Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Mes Shillės dhe Karidbės

    Kur kishin mbetur vetem 12 ore, nga skadimi i ultimatumit te SHBA per firmosjen e marreveshjes qe perjashton shtetasit e saj nga ekstradimi dhe gjykimi per krime lufte ne Gjykaten Nderkombetare Penale, Presidenti Moisiu e dekretoi ligjin e miratuar nga Parlamenti shqiptar. Askush ne Uashington nuk e kishte vene ne dyshim nje akt te tille te Tiranes. Por, ata ishin te shqetesuar se nje marreveshje e tille bilaterale, nuk ishte firmosur nga 50 shtete te tjera.

    Ndaj, me 1 korrik, sic ishte paralajmeruar, Kongresi Amerikan vendosi ndalimin e cdo ndihme ushtarake per to. Ligji shqiptar, i miratuar me 19 qershor me 102 vota pro dhe vetem 1 kunder, na angazhon te "mos dorezojme apo transferojme ne Gjykaten Nderkombetare Penale, ose ne nje etnitet a vend te trete, me qellim dorezimin, transferimin ne Gjykate te zyrtareve te tanishem, apo te meparshem te qeverise, te punesuarve, ose personelit ushtarak, a nenshtetasve te SHBA".

    Per here te pare ndoshta ne historine e ketyre 12 viteve, deputetet e pozites dhe opozites shqiptare u bashkuan dhe votuan unanimisht per nje ligj. I cili konsiderohet "me rendesi te madhe per SHBA, pasi me shume se 250 000 ushtare te saj, sherbejne ne me shume se 100 vende te botes". Por, ai bie ndesh me qendrimin e BE, me te cilen Shqiperia brenda ketij viti, synon te mbylle negociatat per firmosjen e marreveshjes se Asociim-Stabilizimit.

    Ambasadori i BE ne Tirane, Salzman, kritikoi firmosjen e marreveshjes se 2 majit, mes Kryeministrit Nano dhe Sekretarit Amerikan te Shtetit Kolin Pauell. "Nje vend si Shqiperia, qe ka hyre ne rrugen e integrimit europian, duhet te shkoje ne nje linje me qendrimet e BE",- tha ai. Duke shtuar se shtetet e Ballkanit duhet t'u "bashkohen deklaratave te BE, vizioneve te perbashketa dhe vendimeve te tjera ne kuader te politikes se perbashket te puneve te jashtme dhe sigurise". Por, me cilesine e vendit qe kishte Presidencen e BE, Kryeministri grek Kostas Simitis tha se vendimi "nuk do kete pasoja per procesin e integrimit euroatlantik te Shqiperise".

    Megjithate, jo vetem ne, por te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor synojne te anetaresohen ne NATO e BE, ndaj jane vendosur para dilemes hamletjane, per marrjen e nje vendimi te veshtire dhe te dhimbshem. Qe i detyron te zgjedhin mes Brukselit dhe Uashingtonit. Nje loje e ekzagjeruar force, qe mund te provokoje mungesen e stabilitetit te brishte ne rajon, qe jo rralle eshte stimuluar nga rivaliteti i fuqive te medha.

    Ceshte Gjykata

    Thelbi i luftes se re qendron ne faktin se SHBA po shfrytezon nenin 98 te Statutit te Romes, mbi bazen e se ciles eshte krijuar Gjykata Nderkombetare Penale (ICC), duke arritur te firmosur marrveshje bilaterale me 42 shtete. Te cilat i garantojne se keto vende nuk do i dorezojne qytetaret e saj ne Hage. Por, europianet e konsiderojne gjykaten, nje institucion qendror per te ardhmen e rendit ligjor ne Bote. Nje nisme e mbeshtetur deri tani nga 139 shtete, 90 nga te cilat e kane ratifikuar ate. Ndaj "juridiksioni i saj duhet te jete universal",- thone ata.

    Por, amerikanet kundershtojne, pasi ata do te donin qe ky organizem te varej nga Keshilli i Sigurimit i OKB, ku SHBA ka te drejten e vetos. Ndaj ata dyshojne se Brukseli po tenton te shtrije autoritetin nderkombetar, edhe mbi qytetaret amerikane. Ne Uashington ekziston frika se prokuroret, per shkak te angazhimit ushtarak e antiterrorist te SHBA ne bote, do te nisin procese ndaj personelit te saj, duke i akuzuar per krime lufte. Nje frike qe nga perkrahesit e ICC konsiderohet e kote. Pasi ky organ mund te veproje vetem si nje rezerve e fundit per te marre vendime, ne rastet kur gjykatat e vendeve respektive, nuk pranojne te kryejne hetime dhe te japin vendime te drejta.

    Procedurat e gjykates konsiderohen rigoroze dhe gjykatesit vijne nga 18 vende demokratike, pjesa me e madhe e te cilave konsiderohen aleate te SHBA. Kryetari i Gjykates eshte kanadez, 2 nenkryetaret nga Gana dhe Kosta Rika, ndersa Kryeprokurori eshte nje argjentinas. Dhe eshte e veshtire te mendohet se si ICC mund te arrije te vendose nen nje akuze te motivuar politikisht, nje qytetar amerikan.

    "Lufta e ftohte"

    Kjo paranoje tingellon disi paradoksale per nje shtet si SHBA qe ka luajtur rol kyc per ngritjen e gjykatave nderkombetare, qe nga ajo e Nurenbergut per krimet e Luftes II Boterore, krimeve ne ish Jugosllavi, Ruanda e Gjykaten Speciale per Sierra Leonen. Ndoshta per te, kjo lufte konsiderohet principiale, per mbrojtjen e qytetareve te saj.

    Ndaj Kongresi Amerikan ka miratuar Aktin e Mbrojtjes se anetareve te sherbimit amerikan (ASPA) i cili ndalon cdo ndihme te metejshme ushtarake amerikane per shtetet anetare te ICC, te cilat deri me 1 korrik, nuk perfunduan nje marreveshje dy paleshe imuniteti me SHBA. Duke perjashtuar prej saj, vendet anetare te NATO dhe Australine, Jordanine, Argjentinen, Korene e Jugut e Zelanden e Re. Duke e lene te hapur mundesine e perjashtimit te vendeve te tjera, ne varesi te interesave te sigurise kombetare te SHBA.

    Shtetet e fuqishme, e mbeshtesin Gjykaten dhe nuk rrezikojne ndihmen amerikane. Nga 15 vende anetare te BE, 11 jane edhe pjestare te NATO, ndersa 4 jane neutrale dhe nuk perfitojne ndihma ushtarake. Nga 10 vendet e tjera qe kerkojne te anetaresohen vitin e ardhshem ne BE, 3 jane ne NATO, 5 pritet te anetaresohen dhe 2 jane neutrale. Dhe deri tani, asnje nuk ka devijuar nga mbeshtetja per ICC. Perplasja per kete ceshtje, ka vendosur nen presion disa shtete ne Ballkan, te cilat ndjejne se jane te detyruara te zgjedhin mes Uashingtonit dhe Brukselit.

    Dilemat ballkanike

    Shumica e shteteve te Ballkanit Perendimor e konsiderojne shume te rendesishme ndihmen ushtarake qe kane marre nga SHBA. Rumania dhe Bullgaria, bejne pjese ne listen e vendeve qe do anetaresohen me shpejt ne NATO dhe shpresojne per ne BE. Rumania ka gjetur nje rruge te ndermjetme duke e firmosur marreveshjen, por duke mos e ratifikuar ate ne Parlament. Ndersa Bullgaria qe nuk firmosi, u perfshi ne listen e 50 shteteve qe me 1 korrik i'u nderpre ndihma nga SHBA, duke humbur shpresat per ndertimin ne territorin e saj, te nje baze amerikane. Ndersa Kroacia, pas ndihmave ushtarake qe perfitoi gjate dekades se fundit, i'a ka arritur te jete prane standarteve te pranimit ne BE dhe NATO. Duke u treguar "bukeshkale", pasi preferon te mbeshtese qendrimin europian.

    Brukseli e ka bere te qarte se te gjitha vendet qe jane anetare te BE, apo qe shpresojne te anetaresohen, duhet patjeter qe te mbeshtesin politiken e tij ne favor te Gjykates. Eshte ndoshta kjo aresyeja qe te vetmet vende te Ballkanit qe e kane firmosur marrveveshjen, jane Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina, shpresat e te cilave per anetaresim, jane prapa fqinjeve te tyre.

    Ndersa Maqedonia e firmosi kete jave marreveshjen me SHBA, ndoshta ngaqe ndihet e keqtrajtuar nga Europa, qe vazhdon te quaje me emrin e sajuar FYROM. Nenshkrimi i marreveshjes mes Shkupit dhe Uashingtonit, u realizua me emrin e saj te vertete, Maqedoni, pavaresisht kundershtimit te forte te Athines. Ndersa ne Kroaci, kerkesa e SHBA ka shkaktuar nje debat te ashper, ku koalicionit te dobet qeveritar i duhet te perballoje edhe terheqjen e litarit mes 2 superfuqive. Ndersa per unionin Serbi- Mali i Zi, nderprerja e marredhenieve ushtarake vetem pak muaj pas rifillimit te tyre me Ameriken, do te ishte nje humbje e rende.

    Megjithate, pavaresisht nga vendimet qe do te jene te detyruar te marrin shtetet e Ballkanit, duket e pamundur qe SHBA te terheqin trupat dhe ndihmen ushtarake nga rajoni per stabilitetin e te cilit kane investuar kaq shume. Aq me teper, qe synimi i politikes amerikane eshte integrimi europian i Ballkanit. Ndaj, kercenimet e saj, duken propagande.

    Po shqiptaret?

    Ne kete perplasje, Shqiperia eshte rreshtuar pa asnje vrasje ndergjegje, perkrah SHBA. Te cilen e konsideron nje aleate strategjike. Jo vetem per shkak te "borxhit" historik per Ameriken uillsoiniane dhe te Presidentit Klinton te luftes ne Kosove. Por, edhe se nuk shikon ndonje qendrim te saj, ndryshe nga Brukseli, per prioritetet e procesit te integrimit euroatlantik te Shqiperise. Dhe mbeshtetja e SHBA, eshte kyce per arritjen e ketij objektivi strategjik. Ashtu si edhe ndihma per prespektiven e ceshtjes shqiptare ne rajon.

    Demi ne fushen ekonomike, per shkak te qendrimit tone kunder atij te kontinentit, eshte thuajse i paperfillshem per momentin, cavaresisht se volumi i import- eksporteve me vendet e BE, ze rreth 80% te totalit. Pasi tregu yne eshte ende jashte struktures globale te tregut rajonal dhe europian, per shkak te mungeses se burses dhe faktit se rreth 70 -80% e fluksit te parave tona vazhdon te qarkullojne jashte kanaleve bankare. Edhe per shume vite projektet e financuara nga FMN dhe Banka Boterore, duket se do jene te rendesishme per ekonomine tone. Organizma, kur roli i SHBA eshte shume i rendesishem.

    Gjate vizites ne Tirane, sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Ramsfeld tha se "vendimi per firmosjen e marreveshjes, ishte dicka qe SHBA e vleresojne jashte mase". Ne kembim te imunitetit te shtetasve amerikane, ne do perfitojme jo vetem ndihma ne kuader te Planit 10 vjecar te miratuar ne Pentagon per strukturimin e ushtrise shqiptare, qe ne 2010 synon ta behet nje strukture me e paket ne numer, por efikase, sipas standarteve te NATO. Por, edhe ndihmen ushtarake te parashikuar ne Llogarine e Mijevjecarit. Paketa e pare e se ciles prej 3 milione USD, pritet te miratohet keto dite nga Kongresi Amerikan.

    Zv/ Kryeministri Meta thote se "Shqiperia e cileson firmosjen e marreveshjes si nje ceshtje dypaleshe dhe jo si nje zgjidhje qe do i duhet te beje mes BE dhe SHBA. Ne jemi te interesuar per prezencen dhe angazhimin ushtarak amerikan ne Shqiperi dhe rajonin tone. Kjo ka qene nje kerkese e vazhdueshme e SHBA, per t'u krijuar nje lehtesi e tille dhe ne kete kontekst, ne e kemi marre nje vendim te tille".

    Megjithate, ne nje perplasje principiale mes SHBA dhe Europes, kujdesi ne diplomaci, nuk eshte kurre i tepert. Ndaj, me kalimin e viteve, loja e Shqiperise drejt anetaresimit ne NATO dhe BE, i ngjan udhetimit te Odiseut, ne ngushticen "mes Shilles dhe Karibdes". I cili ndoqi keshillen e magjistricave duke zgjedhur per momentin, te keqen me te vogel, per te vazhduar me sukses udhetimin. Nje udhetim i gjate e i kujdesshem, si edhe ai i Shqiperise drejt Brukselit. Rruga e pashmangshme drejt se ciles, kalon mes SHBA dhe Europes.

    Nga Alfred Peza revista Klan

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e babadimri
    Anėtarėsuar
    07-07-2003
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    704
    Teme shume aktuale jo vetem per Shqperine si pararoje e shqiptareve rreth e perqark kufjve te saj po per te gjithe ne.
    Per mendimin tim potezin me te bukur diplomacia dhe shteti shqiptar e kane lozur me firmosjen e ketij dokumenti qe shqiptareve ua jep vulen e aleatit natyror me SHba.
    edhe kur bie cohem...kurre nuk dorezohem

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •