Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981

    PNUD: Tirana pas Kazakistanit për varfëri

    Në rast se dëshironi të dini se cilët janë vendet që kanë ecur më përpara gjatë viteve të fundit, se cilat kanë mbetur vend numëro dhe cilat kanë bërë prapaktheu, për këtë mjafton të ndjekësh çdo vit Raportin e Zhvillimit Njerëzor që harton Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin i njohur sipas fillesave në frëngjisht apo anglisht edhe si PNUD apo UNDP. Ndryshe nga sa mund të besohet SHBA në këtë raport nuk rradhitet në vend të parë. Pasi ekspertët e Kombeve të Bashkuara kur hartojnë listën e vendeve ku jetohet më mirë nuk marrin parasysh vetëm GDP për frymë, pra prodhimin e brendshëm kombëtar përpjestuar me numrin e popullsisë, por kanë parasysh në rradhë të parë nivelin e pagave për shumicën e popullsisë, forcën e saj blerëse, shpenzimet publike për arsimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale etj. etj. Kjo është edhe arsyeja që në raportin e PNUD-it të sapobotuar, në krye të listës të vendeve ku popullsia jeton më së miri këtë vit renditet Norvegjia,e ndjekur nga Islanda, Suedia, Australia, Hollanda dhe Belgjika. SHBA renditet në vendin e 7-të, para Kanadasë, Japonisë, Zvicrës dhe Danimarkës. Gjermania në këtë renditje shtetesh vjen e 18-ta, Italia zë vendin e 21 dhe Greqia të 24. Si në të gjitha klasifikimet dhe anketat serioze, renditja e pjesëmarrësve në këtë garë të pashpallur ndryshon vazhdimisht. Në klasifikimin e vitit 2003 vihet re se Shqipëria ka vazhduar rrëshqitjen e ngadalshme por të pandërprerë gjatë këtyre viteve të fundit. Tani ajo renditet e 95 ndër 175 vendet që analizohen nga ekspertët e Kombeve të Bashkuara. 3 vjet më parë ajo ishte 10 vende më lart. Për fat që ekziston edhe Moldavia e cila në fakt nuk ka rrëshqitur, por është rrokullisur vit pas viti, duke ngecur këtë vit në vendin e 108. Moldavia përbën një ngushëllim të vogël, pasi nuk është më Shqipëria tani që konsiderohet si vendi më i varfër i Europës. Nga vendet e Europës Juglindore, Kroacia shquhet edhe kësaj rradhe midis shoqeve. Në klasifikimin e PNUD-it ajo renditet e 47-ta, dhjetë vende para Bullgarisë që rradhitet e 57, Maqedonisë që zë vendin e 60-të në listë, Rumanisë të 72-in, etj. Para Shqipërisë tani kanë dalë edhe Kazakhistani (76), Omani (79), Turkmenistani, Gjeorgjia, Azerbajxhani, Jordania e Tunizia që renditen nga vendi i 87 në të 91. Ndërkohë që Shqipëria duket se afrohet me Turqinë edhe përsa i takon nivelit të jetës të popullsisë së saj, pasi republika e Bosforit renditet në raportin e fundit një shkallë më poshtë se Shqipëria duke zënë vendin e 96. Fundin e listës, pra vendin e 175 e zë këtë vit Sierra Leone, që ka zëvendësuar Nigerinë si vendi më i varfër i botës. Në raportin e organizatës së Kombeve të Bashkuara vërehej po ashtu se në 54 vende të botës gjendja e përgjithshme ekonomiko - sociale është përkeqësuar dukshëm gjatë 10 vjetëve të fundit, ndërsa në 30 vende të tjera ka pasur rritje të prodhimit me një mesatare prej mbi 3% në vit. « Gjendja e zhvillimit të njerëzimit në Botë është sa e pabarabartë aq edhe e ndryshme. Disa vende dhe rajone realizojnë përparime të mahnitshme, ndërsa disa të tjera ose mbesin në vend ose zhyten më keq në mizerje dhe varfëri. «Planeti nuk mund të arrijë dot ekuilibrin dhe stabilitetin e nevojshëm, veçse në rast se të gjitha vendet, të pasura dhe varfëra, arrijnë të hartojnë një marrëveshje botërore, e cila do të përmirësojë jetën e të gjithë qënieve njerëzore » - ky është konkluzioni kryesor në të cilin kanë arritur hartuesit e raportit më të fundit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin.

  2. #2
    *Forever* Maska e malli
    Anëtarësuar
    24-09-2002
    Vendndodhja
    Antwerpen
    Postime
    668
    Cfare thua mo? pse kaq te fundit jemi , bo bo çfare behet mjere ne te shkretet.
    **Gezimi , lumturia, deshperimi dhe loti im varet nga ti.

  3. #3
    Authentic Maska e DeuS
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    2,319
    PNUD : Tirana pas Kazakistanit per varferi !

    Me krijon keqardhje kjo gje por nuk me surprizon ..
    Ps besoj se duhet te rregullosh pak titullin

    Shqiperia pas Kazakistanit per varferi !

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anëtarësuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Verejtje me vend. Do t'ia pasoj stafit te Balkanwebit ...

  5. #5
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Ja cila duhet te jete prioriteti strategjik i qeverise shqiptare ne fushen ekonomike: te perpiqet te kaloje Kazakistanin ne renditjen ekonomike, dhe jo te perrallise opinionin publik per hyrje ne BE dhe NATO.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  6. #6
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Wolf Power, unë kujtova se ky raport nuk të ka befasuar aspak kurse që s'të ka "SURPRIZUAR" - këtë nuk e dija unë fare...

    Hajde, hajde ... surprizoj; surprizon... e pse jo befasohem; befason ; i befasuar; befasi....???`

    Ose mund edhe të shkruash anglisht (I was not surprised) e kështu mbetet shqipja shqipe e nuk çoroditet...


    Të lutem, mos e merr për ofendim por seç u xhindosa kur e pashë të shkruar "kjo gje nuk me surprizon".

    Tung!
    të gjitha me masë!

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-06-2009, 06:27
  2. Shqiptarët, kampionë për varfëri
    Nga iliria e para në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 10-01-2009, 15:23
  3. Dyqanet ushqimore, 10% e xhiros me listë, 25% e popullsisë në varfëri
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-06-2005, 11:15
  4. Raporti i SHBA: Shqipëria nën korrupsion dhe varfëri
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 04-03-2005, 02:42
  5. 80% e popullsise ne zonat rurale jeton ne varferi
    Nga Orku në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-06-2003, 23:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •