Dënohen për krime lufte komandant Remi e 3 anëtarë të ish UÇK
Rrustem Mustafa
PRISHTINË (16 Korrik) - Dënohen katër shqiptarë të Kosovës, ish anëtarë të UÇK-së. Në përfundim të një procesi të gjatë gjyqësor që zgjati më shumë se një vit, gjykata e qarkut të Prishtinës vendosi sot 17 vjet burg për Rrustem Mustafën të njohur ndryshe si komandant Remi, një nga krerët e UÇK-së. Ndërkaq, tre bashkëpunëtorë të tij, anëtarë të UÇK-së, Latif Gashi, Nazif Mehmeti e Naim Kadriu morën dënime që shkojnë nga 13 deri në 5 vjet heqje lirie. Mehmeti u dënua me 13 vjet burg, Gashi me 10 vjet dhe Kadriu me 5 vjet. Ish pjesëtarët e UÇK-së u akuzuan për krime lufte të kryera ndaj civilëve shqiptarë e serbë, para dhe pas luftës. Komandant Remi, një nga krerët e UÇK-së në veri të Kosovës është akuzuar në veçanti për arrestime ilegale, tortura, vrasje dhe keqtrajtime çnjerëzore. Procesi gjyqësor ndaj 4 eksponentëve të UÇK-së u shoqërua me polemika të forta dhe protesta të shumta. ro/ro
(ANSA/BalkanWeb)
Krijoni Kontakt