Close
Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 279
  1. #91
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    A eshte po ajo PD qe i sot premton te ruaje dinjitetin e intelektualit, qe dje i hoqi nga puna, i detyroi te shesin cumcakiza neper tezga dhe i zevendesoi me muratore e njerez me kurse 6 mujore?
    E si mund ti besohet kesaj retorike (se nuk eshte gje tjeter perved se retorike) kur del nga goja e atyre qe e poshteruan inteligjencen shqiptare?
    Kaq budallenj te na dine keta politikanet ne ore?

    O dhe dicka tjeter, kush shan, i ka te gjitha perkthime!!!!!!!!!!!
    Nese keni gje per temen ose kandidatet flisni, mos u merrni me anetaret se lat kokrren e nomit.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  2. #92
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    He se per pak harrova.
    Problemin e strehimit e paska ne dore bashkia?
    Pse s'thua ti qe qenkemi kthyer ne socializem ne. qe i presim te gjitha nga shteti/
    Por hajde, e zeme se varet nga bashkia, po mire, a e pyeti veten PDja kur mori masa galopante problemi i strehimit?
    A nuk ishte valle kur filluan dyndjet ne tirane nga rrethet, veri e jug, pa kriter, me dhune?
    Apo u harrua se si njerezit i humben shtepite kur investuan ne firmat piramidale?
    Nese nuk gaboj, PDja kishte dhe qeverine dhe pushtetin lokal atehere.
    Tani ti varim ujkut melcite prap ne qafe ne?
    Aman si s'doli i parti i hajrit, ngelem duke e zhgerryer ne llumin PD-PS ne te shkretet.
    Nuk e hiqkemi dot Nanon pa vene Salen ne?

    Ju bej thirrje te gjithe shqiptareve kudo qe jeni, thuajini dhe atyre te familjeve, te votojne per kedo pervec PS e PD, le ti japin nje mesazh politikaneve: MJAFT ME!
    Le te votojne per ke te duan, vec per PD e PS jo me, se e shkaterruan ate vend te mjere e te vuajtur.
    NDergjegjesohuni o popull, ti shporrim keta batkcinj se na e pine gjakun.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fringo : 30-08-2003 mė 19:31
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  3. #93
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    SPARTAK NGJELA: UNE NUK DO BEJ INVESTIME PASIVE RRUGE, KANALIZIME UJESJELLESA. UNE DO HARXHOJ 10 HERE ME SHUME PARA SE KETA, POR PER BURSEN, PER TREGUN. 70% E AMERIKANEVE JANE ANETARE TE BURSES SE SHBA, PSE MOS TE JENI EDHE JU TE TILLE. DO QARKULLOJME NE BURSE PER 70 MILIONE USD





    O zot ca storesh ka ne ate vend.
    Kendej flitet se me shume se gjysma e shqiptareve jetojne me 1-2$ ne dite.
    Taku ne vend te rrugeve e kanalizimeve, do tua marre dhe ato 2$ tua fuse ne burse.
    Taku pret nga populli, qe la shpi e katandi ne firmat piramidale, ti besoje burses e tia japi prap ate 1$ qe i ngeli.
    Krahasimi me "i zgjuar" i nje politikani, as 7 dite pas shpalljes se shifrave te varferise, ai ben analogjira me SHBA dhe % e aksionereve atje.
    Ajo qe po ndodh me Shqiperine eshte tragjikomedia me e madhe gjithe koherave.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  4. #94
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Manciste, investimet ne infrastrukture nuk sjellin zhvillim, sjellin mireqenie me te mire, dhe shqiptaret nuk kane nevoje aq shume per pallate te lyera apo per rruge te shtruara, se sa kane nevoje per nje pune stabel dhe te ardhura te mjaftueshme per te perballuar jeten.

    Zhvillimi vjen duke rrezuar monopolet shteterore qe jane ngritur ne keto 6 vjet dhe duke i dhene edhe njehere nje shans inisiatives se lire te shqiptareve si ne 1992-1996. Hapja e burses, perkrahja e biznesit te vogel dhe te mesem duke ulur taksat, rimbursimi i fshatareve per ujitje dhe plehra kimike, dhenia e kredive nga bankat me interes te ulet per bizneset e vogla, jane investimi me i sigurt dhe me i mire per rimekemben e ekonomise shqiptare dhe hapjen e vendeve te reja pune.

    Investimet e vetme qe behen aktualisht ne Shqiperi jane ato te krimit ekonomik qe ka arritur nivele te frikshme. Opozita e vertete e qeveritareve socialiste nuk jane demokratet por biznesmenet e vegjel dhe te mesem qe ne keto 6 vjet kane pare se si monopolet qeveritare u kane marre me force, dhune e presione, buken nga goja.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  5. #95
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Albo, te kerkosh te zhvillohesh pa ngritur ne kembe infrastrukturen, eshte njelloj si te ngresh shtepi pa themele.
    E vertete, duhet te behet me shume se lyerja e pallateve, per kete te jap te drejte 100% se ajo eshte kozmetike.
    Por dhe bursa eshte utopi ti paraqitet zgjedhesit si program, kur ai jeton me 2$ ne dite.
    Per ke do hapet bursa?
    E c'fare ben kjo burse me shume per ata "te mjeruarit" qe nuk i ndihmoi Rama?
    E si do zhduken monopoet shteterore me ane te burses?
    E si do zhduket krimi ekonomik ne rang qyteti ose rrethi?
    He mo Albo, te gjitha jane shume ideale te larta, por e verteta qendron ndryshe.
    DUhet me shume, e ne te njejten kohe, shume pak.
    DREJTESIA!
    Kur drejtesia te behet e pavarur, jo si ne kohe te Sales e te Tosit, vetem atehere do hecim perpara, dhe do kete dhe ndertim rrugesh qe te fuse njerezit ne pune, dhe bursa per ata qe kane e duan te spekulojne.
    Ca do shitet e blihet ke kjo burse qe do te ngreje Ngjela?
    Frimat private nuk duan te behen shteterore, se iu duhet te hapin librat e llogarive, firmat shteterore i ka marre Greku i ka privatizuar, ca do shkembesh ne burse?
    He icik me praktik, se mire ata te shkretet atje degjojne fjalen Burse dhe i bie ne mend NY dhe Milano, po ne na bie te dime me shume se aq.
    Duhet transfuzion gjaku miku im, si ne PD si ne PS, si dhe gjithe postet drejtuese ne ate vend e jo vetem ne Tirane.
    Nuk mund te kesh oaz ne nje shkretetire te tille, eshte thjesht mirazh.
    Manciste
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  6. #96
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Sa per fillim me duket krejt pavend paragjykimi i Ngjeles per ato gabime qe mund te kete bere PD ne te kaluaren qe gjithesesi nuk shkojne deri ne vrasje politike, bashkepunim me krimin apo nivele te tilla korrupsioni, varferie , papunesie dhe trafiqesh.

    Eshte e vertete se PD beri shume shkurtime kur mori pushtetin dhe ishte normale sepse industria kishte falimentuar totalisht dhe Shqiperia nuk mund te mbante me rroge njerez qe nuk kishin se cfare te punonin.

    Nuk e mohoj se reforma ne mjaft raste pati nuanca politike por kjo ishte deri diku e kuptueshme qofte per shkak te nje permbysje te madhe qe ndodhi qofte per shkakun tjeter qe nje pjese e mire e aparatit shteteror ishte pjese e segmenteve me te inkriminuara te shtetit.

    Problemi i 6 mujoreve eshte pak me ndryshe nga sa e paraqesin disa. Eshte e vertete se nje sistem gjyqesor qe drejtohet prej njerezish te cilet kishin nje fakultet x dhe pastaj bene 6 muaj kurs per drejtesi (qe u zhvillua nga KE) le shume per te deshiruar.

    Por dua te di a mos ishte me mire qe neper gjykata shqiptare te gjykonin po ata gjykates qe paten dhene denime me varje apo pushkatime vetem per nje poezi, a mos duhej te ishin prokurore ata hetues qe torturonin viktimat e tyre per te nenshkruar deshmi te rreme ? Largimi i ketyre njerezve prej sistemit te drejtesise ka qene i nevojshem te behej me cdo kosto dhe cdo kusht pasi ata perfaqesonin jo politiken por krimin.

    Megjithate nese flet per poshtrim intelektualesh atehere ben mire te kujtosh se nuk i futi Ngjela apo PD artistet ne greve urie, nuk i nxoren ata shkrimtaret neper sheshe, nuk e mbyllen ata teatrin per te ndertuar pallat, nuk i falimentuan ata tregtaret,tnuk e shiten ata kinostudion per cmimin e nje gomari, nuk e japin ata qendren e Kultures me 1 dollar metrin katror ..... por pikerisht Edi Rama !

    Njela eshte nje njeri i cili ka treguar integritet moral atehere kur iu kundervu diktatures, ka ditur ta gjeje veten ne demokraci duke krijuar nje profil intelektual shume te mprehte se mjaft nga ata qe joveten nuk e pane kurre burgun por kane qene dhe te privilegjuar.

    Per vlerat qe permenda me lart ai qendron si moral dhe si intelektual shume me lart se kundershtari i tij.

    Ceshtja e burses nuk ka perse nxit kaq shume debat sepse ai eshte nje projekt prej te cilit nuk mund te fitoje apo humbase askush qe nuk investon ne te .... thene shkurt ne rastin me te keq do te kemi nje burse qe nuk funksionon por mund te ndodhe qe edhe te ece si ide dhe mjaft firma ndertimi apo shoqeri te tjera ta gjejne veten aty brenda.

    Une shpresoj dhe uroj qe Ngjela te godase monopolet qe klani i Edi Rames i ka perqendruar ne duart e tre-kater vetave, uroj qe perpara se te merret me lyerje ekzotike te siguroje kanalizime uje dhe drita per te gjitha banoret e Tiranes.

    Shpresoj te uli taksat per biznesin e vogel ne menyre qe t'i jape atij frymemarrje.

    Shpresoj qe fondet te menaxhohen me transparence dhe eficence dhe te mos kemi nevoje te shtrojme nje rruge 10 here.

    Shpresoj qe Tirana te jete e banueshme dhe e paster jo vetem nga universiteti tek kali i Skenderbeut por edhe ne periferi.

    Shpresoj qe te sillet ne menyre te pergjegjshme dhe dinjitoze dhe jo me arrogance dhe rrugaceri.

    Shpresoj qe te respektoje ligjin dhe jo te bllokoje deputete me police apo te marre vendime arbitrare duke anashkaluar keshillin bashkiak.

    Shpresoj ta ktheje bashkine ne institucion te te gjithe qytetareve dhe jo ne nje cete mercenaresh qe synojne retushimin e imazhit te tij.

    Shpresoj te perfaqesoje nje qytetar model dhe jo nje njeri pa integritet dhe karakter.

    Te gjitha keto kerkesa qe une do te doja te plotesonte kryetari i bashkise se Tiranes ... i mungojne kryetarit aktual .... dhe une uroj qe nese Ngjela fiton, t'i permbushe.

    Thirrjet per te votuar parti te tjera edhe ne qofshin naive do te ishin pa rezultat pasi edhe partite e tjera nuk jane larg realitetit te partive te medha dhe per me teper nuk kane potencialet e tyre per te ndryshuar gjerat.

  7. #97
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Po te lexoni kete artikull do ta kuptoni se sa pa vizion, kreativitet dhe se sa shterp eshte Ngjela dhe alternativa e PD. Per dy gjera jane keta te mire 1) te te thone se cfare nuk shkon mire, dhe 2) te te thone se kush duhet te mbahet fajtor per kete. Zgjidhjet dhe rrugedaljet, jane te vetmet objektiva qe ata nuk permbushin. A mund te me thote dikush pse valle nje qytetar i Tiranes nuk duhet te mendoje se Ngjela eshte vetem nje Kelmendi apo Brojka tjeter, dhe per cfare arsye ne kete bote duhet te votoje per Ngjelen?



    Ka kohė qė ekziston tashmė njė opinion, sipas tė cilit fitorja e Edi Ramės mė 12 tetor tė kėtij viti ėshtė gjėja mė pak e diskutueshme e kėtyre zgjedhjeve. E megjithatė, nuk ka qenė e tepėrt njė lloj kureshtjeje, e cila ka shoqėruar kandidimin e Spartak Ngjelės nė krahun tjetėr. Afėrmendsh, njerėzit nuk kanė qenė kureshtarė tė njohin Ngjelėn, pasi nė tė vėrtetė kanė patur mundėsi ta bėjnė kėtė gjė gjatė viteve tė fundit; ata thjesht kanė qenė kureshtarė ta njohin atė si kandidat pėr kryetar bashkie, kanė qenė kureshtarė tė dinė se ēfarė do tė ofronte. Takimi qė pėruroi fillimin e fushatės sė demokratėve, i cili suksesin e pati vetėm tek elementi spektakolar (bravo Hervin Ēulit e stafi tė tij!), ua hoqi kėtė kureshtje. Performance-a e Ngjelės, ndonėse nė ndonjė moment ishte argėtuese e komike pėr spektatorėt e sallės sė Pallatit tė Kongreseve, nė thelb ishte e paarrirė, e mėrzitshme, e mjerė. Ishte aq e pangjėrueshme, sa nė njė ēast, Berisha i lė tė kuptojė Zogajt tė ulur nė rresht tė parė, se duhet t’i bėjė njė shenjė ta mbyllė kėtė ligjėrim pa kokė e pa bisht. Dhe pas pak, Ngjela e mbylli vėrtet, duke mos harruar tė thotė gjėnė mė programatike e mė tė parashikueshme nė tė gjitha tubimet e Partisė Demokratike: Rroftė lideri ynė. Ēfarė fraze e shėmtuar nė vitin 2003! Mė mirė tė tė rrahin paq se sa tė tė shtrėngojnė tė dėgjosh eksklamacione tė tilla bolshevike. Dhe Zogaj poshtė, tok me tė tjerėt, duartrokiti me duart e ngritura nė lartėsinė e syve. A mund tė imagjinohet qė Edi Rama tė thotė nė fund tė ndonjė fjalimi tė tij “rroftė lideri ynė Fatos Nano”? Ky ėshtė kontrasti i parė, nė fakt mė pak i rėndėsishmi, midis dy kandidatėve kryesorė.
    Duke u kthyer tek performance-a pėruruese e fushatės, duhet thėnė se, edhe njė njeri qė sapo ka zėnė tė belbėzojė nė politikė, mjaft tė kish patur nė dispozicion disa javė pėr t’u pėrgatitur (Ngjela pati goxhį kohė), do t’ia dilte mbanė ta maskonte diletantizmin, dijen diskrete apo padijen nė fushėn e administrimit tė njė bashkie, e staturėn e vet prej xhuxhi politik. Ndėrsa Ngjela, pasi ka marrė pėrsipėr tė mundė nė fushėn e betejės njė kandidat si Edi Rama, me shkujdesjen mė tė madhe doli si njė fant spathi; doli kėshtu ose i sigurtė se do tė ish nė gjendje tė improvizonte gjėra me vlerė atje nė skenė nėn duartrokitjet e gjindjes, ose i sigurtė se asnjė lajthitje nuk do tė binte nė sy nė kermesse-in e shndritshėm tė organizuar nga marifetēinjtė e spektaklit.
    U mor vesh shpejt se tik-u verbal “zotėrķ” dhe shprehia rutinore “do ta shikoni nesėr” ishin mėnyra mė e keqe pėr tė krijuar idenė e njė komunikimi tė rrjedhshėm e spontan. Ato, sė bashku me shprehje e gjeste tė tjera parazitare, nė vend qė t’i fshihnin ngathtėsinė e ngecjen (ngėrēin, do thoshte Ngjela) ligjėrimore, e bėnin mė uluritės imazhin e njė belbacuku. Eshtė zhgėnjyese kjo pėr fans-at e zgjedhėsit e kandidatit demokrat, pasi – gabimisht e mendjelehtėsisht nė fakt – ata shpresat mė tė mėdha i kanė mbėshtetur tek njė e ashtuquajtur dhe e kotquajtur “mjeshtėri mediatike e Ngjelės”. Ēfarė ishte nė harmoni me kėtė imazh tė krijuar kuturś e nė mėnyrė tė sforcuar mbi Ngjelėn, kish tė bėnte me faktin, qė ky i fundit ishte veshur bukur. Nė pėrgjithėsi, ai nuk vishet keq. Nuk di tė shajė e tė fyejė, gjithashtu.
    * * * * *
    Sa mė sipėr, ka tė bėjė me anėn vanitoze tė ēėshtjes. Pėr njerėzit e mėsuar tė merren me thelbin e gjėrave, kjo ėshtė njė pesė me hiē, por e vėrteta ėshtė qė nė kohėt e sotme e pėr shkak tė botės teknologjike qė krijon mė shumė se ēdo gjė tjetėr imazhe, suksesi kushtėzohet nė njė masė tė madhe nga fakti se si e shet njė ide e jo nga fakti se ēfarė ideje shet. Merret vesh qė edhe kėtė betejė, Ngjela e ka tė humbur pėrballė atij qė futi i pari nė jetėn politike e publike shqiptare ngasjen pėr tė lozur me imazhe. Edi Rama ėshtė kampioni i vanitetit nė Shqipėri. Eshtė stėrvitur me teprķ e deri nė bezdi nė kėtė lėmė, aq sa krahasuar me tė, tė gjithė ne vanitozėt e tjerė ngjajmė si ēiraku pėrballė mjeshtrit. Ky fakt, ndėrsa njė pjesė nuk i bėn tė vuajnė, Ngjelėn tendencialisht vanitoz e mban fatalisht tė trishtuar. Sidomos tani, kur ka veshur kostumin e kandidatit pėr kryetar bashkie.
    Duke i ikur pra kėtij diskutimi “tė lehtė e mendjelehtė”, mund tė shtrohet pyetja: Ēfarė ofron realisht Spartak Ngjela? Eshtė e zorshme tė dish se ē’mendojnė demokratėt, por nėse s’e kanė kuptuar qė ai nuk ėshtė njė ofertė serioze e imponuese nė garėn e madhe pėr Bashkinė e Tiranės, rrezikojnė tė zhgėnjehen keqaz mė 12 tetor. Ngjela rreshtoi katėr prioritete tė programit tė tij, tė cilat, nga mėnyra se si u shtruan e u shpjeguan, tė krijojnė pėrshtypjen se Ngjelės i kanė nxjerrė pėrpara njė thes prioritetesh, ku ka futur dorėn, ka nxjerrė prej andej katėr letra, dhe ka lexuar nė secilėn prej tyre: 1.varfėria, 2.tregu, 3.decentralizimi, 4.kultura. Edhe sikur t’i merrnim kėto prioritete si pėrgjigje besnike ndaj shqetėsimeve tė njimendta tė popullit tė Tiranės, ato kanė tė bėjnė vetėm pjesėrisht me pushtetin lokal. Varfėria, tregu i deformuar apo i ēoroditur dhe decentralizimi janė pėrgjegjėsi gati ekskluzive e qeverisė qendrore. Madje, pėr sa i takon decentralizimit, kemi tė bėjmė me njė proces qė ka marrė rrugė edhe me iniciativėn e qeverisė qendrore, edhe nėn presionin e qeveritarėve lokalė, posaēėrisht tė Edi Ramės. Ngjela premtoi pastaj pėr ndėrtimin e apartamenteve tė banimit pėr tė pastrehėt!!! Ngjela foli mė tej pėr kėta “komunistėt”, tė cilėt nuk pajtohen me sistemin e tregut tė lirė (pėr hir tė sė vėrtetės, tė paktėn kjo retorikė boshe antikomuniste nuk pritej prej tij), bėri gjithashtu njė leksion kotnasikoti mbi tregun e mallrave, tė punės e atė financiar, dhe mė nė fund e vuri theksin krejt befas tek mungesa e tregut tė aksioneve e tė bursės nė Shqipėri (hajde prioritet, hajde! Qytetarėt e Tiranės duhet ta kenė ballafaquar shpejt e shpejt kėtė shqetėsim tė Ngjelės me shqetėsimet e tyre, dhe me siguri kanė thėnė me vete: Po kėtė ē’na e pati?). Nuk u fol fare me shifra e pėr shifra, nuk u pėrmend evazioni fiskal apo politika fiskale, nuk u zu nė gojė buxheti i bashkisė e nuk u panė mundėsitė e pasurimit tė kėtij buxheti. “Me tė mbėrritur nė gjysmė tė mandatit, do ta zgjidh problemin e ujit tė pijshėm”, tha dje tek Liqeni Artificial. Madje, mė shpejt do ta zgjidh, shtoi aty pėr aty. Po si do ta zgjidhni, zotėri? – mund ta pyeste ndokush. “Step by step”, do tė ishte pėrgjigja e tij veēanėrisht inteligjente.
    * * * * *
    Mund tė zgjateshim shumė me kėtė analizė, por ēfarė tė befason nė mėnyrė tė veēantė nė gjithė kėtė histori ėshtė njė gjė tjetėr: Partia Demokratike, e cila ka shtatė vjet nė opozitė dhe e cila ka patur kohė sa tė dojė pėr t’u konsultuar me shifra, statistika, specialistė, etj, pėr tė pėrgatitur kėshtu njė ekip njerėzish tė zotė e pėr tė hartuar njė program tė detajuar zhvillimi, ende nuk e ka bėrė kėtė gjė. Ka shtatė vjet qė, nėn dirigjimin pasionant, shtypės e poshtėrues tė liderit tė tyre (t’u rrojė sa malet, po them edhe unė), programi i vetėm ėshtė shporrja e kusarėve, mafies, e ku di unė. Tė vetmet shifra qė dėgjojmė janė ato qė “denoncojnė” vjedhjen e korrupsionin, ndėrsa pėr shifra, mbi tė cilat duhet tė ngrihet njė program bindės qeverisės, as qė bėhet fjalė. Ndėrsa nga ana tjetėr, gustot e liderit demokrat janė tė pagabueshme kur vjen puna tė zgjidhen kandidatė pėr deputetė apo pėr kryetarė bashkie, tė cilėt janė humbės pa filluar ende gara. Kjo ėshtė gjėja mė e pafalshme e kėsaj opozite, e cila po e lė Shqipėrinė pa afat nėn sundimin e socialistėve shqiptarė. Sa pėr Tiranėn, mos t’u vijė keq. Ndoshta janė tė pangushėllueshėm, por Tirana ėshtė nė duart e duhura.

  8. #98
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Per te sqaruar idete, artikullshkruesi eshte bashkepunetori i shikut .... patrioti Mustafa Nano. Nuk dihet nese shkrimi ne fjale eshte porosi e shikut apo botekuptim i Nanos por ne cdo rast kesja pyetje veshtire se mund t'i japer pergjigje edhe vete Mustafai.

  9. #99
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Mustafa Nano vashdon te beje detyren e tije, te nje mbrojtesi te pa turp te pushtetarve tane imoralo kusare.
    Po te shikoshe problematiken shqiptare eshte e mbushur me vrasje mafjozesh, me vrasje te shumta qe ndodhin nga varferija, imoralitet e degjenerim,varferi e mizerje,vrasje biznesmenesh, grabitje pronash nga pushtetaret e pa turp,tradheti, mashtrim dhe jo serjozitet ne drejtim te shtetit,nje polici qe vendos ligjin sipas stilit te TELEBANVE (ME HU NE DORE)etj ...etj .
    Vuajtiet qe po peson populli shqiptar nga keta kanibale te pa ngopur me pushtet e para, jane te pa fundme.... dhe spiuni e sherbetori i pa turpe Mustafa Nano nuk gjeti njehere kurajon qe te fliste per keto probleme.
    Dhe tani na tregone se kush e meriton pushtetin !!!!!!!!
    Po cfar mund te presesh nga nje i pa moralte e i pa fytyre?!
    Spiunet jane rraca me e flliqur dhe e ndyre dhe s'njohin as turp e as morral.

  10. #100
    i thare
    Anėtarėsuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Lesh-ator ju jeni me te vertete nje njeri per te te qare por te njejten gje nuk mund te them per gazetarin Mustafa Nano.
    Ju ne mendjen tuaj keni mendesin konservatore, prej se ciles ju gezoheni pa mase kur nanot e co shkruajne artikuj te tille qe paraqesin mentalitetin "mesjetar" te shqipetareve.
    Ju jeni viktime e ideologjise suaj fikse dhe kjo eshte nje fatkeqesi qe deshironi ti impononi shqiptareve edhe sot e kesaj dite.
    Megjithate zoti Leshator vazhdoni te trumpetoni injoracen tuaj duke u a imponuar ketyre bashkeforumsave, atyre vizitoreve e shume e shume te tjereve.
    Jeni nje njeri fatekeq koha e se cileve eshte ne perendim dhe mos harro ate thenien "i mbyturi kerkon te mbyse dhe te tjeret"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

Faqja 10 prej 28 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 348
    Postimi i Fundit: 21-01-2012, 08:10
  2. Pėrgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  3. Popull mos harro !!!
    Nga Kryeplaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 19-03-2005, 18:02
  4. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14
  5. Yes Man-et dhe ceshtja kombetare
    Nga Dita nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-09-2002, 08:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •