Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18

Tema: Ah ky kanuni

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382

    Ah ky kanuni

    Shife cik ca shkru koha jone per kanunin dhe princin leka. A jane idioter kta njerez apo bejne vet. Kanuni eshte e keqja me e madhe qe paraziton ne trurin e shqiptare, kta mi bejne logje, ej zot i madh.
    Leje po sipas ktij, kanuni na qeka pune e rilindjes evropiane, po zoteri, pune eshkelqyer, vec me shenjen minus para.



    "PRINCI I PERFOLUR LEKE DUKAGJINI" KTHEHET SERISH

    Keto dite dli ne qarkullim libri "Princi i perfolur Leke Dukagjini" i studiuesit Tonin Cobanit. Libri eshte nje biografi, e munguar deri sot, per nje nga princat me te shquar te shek.XV, me emrin e te cilit eshte lidhur edhe Kanuni i shqiptareve. Leke Dukagjini (1410-1481), princi shqiptar, bashkekohes i Skenderbeut dhe pasues i vepres se tij, eshte cilesuar "nje personalitet imponues" (Durham) dhe "Hero Kombetar" (Hahn) i popullit te vet. Kanuni i Leke Dukagjinit eshte nje veper unikale me fryme humaniste e periudhes se Rilindjes Evropiane ne gjuhen shqipe, e cila, megjithese u perfol se bashku me autorin e saj (dhe vazhdon te perflitet edhe sot e kesaj dite), eshte vleresuar nga studiues serioze, vendas dhe te huaj, si nje "veper monumentale" (A.Buda) dhe "kontribut ne thesarin e kultures boterore" (Schwerin). Per te realizuar kete monografi, e para e llojit te vet per Leke Dukagjinin, autorit i eshte dashur nje pune mese 10-vjeare ne kerkim te burimeve te verifikueshme (mbi 170 referenca) si dhe per t'i dhene pergjigje disa prej ceshtjeve te anashkaluara deri ne ditet e sotme nga historiagrafia shqiptare ose edhe te keqinterpretuara prej saj, per shkak te te cilave princi i fundit i deres se Dukagjine ka qene i perfolur, si: vendlindja e tij; kufijte e principates qe trashegoi; konflikti me Leke Zakarine, venecianet dhe e ketyre te fundit me Skenderbeun; koha e ngjizjes se Kanunit dhe autoresia e tij; shkaqet qe e bene te mundur ruajtjen e normave kanunore per 6 shekuj dhe disa alternativa te interpretimit te pikave me te nxehta te tij etj. Libri eshte pajisur me ilustrime, indeks dhe nje permbledhje ne anglisht. Eshte botim i perbashket i shtepive botuese Lisitan dhe Toena. Ai kushton 1000 Leke ose 10 Euro.

  2. #2
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Te shkruhet mbi kanunet shqiptare, apo ne kete rast mbi ate te njohur si Kanuni i Lek Dukagjinit (KLD) nuk eshte asnjehere idiotizem.

    Figura e Lek Dukagjinit ende nuk eshte dhene e plote nga historianet shqiptare apo dhe te huaj dhe sa me shume te shkruhet mbi te aq me teper mundesi kemi per te mesuar, rreth ketij fisniku shqiptar te shek XV, bashkekombas i Gjergj Kastriotit,pjesemarres ne Beselidhjen e Lezhes (1444) dhe mbrojtes i trojeve shqiptare.

    Ndersa mbi kanunin qe mban emrin e tij, ka disa versione rreth cilesimit te tij si KLD. P.sh. Fishta mendon se ky kanun nuk eshte hartuar apo mbledhur nga lek Dukagjini, por eshte nje kanun qe ka pasur efekt ne krahinen e Dukagjinit, si rrjedhim dhe emertimi i tij.

    Per dis ky kanun mund te duket i keq apo i gabuar per kohen ku jetojme (shek XXI), por mos harrojme kohen ne te cilen ky kanun u vu ne zbatim. E pra, koha kur trojet tona ishin nen pushtimin & sundimin osman, ku si ne veri e ne jug te vendit kishte rajone te pa kontrolluara nga osmanet, rajone qe njihen nen emertimin, krahina te veteqeverisura, si te tilla keto krahina ishin totalisht ne duart e shqiptareve, te cilet komandoheshin nga vojvodet apo bajraktaret e tyre dhe Porta e Larte u kish dhene kete status te veteqeverisur ne dakord me pagimin e tributeve vjetore asaj.
    Keshtu ne mungese te ekzistences dhe veprimit te atij qe ne sot e njohim si shtet me instancat e tija vepruese, ne keto rajone linden dhe vepruan kanune lokale, te cilat mirembanin e qeverisnin jeten e ketyre zonave veteqeverisese.

    Kanunet shqiptare jane institucione legale te cilat duhen studiuar imtesisht e te mos gjykohen "bardh & zi".

  3. #3
    Krokodili, mos i gjyko gjerat me metrin e tanishem, por duhet te kthehesh prapa ne kohe dhe te shohesh situaten.

    Cili komb ne Europe ka jetuar pa patur shtet, dmth pa patur ligje te shkruara, institucione qe ti krijonin dhe ti mbronin ato ligje, pa patur burgje etj etj me rradhe.

    E pra, shqiptaret nuk e kishin kete mundesi per shkak se ligjet tek ne i kane pas bere te huajt dhe natyrisht qe nuk eshte ndonje gje e bukur kjo.

    Kanuni i mbajti ato vende pa u degjeneruar.

    Mendo Shqiperine ne 1997 apo dhe tani. A do te vije dikush per te te kercenuar familjen, per te te rrembyer motren e grabitur gjithcka ke ne rast se do te ekzistonin parimet e kanunit?

    E pra, 500 vite me pare keto maskaralleqe nuk ezksitonin.

    Sot nuk po thuhet qe te vihet ne zbatim Kanuni i Lek Dukagjinit, por te studiohet ai per vlerat qe ka patur per kohen kur eshte zbatuar.

    Sot rolin e Kanunit duhet ta luaje Shteti, pasi e kemi nje te tille dhe nuk e kemi patur dikur.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Redi, nuk pajtohem me ty aspak. Kanuni eshte kercenuesi me i madh i shtetit ligjor shqiptar dhe nga ana praktike, penguesi me i madh i perqafimit nga ana e shqiptareve te ideme perendimore, persa i perket demokracise, ndertimit te komunitetit, vendosjes se shtetit social dhe ligjor.

    Zoti Redi, kanuni nuk eshte dicka si mozaiku ' bukuroshja e durrsit' qe eshte zbuluar nga arkeologet shqiptare, me fal italian dhe na jep nje dritare per te pare ne artin e asaj kohe dhe eshte dicka e mrekullueshme nga nje bote qe ka evoluar dhe sekziston me.

    Kanuni ne anen tjeter, eshte i gjalle dhe vashdon te parazitoje dhe bllokoje evolimin e shqiptareve. Per cfare vlerash flisni ju kur ka mbi 1000 femije te vegjel qe jane ngujuar, dmth per ta ska shkolle, edukim, integrim, avenir, po vec nje idiot me pushk ne ferr qe pret ti marri jeten se kshu ka thue leka or taj. A e kupton se cfare krize sociale me permasa gjigande plus me efekt piramidal qe kjo mrekulli alla shqiptarce na ofron.

    Edhe cuditemi pasaj se si veriu shqiperise spagun dritat, ben kryengritje cdo 2 muj, i gju policise me gura, skane faj ata te shkrete jo, ata traumatizohen qe ne femijeri, plus erresira e lekes dhe sdo shume mend se skemite bejme me shpellare po me Homos sapiens te mbyllur ne shpella. Kjo eshte cmenduri, kjo eshte shkence e tipit shqiptar ku idhujt pa krena na rrasin ne m--ut dhe kur na vjen era fillojme e shajme evropen qe sna ndihmon.

    Eh pike e zeze.

    Cfare eshte dhe cfare perfaqson kanuni, sado magjepese te jete, eshte dicka qe po gerryen si kancer shoqerine shqiptare, sado vlera te kete, tashti seshte koha per elogje. Tani eshte koha qe kanunin ta veme ne tabele te qitjes ku te injorohet dhe te poshterohet nga populli shqiptar ashtu si jane injoruar dhe poshteruar percja, shallvaret e te tjera idiotizma. Mbasi te shduket kjo gaforre qelbet, pasaj te dalin historiane e filozofe me tre pashe mjeker dhe te na bejne teza shkencore per bacen leke dhe mustaqet e tij de si ne nje nate pa hene na nxorri shpikjen e madhe se gjaku lahet me gjak. Nese se di, shoke ne evrope kemi vec korsikanet, ndersa neper bote plote duke fillu te pakistanezet e azise e alulut e afrikes, qe kane te perbashket identitetin e qenieve te pa civilizuara ne boten moderne.

    Ne duhet ti themi stop kanunit,dhe jo vetem te forumi po te gjitha mediat shqiptare, humoristike a serioze. Pervec kesaj, ky shteti idiot shqiptar duhet ta ngreje krimin e gjakmarrjes me baze kanuni ne nivelin e krimeve te renda te ngjashme me krimin e trafikanteve te droges a prostitucionit, pervec kesaj te forcoje ligjin ku personat qe vrasin ne baze te kanunit jo vetem te zhyten ne biruc deri ne extinction, heqje te lirise civile, po dhe pronat e tyre te merren dhe ti jepen familjes se viktimes. Shteti gjithashtu duhet te ofroje mbrojtje per viktimat e kesaj cmendurie. Kjo eshte rruga per mendimin tim, ska rruge tjeter perpara.

    Ta

    Kroksi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Krokodili:
    "Edhe cuditemi pasaj se si veriu shqiperise spagun dritat, ben kryengritje cdo 2 muj, i gju policise me gura, skane faj ata te shkrete jo, ata traumatizohen qe ne femijeri, plus erresira e lekes dhe sdo shume mend se skemite bejme me shpellare po me Homos sapiens te mbyllur ne shpella"

    Tue lexue keto rreshta mu duk se shifsha nji perqindje te vogel te jugut 1997.
    Po atje pse?

    1- Ajo cka ndodh sot nuk asht zbatim i kanunit, por abuzim me te. E keqja qi kena ne shpirt don justifikue. E here justifikohet me kanunin, here me firmat piramidale, here me leber e here me maloke.

    2- Cka ndodh sot s'asht gja tjeter veēse mungesa e shtetit per me sigurue paqen ne shoqni, arsyeja per te cilen shteti duhet me ekzistue.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodra13 : 26-07-2003 mė 11:16

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e krokodili_73
    Anėtarėsuar
    14-06-2003
    Postime
    382
    Shkodra kot met pyt a din ti se cfar eshte shteti ne demokraci, apo vashdon ta ngatrrosh me shtetin e xhaxhit enver.
    Shteti eshte thjesht menaxhues taxash plus nga taxat qe paguan populli, provide edhe sherbime si policia, gjykata, ushtria, kujdesi mjekesor etj. Dmth nese ti apo une nuk pranojme te paguajme taxa, atehere nuk do ket shtet, ose nese ti dhe une nuk do zbatojme ligjet qe jane zgjedhur per te menaxhuar dhe kontrolluar marredheniet mes njerzve, prap taxat qe paguajme nuk do na japin shtet. Tani a e kupton se ku qendron rendesia e kanunit tat, qe i ben gropen gjese se mesiperme. Meq ra fjala na dhe nje per KHA-NUNIN.

    PERGJAKET DASHURIA E DY TE RINJVE

    Vladimir Karaj

    Tirane - Nje baba qelloi mbi vajzen e tij dhe te dashurin e saj, duke i lene te plagosur rende, dje ne mengjes rreth ores 5.30, pasi i kapi ne flagrance. Pa u mbushur muaji nga ngjarja e Berxulles kur babai qelloi dhe vrau te bijen, dje nje tjeter prind ka qelluar mbi femijen e tij. Ngjarja ndodhi ne periferi te kryeqytetit ne rrugen Myslym Keta. Kristofor Zeka dhe Fatmira Eminaj, 24 dhe 17 vjec, u qelluan me cifte nga Skender Eminaj, babi i Fatmires. Burime nga policia thone se menjehere pas ngjarjes babai eshte zhdukur dhe nuk eshte mundur te kapet.

    Ngjarja...

    Nje njolle e madhe gjaku ne nje depozite uji ne taracen e shtepise se fqinjit te familjes Eminaj, tregon per kobin dhe tmerrin. "Ai eshte plagosur ne te dy duart, te cilat i kishte vene para fytyres per tu mbrojtur nga plumbat e ciftes, ndersa ate predhat e sacmeve e ka zene ne gjoks, prane zemres", keshtu tregojne fqinjet qe i kane pare te dy pas ngjarjes. Gjithcka ka filluar rreth dy muaj me pare me historine e dashurise, mes dy te rinjve. Kristofor Zeka ushtar i sapoardhur ne Tirane nga Karavastaja fshat i Lushnjes, prane repartit 1023 te Xhenios, njihet me Fatmiren 17-vjece qe banonte prane shtepise se oficerit te Kristoforit. Ky i fundit kishte vajtur disa here ne shtepine e eprorit per ta ndihmuar ne pune. Aty dhe eshte njohur me vajzen. Dje ne mengjes, aty rreth ores 3.00, Kristofori ka shkuar t'i bej nje vizite te dashures se tij. Me sa duket ata kishin lene takim dhe vajza ka dale ne oren e lene. Te dy jane ngjitur ne taracen e shtepise fqinje (qe ishte dhe shtepia e oficerit te Kristoforit), ku kane qendruar deri ne te zbardhur. I ati i vajzes Emini eshte zgjuar ndoshta per te shkuar ne pune, por ne shtepi ka pare qe vajza nuk ishte ne shtrat. Kur ka dale jashte e ka pare me Kristoforin ne shtepine e fqinjit. "Te ngrihen leshrat e kokes perpjete, po ta shohesh vajzen tende ne ate fare feje", tregon nje fqinj i Eminajve, si per ta justifikuar veprimin e 46-vjecarit. "Cnderim" kete fjale ka menduar Skender Eminaj ashtu si dhe Ruzhdi Qinami pak kohe me pare, kur qelloi pa iu dridhur dora mbi vajzen e tij. Te rinjte nuk e kane pare, as e kane degjuar. Ndersa ai eshte kthyer menjehere ne shtepi, "Vetem gjaku e lan turpin", kete nen te kanunit 46-vjecari e ka vene menjehere ne jete. Ai ka rrembyer ciften e mbyllur diku ne dollapet e shtepise dhe ka dale serish. Mesa duket ai i eshte afruar dy viktimave, pasi muret e pengonin te qellonte nga larg. Dy te rinjte e kane kuptuar ate qe u kanosej, kur ai ka qene fare prane dhe nuk ka patur me asnje shanc per te ikur. Kristofori eshte qelluar i pari. Me sa duket kur ka pare gryken e armes qe kerkonte koken e tij, ai ka ngritur duart, per tu mbrojtur, kjo ka bere qe plumbat e ciftes ta zene ne parakrah. Me pas, pa iu dridhur dora, Eminaj ka drejtuar gryken earmes mbi femijen e tij. Plumbi i nisur nga duart e babait e ka zene ne gjoks duke e lene te plagosur rende. Menjehere pas kesaj, duke kujtuar se i kishte vrare, babai eshte larguar nga vendi i ngjarjes, pa e kthyer koken pas. Fqinjet kane dale jashte te alarmuar nga krismat. Kane pare trupat e gjakosur te dy te rinjve dhe menjehere kane bere transportimin e tyre per ne Spitalin Ushatarak. Ndersa dikush ka lajmeruar policine.

    Policia ne kerkim te prindit vrases

    Menjehere pas mberritjes ne vendngjarje, policia ka filluar hetimet per te gjetur autorin. Pas marrjes ne pyetje te deshmitareve dhe provave te gjetura, eshte arritur ne perfundimin se autori i ngjarjes ishte babi i Fatmires 17 vjece i cili ishte larguar. Burime nga policia bejne te ditur se jane vene menjehere ne ndjekje te tij, por deri ne oret e vona te pasdites se djeshme ai nuk ishte gjetur. Policia thote se akoma nuk ka informacione te sakta per vendndodhjen e 46-vjecarit.

    Spitali, te rinjte ne gjendje te rende

    Burime nga Spitali Ushtarak ku jane shtruar dy te rinjte bejne te ditur se dy viktimat e plumbave jane ne gjendje shume te rende. Te dy si vajza ashtu edhe djali kane humbur shume gjak. Djalit i eshte dhene te pakten tre here gjak ndersa burimet thone se ai kishte akoma nevoje. Mjeket thane se vajza ishte ne gjendje me te rende se djali, pasi plumbi e kishte marre ne kraharor, duke iu afruar shume zemres. Akoma ata nuk jane te sigurte per jeten e saj dhe nuk e thone me siguri nese vajza do te shpetoje. Djali nderkohe i ka shpetuar vdekjes, por perseri mbetet ne reanimacion per shkak te gjakut qe ka humbur dhe plages. Sipas mjekeve atij i jane demtuar rende duart.



    Familjaret e vajzes do te marrim "hak"

    Tre bura qe vijne verdalle ne Spitalin Ushtarak, teksa pijne cigare thone neper dhembe se do te marrin "hak". " Kjo gje nuk perfundon ketu", thone ata. Nderkohe qe tek dera e salles se reanimacionit qendron gjate gjithe kohes nje polic ushtarak qe ruan 24-vjecarin. Eshte e pamundur te komunikohet me te afermit e vajzes, pasi ata nuk pranojne te flasin. Por edhe kur i pyet per ngjarjen shmangen duke thene vetem se dikush e ka qelluar dhe nuk tregojne per rrethanat.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Krokodil,
    shteti asht pikrisht per me me detyrue mue e ty ne qofte se nuk zbatojme ligjin e damtojme individe tjere. Shteti s'asht vetem me menaxhue te ardhunat, por sidomos me sigurue te drejtat e individit e kryesorja asht e drejta per jeten. Kanuni s'ja ban gropen shtetit, por asht mosekzistenca e shtetit qi i len hapsine se keqes.
    Kanuni asht i jemi aq sa asht edhe i joti. Me thane qi mos t'i biem shkurt e t'ja lame fajet kanunit pa kerkue shkaqet e verteta s'don me thane me mbrojte gjakmarrjen. Kush duhet me veprue kunder krimit perveēse shteti? A e kupton qi ti po bjen pikrisht ne ato pozita qi kujton se po lufton.
    Te shkrova qi kanuni sot perdoret per me u justifikue te keqen e agresivitetin ne shpirtin tone. Artikulli qi ti postove e verteton. Tue kene se kanuni ka pase influence territoriale pse "zbatohet" prej personave te masiperm? Ku lidhen keto njerez me nji aspekt te kanunit si gjakmarrja perveēse o ne marrine e gazetarit, o ne justifikimin e se keqes? Pse nuk vehet oroe asnji zbatim i aspekteve tjera te kanunit, por vetem gjakmarrja?

  8. #8
    Krokodili, shkodra13 ta ka shpjeguar qarte se ku qendron problemi.

    Ti futesh neper labirinte te kota dhe nuk e shikon se ku qendron thelbi i problemit.

    Kanuni aplikohet sot ne disa vise veriore sepse Shteti Shqiptar eshte i pafuqishem per te nderhyre dhe per te aplikuar ligjet.

    Po ti futesh ketij muhabeti me shpellare a ku ta di une nuk mund tja gjesh dot fundit, pasi ne rast se diku rrine ne shpella nga ekzistenca e Kanunit, diku tjeter furnizojne semaforet e Europes nga mosekzistenca e tij.

    Dhe ne te dyja keto raste ekstreme, ku nuk futet maxhoranca e popullsise, eshte mungesa e nderhyrjes se Shtetit faktori kryesor qe ben qe keto fenomene te ekzistojne.

    NUk po them qe Kanuni duhet zbatuar tani, por qe jane te padiskutushme vlerat e tija ne kohen e mesjetes, pasi i mbajti shqiptaret nen rregull e displine, larg degjenerimit etico-moral, social, ligjor etj etj.

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Kanuni ka lindur si pasoje e mosekzistences se shtetit. Ai eshte nje nga ato pak faktore qe kane ndikuar ne ruajtjen e identitetit kombetar sepse ka siguruar rregulla dhe norma per ate pjese te kombit qe nuk pranoi te nenshtrohej.

    Kanuni aktivizohet sa here qe dobesohet shteti .... kush mendon se lufta ndaj kanunit fitohet duke sulmuar kanunin eshte duke bere lufte me mullinjte e eres sepse ai ka lindur si nevoje e mungeses se shtetit dhe funksionon atehere kur nuk ka shtet .... menyra me e mire per ta luftuar ate eshte forcimi i shtetit pasi kjo do ta bente te panevojshem zbatimin e tij.

  10. #10
    Revolucioni ėshtė afėr Maska e Nuh Musa
    Anėtarėsuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenė, austri
    Postime
    4,463
    Kanuni permban ne vete rregullore mbi jeten shoqerore, ekonomike dhe fetare, pra mbulon gjithe nevojat e nje shoqerie, dhe rezullton nga nevoja qe formoj realiteti i rri politik. Ne dar ul islam (shteti islam) eshte perdorur qe ne fillim kjo praktike, ku komuniteteve tjera fetare (krishtere dhe cifute) u eshte lene ne duart e tyre vetqeverisja e bashkesive te tyre. Pra, Kanuni ishte thejsht nje kushtetute, e cila natyrisht ka humbur vlerat ne ditet e sodit, sepse ne cdo vend ku banojn dhe jetojn shqiptaret, ata gjinden nen influencen e nje kushtetute bashkkohore.
    Nuk ka asnjecfare misteri mbi kanunin e lekes, dhe ne pergjithesi eshte emertimi i ketij gabim, sepse ai nuk eshte i lekes, por i gjithe komunitetit te krishtere shqiptare, mbi te cilin mendoj shqiptaret duhet te jene krenare, sepse tregon qarte qe sa heret jemi konfrontuar me dukurite e civilizimit, i cili asaj kohe ne europe ish dicka i panjohur.

    Dhe orku, kanuni nuk ka nevoje te AKTIVIZOHET, sepse me disa rregullore te tija mesjetare njollos imazhin e shqiptareve ne pergjithesi. Ata rregulla qe edhe sot AKTIVIZOHEN, jane thjesht nje tradite, e cila simbas standardeve aktuale vleresohet si e SHEMTUAR dhe prapambetese. Kujtese PO, aktivizim ne asnje menyre, edhe nese behet, duhet te kerkohet nga praktikuesit nderpritje dhe ata duhet te keshillohen dhe arsimohen, sepse praktikantet e tij jane ne shumice analfabeta. Gjykimi eshte ne cdo vend, dhe ne cdo kohe detyre e nje shoqerie, e jo e nje individi, kjo duhet tu behet me dije njerezve, edhe nese aty ka padrejtesi, per te ruajtur rrendin e per te mos humbur ne kaos, PATJETER duhet te respektohet kjo.

    flm
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Nuh Musa : 29-07-2003 mė 09:17
    albanish by nature

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Gjakmarrja
    Nga Ferdinandi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 19-11-2022, 14:02
  2. Kanuni i Lekė Dukagjinit dhe shqiptarėt
    Nga ALBA nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 144
    Postimi i Fundit: 28-02-2021, 18:54
  3. Kanuni i Skėnderbeut
    Nga Rina_87 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-06-2016, 04:07
  4. Kanun e Kuvend .
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-11-2005, 22:21
  5. Kanun e Kuvend (trojet Shqiptare)
    Nga drini_nė_TR nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 20-06-2003, 07:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •