Close
Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 279
  1. #101
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Hej, apo disktuojme Leshatorin e Mustafa nanon, apo zgjedhjet lokale?

    Moderatoret ju lutem nderhyni!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #102
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Postuar mė parė nga Manciste
    Hej, apo disktuojme Leshatorin e Mustafa nanon, apo zgjedhjet lokale?

    Moderatoret ju lutem nderhyni!
    ------------------------------------------------------------------------------------
    Maniciste!
    Nuk mu "hap barku" te mirem me SPIUNIN Mustafa, por dhash nje mendim per kete person, qe ter kohen e tije eshte bere "bodigart" i qeveritarve KUSARRRR, qe po e shpien Shqiperin drejt mjerimit te plote.
    Mustafa SPIUNI nuk gjen dote kohen te flasi per GRABITJET qe hajdutet qeveritare po i bejne ati vendi?!
    Mustafa SPIUNI nuk gjen dot kohe qe te thote nje fjale per perpjekjet e qeveritarve per te manipuluar zgjedhjet?!
    Mustafa SPIUNI nuk gjen dote kohe qe te thote nje fjale per atentatet kundra policve e biznesmenve?!
    Mustafa SPIUNI nuk gjen dot kohen qe te thote nje fjale per gjith ata te mjere qe nga varferija dhe mjerimi vrasin veten?!
    Mustafa SPIUNI mbull syrin dhe heshte dhe kur shtupi dhe komisjonet vertetojne me fakte e argumenta VJEDHJET e Edi Rames e te gjithe pushtetarve SOCJALISTE?!
    Mund te vashdoje ne pafundesi po nuk ja vlen meeeee.
    Keshtu -Maniciste-nuk jam jasht teme por BRENDA NE THELEEE.
    Si mjeshtra qe jeni perpiqeni qe ti minimizoni ose censuroni ato qe sju pelqejne........
    Po hajd..mooo ..vari ka....kesaj pune me soin e SPIUNVE.

  3. #103
    SUPER [INC] Maska e SUPERSTAR_N1
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    475

    Wink Ngjela: Jam i sigurt qė do tė fitoj

    Ngjela: Jam i sigurt qė do tė fitoj

    Kjo mbėshtetje u kėrkua nė fillim tė mbledhjes nga vetė avokati Ngjela. “Pas mbėshtetjes politike qė unė e di se do ta marr kėtu totalisht, mė duhet gjithashtu t’ju shpjegoj diēka shkurt nga pėrgatitjet e mia pėr kėtė fushatė. Unė deri tani jam shumė i kėnaqur nga stafi. Jam shumė i kėnaqur nga strukturat e partisė tė Tiranės tė cilat janė tė domosdoshme. Kam filluar bashkėpunimin me kryetarėt e nėndegėve dhe me kandidatėt pėr kryetar tė 11 minibashkive dhe po shpalos shkallė shkalle programin tim nė linjat e pėrgjithshme qė i shpreha nė hapjen e fushatės. Jam i bindur nė fitoren time”, tha dje Ngjela. Kandidati demokrat replikoi dje edhe me ish-Kryetarin e Bashkisė sė Tiranės nė periudhėn e PD, Albert Brojka. Pavarėsisht se Ngjela nuk pėrmendi emėr qėndrimi i tij aludonte pėr ish-Kryetarin e Bashkisė sė PD, Brojka. Ky i fundit nė njė deklarim pėr Top-Chanel u shpreh se Bashkia nuk mund tė bėjė asgjė pa mbėshtetjen e qeverisė. “Pa mbėshtetje politike nuk mund tė bėhet asgjė. Flitet se nuk mund tė ketė sukses njė kryetar bashkie qė nuk ka mbėshtetjen e qeverisė. Absolutisht nuk qėndron. Kryetari i Bashkisė sė Tiranės ėshtė shumė i fortė nėse ka mbėshtetje politike tė partisė sė vet. Mbėshtetja politike ėshtė nocioni politik i saj. Mbėshtetja e qytetarėve ėshtė kryesorja. Si qenke i pafuqishėm ti kur nuk tė mbėshtet qeveria ndėrkohė qė je votuar nga 280.000 ose 300.000 votues. E pamundur nuk ka mundėsi”, tha Ngjela. Mė pas foli edhe lideri i opozitės Sali Berisha. Edhe ky i fundit u shpreh i sigurtė nė fitoren e Ngjelės si dhe tė kandidatėve tė tjerė tė PD nė rrethe..
    “Kam bindjen se Spartak Ngjela, ky Romeo por jo i Xhuljetės por i fjalės sė lire tė cilit e shpėtoi nga fundi tragjik burgu i Burrelit, i bėn nder me kandidimin e tij ēdo qytetari tė Tiranės pėr tė cilin janė tė ēmuara vlerat e lirisė. I bėn nder ēdo qytetari tė Tiranės. Ngjela nė njė moment tejet tė veēantė zgjodhi sakrificėn sublime tė dinjitetit njerėzor qė pėrbėn thelbin e lirisė sė njeriut. Avokat ke mbėshtetjen e plotė totale tė PD tė anėtarėve dhe tė simpatizantėve tė saj. Avokati Ngjela do tė jetė fitimtari i Tiranės dhe me 12 Tetor, Edi Ramėn do ta nxjerrė jo vetėm nga Bashkia por edhe nga ēadra”, tha Berisha. Ai mohoi dje edhe mundėsinė e kompromisit me socialistėt pėr kandidaturėn e Spartak Ngjelės. “Ngjela do tė nxjerrė Ramėn dhe jo siē fantazoi i fantaksuri Ilir Meta se paskemi bėrė marrėveshje dhe ftoj ēdo kryetar tė Tiranės nėqoftė se mendon pėr njė marrėveshje tė mos votojė. Ne duam votėn pėr Spartrak Ngjelėn dhe pėr vlerat e tij”, tha ai.
    Sa te Rrosh Do Te Dashurosh! Juventus For Life!!

  4. #104
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Punėt e Edi Ramės dhe puna e opozitės

    HENRI CILI

    Kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edi Rama, nė nisje tė fushatės elektorale, ėshtė duke shpalosur njė buqetė idesh, stilemash, vizionesh, skenimesh dhe inskenimesh, e pėrbashkėta e tė cilave ėshtė gradient i papėrballueshėm totalitar. Si gjithnjė, por dhe me njė dendėsi si kurrė me parė.

    Sė pari, sikur tė kishte idenė se zgjedhjet e 12 tetorit 2003, janė po ato tė 2 dhjetorit 1945, ai ka shndėrruar ndėrtesat e administratės shtetėrore, minibashkitė, konviktet e studentėve dhe mjedise tė tjera publike nė zyra elektorale, ku janė ngjitur posterat, pankartat, apo vėrtiten vullnetarėt e tij.

    Kėta tė fundit asociojnė pa asnjė sforcim me "vullnetarėt e Enverit", por kjo duket e parėndėsishme pėrballė angazhimit tė fėmijėve nė fushatė. Nė kėtė mėnyrė, nė Tiranė, nuk po konkurron Edi Rama me Spartak Ngjelėn, por Institucioni i Bashkisė sė Tiranės kundėr kandidatit tė opozitės.

    Askush nga njerėzit qė kanė konkurruar nė lindje dhe perėndim nė erėn e demokracisė, nuk i ka pėrdorur fėmijėt si "punėtorė elektoralė". Jo thjesht sepse nuk ėshtė ligjore dhe kundėr tė drejtave tė fėmijėve. Por edhe sepse gjithė despotėt e lindjes e perėndimit e kanė pėrdorur pafund parabolėn e fėmijėve qė zbusin imazhin e liderit, pėr ta ēuar atė drejt e nė "zemrat e njerėzve".

    Ligjėrimi politik i kryetarit tė bashkisė Edi Rama ėshtė duke u fokusuar tek fjala "punė" dhe kontrastit sipas tij, mes "njeriut tė punės" dhe "opozitės sė llafeve". Nė fakt kėtė temė, pra koncepsionin e tij mbi rolin e opozitės politike nė demokraci, zoti Rama, thjesht po e zhvillon nė njė version tė ri pasi e ka rimarrė disa herė mė parė. Po shkon shumė mė tej. Pėr zotin Rama nuk quhen "punė", punėt e opozitės: debati politik, denoncimi i problemeve tė qeverisjes, projekt - ligjet, interpelancat, konferencat, projektet, idetė, propozimet. Nė vėshtrimin e zotit Rama, opozitės politike, jo vetėm i duheshin vjedhur votat, siē bėri ai nė zgjedhjet e tetorit 2000, por "nuk duhej pranuar nė Kėshillin Bashkiak" siē deklaroi ai nė vitin 2002, kur opozita pranoi tė hynte pėr hir tė konsensusit politik, nė Kėshillin e vjedhur Bashkiak. Sipas Edi Ramės, sė fundmi, "punė tė opozitės", quhen ajo qė i jepte Presidiumi i Kuvendit Popullor apo Komisioni i Internim - Debimeve. Pra duke shtyrė vagona nė minierat e Burgut tė Spaēit, duke tharė kėneta nė Maliq apo duke ndėrtuar Azotikun e Ballshit.

    Zoti Rama ėshtė duke iu drejtuar me shpejtėsi njė modeli politik tė tipit tė lidhjeve direkte udhėheqės-popull. Nė kėtė ecje drejt "Sanijes dhe Xhevrijes", zoti Rama, mediat dhe gazetarėt e pablerė i konsideron "baltaxhinj". Nė aksionin e tij politik, media e lirė del po aq e tepėrt sa dhe opozita.

    Dhe e fundit. Nė tė vetmen pėrpjekje legjitime politike qė ai po bėn, me shenja gjithnjė e mė tė hapura pėr t'u paraqitur si figura unifikuese e sė majtės shqiptare, tė pėrēarė deri nė pragndarje, ai sėrish bie nė stilemat totalitare. Bėn thirrje pėr bashkim dhe "ulje armėsh" mes socialistėsh. Pra "uniteti" para sė gjithash: Uniteti para akuzave, uniteti para krimeve dhe abuzimeve tė ndėrsjellta. "Padrinoja" tė heshtė pėr "fashistin", Nano tė heshtė "duart e Edi Ramės nė xhepat e bashkisė" e kėshtu me radhė.

    Njė shumicė jashtėzakonisht e madhe mediash tė blera prej tij, me shumė mundim dhe shumė kosto, nė fakt janė duke i bėrė njė dėm shumė tė madh: Janė duke e shumėfishuar nė dhjetėra ekrane dhe gazeta profilin e njė njeriu politik, frymėzimi totalitarist i tė cilit nuk mund tė retushohet me asnjė kombinim ngjyrash.

  5. #105
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Te vjen keq ketu te shikosh se si askush nuk ka as kapacitetin dhe as aftesine per te diskutuar per problemet qe shtrohen ne kete shkrim por merren me autorin.

    Mustafa Nano mund te jete cte doje, spiun, komunist, etj etj po ai nuk eshte denglaxhi apo njeri i hicit dhe i kotit si shume nga ju trimosha ketu. Te pakten Nano shtron nje argument racional qe askush nga ju nuk e kundershtoi dot, e keshtu mallkoni Nanon. Kur mesazhi nuk iu pelqen, mos fajesoni korrierin zoterinj.

    Megjithate duke iu kthyer temes, del qarte dicka teper esenciale nga ajo analize por edhe nga vete realiteti i Ngjeles dhe i PD.

    Ngjela ashtu si PD perfaqeson nje entitet politik, EUNUK, dmth te tredhur nga cdo lloj mendimi inovator, ndermarres dhe kreativ. Ngjela pra eshte nje individ qe nuk prodhon, apo qe nuk pjell ide apo zgjidhje. Eshte shterp, i paafte per tu mbarsur me rrugedalje dhe aftesi udheheqese. Ai eshte i ndrydhur, i viktimizuar dhe i perdhunuar si karakter, dhe nuk zoteron asnje nga karakterisikat e karakterit te nje lideri.

    Vete figura e tij paraqitet si nje "kelysh partie", qe mendon dhe funksionon nen termat qe i lejon partia. Ngjela duhet te thote "rrofte lideri yne" ndryshe ai s'ka me identitet, vlere apo iniciative. Ngjela nuk eshte lider, ai nuk eshte inovator, bile ai nuk ka as personalitetin e vet, te pavarur nga te qenit anetar i PD.

  6. #106
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar mė parė nga Leshator
    Ngjela ashtu si PD perfaqeson nje entitet politik, EUNUK, dmth te tredhur nga cdo lloj mendimi inovator, ndermarres dhe kreativ. Ngjela pra eshte nje individ qe nuk prodhon, apo qe nuk pjell ide apo zgjidhje. Eshte shterp, i paafte per tu mbarsur me rrugedalje dhe aftesi udheheqese. Ai eshte i ndrydhur, i viktimizuar dhe i perdhunuar si karakter, dhe nuk zoteron asnje nga karakterisikat e karakterit te nje lideri.

    Nuk ka gje me te bukur se skermitja e qenit qe nuk kafshon dot me !

  7. #107
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Meqe ra fjala per nanon . m, qe me shume se vjedhjet dhe varferia i le mbrese nje shprehje qe do te ishte krejt normale ne cdo fushate elektorale ne cdo vend te bote, dua te them se eshte turp t'i japesh atij benefitin e argumentimit pasi vetem sa e riciklon.

  8. #108
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Mesazhi i Ngjeles deri me sot ka qene "Do ta bej me mire, por nuk e di akoma se si". Personaliteti i tij ka qene i skllav i mentalitetit "Rrofte Lideri Yne", kur fushata elektorale i dedikohet Ngjeles apo aftesive te tij udheheqese.

    Mesazhi qe Ngjela bie ne Tirane nuk ka asgje te re nga ai qe sollen ish krye-bashkiaket e PD ne Tirane, Ngjelen nuk e dallon asgje, nuk e vecon asgje, nuk e perfaqeson asgje vecse qenia "kadiadat i PD per kryetar Bashkie". Edhe vete Arbnori edhe pse i shkau ne fakt e pohoi faktin se PD nuk kishte kandidate me te mire. Kete e perforcon me shume edhe fakti se shume emra te tjere u terhoqen nga konkurimi.

    Pra Ngjela eshte pjese e humbjes ne PD, ai eshte humbesi i rradhes, sepse te tjeret nuk duan te digjen. Ja pse PD, nuk e ka vene aspak perpara pergjegjesise Ngjelen per tu prezantuar me nje plan serioz, konkurues dhe inovator ne kete fushate. Por ndoshta eshte edhe fakti qe PD, nuk del dot jashte mentalitetit te saj qe e ben ate te mendoje si KOPE. Ky mentalitet nuk e pervecon Ngjelen, si nje individ ndryshe nga tradita falimentuese dhe e mosarritjeve e PD ne pushtet. Ngjela eshte pjese e kesaj tradite, pjese e deshtimit, pjese e PD se pandryshueshme qe i konsumoi vite me pare shancet e medha qe kishte per te qene e suksesshme.

    Dhe shterpesia e Ngjeles e ben ate te bej premtime "Liza ne boten e cudirave". Ne nje ekonomi totalisht informale, ne nje komb qe u shkaterrua plotesisht pikerisht nga investimet informale, Ngjela kerkon te ndertoje burse. Ky pra eshte mendim sa pervers po aq edhe i tredhur, dmth pa frut, pa realitet pa rezultat.

  9. #109
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Postuar mė parė nga Leshator
    Mesazhi i Ngjeles deri me sot ka qene "Do ta bej me mire, por nuk e di akoma se si".
    Ka degjuar njeri nga Edi Rama te paraqese rruget me te cilat synonte te realizonte premtimet elektorale ne zgjedhjet e 2000 apo ato qe po ben tani ?


    Postuar mė parė nga Leshator
    Personaliteti i tij ka qene i skllav i mentalitetit "Rrofte Lideri Yne", kur fushata elektorale i dedikohet Ngjeles apo aftesive te tij udheheqese.
    Kjo fjali mund ti shkoje per shtat atij qe e moren <> nga Parisi dhe jo atij qe ka bere familjarisht burg pikerisht per lirine e ndergjegjes. Ngjela iu afrua PD atehere kur te tjeret i largoheshin.

  10. #110
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ngjela sigurisht qe iu afrua PD kur te tjeret i largoheshin, por kjo vetem sa nxjerr ne pah faktin se Ngjela eshte nje karierist i paafte per te ber vend ne ambiente te tjera me konkururese, ku njerezit dhe sidomos intelktualet normalisht afrohen dhe jo largohen. Ne nje vakum te tille individesh te afte sigurisht qe Ngjela do ngjitej ne mae ne PD.

    Edi Rama ndoshta nuk paraqiti planin e zhvillimit (ne fakt nuk e di dhe nuk e mbaj mend se si u organizua fushata e Rames ne 2000) por Edi Rama kerkoi pushtetin ne nje situate ku Tiranasit mendonin se me keq nuk mund te behej. Mbi te gjitha Edi Rama kishte nje rekord mjaft te mire ne administrimin e ministrise se Kultures, ai shpalosi angazhim, ide te reja, zhdervjelltesi dhe veprim ne detyren qe mbajti ne ministri, por edhe u paraqit si nje udheheqes apartiak ne ate fushate, gje qe ishte inovatore, dhe qe e i dha atij shume pike. Kryebashkiaku eshte i zgjedhur drejtperdrejt nga populli dhe votuesit kerkojne qe ai te jete ne me shume kontakt me keta se sa me vijen e partise. Si i tille Rama u pa shume here me i shkeputur nga PS qe e mbeshteti ate se sa kandidatet e tjere, dhe akoma edhe sot ai shikohet si i tille.

    Ngjela nuk ka asnje nga keto avantazhe; ne fakt Ngjela po konkuron me barren e dy disavantazheve te medha ne krah 1)falimetimet e ish-bashkiakeve te tjere te PD (nuk ka asnje arsye pse Tirana mos te mendoje qe Ngjela eshte nje tjeter Kelmendi apo Brojka), ketu Ngjela nuk e ka provuar aspak veten te jete i ndryshem prej tyre dhe 2) arritjeve te pakundershtueshme te Rames, qe ai i pergjigjet me plane zhvillmi "Fluturon Gomari".

    Tirana eshte shoqeri aristokratesh, njerez qe i perkasin suksesit, suksesit pra qe ne kapitalizem eshte mjaft i eger dhe i pashpirt, ashtu sic i perkasin tolerances, kultures, klases se liderave te cdo kohe qofshin, qe nuk u kercet shume per morale. Tirana nuk fitohet me biografi burgjesh, jo vetem sepse tashme ne Tirane askujt nuk po i pelcet me per "mekatet" e Hoxhes, por edhe sepse Tirana eshte qyteti me perparimtar dhe progresist ne Shqiperi, si i tille Tirana mohon cdo refernce tek e kaluara per te ndertuar te ardhmen e saj. Te afte nuk te ben burgu, e viktimizmi por aftesite dhe vlerat personale, qe mund ti perkasin nje te persekutuari (praktikisht e pamundur) ashtu sic mund ti perkasin nje te privilegjuari te atij rregjimi (qe ndodh ne 100% te rasteve)Me e shumta Tirana mund te solidarizohen me vuajtjet e Ngjeles ne parim, por Tirana nuk i perket klases morale te Ngjeles.


    PS
    ..............Nuk ka gje me te bukur se skermitja e qenit qe nuk kafshon dot me !

    Ti nuk do qe une te te kafshoj, se kur kafshoj une ti perfundon 30 vjet ne Spac,...........

Faqja 11 prej 28 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •