e nje burgu te padrejte. Por ne ato vite, ishte fat te ishe ne burg, pasi inteligjenca (lexo emrat qe citon autori) ishte ne burg, budallenjte dhe servilat ishin jashte tyre.

    Mos e ngaterroni Spartak Ngjelen me Fatos Lubonjen qe i shkruante letra Ramiz Alise perjave nga burgu, edhe atij, nje bashkevuajtes ia ka nxjerre sekretin. Ndryshe nga Lubonja qe edhe sot e gjen veten ne simbioze me pasardhesit e komunisteve, Ngjela ka mbajtur qendrim te hapur anti-komunist ne keto 13 vjet ne liri.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet nė Bllog
    22
    Zgjedhjet ne Shqiperi do ti fitojne ata qe kane me teper para e pushtet ne dore dhe per kete masat jane marre me kohe keshtu qe per mendimin tim un nuk analizoj me e nuk jap prononcime kush do te fitoje zgjedhjet por thjesht per diskutim kush paraqet propozime koherente per te ardhmen e Tiranes.
    Nese shqiptareve do tu vidhen votat edhe kesaj here, pushtetaret me parate dhe policat e tyre, do tu duhet ti numerojne votat e shqiptareve jo ne kutite e votimit, por ne sheshin perpara bashkise e kryeministrise.

    Pastaj te shohim nese parate do ti nxjerrin nga situata apo greket e Maqedonasit do ti hapin edhe njehere kufijte e bunkeret per shoket Nano e kompani.

    Kush nuk ha karroten, do te haje shkopin dhe kesaj rradhe gjithe faktori nderkombetar eshte ne krah te shqiptareve.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Kjo ishte e forte,dhe qesharake

    BASTE PER RAMEN DHE NGJELEN

    Ethet e gares zgjedhore ne kryeqytet, nuk kane perfshire vetem dy rivalet kryesore Edi Rama dhe Spartak Ngjela. Mundesite qe ka secili prej tyre per te fituar zgjedhjet ne 12 tetor, jane kthyer ne objekt te basteve qe hidhen ne shkallet e Pallatit te Kultures. Ashtu si ne ditet kur zhvillohen evenimente nderkombetar futbollistike, bastaxhinjte kane hedhur baste milioneshe per dy kandidatet kryesore per te fituar postin e kryebashkiakut te Tiranes. Sipas nje informacioni te marre prane njerezve te aposionuar pas bastit, mesohet se ata ndjekin me vemendje ecurine e fushates dhe deklarimet e secilit prej kandidateve qe jane objekt i basteve te tyre. Keshtu ofertat e bastaxhinjve kane pesuar ndryshime nga dita ne dite, ne baze te oshilacioneve te fushates se kandidateve, apo ne baze te argumentimeve per zgjidhjen e problemeve qe ata kane bere para elektoratit. Me i favorizuari deri para dy javesh ka qene kandidati i mbeshtetur nga PS-ja Edi Rama, ku probabiliteti qe ai te ishte fitues ishte 9 me 5. Por nga dita ne dite ofertat e hedhura mes basteve tek Pallati i Kultures kane ulur mundesine qe Rama te jete fitues. Sipas informacionit te marre aty mesohet se nga dita ne dite zhvillimet e fushates e kane nxjerre Ngjelen si rival te forte, duke ulur avantazhin qe kishte Rama. Nderkohe dy dite me pare ofertat e hedhura kane arritur kuota te baraarta, si per Ramen ashtu edhe per Ngjelen. Bastaxhinjte marrin opinione edhe nga banoret, duke qene me te sigurte per hedhjen e basteve. Bastet e hedhura deri tani kur fushata po arrin piken kulminante, kane arritur ne disa milione leke. Por deri ne perfundim te saj gjithcka mund te ndodhe.

    A.Rama
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  7. #177
    Akulli Maska e DiGiTeX
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Diku Rreth Botes
    Postime
    368
    Peshendetje zoterinj te forumit!!
    Pasi lexova me kujdes mendimet tuaja per Avokatin me erdhen ne mendje disa pyetje qe mbasi me ndihmoni ju , qe e shof qe e njifni mire dhe keshtu te sqarohem dhe une.
    1. Ku ka qene AVOKATI keto 13 vjet *demokraci*??
    2. Cilat jane sukseset e tij ne fushen avokatise, pasi e cilesojne si nje avokat te suksesshem??
    "Merrja te mirėn tė ardhmes, hidhja te keqen tė kaluarės"

  8. #178
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Po te pergjigjem ty sternipi i Zabit Caushit na Vloora..


    1- Gjate 13 vjeteve Taku eshte marre me permirsimin e shendetit te tije te kalbur burgjeve te enverit ndersa Zabiti me Shoke eshte marre me uljen e barkut nga berzollat qe hante ne Bllok te Tiranes e Ujit Ftohte..

    2- Si avokat ai eshte bilbili i parlamentit e i Medias qe lufton per Kushetute e drejtesi e demokraci e ju ne Vlore ne ate kohe jeni marre me mbledhje tek portokallet e Radhimes ku ju udhezonte hysni Milloshi per tu pergatitur per revolucionin e ardhshem qelbanik te 97-tes.

    qashtu ..

  9. #179
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Edvin Rama, njė i dyshimtė

    Pėrse nuk duhet tė votojmė pėr njė tė dyshimtė. Ky njeri i dyshimtė qė pretendon pėrsėri tė sundojė Tiranėn, barazonte para pak ditėsh, nė njė tė pėrditshme, Spartak Ngjelėn me Rapush Xhaferrin. Pėrgjigja pėr kėtė ėshtė e qartė. Ky krahasim ėshtė njė agjitacion primitiv qė lumpeni pretendent pėr fronin e Tiranės bėn pėr veten e tij. Por ne bėjmė njė tjetėr krahasim, tė bazuar nė fakte tė jetuara dhe jo pėr propagandė false. Ne themi se Partia Socialiste kandidon pėr bashkinė e Tiranės Spiro Kolekėn, ish-bllokmenin e regjimit komunist, prej nga rrjedh personi i dyshimtė nė fjalė Edvin Rama.

    A ėshtė arrogant i dyshimti Edvin? Mungesa e transparencės gjatė sundimit trevjeēar tė tij nė Bashkinė e Tranės e tregon fare qartė kėtė gjė. Rrethimi me policė i bashkisė ditėn qė do tė vinte kontrolli parlamentar ėshtė njė dėshmi qė flet shumė qartė. Qėndrimi prej harbuti tė pandreqshėm gjatė ditėve tė kontrollit parlamentar, ulurimat e tij si njė bishė e plagosur para deputetėve tė opozitės, vėrtetojnė katėrcipėrisht se ai ėshtė bir bllokmeni tė regjimit famėkeq komunist. Edvin Rama ėshtė njė njeri nė qoftė se mund ta quajmė kėshtu qė prodhon urrejtje. Fjalėt e tij gjestet e tij punėt e tij janė plot urrejtje. Qėnia e tij ėshtė 10 pėr qind urrejtje. A mund tė jetė njė qėnie e tillė qė vetėm urren, njeriu i parė i njė kryeqyteti? Kurrsesi.

    Edvin Rama nuk bėn punė por vetėm propagandė. Ai kujdeset pėr sipėrfaqen qė duket pėr tė bėrė efekte. Atij nuk i intereson brendia e jetės sė njerėzve,por pamja e jashtme, pėr tė treguar se punon. Kjo duket kur ai merr pjesė edhe nė mbjelljen e pemėve edhe nė asfaltimin e rrugės edhe nė lyerjen e fasadave. Ai cakton se si duhet tė ngjyrosen fasadat. Cili ėshtė ky qe duhet tė caktojė se si duhet tė jetė dekori i kryeqytetit, pėr mė tepėr qė ky njeriu ėshtė i dėshtuar si piktor. Ai tejkalon tė drejtat e tij duke shkelur hapur normat, rregullat ligjet.

    Edvini ėshtė reaksionar, njeri i errėsirės. Stafi i bashkisė ėshtė kthyer nė njė grusht njerėzish servilė. Ata nuk guxojnė tė hapin gojėn pėr asgjė pėr ndryshe pushohen nga puna si pa gjė tė keq. Edvini kėrkon tė bėhet njė diktator i vogėl. Tirana sundohet nga tekat e tij. Njeri pa asnjė skrupull kėrkon tė kthejė kohėn e Spiro Kolekės pėr tė filluar aksionet vullnetare tė njerėzve. Tė gjitha dyqanet tė uniformohen, tė gjitha njėsoj, njėlloj grile njėlloj tabelash etj etj. A nuk vepronte edhe partia e tij nė kohėn e Spiro Kolekės nė tė njėjtėn mėnyrė?

    Edvini nuk ka asnjė lloj respekti pėr ndjenjat kombėtare tė tiranasve. Shikoni godinėn e bashkisė, mungon flamuri ynė kombėtar Pse? Me njė tė prillit Edvini nuk mungon ta mbulojė bashkinė me leckat e ditės sė rrenave, por flamurin nuk e vendos, as uniformėn zyrtare nuk e respekton.

    Qytetarė tiranas kini kujdesdvini ėshtė njė i dyshimtė.

    Tomson Bolenga
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ALBA : 05-10-2003 mė 02:37
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #180
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Mesazhet dhe kundėrmesazhet, fytyra e vėrtetė e Ramės

    Pėrgatiti: Fahri BALLIU

    Dje i premtuam lexuesit se do tė publikonim disa mesazhe tė Edvin Ramės, tė cilat ua nis miqve, shokėve, kundėrshtarėve dhe qė nė tė vėrtetė, zbėrthejnė dhe plotėsojnė fytyrėn dhe karakterin e tij. Nė radhė tė parė, duhet tė sqaroj se ky njeri "non stop", nėqoftėse nuk ėshtė duke vjedhur paratė e rryshfeteve qė i vijnė sipas skemės dhe kurthit qė ka ngritur, ky njeri nis mesazhe. Nė kėto mesazhe, ndjehet servilizmi i tij, frika, hipokrizia dhe stili i pėrqalljes neveritėse ndaj duarve qė nuk i kafshon dot. Mesazhet shpesh janė 99.9% tė shkruara, por ka dhe pėrgjigje-mesazh, psh:

    1. Pas emisionit "Opinion" me gazetarin Fevziu, siē ishte kokoroē, nervoz, konfuz, siē shtirej kapedan dhe trim kundėr politikanėve, ashtu u llahtareps kur e mori Fatos Nano nė telefon. Mesazhi i kėtij pėr Fatos Nanon, ishte ky:

    Po ja, or burrė, unė e thashė nė pėrgjithėsi, pastaj e kisha pėr Sali Berishėn. Po mirė, ti e di, ti je kryetar partie, po mirė, unė e bėj si tė duash ti, e them si tė duash ti!-Data 2 tetor.

    2. Njėri nga dhjetėra mesazhet, Fatos Lubonjės:

    Fatos, pavarėsisht se ēfarė thua dhe shkruan, unė kujtoj xha Todin dhe Lirinė, kujtoj miqėsinė tonė...

    3. Mesazhi pastaj vazhdon nė drejtim tė Koēo Kokėdhimės

    ... Hidhe nė gjyq atė Lubonjėn, se ai ka kompleksin e burgut, ka frikė, ėshtė bėrė me Berishėn, tė nxjerr punė, vetėm nė gjyq dhe me gjyqe, ai mbyll gojėn!

    4. Mesash njė drejtuesi tė lartė tė PD-sė:

    Unė kam shumė respekt pėr ty. Ti duhej tė jesh njeriu kryesor nė PD. Si rri ti me Berishėn...

    Pastaj, vazhdon me kundėrmesazhin pėr kėtė njeri tė PD-sė, drejtuar njė funksionari tė lartė tė PS-sė:

    Ai miku qė kemi nė PD, s'ka asnjė ndryshim nga Berisha. Kot, gjej ndonjė gazetar qė ta sulmojė dhe ta bėjė copash, t'i gjejė ndonjė gjė tė ligė fare.

    5. Mesazh me rastin e pėrmbytjeve, drejtuar Gonxhes:

    Hė mo, tė vij apo tė mos vij, sa i rėndė ėshtė problemi, opozita i ka kėrkuar gjė prokurorisė? Po tė jetė kėshtu, s'vij fare.

    6. Mesazh drejtuar zotit Frangaj, pas emisionit tė Ngjelės nė "Opinion":

    Po ju, jeni bėrė me atė? Ē'ishin ato pyetje... (sharje).

    Frangaj iu pėrgjigj se ishte duke pirė kafe me Doktorin. Ai vazhdoi mesazhin: Ashtu, ėėėė, etj.

    Mesazhet janė tė pafundme, nuk mund ta imagjinojė njeri se ēfarė i punon telefonit ky Kavalkant i kapur gjatė njė procesi krimi. Te kėto mesazhe pėrfshihen dhe ndėrhyrjet qė ai bėn pėr tė paralizuar disa gazetarė. Eshtė aq i pacipė, sa pasi dėrgon njė negociator, pėrpiqet ta konsiderojė kėtė, si sukses tė autoritetit dhe frikės qė ngjall kjo kukumjaēkė e mjerė, qė ka rėnė nė oxhakun e pushtetit tė pamerituar.
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

Faqja 18 prej 28 FillimFillim ... 81617181920 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •