Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Dënohen për krime lufte komandant Remi e 3 anëtarë të ish UÇK

    Dënohen për krime lufte komandant Remi e 3 anëtarë të ish UÇK
    Rrustem Mustafa

    PRISHTINË (16 Korrik) - Dënohen katër shqiptarë të Kosovës, ish anëtarë të UÇK-së. Në përfundim të një procesi të gjatë gjyqësor që zgjati më shumë se një vit, gjykata e qarkut të Prishtinës vendosi sot 17 vjet burg për Rrustem Mustafën të njohur ndryshe si komandant Remi, një nga krerët e UÇK-së. Ndërkaq, tre bashkëpunëtorë të tij, anëtarë të UÇK-së, Latif Gashi, Nazif Mehmeti e Naim Kadriu morën dënime që shkojnë nga 13 deri në 5 vjet heqje lirie. Mehmeti u dënua me 13 vjet burg, Gashi me 10 vjet dhe Kadriu me 5 vjet. Ish pjesëtarët e UÇK-së u akuzuan për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë e serbë, para dhe pas luftës. Komandant Remi, një nga krerët e UÇK-së në veri të Kosovës është akuzuar në veçanti për arrestime ilegale, tortura, vrasje dhe keqtrajtime çnjerëzore. Procesi gjyqësor ndaj 4 eksponentëve të UÇK-së u shoqërua me polemika të forta dhe protesta të shumta. ro/ro

    (ANSA/BalkanWeb)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ja edhe reagimet e para rreth arrestimit te 4 eproreve te larte te UCK-se:

    Në Podujevë, protestë kundër dënimit të 4 eprorëve të lartë të ish-UÇK-së për Zonën Operative të Llapit

    Podujevë, 16 korrik - Sot në Podujevë u mbajt një protestë kundër dënimit të 4 eprorëve të lartë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën Operative të Llapit.

    Protestuesit thanë se akuzat e ngritura ndaj këtyre eprorëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme, ndërsa proceset gjyqësore që po zhvillohen në Kosovës ndaj luftëtarëve të lirisë i cilësuan si procese të motivuara politikisht.

    Protestuesit thanë gjithashtu se këto procese janë përpjekje perfide për barazimin e luftëtarëve të lirisë me kriminelët serbë të luftës. Protesta kaloi pa incidente, kurse protestuesit u shpërndanë në mënyrë të qetë.

    R21
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  3. #3
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    disa çirren per mbrojtjen e vlerave te luftes, e harrojne, se mbrojtja me e mire e saj eshte de-kriminalizimi i saj. Ne te vertete, ka akuza se kane ndodhur gjera edhe me te zeza me disa persona ne nje rreth te Gllogocit. Aty thone se ka njerez te varrosur. Jane apo s'jane kolaboracioniste s'eshte me rendesi. Me rendesi eshte qe UÇK dhe sidomos TMK te pastrohet nga elementet kriminele.

    Une nuk mund te shtoj gje tjeter pos asaj qe e ka thene gjykata e qarkut ne Prishtine e cila e ka denuar Remin (te cilit ja heq kapelen per trimeri) me 17 vjet burg.

  4. #4

    Re: Dënohen për krime lufte komandant Remi e 3 anëtarë të ish UÇK

    Postuar më parë nga Shijaksi-London
    Dënohen për krime lufte komandant Remi e 3 anëtarë të ish UÇK
    Rrustem Mustafa

    PRISHTINË (16 Korrik) - gjykata e qarkut të Prishtinës vendosi sot 17 vjet burg për Rrustem Mustafën u akuzuan për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë e serbë, para dhe pas luftës. Komandant Remi, një nga krerët e UÇK-së në veri të Kosovës është akuzuar në veçanti për arrestime ilegale, tortura, vrasje dhe keqtrajtime çnjerëzore. Procesi gjyqësor ndaj 4 eksponentëve të UÇK-së u shoqërua me polemika të forta dhe protesta të shumta. ro/ro
    Vrau, arrestoi dhe torturoi (shqiptaret) tradhetaret, apo thjesht shqiptare (te pafajshem) ne pergjithsi?! Poqese kete qendrin ka mbajtur vetem ndaj tradhetareve, do ishte me mire(moralisht) qe gjykata e qarkut/qeveria e Kosoves te mbyllte njerin sy, dhe ti jepte mundesine Remit dhe bashkluftetareve tij te arratisin Kosoven, e jo t'i denoje me nga dy dekada (gjysem jete) burgim...
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 16-07-2003 më 23:49

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Avokatët e grupit të Llapit thonë se me këto dënime të rënda ka dështuar drejtësia ndërkombëtare

    Prishtinë, 17 korrik (KIC) - Shtatë avokatëmbrojtës të grupit të Llapit, vendimin e djeshëm të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, përkatësisht dënimin e katër ish- pjesëtarëve të UÇK-së të zonës së Llapit me gjithsej 45 vjet burgim, e kanë cilësuar jo të drejtë. Ata kanë theksuar se në këtë rast ka dështuar drejtësia ndërkombëtare.

    Nekibe Kelmendi ka theksuar se me asnjë provë nuk është vërtetuar se këta të akuzuar, apo UÇK-ja në përgjithësi, ka qenë organizatë kriminale, apo të ketë pasur një plan kriminal për të kryer vepra penale të krimit të luftës. Zonja Kelmendi tha se është e habitur, por edhe e shokuar se si ka mundur kjo gjykatë t'i shpallë fajtorë për këtë vepër.

    Zonja Kelmeni përmendi edhe një shembull të vendimeve jo të drejta të drejtësisë në Kosovë e aplikuar nga rregulloret e UNMIK-ut. Këta të akuzuar nuk mund të krahasohen me kriminelët e luftës nga komuniteti serb, duke përmendur në këtë kontekst rastin e fundit në Pejë që për 41 viktima është dënuar me vetëm 7 vjet heqje lirie, ndërkaq në rastin e këtij grupi të Llapit janë dhënë 45 vjet burgim për vepra penale, të cilat në mënyrë të sigurtë nuk janë vërtetuar gjatë procesit gjyqësor.

    Po kështu edhe mbrojtësi tjetër i këtij grupi, Fazli Bala ka thënë se ky gjykim nuk është i drejt as sa i përket dënimeve, ngase ato janë tepër të rënda, nuk janë në harmoni me ato që praktikohen në Tribunalin e Hagës.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Ish-eprorët e UÇK-së dënohen me 45 vjet burgim, mbrojtja e quan procesin dështim të drejtësisë

    Gjykata shpall katër ish-eprorët nga Llapi fajtorë, shqipton dënime të rënda

    LINDITA CAMAJ E SYZANA BYTYÇI (Koha Net)
    PRISHTINË, 16 KORRIK - Dyzet e pesë vjet heqje lirie për Rrustem Mustafën, Latif Gashin, Nazif Mehmetin dhe Naim Kadriun është ndëshkimi që paneli gjyqësor ndërkombëtar ua ka shqiptuar të mërkurën katër ish-eprorëve të UÇK-së në Llap.

    Për krime lufte të kryera kundër civilëve shqiptarë në Llap, gjatë periudhës kohore prej gushtit të vitit 1998 deri në qershor 1999 Rrustem Mustafa (Remi) u dënua me 17 vjet burgim; Nazif Mehmeti (Dini) me 13 vjet burgim, Latif Gashi (Lata) 10 vjet, ndërsa i fajësuar vetëm për dy vepra penale, Naim Kadriu (Lumi) u dënua me pesë vjet burgim.

    Vendimi i panelit gjyqësor i tejkaloi të gjitha parashikimet e të pandehurve, mbrojtjes dhe familjarëve, që mbetën gojëhapur.

    “Është thënë shumë herë gjatë këtij gjykimi se askush nuk qëndron mbi ligjin. Ky fakt është aplikuar edhe në këtë rast”, u shpreh në fillim të fjalimit kryetari i Trupit gjykues, Timothy Clayson.

    Fjalët e kryegjykatësit përcilleshin me lotë nga familjarët. Më të qetë, të paktën në dukje, ishin vetë të dënuarit.


    “Shkoni në heshtje dhe mos u përlotni”, i thotë Remi publikut

    Pasi kryegjykatësi bëri të ditur se kush sa është dënuar, katër isheprorët e UÇK-së, u ngritën në këmbë dhe përshëndetën njëritjetrit.

    Prej së largu ata përshëndetën dhe ngushëlluan edhe familjarët dhe të afërmit e tyre, që së bashku me përfaqësues të shumtë të mediave dhe vëzhgues të zyrave të jashtme në Prishtinë, ishin i vetmi publik në amfiteatrin e improvizuar në gjykatore.

    “Ne luftën e kemi bërë për vete... tash shkoni në heshtje dhe mos u përlotni”, iu drejtua Rrustem Mustafa publikut, që gjatë tërë kohës ishte nën mbikëqyrje të policëve të shumtë ndërkombëtarë dhe kosovarë.

    Katër ish-eprorët e UÇK-së trupi gjykues i shpalli fajtor për krime të luftës - ndalim të paligjshëm të civilëve shqiptarë; mbajtjen e tyre në kushte çnjerëzore, rrahjen dhe torturimin në qendra të ndalimit në Llapashticë, Majac, Potok, Bajgorë, dhe më vonë likuidimin e pesë prej viktimave.

    Latif Gashi, ish-shef i Shërbimit Informativ të UÇK-së në ZOLL, Nazif Mehmeti ish-shef i Policisë Ushtarake të UÇK-së në ZOLL dhe Naim Kadriu, pjesëtar i PU-së në ZOLL, janë arrestuar më 28 janar të vitit 2002.

    Gati shtatë muaj më vonë, më 11 gusht të vitit 2002, është arrestuar edhe Rrustem Mustafa - Remi, i cili gjatë kohës së luftës ka qenë komandant i UÇK-së për Zonën e Llapit dhe epror i tre të bashkakuzuarve tjerë.

    Që të katër trupi gjykues i dënoi pas procesit gjyqësor, të cilësuar si maratonik, që zgjati jo më pak se pesë muaj, gjegjësisht 64 seanca kryesore.

    Gjatë procesit, dëshmitarët kryesorë kanë qenë të mbrojtur e anonimë dhe kanë dëshmuar në seanca të mbyllura për publikun, për shkaqe sigurie.

    Identitetin e tyre, në disa raste nuk e ka ditur as mbrojtja. Ky është procesi i parë gjyqësor në të cilin ish-pjesëtarë të UÇK-së dënohen për krime lufte kundër civilëve në Kosovë.


    Pikat e dëshmuara të aktakuzës në të cilat Trupi gjykues ka mbështetur vendimin

    Në bazë të dëshmive të dëgjuara dhe fakteve materiale të demonstruara gjatë procesit gjyqësor, paneli i përbërë nga tre gjykatës ndërkombëtarë, Timothy Clayson, Daniel Mambly dhe Leonardo Assira, gjeti fajtor Rrustem Mustafën, ish-komandantin e UÇK-së në ZOLL, për ndalim të paligjshëm, mbajtje në kushte çnjerëzore, rrahje, torturimi dhe urdhërim për likuidim të pesë civilëve shqiptarë në qendrat e ndalimit në Majac dhe Potok.

    Ai është dënuar për përgjegjësitë e tij komanduese dhe se ka dështuar të ndalojë dhe dënojë përgjegjësit për veprat e kryera kriminale.

    Këto krime janë përshkruar në katër pika të aktakuzës. Rrustem Mustafa është liruar nga shtatë pika të tjera të aktakuzës, prej disave pjesërisht, të cilat nuk kanë arritur të dëshmohen, sipas trupit gjykues.

    Latif Gashi, ish-shef i Shërbimit Informativ të UÇK-së në ZOLL, është dëshmuar të jetë fajtor për ndalimin e paligjshëm, mbajtje në kushte çnjerëzore, rrahje, torturim të të ndaluarve shqiptarë në Llapashticë, Majac dhe Potok, sipas një plani të përbashkët kriminal.

    Trupi gjykues e fajësoi se u ka shkaktuar lëndime trupore të ndaluarve dhe i ka privuar ata nga një gjykim i drejtë. Qëllim i tij dhe bashkëkryesve të veprave kriminale, ka qenë që të detyrojnë të ndaluarit të pranojnë jolojalitetin dhe tradhtinë ndaj UÇK-së.

    Ai fajësohet edhe për të njëjtat krime të kryera ndaj Milan Stankoviqit në qendrën e ndalimit në Bajgorë. As për Gashin nuk është dëshmuar t’i ketë kryer këto krime ndaj të gjitha viktimave të përmendura në aktakuzë, andaj ai është liruar pjesërisht nga nëntë pika të aktakuzës.

    Nazif Mehmeti, ish-shef i PU-së në ZOLL, në bashkëpunim me Latif Gashin dhe të tjerët, me urdhër të Rrustem Mustafës, sipas një plani të përbashkët kriminal, është dëshmuar të jetë fajtor për ndalim të paligjshëm të civilëve shqiptarë në Llapashticë, Majac dhe Potok, për mbajtjen e tyre në kushte çnjerëzore, rrahjen, torturimin, shkaktimin e lëndimeve trupore, privimin nga gjykimi i drejtë, për t’i detyruar që të pranojnë jolojalitetin ndaj UÇK-së, si dhe urdhrin e vrasjes së pesë viktimave në këto tri qendra ndalimi.

    Krimet e përshkruara në pesë pika të aktakuzës, që e ngarkojnë Mehmetin për pjesëmarrje direkte në krime, nuk janë arritur të dëshmohen.

    Naimi Kadriu është vërtetuar të ketë kryer 2 nga 3 veprat penale me të cilat është ngarkuar dhe atë për pjesëmarrje në aktin kriminal të ndalimit të paligjshëm dhe të torturimit të civilëve shqiptarë në Koliq për t’i detyruar ata që pranojnë fajësinë dhe jolojalitetit ndaj UÇK-së.

    Krimet të cilat gjatë procesit gjyqësor janë dëshmuar të jenë bërë nga katër të akuzuarit nga Llapi, Trupi Gjykues i ka cilësuar si krime lufte kundër popullatës civile duke u bazuar në ligjet e aplikueshme të LPJ-së, rregulloret e UNMIK-ut dhe ligjet ndërkombëtare të luftës.


    Dëshmitë mbi të cilat Trupi Gjykues e ka mbështetur fajësinë

    Kryegjykatësi Clayson në fillim të sqarimeve rreth vendimit të panelit që ai ka udhëhequr insistoi se qëllimi i këtij gjykimi nuk ka qenë devalvimi i UÇK-së në përgjithësi.

    Kryetari i trupit gjykues tha se është e njohur për të gjithë se gjatë viteve 1998-99 në Kosovë ka pasur shkelje të të drejtave të civilëve nga të gjitha palët.

    Këto fakte, sipas tij, janë të dokumentuara në raportet e shumta ndërkombëtare të hartuara për këtë periudhë.

    “Në rastin tonë fokus kanë qenë civilët në Zonën e Llapit, çfarë ju ndodhi atyre, kush qëndron pas asaj dhe nga kush u vranë ata më vonë”, ka theksuar Clayson.

    Sipas tij, ajo që e ka bërë këtë proces gjyqësor më specifik është se shumica argumenteve kanë qenë dëshmi gojore të argumentuara me dokumente materiale.

    Në këto dokumente kanë përfshirë dokumente origjinale të lëshuara nga regjimi i qendrave të ndalimit, siç janë ftesat e komandës për t’u paraqitur në biseda informative, librat e regjistrimit të të ndaluarve dhe fletamnistitë për lirimin e tyre.

    Gjykata ka marrë parasysh edhe dokumentet e shërbimeve sekrete serbe të konfiskuara në lokalet dhe zyrat e Latif Gashit dhe ditarin dhe shënimet personale të Naim Kadriut, në të cilën ka patur informata të qarta të cilat kanë inkriminuar atë dhe të akuzuarit të tjerë.

    “Sa i përket verdiktit, duket theksuar se dënimi maksimal për krimet për të cilat është dëshmuar t’i kenë bërë të akuzuarit është 20 vjet heqje lirie”, përfundoi seancën dhe procesin gjyqësor më të gjatë në Kosovën e pasluftës, kryegjykatësi Clayson.


    Po të ishin gjykuar në Hagë, me siguri se dënimet do të ishin shumë më të vogla, vlerëson mbrojtja

    Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka dështuar; vendimi është tepër i rëndë dhe i padrejtë, ishte qëndrimi që mbrojtja e bëri të ditur në konferencën e fundit rreth procesit gjyqësor kundër “Grupit të Llapit”, që u mbajt gjysmë ore pas shpalljes së dënimeve për katër isheprorët e UÇK-së. Mexhit Syla, njëri nga mbrojtësit e Latif Gashit, tha se procesi ishte karakterizuar sidomos me parregullsitë gjatë fazës së hetimeve dhe gjatë zhvillimit të tërë procesit.

    “Faza hetuese ka zgjatur jashtëzakonisht shumë, që bie ndesh me parimet e drejtësisë ndërkombëtare meqë dëmton efikasitetin e procesit.

    Në shkallën e parë procesi përfundoi vetëm pas 18 muaj pune”, u shpreh avokati Syla, duke shtuar se për të vendimi ka qenë i papritur dhe i pambështetur me prova.

    Të gjithë avokatët insistonin se dënim të këtillë Tribunali i Hagës nuk i ka shqiptuar askuj të fajësuar për vepra të ngjashme. Për avokatin Bajram Tmava, vendimet nuk përkojnë me rrethanat dhe momentin kur janë zhvilluar ngjarjet.

    Nekibe Kelmendi, mbrojtëse e Latif Gashit, pranoi se kishte pritur që klientët e tyre do të shpalleshin fajtorë vetëm për privim ilegal të personave.

    “Konsideroj se me asnjë provë nuk është dëshmuar se UÇKja është organizatë kriminale që ka organizuar veprime kriminale”, theksoi Kelmendi.

    Ajo përsëri insistoi se ligji në bazë të të cilit ishin dënuar katër ish-eprorët e UÇK-së, nuk ishte nuk është i aplikueshëm në bazë të rregulloreve të UNMIKut.

    Fundja, sipas avokates Kelmendi, edhe sipas ligjeve të Jugosllavisë, për krime të kësaj natyre për të cilat janë fajësuar katër ish-eprorët e UÇK-së, dënimi maksimal është 15 vjet.

    “Të më falin klientët, e di se krahasimi është i padrejtë, por po të krahasojmë veprat me të cilat janë ngarkuar serbët dhe ato me të cilat janë ngarkuar klientët tanë, dënimet për klientët tanë janë drakoniane, nga kjo del se vendimet janë hakmarrëse ndaj shqiptarëve.

    Për 41 viktima serbit në Pejë i janë shqiptuar vetëm 7 vjet burgim, ndërsa në rastin tonë 45 vjet për vepra që nuk janë vërtetuar gjatë procedurës”, theksoi mbrojtësja e Latif Gashit.

    Drejtësia ndërkombëtare ka dështuar, sipas avokatit mbrojtës të Nazif Mehmetit. F

    azli Balaj shtoi se këtë vendim të gjykatës mbrojtja do ta sulmojë me ankesa në shkallën e dytë. Praktikat e Tribunalit të Hagës i përmendi edhe avokati Tomë Gashi.

    “ICTY një serbi të Bosnjës pjesëmarrës në krimet në masakrën e Srebrenicës ia ka shqiptuar dënimin me pesë vjet burgim, ndërsa klienti im që ngarkohet vetëm për dy vepra penale sot u dënua me pesë vjet burg”, theksoi Gashi, i cili në këtë proces ka mbrojtur Naim Kadriun. Sipas tij, ky proces është larg të qenët gjykim i drejtë, pasi gjatë tërë procedurës kishte pasur shkelje të rregullat.

    “Tek dëshmitarët anonimë nuk kemi pasur asnjë mundësi për të kontestuar kredibilitetin e dëshmitarëve.

    Gjykata është thirrur edhe në kërcënimin e dëshmitarëve - deri tani nuk është ngritur asnjë kallëzim penal nga dëshmitarët”, insistoi avokati Gashi.

    Ai dhe mbrojtësit e tjerë prisnin që trupi gjykues të vonohej me dorëzimin e aktgjykimit meqë procesi ishte bukur shumë i komplikuar.

    Pasi ta merrnin aktgjykimin, mbrojtja e kishte ndërmend të ankohej në shkallën e dytë.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Atë që nuk e bëri dot lufta ndaj Komandant Remit, e bëri politika
    Megjithatë, komandant Remi
    përsëri nuk ka humbur
    -Gjyqet politike mund t'i burgosin, por kurrë s'i gjunjëzojnë llapjanët dhe UÇK-në


    NGA BEDRI ISLAMI
    Lajmi është shokues dhe i
    pabesueshëm. Katër nga
    drejtuesit kryesorë të luftës
    çlirimtare në Kosovë, të ish-
    Zonës Operative të Llapit,
    mes tyre edhe Rrustem Mustafa, i njohur me
    emrin Komandant Remi, u dënuan me gjithsej
    me 45 vjet burgim. Ai është një dënim i llojit të
    mëparshëm. Duke menduar se është vepruar
    mbi bazën e të njëjtave ligje, si dikur, si para
    shpërthimit të luftës për çlirimin e Kosovës,
    atëherë gjithkush e ka të qartë se "ai burim, atë
    ujë do të ketë". Një nga figurat më të njohura
    të luftës sonë çlirimtare është dënuar me 17
    vjet burgim duke shënuar kështu rastin e parë
    në historinë e pasluftërave çlirimtare: fitimtari
    dënohet, humbësi bën qejf; i masakruari vazhdon
    të masakrohet; masakruesi viktimizohet.
    Sikur të mos mjaftonin mijëra të rënë në fushëbetejat
    e Kosovës dhe mijëra të tjerë që nuk
    dihet se ku janë, sikur të mos jenë, po ashtu, të
    mjaftueshme, kufomat që po kthehen, vjen
    mesazhi i dënimeve të reja. Është koha të kuptohet
    se edhe kaq është mjaft. Është koha të
    ritheksohet se gjakimi i Kosovës ka qenë i përmasave
    biblike dhe nuk është e nevojshme të
    sakrifikohet edhe një herë një popull, duke i
    dënuar çlirimtarët e tij.
    Sidoqoftë, dënimi është dhënë. Katër çlirimtarë
    të tjerë do të jenë rishtas pas hekurave të
    burgjeve dhe është e natyrshme të bëhet pyetja:
    kush e ka radhën?


    Kur sulmohej Drenica (1998), udbashët
    fërkonin duart, njëjtë po veprojnë edhe
    sot kur po burgosen çlirimtarët


    Strukturat udbashe të Serbisë, brenda dhe më
    shumë jashtë Kosovës, të përfshira edhe në
    struktura partiake, me bekimin e të parit të
    tyre, kanë punuar jo keq për ta bërë kriminalizimin
    e luftës çlirimtare të Kosovës, për t'i bërë
    fajtorë ata që u ngritën për lirinë e vendit të
    tyre.
    Jo rastësisht, një njeri në Prishtinë, të cilit nuk
    dua t'i përmend emrin, në artikullin me emrat
    e çlirimtarëve, në kulmin e fushatës së parë
    serbe kundër Drenicës, do të deklaronte: "Tani
    pozitat e mia janë më të forta". Ndoshta shumicës
    prej udbashëve u janë forcuar pozitat
    kur kanë dëgjuar dënimin e djemve çlirimtarë.
    Jo pak të tjerë kanë fërkuar duart, siç i fërkonin
    kur ndodhnin sulmet barbare serbe, por,
    megjithatë, duhet ta dinë, tok me gjykatësit, se
    komandant Remi, megjithatë, nuk është i
    humbur.
    Pse nuk është i humbur komandant Remi,
    megjithëse është dënuar me 17 vjet, dënimi
    më i rëndë i dhënë deri më tani, më i rëndë
    edhe se për kriminelët e njohur serbë në
    gjykatat ndërkombëtare? Pse nuk janë të humbur
    tre shokët e tij dhe nuk do të jenë kurrë të
    humbur?
    Komandant Remi nuk është një emër i panjohur.
    Në të kundërtën, ai u bë tepër i njohur
    gjatë luftës. Komadanti i Zonës Operative të
    Llapit, në përbërje të së cilës përfshihej edhe
    qyteti i Prishtinës, u shqua për drejtim harmonioz;
    për pjekurinë e gjithanshme në drejtimin
    e luftës; për lidhjet e mira me kuadrot drejtuese
    të njësive ushtarake vartëse dhe me popullin e
    Zonës. Ishte njeriu që, duke pasur përpara tij
    figurën madhore të Zahir Pajazitit, bëri gjithshka.
    Ai mundi të arrinte në përmasat e tij, kur
    menjëherë pas luftës, puna e parë që bëri,
    ishte ngritja e përmendores vigane të ishkomandantit
    të tij, Zahir Pajazitit, në qendër të
    Prishtinës. Bëri mirë që e ngriti atëherë, kur të
    drejtën e fjalës e kishin djemtë që e bënë luftën,
    se sot do të ishte statuja në ndonjë fund bodrumi,
    e palejuar nga pushtetarët.
    Pra, ishte një emër i njohur, sepse luftoi për lirinë
    e vendit dhe të popullit të tij. Në këtë luftë
    edhe mund të vritej, sikundër u vranë bashkëluftëtarët e tij, që nga Ali Ajeti,
    komandanti i parë i Çetës së Llapit;
    Afrim Zhitia, njeriu i punëve të mëdha
    dhe drejtuesi i lëvizjeve ilegale çlirimtare;
    Hasan Ramadani, Fahri Fazlia,
    Ilir Konushevci e dhjetëra të tjerë. Pra,
    e kishte parasysh vdekjen dhe e kishte
    llogaritur atë burrërisht. Nëse nuk u
    vra, kjo do të thotë se ai ka fituar
    diçka, të cilën nuk e ka menduar:
    vazhdimin e jetës. Të gjithë ata që iu
    bashkuan rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare
    të Kosovës dhe, veçanërisht,
    drejtuesit e saj e kanë menduar se do
    të flijoheshin për lirinë e Kosovës dhe
    këtë e kanë dëshmuar. Më shumë se
    dhjetë komandantë brigadash janë
    vrarë gjatë luftës (vetëm në Zonën
    Operative të Drenicës janë vrarë katër,
    dhe Komandanti i Përgjithshëm i saj,
    legjendari Adem Jashari).
    Komandant Remi nuk u vra gjatë
    luftës, megjithëse hordhitë serbe e
    dëshironin vrasjen e tij. Ai e mbijetoi
    luftën. Megjithëse i burgosur, përsëri
    është i fituar.

    Një ditë kur të merr fund politika
    e fajësimit, do të zhvleftësohen
    edhe gjyqet politike, edhe
    vendimet e tyre

    Kur Rustem Mustafa është përfshirë në lëvizjet
    ilegale çlirimtare në radhët e LPK-së, ai ka
    qenë i vetdijshëm se mund të burgoset dhe të
    tretet në kampet burgjet-tmerre të Serbisë. Kjo
    nuk ka ndodhur vetëm një herë, kjo ka ndodhur
    përherë. Njëri nga të burgosurit, Besnik
    Restelica, ka vdekur nga torturat e policisë
    serbe, ashtu si edhe shume të tjerë. Pra,
    komandant Remi, edhe kur nuk ishte i tillë,
    por, thjesht njeri i punëve ilegale për lirinë e
    Kosovës, ka mundur të jetë i burgosur politik
    në burgjet serbe dhe të përjetojë tmerrin e
    krimit serb. Tani ai është në Kosovë dhe
    udbashët, që mendojnë se mund të vijnë një
    ditë dhe Remi e shokët e tij mund të jenë
    përsëri të burgosur të Serbisë, janë tmerrësisht
    gabim. Për t'ia arritur kësaj duhet ta burgosin
    tërë popullin shqiptar. Udbashët e kosistët nuk
    janë popull, janë llum.
    Komandant Remi ka më shumë se 15 vjet
    veprimtari ilegale dhe luftë çlirimtare. Qëllimi i
    tij ka qenë liria e Kosovës. Shumë nga shokët
    e tij janë vrarë pa e përjetuar këtë gjysëm lirie.
    Ai po e përjeton. Edhe pas hekurave e përjeton.
    Nuk mund të hiqet përjetimi i tij sepse ne
    duar ka pranga. Shpesh të prangosurit e
    sotëm kanë qenë martirët ose heronjtë e
    nesërm. Aq më shumë kur janë burgosur si të
    tillë. Pra, një pjesë të rëndësishme të idealit të
    tij, ai e ka realizuar dhe është i bindur se ka
    fituar. Është i bindur po ashtu se ngurrimet e
    tashme nuk mund të bëjnë ripërsëritjen e
    ngjarjeve të dikurshme ose të pushtimit. Të
    duket e çuditshme kur mendon ditën e parë të
    lirisë së Prishtinës, marshimin e ushtarëve çlirimtarë,
    komandant Remin në ballë të tyre dhe
    tash, po "këtë ballë", të burgosur. Çfarë mund
    të ndodhë me ata që kanë qenë pas tij?
    Është një e vërtetë e madhe, pavarësisht se
    disa nga liderët e djeshëm të luftës nuk po
    duan ta dinë: gjykatat nuk e kanë me Remin
    ose me Fatmirin…, ata e kanë me luftën.
    Përpjekja themelore, sot, është kriminalizimi i
    luftës çlirimtare dhe kjo është e shkruar, e zezë
    mbi të bardhë, në aktakuzat e çlirimtarëve.
    Të gjithë e kanë kuptuar se është hartuar një
    program: dënim dhe burgosje politike për çlirimtarët.
    Nuk ka ndodhur në asnjë vend të
    botës, që të bëhen gjyqe me dëshmitarë të
    fshehtë, që nuk i njohin as të pandehurit, as
    avokatët e ndoshta nuk i kanë njohur, as
    gjykatësit. Njerëz që janë të gatshëm të shesin
    edhe shpirtin, ka kudo, aq më shumë në radhët
    e kosistëve dhe udbashëve, të cilët janë
    shitur me kohë, pikërisht në atë regjim që e
    bombardoi NATO-ja. Nuk ka ndodhur
    askund të bëhen gjyqe të tilla dhe me justifikime
    të tilla absurde se: nuk mund të mbrohen
    dëshmitarët. Atëherë çfarë bën UNMIK-u
    ose KFOR-i në Kosovë, kur nuk garantojnë as
    jetën e disa "dëshmitarëve" të manipuluar prej
    tyre? Përse janë ata mijëra njerëz me paga të
    majme nëpër institucione? Jam i bindur se
    edhe gjykatësi e di se ky ishte një gjyq politik
    dhe se diku gjetkë është dhënë verdikti i
    dënimit të ish-luftëtarëve. Mirëpo, gjyqet politike
    marrin fund dhe janë të pavlefshme kur
    merr fund politika e fajësuar. Kur të marrë
    fund një politikë e tillë, atëherë Kosova do të
    jetë e lirë. Kur Kosova do të jetë e lirë, atëherë
    edhe çlirimtarët do të jenë të lirë.

    Kosova ka nevojë për paqe, liri, e jo
    për të burgosur politikë

    Është bërë një llogari e mbrapshtë: akuza më
    e rëndë ndaj eprorëve të UÇK-së nga Llapi
    është vrasja e pesë shqiptarëve, të cilësuar si
    kolaboracionistë dhe bashkëpunëtorë të
    Serbisë agresore e kriminele. Nuk e di nëse
    është e vërtetë kjo apo jo; nuk do të doja kurrë
    që një i afërm i imi të vritet, sepse ka qenë
    bashkëpunëtor i Serbisë kriminele. Ai më mirë
    të mos kishte lindur fare sesa të ishte dorë e
    hasmit dhe e vrasësit të popullit tim. Nuk e di
    se si ka ndodhur në atë kohë në Zonën
    Operative të Llapit, mirëpo dëshmitarë të
    panjohur mund të gjenden kudo. Sidoqoftë,
    për pesë shqiptarë të vrarë është dhënë një
    dënim i përbashkët prej 45 vjetësh. Unë bëra
    një llogari, që gjyqtarit ndërkombëtar mund t'i
    duket e mbrapshtë: ndoshta ai nuk e di se në
    Kosovë ka patur një luftë dhe se në këtë luftë
    janë vrarë mijëra shqiptarë, janë zhdukur mbi
    katër mijë dhe nuk dihen varret e disa mijëra
    të tjerëve.
    Sikur vrasësit serbë, që dihet se kush janë dhe
    se ku janë, të ishin dënuar me këtë mesatare,
    atëherë do të kishim një dënim prej më
    shumë se 700 mijë vjetësh për vrasësit. Po t'i
    shtosh këtu edhe përdhunimet, torturat, burgosjet,
    dhunimet, dëbimet, qindra fshatra të
    djegura, atëherë një zot e di se sa do të mund
    të ishte shifra e dënimit për krimin serb në
    Kosovë. E di apo jo zonja Del Ponte se në
    Kosovë janë vrarë, zhdukur, djegur, humbur
    pa gjurmë më shumë se dhjetë mijë njerëz? A
    e di gjykatësi se nga këta të vrarë shumicës
    prej tyre nuk u dihet as varri?
    Mirëpo, njerëzit dinë diçka tjetër: vrasësit
    serbë të shqiptarëve shëtisin të lirë nëpër
    rrrugët e Serbisë, nëpër enkalavat serbe në
    Kosovë dhe, dalëgadalë do të zënë vend
    edhe në administratë, mund të kthehen në
    gjykata dhe t'i hapin përsëri dosjet dhe nenet
    e paragrafet e kohës së tyre, kohës së gjakut
    e dhunës. Kush do ta mbajë përgjegjësinë për
    të vrarët shqiptarë?
    Për pesë shqiptarë, ndoshta kolaboracionoistë,
    sikur thonë agjencitë e lajmeve, u
    dënuan 4 djem, me 45 vjet burg. Katër djem
    të tjerë të Zonës së Dukagjinit janë dënuar, po
    ashtu. Pyetja është e dyfishtë: kush do të
    përgjigjet për krimet në Kosovë, sepse të
    vrarët nuk kanë qenë pesë apo njëzetë, por
    dhjetë mijë e ndoshta më shumë... dhe kush
    e ka radhën pas këtyre? Komandant Remi
    është dënuar me 17 vjet burg. Ka shumë
    mundësi që Milosheviqi të dënohet më pak,
    sepse do të dalë dikush, një dëshmitar ose
    shumë dëshmitarë të panjohur, në të mirë të
    tij.Disa ditë më parë, liderët shqiptarë të
    Kosovës ua bënë një thirrje të përbashkët të
    gjithë të ikurve nga Kosova, që të kthehen.
    Besoj se ka qenë përgjigje e sinqertë. Mirëpo,
    serbët nuk janë budallenj që të kthehen tani.
    Politika e politikanëve shqiptarë dhe të huaj u
    thotë: ejani se i dënuam rëndë ata që ju
    përzunë nga vatra e tyre dhe që ju mundën.
    Mirëpo, serbët e dinë se nuk i kanë përzënë
    dhe nuk i kanë mundur vetëm ata që janë në
    burg. Në këtë kohë të mbrapshtë, ata, natyrshëm,
    mendojnë se nuk mund të jenë të qetë
    kur gjërat nuk qetësohen.
    Dënimi i çlirimtarëve ka qenë një lloj garancie
    për kthimin e atyre që iu bashkangjitën
    ushtrisë e policisë kriminele serbe dhe që ikën
    së bashku me to. Fatkeqësisht, ajo nuk ka
    qenë gjetje e duhur. Jam i bindur se apeli i
    kthimit, përmes burgimit të çlirimtarëve, nuk
    është i njëjtë me apelin e kthimit përmes tolerancës.
    Nëse kjo ecën më tej, kështu gjërat nuk mund
    të qetësohen. Kosova nuk ka nevojë për të
    burgosur politikë. Kosova ka nevojë për
    paqe. Le të mos themi se ka nevojë për punë,
    drita, ujë etj., etj., sepse vetëm me këto probleme
    jetike nuk merret politika në Kosovë.
    ----------------------------------------
    Dënimi i çlirimtarëve ka qenë
    një lloj garancie për kthimin e
    atyre që iu bashkangjitën
    ushtrisë e policisë kriminele
    serbe dhe që ikën së bashku
    me to. Fatkeqësisht, ajo nuk
    ka qenë gjetje e duhur. Jam i
    bindur se apeli i kthimit,
    përmes burgimit të çlirimtarëve,
    nuk është i njëjtë me
    apelin e kthimit përmes tolerancës
    ---------------------------------------------
    -Është një e vërtetë e madhe, pavarësisht
    se disa nga liderët e djeshëm të luftës nuk
    po duan ta dinë: gjykatat nuk e kanë me
    Remin ose me Fatmirin…, ata e kanë me
    luftën. Përpjekja themelore, sot, është
    kriminalizimi i luftës çlirimtare dhe kjo
    është e shkruar, e zezë mbi të bardhë, në
    aktakuzat e çlirimtarëve. Të gjithë e kanë
    kuptuar se është hartuar një program:
    dënim dhe burgosje politike për çlirimtarët
    ---------------------------------------------------------


    Llapi ja bashkangjitin ket Foto
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Bedri Islami

    Një nga figurat më të njohura
    të luftës sonë çlirimtare është dënuar me 17
    vjet burgim duke shënuar kështu rastin e parë
    në historinë e pasluftërave çlirimtare: fitimtari
    dënohet, humbësi bën qejf; i masakruari vazhdon
    të masakrohet; masakruesi viktimizohet.

    Jo .jo Bedri Islami . Gabim je dhe ate shum .
    Nuk është rasti i parë . Se Amerika si shtet e dënoi ushatrin e vetë që përdhunoi vajzën shqiptare në Viti të Kosovës . Edhe ai ushtar Amerikan ishte çlirimtar i Kosovës gjithashtu. Amerika iu dha mësim së pari çlirimtarëve tanë dhe gjeneralëve të ``vetëshpallur ``se çka janë shtetet me ligje dhe të drejtat njezore .Se për dënimet e luftërave të Vjetanimit as mos flasim fare


    Është koha të kuptohet
    se edhe kaq është mjaft.
    Sidoqoftë, dënimi është dhënë. Katër çlirimtarë
    të tjerë do të jenë rishtas pas hekurave të
    burgjeve dhe është e natyrshme të bëhet pyetja:
    kush e ka radhën?

    Pra edhe përse tërthorazi ,Bedriu e parnon dënimin ,por vetëm parashtron pyetjen se kush e ka radhën ,se bëhet gjëja se nuk e din se çka zier në kazanin e tij LPK-ë.


    Strukturat udbashe të Serbisë, brenda dhe më
    shumë jashtë Kosovës, të përfshira edhe në
    struktura partiake, me bekimin e të parit të
    tyre, kanë punuar jo keq për ta bërë kriminalizimin
    e luftës çlirimtare të Kosovës, për t'i bërë
    fajtorë ata që u ngritën për lirinë e vendit të
    tyre.

    Eh Bedriu i shkretë ,akoma kjuton se është dulla gjallë ,e të përmjerën njerëz me fjalë boshe si me ``ligjinin e agjitacionit dhe propagandës ``.
    Mos haro Bedri se ti je i pari që ke bërë krimanilzimin e luftës ,duke përkrahur vrasjet e të pa fajshmëve si gjatë luftës si pas luftës .
    Kur vrisnit ju edhe i etiketonit njezit si tardhëtarë ( por nuk e cekshit se ishin trdhëtarë të iedeologjisë tuaj )- Ahmet Krasniqin, Tahir Zemën ,Ilir Konushefcin,Smaj Hajdaraj, Ukë Bytyçi e të tjerë .



    Ishte njeriu që, duke pasur përpara tij
    figurën madhore të Zahir Pajazitit, bëri gjithshka.

    A thua a është deklaruar ndonjëherë për rastin e Zahirit komandant '' Remi '' . Se si ra në pritë Zahiri me Edmondin ??!!!


    Ai mundi të arrinte në përmasat e tij, kur
    menjëherë pas luftës, puna e parë që bëri,
    ishte ngritja e përmendores vigane të ishkomandantit
    të tij, Zahir Pajazitit, në qendër të
    Prishtinës.

    Po një kështu bënte edhe dulla ,pasi i vriste pas shpine mandej i shpallte dëshmorë e disa bile edhe heronj .


    Në këtë luftë
    edhe mund të vritej, sikundër u vranë bashkëluftëtarët e tij, që nga Ali Ajeti,
    komandanti i parë i Çetës së Llapit;
    Afrim Zhitia, njeriu i punëve të mëdha
    dhe drejtuesi i lëvizjeve ilegale çlirimtare;
    Hasan Ramadani, Fahri Fazlia,
    Ilir Konushevci e dhjetëra të tjerë.

    Komandan '' Remi '' as që ka pasur të bën me këta persona ,se ishte shum i ri .E për '' Çetën e LLapit '' , Komandant '' Remi '' ndoshta ka ndëgjuar si punë përallash .
    Se '' Çetën e Llapit '' nuk e formoi Xhavit Haliti e Komandant '' Remi '' .



    Më shumë se
    dhjetë komandantë brigadash janë
    vrarë gjatë luftës (vetëm në Zonën
    Operative të Drenicës janë vrarë katër,
    dhe Komandanti i Përgjithshëm i saj,
    legjendari Adem Jashari).

    Përse nuk jep emra të komandantëve të tjerë të vrarë por vetëm numër . Apo ata janë artikuj konsumi .Por emëron vetëm Adem Jasharin . Dhe kur është vrarë ky A. Jashari,ata komandanët e indoktrinuar nga ty ,pinin raki gërxheve e kodrave dhe festonin ramjen e Jasharajave ,se iu liroheshte /hapeshte RRuga për përvetsime e manipulime të luftës,sipas mësimeve tua e Danaj-t .Shkurt e shqip Jasharat ranë se nuk përkrahën idolgjinë e juaj proletare


    Kur Rustem Mustafa është përfshirë në lëvizjet
    ilegale çlirimtare në radhët e LPK-së,
    Komandant Remi ka më shumë se 15 vjet
    veprimtari ilegale dhe luftë çlirimtare.

    Edhe këtu ren sa je i rëndë që përmend 15 vjet kohë të '' Remit '' në LPK-ë .
    Se Komandant ''Remi '' nuk ka qenur njeri i LPK-së deri kur shkoi në Drenicë gjatë kohës kur edhe u vranë Jasharajt .
    Por ka qenur antar në forumin Rinor të LDK-së në Llap ,deri pas vrasjes së Zahir Pajazitit .


    Është një e vërtetë e madhe, pavarësisht se
    disa nga liderët e djeshëm të luftës nuk po
    duan ta dinë: gjykatat nuk e kanë me Remin
    ose me Fatmirin…, ata e kanë me luftën.
    Përpjekja themelore, sot, është kriminalizimi i
    luftës çlirimtare dhe kjo është e shkruar, e zezë
    mbi të bardhë, në aktakuzat e çlirimtarëve.

    Nxjerja emrin Bedri ,përse nuk e thua se Hashimi nuk don ta dinë ??!! Se ai tha që burigimi është '' çështje e drejtësisë '' . Apo ke frigë ,se të ngjet edhe ty si të mjerit Ali Ukës nga Deçani ( ndjesë pastë ) ,në Tiranë.Që e vrau e maskaroi me kaçavidë në apartament .
    Të vjen e të vret në apartment Hashimi ,sta bën dy hesapin ai .
    Dhe se dënohen individë e jo UÇK-ja siç bën demagogji ti .



    Të gjithë e kanë kuptuar se është hartuar një
    program: dënim dhe burgosje politike për çlirimtarët.

    Po ta them ,se kërkush nuk ka hartuar atë plan tjer përvetëmse Hashimi e Tosi i Nanos sipas marëveshjes në Kretë .Se të gjitha arestimet janë bërë gjatë vajtjes së Hashimit në Tiranë .
    Shkurt e shqip :- luftë mbrenda lloit .



    Atëherë çfarë bën UNMIK-u
    ose KFOR-i në Kosovë, kur nuk garantojnë as
    jetën e disa "dëshmitarëve" .

    Po këtu e ke mirë ,edhe unë dua ta dij . E megjithëse ti e din më mirë se përse nuk garantohen dëshmitarët .
    Ujku do mjegull !
    Sa më shum mjegull në Kosovë ,aq më shum i zgjatet jeta UNMIK-ut .
    E mandej ,përse të indoktrinuarit nga ty Bedri e Danaj ia ushqejnë këtë grazhd UNMIK-ut ,me vrasje mbas shpine ??!!



    Është bërë një llogari e mbrapshtë: akuza më
    e rëndë ndaj eprorëve të UÇK-së nga Llapi
    është vrasja e pesë shqiptarëve, të cilësuar si
    kolaboracionistë dhe bashkëpunëtorë të
    Serbisë agresore e kriminele. Nuk e di nëse
    është e vërtetë kjo apo jo; nuk do të doja kurrë
    që një i afërm i imi të vritet, sepse ka qenë
    bashkëpunëtor i Serbisë kriminele.
    Ai më mirë
    të mos kishte lindur fare sesa të ishte dorë e
    hasmit dhe e vrasësit të popullit tim. Nuk e di
    se si ka ndodhur në atë kohë në Zonën
    Operative të Llapit, mirëpo dëshmitarë të
    panjohur mund të gjenden kudo.

    E para nuk ke nevojë të kërkosh tek të afërmit e tu se i tillë je vetë .
    Dhe dyta mos akuzo kot me ''Nuk e di nëse
    është e vërtetë kjo apo jo;'' . Kur nuk e din mbylle sqepin ,mos cokat në .... kot .
    E treta si Komandant '' Remi '' e si të tjerët nuk kanë dhënë kurfarë prove gjatë gjykimit se ndaj atyre të vrarëve është kryer një gjykim pa qoftë edhe formal në ata kushte që kanë egzistuar gjatë luftës .



    Unë bëra
    një llogari, që gjyqtarit ndërkombëtar mund t'i
    duket e mbrapshtë: ndoshta ai nuk e di se në
    Kosovë ka patur një luftë dhe se në këtë luftë
    janë vrarë mijëra shqiptarë, janë zhdukur mbi
    katër mijë dhe nuk dihen varret e disa mijëra
    të tjerëve.


    Jo more si nuk e dinë . E dinë dhe mirë fort bile,prandaj shkuan ndërkombëtarët edhe në sërbi për të bërë ekshumimet e vareve masive dhe na vinë kufma si shpesh nga sërbia .
    A nuk të kujtohet o Bedri propaganda e juaj gjat luftës kur thonit se janë vrarë aq e kaq sërbë e nuk pushojnë kamionët firgorifer duke mbartur sërbëte e vrarë nëpër fronte . E kur mbaroi lufta ,doli se ata nuk kishin qenur sërbë të vrarë në fronte lufte , por Shqiptarë civil të vrarë .Se këta komandant e tuaj të '' vetëshpallur '' nuk kanë mundur ti mbrojnë ,prej kodrave e gërxheve ku fshiheshin .
    Drejtësia është e tillë një ,drejtësi për të gjithë .



    Mirëpo, njerëzit dinë diçka tjetër: vrasësit
    serbë të shqiptarëve shëtisin të lirë nëpër
    rrrugët e Serbisë, nëpër enkalavat serbe në
    Kosovë dhe, dalëgadalë do të zënë vend
    edhe në administratë, mund të kthehen në
    gjykata dhe t'i hapin përsëri dosjet dhe nenet
    e paragrafet e kohës së tyre, kohës së gjakut
    e dhunës. Kush do ta mbajë përgjegjësinë për
    të vrarët shqiptarë?

    Drejtori politik i UÇK-së - Hashimi dhe dajat e tij - Syla-t e Jakup Krasniqi do mbajnë përgjegjësi ,e as kush tjetër .
    Hashimi e Fatmiri të vrisnin së pari vëllezërit e tyre që bashkëpunonin me sërbët e ndyrë para e gjat luftës dhe që mernin ryshfete nga shqiptarët për ndreqje dokumentesh ,në dyqanet e tyre ,mandej të vrisnin ''tradhëtarët '' dhe '' spiunët '' e tjerë të Kosovës .
    Si dhe Jakupi që vrau shokun e fëmirisë për inate personale .



    Disa ditë më parë, liderët shqiptarë të
    Kosovës ua bënë një thirrje të përbashkët të
    gjithë të ikurve nga Kosova, që të kthehen.

    Përsëri bën gabim të qëllimshëm Bedri .
    Së pari mirëseardhje iu dëshiroi Hashim Thaçi sërbëve që vjet në fshatin Osojan ,dhe ate në shoqëri sëbashku me artemien dhe kryeministrin e Kosovës B. Rexhepin .
    Dhe bukur shpesh Hashimi e ka vizituar Graçanicën ashtu mshehtas pas lufte .
    Tjetra Hashimi ishte ai që i thirte sërbët për dialog edhe para '' moratoiumit '' . Kujto skijimin me F. limën në Slloveni ,nga nuk e pa më Lima Kosovën .
    E mbasi e bëri publik Hasha '' moratoriumin '' spatën çare edhe edhe liderët e tjerë pa i thirur sërbët ,me o hajdeni more shkavella se Hashimi nuk mund të mbijeton politikisht pa ju .
    Se Hashimit vetëm ajo kartë politike ( e ''bashkim vëllazërimit '') i ka metur ta luan deri sa ta viziton Fatmir Limën në Hagë .



    Kosova nuk ka nevojë për të
    burgosur politikë. Kosova ka nevojë për
    paqe. Le të mos themi se ka nevojë për punë,
    drita, ujë etj., etj., sepse vetëm me këto probleme
    jetike nuk merret politika në Kosovë.

    Këtu ke folur mirë Bedri .
    Pët të gjitha këta ka nevoj Kosova ,nevojë sikur për ajrin për frymëmarje .
    Po kush janë ata që e pengojnë një vendosje në ulli / vijë ,rendin ,paqën, prosperitetin në Kosovë .
    Po ta tregoj unë ,janë fantazmat që ke përgaditur ti dhe Danaj ,që vrasin natën e qajnë ditën .


    Nuk arsyetohen krimet me ate se kanë qenur luftëtarë e çlirimtarë .Nëse kanë vrarë të vetët ( Shqiptar ) nga kush e paskan çliruar Kosovën .Përse nuk i dënuan ata njerëz por vranë ??!!
    Kush mund të garanton ( përvç llogjikës së këlyshëve të dullës )se nuk kanë qenur vrasje për hesape politike si vrasja e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Kolonel Krasniqit ,Kolonel Tahir Zemajt, Komandant '' Drini '' , Komand '' Murizi '' ,deputetit Smajl Haradinaj, kryebashkiakut Ukë Bytyçi, Gazetarit Maloku, gazetarit dhe këshillatarit Xhelmal , aktivistit e gazetarit Popova ,profesorit Drenicas Ymeri ,aktivistit Raci ,gazetarit Kastarati e shum e shum të tjerë ,dhe që të gjithë të etiketuar si '' tradhëtarë '' e '' kollaboracionistë


    KRIMI është KRIM dhe ka vetëm një emër dhe një ndëshkim ,pa marë parasysh se si është bërë e ku është bërë e kush e ka bërë .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DriniM : 21-07-2003 më 12:35

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Gjykimi i Llapit

    Ramush Tahiri



    Denimi i të ashtuquejtunit Grup i Llapit me burg shumëvjetësh u
    prit me habi në opinionin e Kosovës për dy fakte: e para, se denohen
    udhëheqësit e luftës çlirimtare në nji zonë të randësishme të Kosovës si
    asht ajo e Llapit, dhe e dyta, se denohen tue u akuzue për vepra që në
    popull nuk ngjallin indinjatë. Porosinat dhe friga asht: a thue po zhvleftësohet
    lufta kundra pushtuesit e ndihmaçarëve të tij, dhe a thue pse aleatët e
    deridjeshëm të NATOs dhe të shteteve përendimore sot gjuhen në
    taborrin e kundërshtarëve.

    Shpallja e denimit nga Gjyqi për ish udhëheqësit e Luftës Çlirimtare
    të Kosovës, në Zonën e Llapit, u prit si e befasishme dhe nuk pati
    përkrahje në popull, si nji masë e lavdueshme. Arsyet janë të disallojshme.
    Njena, se këta janë ish luftarë që sakrifikuen gjithçka për lirinë e
    Kosovës, se banë flijimet ma të mëdha që mund të banë njeriu për të
    mirën e nji populli. Arsye tjetër asht se këta denohen të akuzuem për vepra që
    supozohet se janë krye gjatë luftës, në kushte dhe rrethana të veçanta, e jo
    për vepra të bame mbas përfundimit të luftës, dhe se denimi shqiptohet nga
    gjykata ndrëkombëtare e aplikueme në Kosovë, e jo nga Gjyqi vendas.
    Reagimet e para janë se denimi i ish komadantit të Zonës së Llapit me
    17 vjet burg asht denim shumë i randë. Po edhe të kishte marrë denimin
    dhetë vjet, apo pesë vjet, prapë disa kishin me thanë se edhe ky asht i randë.
    Në kësi punësh ose asht denimi ose asht lirimi, dhe secili denim i shqiptuem
    asht i randë, se në këto vepra, mbase për matje asht pafajsia ose fajsia
    e jo kohëzgjatja e burgut.
    Në opinion ka fjalë se me këtë proces gjyqësor, e sidomos me denimet
    e shqiptueme humben të mirat e luftës, humben simbolet e luftës, i qitet
    hije e zezë sakrificës e përkushtimit të luftarëve të lirisë.
    Duhet me thanë se në secilin vend ka pasë mbas luftës procese gjyqësore,
    edhe me motive dhe me synime politike, që i bajshin nomenklaturat
    politike edhe si përçamje edhe si konkurencë ndërmjet grupimeve të daluna nga i
    njejti brum, që rreshtoheshin ndryshe në kushtet e reja. Mbasandej, janë
    të njoftuna periudhat e rehabilitimit të përpjekjeve për përmirësime dhe
    vendosjen në vend të vet të gjanave. Disa shtete dhe shoqni edhe në
    brezin e dytë nuk i kalojnë këto konflikte e kundërshtime. Dhe, në vend se me
    ecë përpara, ato ma shumë kqyrin mbrapa dhe gjithëmonë e kqyrin ndryshe të
    kaluemen, me dëshirë që ta ndreqin të tashmen e edhe ta drejtojnë udhën
    për të ardhmen.
    Shoqnitë e shtetet demokratike i dojnë e i rrespektojnë principet, e njeni
    ndër ma kryesorët asht ai që krimi nuk vjetrohet dhe se kryesit e
    krimit duhet herëdokur të dalin e të japin llogari para drejtësisë. Tjetër
    asht se gjykatat janë të pamvaruna dhe në punën e tyne nuk përzihet politika
    e as institucionet e tjera të shtetit. Ky asht parim i drejtësisë dhe këtu
    politikë nuk ka. Por, politikë asht me e matë ma përpara se çka asht
    krim, e sidomos se çka asht krim në kohë të luftës. Nëse secila vrasje e
    plagosje në tanë periudhën e luftës asht krim e jo përleshje në front, apo
    luftim nëpër format e ndryshme ndërmjet palëve ndërluftuese, atëhere na në
    Kosovë duhet me u gjykue ndërmjet veti gati nja shtat-tetëdhet vjet derisa të
    vdesim të tanë ata që janë kanë në luftë apo kanë qillue në vendet ku
    asht ba lufta, tue kanë pjesmarrës apo dëshmitarë në luftë...
    Disa po thojnë se nuk po e marrin vesh pse veprat e luftës përveç
    Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës duhet me i gjykue edhe
    gjykatat e rregullta, simbas padive e kallximeve private. Kjo duhet me thanë se nuk
    asht e drejtë, sepse disa vepra kriminale nuk janë për Gjykatën e Hagës, por për
    gjykatat e rregullta të vendit. Disa pyesin a thue asht me randësi në cilën anë të frontit kush ka qenë, apo cila gjykatë të gjykon, apo asht me randësi se cila palë e në cilin vend të paditë.
    Asht ba nji lamsh, që edhe kur nesër të jemi të lirë e të pamvarun,vështirë kemi me e pasë me e zgjedhë. Disa vende kanë ba edhe rigjykime, bile shumë herë.
    Me gjithë këto mend të ardhuna nga e gjithë bota, e me gjithë këtë përvojë e
    ndihmë që po na jepet, a thue pse ka nevojë me i kqyrë edhe njihere gjanat.

    Njani në nji kohë, kish pas deshtë me e koritë Nasradinin Hoxhën dhe ja kish mshue nji shuplakë. Nasradini e paditë te gjykatësi. Në gjyq meret vendimi që ai qi i ka mshu Nasradinit me ja dhanë pesë dukatë.
    Gjykatsi simbas marrëveshjes e lshon atë njeriun me shkue në shpi me i marrë paret
    e me ja prue Nasradinit, ndër sy të gjykatësit. Por, ai shkoi e nuk po kthehet gjysë dite. Dikur Nasradini u kujtue e tja dhezi nji shuplakë ftyrës gjykatësit.
    - Pse kështu Nasradin - bërtiti gjykatësi?
    - Nuk po kam kohë me pritë, e kur të vjen ai njeri, merrja ti paret, tha
    Nasradini e doli prej Gjykatores.

    Ramush Tahiri eshte Kshilltar i Kryetarit te Parlamentit te Kosoves Z Daci
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anëtarësuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Remin Laten dhe shoket tjere qe i denuan nuk eshte asgje tjeter vetem vazhdimesi e flliqte e politikes shoveniste te UNIKUT ndaj vlerave te luftes te ndihmuar nga shqiptare qe gjithmone i kane sherbyer kralit, serbise, jugosllavise tani edhe unmikut.
    Komandant Remin e kane denuar por luyften e Ushtrise Çlirimtare KOmbetare nuk munden ta denojne kurre.
    E Gjykatat e UNmikut qe denojne djemte me te mire te kombit tone duhet mos te harrojne se gjykimi i fundit i perngajnte nje Cirku sepse asnje baze nuk akne per te denuar por vetem mundohen te na e ngushtojne rrethin dhe te na fusin nen Serbi.
    Ne nuk do ti gjykojme asnjehere djmete tane po i gjykon Unmiku se spo i pelqen qe ne kemi djem te tille por nejse tia leme kohes ta thote te veten
    RRofte Lufta e shenjte e Ushtrise Clirimtare KOmbetare te na rroje Kosova te na rroje Remi se ne shtet do te behemi! don a sdon Unmiku pune e madhe as qe na duhen keta okupatore te rinj
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 06-08-2010, 09:08
  3. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  4. Debati mbi Ditën e Çlirimit
    Nga dardajan në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 23-02-2006, 04:50
  5. Gjeneralet fatkeqe, qe i sherbyen Ushtrise Shqiptare
    Nga BlueBaron në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 08-10-2004, 12:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •