Foto e piktorit kur ka qene pak me i ri
Foto e piktorit kur ka qene pak me i ri
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Po ve tani disa nga cikli "Arberia Poetica" sic ishte nje pikture ne nje post i mesiperm.
Santa Sofia D'Epiro
(Shen Sofia e Epirit, fshat arberesh ne Sicili)
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Lungro
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
San Cosmo Albanese
(perseri fshat ne Sicili)
me shume te ketij lloji mund te gjeni ketu:
http://www.arbitalia.it/speciali/kod...ra_arberia.htm
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Poezi e Zef Kakockes kushtuar mjeshtrit Ibrahim...
Mjeshtėr i madh ti je
Kur ule te kėmbėt e dheut
Dhe rrėnjat e jetės i shkulen
Me forcė mbinjersore.
Era e butė tė poezisė
Tė bėn deltaplan i shekullit nėntėqind.
Pėllumb deti i bardhė
Mbi ujėve dhe mbi shkėmbėve
Frymen e shpirtit trasporton
Atje
Nė fjetat e naturės sė gjallė
Ku dielli ėshtė mbret i dashur
Dhe fushat e kodrat
Gurat e njerzėt
Si makina tė pakohėshme
Vallėzojnė
Sinfoninė magjike tė eksistencės.
Mjeshtėr i madh je ti
Nė kėtė madhėsi.
(Zef Kakoca, gusht 2000)
In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.
Jeta dhe Krijimtaria Artistike tek Forumi i Artit
NĖ NDERIM TĖ PIKTORIT TĖ MADH
POEZI NGA IBRAHIM KODRA
Vazhdon tė jetė nė gjendje tė rėndė, i shtruar nė njė spital tė Milanos, piktori ynė i madh, "Nderi i Kombit", Ibrahim Kodra. Duke u lutur pėr tė, i sjellim lexuesit tonė disa nga poezitė e tij si shenjė adhurimi.
* * *
Mes pesimizmit bashkėkohor, kaosit tė modernitetit, ndoshta ėshtė i vetmi piktor i madh qė vizaton buzėqeshjen e njerėzimit, me njė naivitet tė menēur e koloristikė optimiste, gjithė dritė mesdhetare.
Kodra, pėrveē tė tjerash, kishte miqėsi dhe me dy poetėt nobelistė italianė, me Eugenio Montale, kanė botuar dhe njė libėr sė bashku, (50 poezi tė Montales me 10 piktura tė Kodrės), kurse Salvadore Quasimodo i lutej qė tė luante nė kitarė edhe njė herė atė pjesėn shqiptare, tė cilėn Kodra e kishte titulluar "Dhėntė zbresin nga lartėsitė e Olimpit". Shkrimtari i shkėlqyer Buzzati, i cili dhe vizatonte, mrekullohej kur Kodra i thoshte: "Dino, po vizaton ashtu siē shkruan."
Ka pirė uiski me Heminguein, ka ndejtur me Kadarenė, tė cilin e ka propozuar me shkrim pėr ēmimin "Nobel" si akademik qė ėshtė, madje dhe i Akademisė Franceze.
Pak veta e dinė qė Kodra ka shkruar dhe poezi. Nė shqip, por mė shumė nė italisht. I janė botuar disa dikur nė Prishtinė, ku dhe ka shkuar mė shpesh e hapur ekspozita
Duke kujtuar poezitė e tij, kujtojmė zemrėn e tij tė madhe
Visar Zhiti
IBRAHIM KODRA
10 poezi
O NĖNĖ
Nuk i ndiej mė ledhatimet e tua tė ėmbla
ashtu si era e prillit qė pėrkėdhel lulet,
o nėnė.
Ku je fshehur?
Nuk e shoh mė buzėqeshjen tėnde,
sytė e tu, sytė e tu gjithė vėmendje,
qė asnjėherė nuk lodheshin
sė ndjekuri ecjen time tė pasigurt.
Ishe gjithēka pėr mua.
Fytyra jote: mė e bukura
mes muzave.
Dhe flokėt e tu
tė gjatė e tė zinj
mbulonin faqet e gėzueshme,
kur gjoksi ngjallte ngrohtėsinė
nėpėr venat fėminore.
Tani ku je fshehur?
E freskėt nė kujtesėn time,
rikthehu, o nėnė,
tė pėrkėdhelėsh fytyrėn time tė lodhur.
KJO ĖSHTĖ RRUGA
Nėn qiellin yllėsor
tė Pozitanos
njė ēupėz ngjitej pėr nė Fornilo
me hapa heshtjeje.
Rrugėt ishin tė mbuluara
me errėsirrėn e natės.
Dritat lėbyrėse tė njė makine
ndriēonin
figurėn e hajthshme
tė vogėlueshes sė pjekur parakohe,
flokėt e saj tė artė shthurur nga era.
Njė zotėri avitet,
me gishtin tė drejtuar nga mali,
thotė: "Ti qė kėrkon misterin e dritės,
ja rruga qė tė ēon te Shėn Mėria".
NJĖ MIKU SHKRIMTAR
Qielli i Pozitanos
ėshtė mbuluar me retė e freskėta tė agut
e ti, duke kundruar aurorėn,
mbledh mbi njė gjethe
plagėt e kohės.
NJĖ LULE
Mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur,
o lule e livadhit tė virgjėr!
Thuamė qė ėshtė shuar dielli,
thuamė qė toka ėshtė nė flakė,
thuamė qė hėna ėshtė ngjethur,
thuamė qė qielli ėshtė nė gjėmė,
thuamė qė s'ka mė agshole,
por mos mė thuaj qė nuk tė kam dashur
URA
Nė atė ditė tė bekuar
vajzat rendnin
nga ura.
Dielli hidhte
rreze nate
pėr t'i bėrė brune.
E PANJOHURA
Ajo ecte drejt majės
e ai zotėri mbeti i hutuar
nga njė bukuri kėshtu aq e natyrshme.
Ishte e panjohur nė atė vend
e tė gjithė kėrkonin emrin e saj.
NJĖ FYTYRĖ E FSHEHUR
Ditėn e 15 gushtit tė '77
mbretėronte heshtja atje.
Djemtė luanin: ping! pong!
nėn pishėn e sheshit.
Vajza me flokė tė gjata
dallgė-dallgė mbi supet e hajthshme
shkėlqente nė dritėn alabastėr.
Duke luajtur me krifėn e gjatė
Era e qeshur fshihte
fytyrėn e saj vezulluese
si njė gur i rrallė orienti.
PĖRSHĖNDETJA E FUNDIT
Gjatė rrugėve tė Palermos
flladi i mėngjezit
xixėllonte mbi gjethet e palmave.
Digjeshin nė diell
sheshet e asfalta.
Njė vajzė e drojtur
e shtrirė nė plazhin e dielltė
vinte nga veriu.
Veshur me ngjyra koloniale,
aq shumė tė befta
e gushti mbaronte,
i jepte pėrshėndetjen e fundit Montrealit
dhe me vendosmėri tė pazakontė
merrte rrugėn e kthimit,
humbte mes mjegullave tė bardha
qė dhunonin kaltėrsinė e shtrirė
tė qiellit mbi qytet.
BESA E SHQIPĖRISĖ
(e shkruar shqip)
Lindi dielli nė Kalabri,
u hapėn malet me rrėmbim,
tue lėnė fushat tė lulėzueshme
nė blerim.
Arbėreshėt u habitėn
pėr bukurinė e Natyrės
e thjeshtė, e pavarur
si ata, qė shprehin me zemėr
dhe harenė e fytyrės.
Nė atė ēast tė pazakonshėm
u hap qielli menjėherė:
njė shqipe e madhe,
tue fluturuar,
tokėn mbarė pėr tė zaptuar,
hapi krahėt e saj,
tue mbuluar Kosovėn dhe Kalabrinė,
Pianėn e Palermit
dhe Shqipėrinė.
Po i mbronte nė zemrėn e saj
qė tė jenė sė bashku si pėrherė,
sepse kanė dhėnė nė histori
nder e lavdi.
Shqipja nė mbrėmje
nė qiejt fluturoi
e lartazi shkoi.
Tue fluturuar lartaz nga qielli
dhe, para se tė hynte, nė hijen e natės
e ēojti lart fletėn e saj
dhe shkrojti
nė qiellin me yj tė ARBĖRISĖ:
"BESA E SHQIPĖRISĖ"
[b]KĖRKOJ
Kėrkoj horizonteve larg
praninė e jetės
tė pafundmen
rrezen diellore,
lėvizjen.
Kėrkoj mosarsyet
tė pathyeshmet
shkulmet ujore
tė pa nisurat.
Kėrkoj befasinė
tė pėrkohshmen
tė kuptueshmen
kurajon.
Kėrkoj lartėsimin
tė pandryshueshmen,
tė pakėmbyeshmen
rebelimin,
Kėrkoj tė pazakonshmen
tė pazėvendėsueshmen
tė pazgjidhshmen
tė pamundurėn.
Kėrkoj befasinė
tė padukshmen
tė paarritshmen
zanafillėn.
Kėrkoj ēelėsin e gjithėsisė
enigmėn e ajrit
tė puhizės
tė agut tė dritės.
Kėrkoj tė mbjell nė tokė
filizin e parė
farėn e parė
tė ardhmėrisė.
pėrktheu Eda Agaj Zhiti
--
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 24-02-2006 mė 23:52
Shuhet piktori Ibrahim Kodra
Piktori i njohur Ibrahim Kodra ndėrroi jetė dje nė Milano, Itali, nė moshėn 88-vjeēare. I njohur si "Primitivi i Qytetėrimit tė Ri", ai erdhi nė Shqipėri nė vitin 1973 dhe 1996, kur mori titullin "Nderi i kombit" dhe mė pas nė vitin 2003. Ardhja e tij nė vitin 1996 nė Tiranė u cilėsua si "ngjarje e madhe". Ēdo vit i jetės sė Ibrahim Kodrės numėron me dhjetra ekspozita kolektive dhe vetiake tė ēelura nė galeri dhe muze tė ndryshėm nė mbarė Italinė, Europė e mė gjerė (Paris, Nju Jork, Gjeorgji, Gjermani, etj). Veprat e Kodrės ruhen dhe ekspozohen nė muzeun e Vatikanit, Dhomėn e Deputetėve, nė galeri publike, muze dhe koleksione private nė Itali, Zvicėr, Danimarkė, Gjermani, Japoni, Angli, Francė, SHBA, Rusi, Australi, Brazil, Argjentinė, Greqi, Shqipėri, Jugosllavi, Kosovė, Iran, etj.
Ibrahim Kodra lindi nė Ishėm tė Durrėsit nė vitin 1918. Nė vitet 1928-1932, Kodra studioi nė Shkollėn Tenike "Harry Fultz" (Tiranė) dhe ndoqi kurset e pikturės dhe vizatimit nėn drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Nė vitin 1938 fitoi njė bursė pėr studime nė Itali dhėnė nga Mbretėria shqiptare dhe mė vonė fiton njė bursė nga Qeveria italiane pėr tė filluar studimet nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Milano, ku u njoh mirė me neoklasiēizmin. Nė vitin 1939 filloi tė studiojė nė Brera, ku fitoi pjekurinė e plotė artistike pėr tė nisur rrugėn e njė artisti bashkėkohor. Viti 1944 shėnoi hapjen e studios sė parė tė Kodrės nė Milano, ndėrsa viti 1947 njohjen e piktorit tė ri nė botė.
Poeti i njohur francez, Pol Eluar, e admironte krijimtarinė e tij tė asaj kohe, duke e konsideruar Kodrėn "Primitivi i njė qytetėrimi tė ri". Kodra ka qenė pjesėmarrės nė bienalet internacionale pėrkrah Pikasos, Chagallit, Matisses, Leger-it, Modigliani-t, etj. Ai ėshtė fitues i disa ēmimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare. Emri i tij figuron nė publikime tė rėndėsishme italiane dhe tė huaja. Nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve nė Tiranė ruhen tri punime tė firmosura nga autori dhe qė datojnė nė vitet 1938-1942. Shumė studiues dhe kritikė tė artit pamor pohojnė se Ibrahim Kodra numėron rreth 6 mijė punime nė krijimtarinė e tij artistike.
--
Ibrahim Kodra, nga gjithė jeta e tij nė Shqipėri ka rrėnojat e shtėpisė sė lindjes nė Ishėm dhe nga 6 mijė tablo, nė fondin e Galerisė sonė tė Arteve ruhen vetėm dy tablo tė viteve 30
Ndėrron jetė i fundmi i postkubistėve
E. Demo
Tre muajt e fundit nė spital, dhe tre javėt e fundit nė shtratin e shtėpisė nė Milano nė Piazale Lagost 2 ku jetonte prej 30 vjetėsh, morėn fund dje, nė orėn 13.00, kur Ibrahim Kodra vdiq, 88 vjeē. Piktorit shqiptar, i thirrur i fundmi i postkubistėve nuk ia mori jetėn njė sėmundje, por tė gjitha qė shfaqen nė moshėn qė mposht trupin, siē dukej herės sė fundit nė Tiranė, nė verė tė vitit 2003 ku artisti ekspozoi me rastin e ditėlindjes. Ibrahim Kodra u lind nė Ishėm nė 1918. Jeta e tij nė Tiranė nė konviktin e shkollės Naim Frashėri, ndėrpritet kur 20 vjeē largohet nga Shqipėria pėrgjithmonė me njė bursė studimi nga oborri mbretėror pėr nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Romė. Por konservatorizmi i Akademisė sė Romės nuk i pėlqen dhe aq, edhe pse nė dallim nga artistėt rebelė tė rrymave tė ndryshme tė modernizmit, njė mėnyrė e Kodrės pėr tė jetuar pa kokėēarje nė atė botė ishte qetėsia dhe natyra disi konformiste. Pėrfundon nė Milano, nė Akademinė e Arteve tė Bukura tė Brerės. Nėn drejtimin e Carrą-sė, Carpi-it dhe Funi-t, i riu shqiptar nis udhėtimin drejt pikturės. Ekspozon nė Romė, Milano, Venecia, Paris, Belograd, Nju Jork, krijon raporte me piktorė tė mėdhenj si Pikaso, Shagall, Matis, Fontana, Guttuso, me poetė, shkrimtarė, kritikė e regjisorė nga Montale dhe Sereni, nga Bertoni tek Munari, dhe Marotta.
Ekspozimi pėr herė tė parė i pėrmasave tė mėdha nė Galerinė Kombėtare tė Arteve nė 2003 solli para publikut dimensionin real tė njė artisti qė pėr shkak tė mbylljes sė Shqipėrisė ishte shndėrruar pėr artistėt kėtu dhe nė Kosovė nė legjendė mbi njė postkubist dhe njė Uliks shqiptar nė Milano qė nuk njohu diktaturėn, qė mbijetoi me art dhe bėri njė emėr nė vitet 50-60.
Kuratorėt e Galerisė Kombėtare tė Arteve ndėrsa zbritėn deri nė Milano, u gjendėn pėrballė njė fakti. Nė studion e tij nuk kishte mbetur asnjė pikturė. Rikrijimet e vitit 2003 ishin i vetmi koleksion privat. Ato vepra ishin modelet mė pėrfaqėsuese tė fazės sė fundit tė krijimtarisė sė Kodrės. Temat historike, simbolike qė i gjejmė nė figurat e tablove Muzikantėt, Arkeologu, Shqipėria fantastike, Qyteti ideal. Vepra qė kanė krijuar sistemin e tij, tė mėvonshėm, njė zbulim high-tech nė pikturėn moderne, njė eksplorim nė sistemin e tij robotik.
Kjo ishte hera e tretė qė artisti vinte nė atdhe. Pas ftesės sė Ismail Kadaresė nė vitin 73 dhe tė ish-presidentit Sali Berisha nė vitin 97, Ibrahim Kodra do tė hapte nė Tiranė ekspozitėn personale, ku veē pikturės menaxheri i tij prezantoi dhe projektin urban pėr njė qendėr kulturore. Kodra do tregonte se si kishte vizituar Shqipėrinė komuniste, nė vitin 74, kur trupi diplomatik qarkullonte me makinė, ndėrsa populli me biēikletė. Atė vit pa se populli kishte nisur tė kuptonte se ēishte regjimi i Enver Hoxhės. Pėrvoja e tij dhe e miqve piktorė italianė nė vitet 50, i kishte mėsuar se ēdo tė thoshte tė ishe piktor i partisė si Cuttuso, nė njė kohė kur komunistėt kishin nė dorė kulturėn.
Gjithė ēfarė ka lėnė pas nė pikturė Ibrahim Kodra janė rreth 6 mijė vepra, tė shpėrndara nga muze privatė, koleksionistė dhe vetėm 2 mijė prej tyre janė tė regjistruara dhe tė dokumentuara. Sipas idesė qė u hodh pėr krijimin e fondacionit Kodra, qėllimi ishte gjurmimi dhe identifikimi i tė gjitha veprave qė janė shpėrndarė nėpėr botė dhe qė as ai vetė nuk di se ku ndodhen, tė cilat i ka shitur nė ditė tė vėshtira. Njė projekt qė do tė sillte pėrfundimisht koleksionin e fundit tė Kodrės nė Shqipėri dhe nėpėrmjet tij, krijimin e Fondacionit Kodra, u deklarua se kushtonte 15 miliardė lireta. Ky projekt lindi si ide bashkė me nuova urbanistica, nė vitin 1982, kur lindi edhe nuova citta, ose qyteti ideal. Janė njė cikėl pikturash mbi arkitekturėn urbane qė Kodra ka realizuar nė atė periudhė. Kushti i vetėm pėr tė pasur nė Shqipėri koleksionin e veprės sė Kodrės, ishte ky projekt.
Nė Galerinė Kombėtare tė Arteve prej tij ruhen vetėm 2 tablo origjinale tė viteve 30 dhe disa litografi, riprodhime tė temės Shqipėria fantastike. Vepra e tij ėshtė e shpėrndarė nė vende tė ndryshme tė botės.
Ndėrsa nga gjurmėt e jetės sė tij tė hershme nė Shqipėri janė rrėnojat e shtėpisė Ishėm, fshati i lindjes qė piktorit qė nė vitet e fundit mori nga vendi i tij atė titullin e shpėrdorur Nderi i Kombit.
08/02/2006
--
Tregon Fatos Faslliu, shqiptari qė u kujdes pėr piktorin e vetmuar nė muajt e fundit tė jetės
Maestro filloi tė fliste vetėm shqip
Elsa Demo
Fatos Faslliu ėshtė personi qė i ka shėrbyer dhe ndenjur pėr kėto tre muaj mė afėr se kushdo Maestros. Ėshtė ai qė ngre telefonin e shtėpisė dhe pėrgjigjet pėr kėtė rast, pėr humbjen e piktorit Ibrahim Kodra nė moshėn 88- vjeēare, mesditėn e djeshme nė Milano. Fatosi tregon se amanet i Maestros ishte qė tė pushonte nė Tiranė. Trupi i tij pritet tė vijė nė atdhe tė premten nė mbrėmje.
Kodra nuk u martua kurrė dhe nuk la pas ndonjė trashėgimtar. Pasuria e krijimtarisė sė tij ėshtė jo e vogėl dhe e shpėrndarė nė shumė duar koleksionistėsh. Sa ishte gjallė Kodra nuk donte tė diskutohej dhe tė pranonte idenė e njė fondacioni qė do tė administronte dhe ruante veprėn e tij, vlera e tė cilės ėshtė disafishuar nė 20 vitet e fundit.
Zoti Faslliu, si ndodhi vdekja e Ibrahim Kodrės?
Pėr tre muaj ka qenė i sėmurė rėndė, mirėpo e kaloi periudhėn e keqe. Ka pasur disa probleme dhe kohėt e fundit filloi tė kishte hemorragji nė hundė. Tre javėt e fundit ishte kthyer nga spitali nė shtėpi dhe sot (dje) nė orėn 13.07 minuta ndėrroi jetė.
Kush i ndodhej pranė?
Qysh kur u sėmurė unė i kam qenė afėr, qysh mė 6 nėntor.
Kur do tė bėhet ceremonia e varrimit?
Besoj do tė bėhet nė Shqipėri. Ėshtė konsulli Muēostepa qė po kujdeset pėr kėtė. Besojmė se tė premten nė darkė vjen dhe trupi i tij.
Domethėnė Ibrahim Kodra do tė varroset nė vendlindje?
Jo, besoj nė Tiranė dhe pėr kėtė Ministria e Jashtme ka krijuar njė shtab.
Kėtė dėshironte?
Amaneti i tij ishte qė tė pushonte nė Tiranė... Kishte kaq kohė qė nė spital, kur i rrija afėr, iu fliste mjekėve vetėm shqip. I kam shėrbyer si pėrkthyes.
Si njeri i vetmuar qė ishte, kush do tė merret me administrimin e trashėgimisė sė tij?
Ato janė probleme qė do tė shihen mė vonė, dhe qė do tė zgjidhen kur tė hapet testamenti. Ju e dini qė testamenti ėshtė sekret, nuk ėshtė...
Deri nė atė moment do tė kujdeseni ju?
Jo, jo unė. Unė jam kryetar i shoqatės Ibrahim Kodra. Ka dy fondacione me emrin e tij, njė nė Lugano qė drejtohet nga Bexhet Pacolli dhe njė nė Durrės.
Sa ėshtė koleksioni privat i tablove qė ka lėnė Kodra, edhe pse thuhet se ai vazhdimisht shiste?
Po Kodra ka shitur shumė. Nuk ka pasur mani ti mbajė tablotė. Por besoj kur tė bėhet njė inventar pėr kėtė do tė dalin dhe shifrat e sakta.
Fondacioni qė drejtohet nga zoti Pacolli ēfarė merr pėrsipėr?
Kėto janė probleme qė do tė shtjellohen mė mirė me ardhjen tonė nė Shqipėri, kur besoj do tė marrė pjesė dhe vetė zoti Bexhet. Psh asistenca e mjekėve qė e kanė kuruar ditė-natė ėshtė pėrballuar nga zoti Bexhet. Riparimi i shtėpisė gjithashtu, e cila ka qenė nė gjendjen qė edhe mund tė vidhej. Janė bėrė pėrforcimet e dyerve, penxhereve, edhe kėto janė pėrballuar nga zoti Bexhet.
A ka lėnė piktura tė kohėve tė fundit?
Fatkeqėsisht kohėt e fundit maestro ka lėnė njė numėr pikturash tė papėrfunduara.
Kush ndodhet aktualisht pranė trupit tė artistit?
Ka shumė shqiptarė, ėshtė i pranishėm dhe konsulli ynė nė Milano, z. Muēostepa, unė me gruan time dhe disa miq tė maestros.
Konsulli shqiptar nė Milano
Muēostepa: Ka vdekur njė artist i madh shqiptar
Pėr mua ka vdekur njė mik dhe njė artist i madh i kulturės shqiptare. Konsulli shqiptar nė Milano, Hasan Muēostepa, e shpreh kėshtu dhimbjen pėr humbjen e Ibrahim Kodrės. Unė nuk e kam marrė vesh vdekjen e Kodrės. Unė jetoj me Kodrėn prej tre muaj qysh kur ai ishte i sėmurė. Edhe mbrėmė edhe sot kemi qenė me Kodrėn. Ai vdiq duke qenė ne pranė tij. Pavarėsisht se ishte i vetėm nė Itali, nuk e lamė nė asnjė moment vetėm. Kėshtu qė Kodra mbylli sytė sot (dje) nė orėn 13.00. mbas kėsaj unė kam njoftuar tė gjitha organet e pushtetit lokal nė Milano, organe tė tjera tė shtypit. Ndėrkohė kemi pėrgatitur njė ceremoni nė shtėpinė e tij, kemi pėrgatitur kufomėn, kanė filluar tė vijnė njerėz. Konsulli Muēostepa thotė se kėto dy-tre ditė miq dhe nxėnės tė tij, piktorė qė kanė studiuar nė Akademinė e Brerės, do tė kenė mundėsinė ta pėrshėndesin pėr herė tė fundit maestron, para se tė shkojė nė shtėpinė e tij tė fundit, nė Tiranė ku do tė transportohet me avion tė premten. Pėr ceremonitė nė Tiranė ai nuk ka marrė ende njė komunikim pėrfundimtar.
08/02/2006
Pėrshpirtje pėr Ibrahim Kodrėn
Piktori i madh shqiptar, Ibrahim Kodra, u nda nga jeta ne mesditen e 7 shkurtit 2006, ne Milano te Italise. Humbja eshte e madhe, por me e madhe eshte vepra qe ai la. Kodra ia kushtoi gjithe jeten e tij artit, u be pjese e tij, duke siguruar pavdekshmerine. Emri i tij do te jete gjithnje i skalitur me germa te arta ne panteonin e kultures. Edhe pse larg atdheut, ai ishte gjithmone copez e tokes se tij, dashuri e dashurise se kombit te vet.
Ibrahim Kodra u lind me 22 prill 1918, ne Ishem te Durresit. Regjistrohet ne Shkollen Teknike "Harry Fultz", dhe ndjek kurset e piktures ne Shkollen e Pare te Vizatimit, nen drejtimin e skulptorit Odhise Paskali. Me 1938, Kodra fitoi nga Mbreteria Shqiptare nje burse per studime ne Itali. Ai kryen studimet ne Akademine e njohur "Brera" per artet e bukura, nen drejtimin e mjeshtrave Carlo Carra', Aldo Carpi, Francesco Messina, dhe ne nje kohe te shkurter radhitet nder piktoret me te mire bashkekohore.
Aktiviteti artistik i Kodres eshte teper i pasur. Qe nga viti 1944, kur hapi ekspoziten e pare personale ne Milano, punimet e tij jane ekspozuar ne te njejtet muze dhe galeri prestigjoze te botes, se bashku me emrat qe kane bere histori ne arte, si Picasso, Matisse, Chagall, Modigliane, Rouaut, Dufy dhe te tjere. Eshte vleresuar dhe ka bashkepunuar me poetet e medhenj nobeliste, si Quasimodo, Montale, Paul Elyard etj. Ka nje koleksion te ndritur cmimesh, ku evidentohet "Medalja e Arte" e Akademise Franceze, "Qytetar Nderi" ne shume qytete te Italise, Cmimi "Ambrogini i Arte" nga Bashkia e Milanos, dhe me 1996 iu akordua Cmimi "Nderi i Kombit", si edhe iu dha pasaporta diplomatike e Republikes se Shqiperise.
Veprat e tij gjenden ne Muzeumin e Vatikanit, ne Dhomen e Deputeteve ne Rome, ne Galeri dhe ne Muzeume te njohura te botes, si ne Itali, Zvicer, Danimarke, Gjermani, Japoni, Angli, France, USA, Rusi, Ukraine, Australi, Brazil, Argentine, Greqi, Iran, Shqiperi dhe Kosove. Shume punime te tij jane sot prone e koleksionisteve ne mbare boten. Mjeshtri i artit erdhi disa here ne atdheun e tij dhe e pati enderr te pikturonte per popullin e tij. Vepra e tij eshte pasuri boterore, ku te mrekullojne ngjyrat e vendlindjes, shpirti shqiptar, te universalizuara ne kubizmin e tij, si i fundit dishepull i ketij arti. Vepra e Kodres eshte nje shkolle e vertete arti, kurse Kodra eshte shqiptari i madh. Kombi yne nderohet me emrin e tij.
Alfred Moisiu
Sali Berisha
Jozefina Topalli
Ismail Kadare
Bujar Leskaj
Besnik Mustafaj
Fatmir Mediu
Bamir Topi
Prec Zogaj
Parid Teferici
Ilir Meta
Blendi Klosi
Valentina Leskaj
Suzana Turku
Neritan Alibali
Zhani Ciko
Nestor Jonuzi
Visar Zhiti
Fatos Arapi
Ali Oseku
Mark Marku
Ibrahim Kodra, amanet qe trupi t'i prehet ne balten e tij
Amaneti i fundit ishte qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e tij. Kryeministri Berisha, duke e cilesuar piktorin Ibrahim Kodra si "kolos te kubizmit ne Evrope", ka mbajtur kete amanet, ndaj ka ngritur nje delegacion, te kryesuar nga ministri Leskaj, per te organizuar ceremonine mortore te tij. Ky amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe
Anisa YMERI
Kish lene amanet qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e te pareve te tij. Pas nje minute heshtje nga qeveria per piktorin e madh shqiptar te te gjitha koherave, Ibrahim Kodra, eshte vendosur qe nje komision qeveritar, i kryesuar nga ministri i Kultures, Bujar Leskaj, do te ngrihet per te organizuar ceremonine mortore te piktorit Kodra, ku do te behen te gjitha nderimet per kete figure te shquar te kultures shqiptare. Nje amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe, dhe nje toke qe ne brendesi dhe pse e dhembshme, "tret" bijte e saj. Para e pas ketij vendimi nuk kishte sesi te mungonin vleresimet per kete figure te madhe te artisti tone, te cilin kryeministri Sali Besisha e ka cilesuar si "kolos te kubizmit ne Evrope". Kjo figure e shquar e kultures kombetare dhe boterore, diti me se miri te "gdhende" copeza te shpirtit e tij ne te gjitha ato tablo ndjellese, qe tashme jane pjese jo vetem e muzeve me ne ze ne bote, por edhe e koleksioneve private. Berisha u shpreh: "Ibrahim Kodra ishte nje gjeni ne pikture, nje nga piktoret me te medhenj te shekullit qe kaloi. Ai ruajti per vendin e tij, ate mall, ate dashuri, ate respekt me te cilin ai u largua nga Shqiperia". Dhe nuk eshte keq perseritja ne kete rast, per te treguar qe ai qe nje shqiptar i vertete, dhe kete e verteton me se miri fraza te cilen ai e ka thene kudo e kurdo: "Te gjithe e dine qe Ibrahim Kodra eshte shqiptar", duke u prezntuar gjithmone si "Kodra, artisti shqiptar". Dhe pse tashme ka pushuar se marri fryme, ai vazhdon te jetoje me vepren e tij, mozaikun qe ka ditur fare mire ta sjelle mes njerezve dhe per njerezit. Te tille njerez lindin rralle, per te mos vdekur me kurre, dhe legjenda eshte ajo qe i shoqeron, kur mbi dhe nuk mbetet me asnje prej atyre qe e kane njohur, prekur dhe ndjere magjine e artistit te tyre. Homazhet per te do te jene diten e premte, ne hollin e madh te Teatrit te Operas dhe Baletit. Ndersa fshati Ishm i Durresit do te jete edhe stacioni i tij i fundit, toka ku trupi i tij do te prehet ne paqe.
Ibrahim Kodra: Shqiptari me mikprites
Flet studiuesi Ylli Drishti
Mitin, per te cilin kishin degjuar te flitej vetem kafeneve, te ndjerin piktorin Ibrahim Kodra, nje pjese e mire e shqiptareve e kane njohur ne vitin 1996, kur ai erdhi ne Shqiperi, vit ne te cilin iu dha urdheri "Nderi i Kombit". Nje nder ta ka qene edhe studiuesi Ylli Drishti, i cili me pas ka pasur fatin te vizitoje shtepine-studio te piktorit ne Milano, ku njohu shqiptarin mikprites. Nder te tjera ai thote, se atje ka nje arkiv shume te madh, jane te gjitha shkrimet e botuara per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio, me te gjitha filmimet per te, e cila medoemos qe duhet te jete pjese e fondit te Galerise se Arteve. Ndersa 2 pengjet e piktorit te madh bashkekohor, jane mosarritja qe te pikturonte fasaden e godines se Kryeministrise, dhe celjen e nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.
Kur e keni takuar per here te pare piktorin Ibrahim Kodra?
Kontakti im i pare me te, ka qene ne vitin 1996 ne Galerine e Arteve, vit ne te cilin atij iu dha urdheri "Nderi i Kombit", nga Presidenti i asaj kohe, Berisha. Ndaj edhe ne Galeri u organizua nje pritje ku ishin prezente personalite te artit, kultures e politikes ne vend. Me pas u be edhe nje pritje me artistet edhe ne galerine T&G, ku ishin prezente po ashtu shume artiste shqiptare. Me pas ne i kemi bere nje interviste te gjate, ne te cilen ai tregoi te gjithe jeten e tij, vecantesi te saj, te cilat ne keto momente marrin nje ngjyrim tjeter. Kjo ne kuptimin e njohjes sone nga afer, pasi gjithmone e kishim njohur me te thena e thashethemet ne kafenete e ndryshme.
Cfare ndryshoi kur ju e njohet nga afer piktorin?
Ai qe nje njeri shume i thjeshte dhe shume i afruar, dhe mbi te gjitha shume dashamires, aq sa thyerja e akullit ishte gjeja me normale ne ato momente. Por keto ishin vetem impresionet e para, pasi ne vitin 2003, Galeria e Arteve e ftoi qe ai te celte nje ekspozite, dhe me kete rast une pata rastin qe te shkoj ne shtepine e tij ne Milano, per te pare me nga afer te gjitha ato piktura dhe jeten e tij, para se ato te ekspozoheshin ne Galeri. Mbi te gjitha per t'u njohur pak me afer me krijimtarine e tij, e cila ishte e mbledhur ne katin e shtate te nje pallati ku ishte edhe shtepia edhe studioja e tij shume e pasur, me shume jete. Dhe ajo qe duhet theksuar me se shumti, eshte fakti se atje ka nje arkiv shume te madh, aty jane te gjitha shkrimet qe jane botuar per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio me te gjitha filmimet per te, te cilat s'munda t'i shoh, pasi qendrova pak dite, por kjo eshte nje detyre e shetit shqiptar, qe ne mos origjinalet, te sjelle nje kopje, e cila te jete ne Galeri. Aty eshte kronika e plote e ecurise se tij si artist, vleresimet e kritikes, ndaj edhe duhet te jete pjese e jona, e kombit tone. Ai eshte nje kuriozitet shume i madh edhe per ne si studiues.
Cfare kishte shqiptare ne shtepine e tij?
Gjuha shqipe e tij shume e rrjedhshme, edhe pse shume vite pa e shkelur Shqiperine, eshte deshmia me e madhe per nje shqiptar qe e do vendin e tij, por dhe pse me e rendesishmja, kjo nuk eshte e vetmja gje qe e ben ate shqiptar. Ai ruante me shume fanatizem te gjitha trofete qe kishte marre ne rinine e tij, pasi ka qene nje sportist ne hedhjen e diskut, dhe te tera ato cmime te cilet i jane dhene gjate jetes. Keto tregojne mbi te gjitha me se miri, shqiptarin qe ai mbante brenda vetes.
Po ne vitin 2003, c'kujtime ruani prej tij?
Kur erdhi per ekspoziten ne Tirane, deshira e pare qe ai pati, ishte te pikturonte nje prej institucioneve tona, dhe zgjodhi Kryeministrine. Por kete pikture nuk mundi ta beje kurre, pasi ishte shume vape ne ate kohe dhe do te kthehej ne shtator per te. Ne fakt shendeti nuk e lejoi qe te kthehej. Tjeter deshire e tij qe krijimi i nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.
Mendoni se keto jane edhe 2 pengjet e tij?
Mendoj se po, pasi duke qene se ai nuk ka te aferm, mendoi qe e gjithe ajo pasuri ne studion e tij dhe ne jeten e tij artistike, te ishte e Shqiperise. Dhe besoj se ne kete pike shteti yne do te beje dicka ne kete drejtim, pasi ato cka ai ka lene, i takojne kultures sone kombetare. Sikunder u mbajt amaneti i tij, qe eshtrat e tij te prehen ne Shqiperi, do te ishte nje arritje qe deshira e tij te mos mbetet vetem e tille.
Cila ishte vecantia e tij si njeri?
Ishte shume i thjeshte dhe shume i dashur, duke pasur parasysh qe ai eshte nje artist shume i madh, per jeten e te cilit kishte materiale ne dhjetra dosje. Komunikimi me te ishte shume i mire dhe ne kohen qe une qendrova ne Milano, pritja e tij ishte mbreselenese, dhe sidomos ne vendet tek te cilat ishin varur pikturat e tij. Ai ishte nje mik per te gjithe, dhe ne kete drejtim ishte me shume shqiptar se te gjithe, per te dhene nje ngrohtesi sic dinte vetem ai. Ishte nje njeri i mrekullueshem.
Ju jeni studiuese, nje vleresim per vepren qe ai la pas?
I pari shqiptar qe perqafoi pikturen bashkekohore evropiane, per t'u shnderruar ne nje nje perfaqesues te denje te saj. Ai kaloi ne artin bashkekohor me nje natyrshmeri, duke e perqafuar avanguarden e artit evropian.
Ibrahim Kodra perjetesisht ne nje koder te Ishmit. Ore pas ore ne ceremonine mortore te piktorit te madh
Admirina Peci
Ne paraditen gri e te ftohte, mbuluar prej kurora lulesh, dje ne Rinas preku token shqiptare, per te mos e braktisur kurre me. Ibrahim Kodra e kishte lene amanet kete gje, ne castet e fundit te jetes se tij, kur shpirti po shtegtonte ne qiellin e Milanos, te marten ne mesdite me 7 shkurt 2006. Pas nje varg homazhesh zhvilluar ne shtepine e tij dhe ne Akademine e Breras ne Milano, dje ne mengjes ne kujdesin e miqve te tij shqiptare, u nis per ne aeroportin e Rinasit me carterin personal te Bexhet Pacollit.
Ora 11:15 minuta. Avioni i bardhe me vija te kalterta ku shenohet "D-Busy" zbret ne Rians dhe grupi i personaliteteve qe kane shkuar ta presin ne aeroport, e kalojne arkivolin me trupin e pajete te piktorit dore me dore, deri ne makinen e funeralit. Ministri i Kultures, Bujar Leskaj dhe zv.ministrat Suzana Turku dhe Neritan Alibali, shoqeruar nga nje pjese e Komisionit shteteror qe organizonte ceremonine e varrimit te piktorit Ibrahim Kodra, kryejne veprimet e para per nderimine tij ne aeroport. Nisja drejt Tiranes shoqerohet nga nje varg i gjate makinash dhe nga sinjalet e mjeteve te policise. Eshte nje dite e ngarkuar me hollesite me te imeta te nje ceremonie mortore, ku nderimet e fundit do te perfundojne pasdite vone.
Ne Hollin e teatrit te Operas dhe Baletit, ku zhvillohen homazhet per nder te piktorit, trupi i pajete mberrin ne mesdite, rreth ores 12:30. Ne rreshtin e familjareve mungojne njerez shume te afert te tij. Kodra nuk u martua asnjeherte dhe nuk pati femije. Ne radhen e te afermve, ishin kusherinjte e tij te dyte qe jetojne ne Ishem te Durresit. Dhe ne anen tjeter, artiste e personalitete te politikes qe kane mberritur per pershendetjet e fundit me Kodren. Piktori Kujtim Buza, nder te paret qe i beri homazh dhe nderim mjeshtrit Kodra, tha se eshte e trishte kjo percjellje. "Po i japim nderimet e fundit mjeshtrit te madh te piktures shqiptare, postkubistit te fundit perfaqesuesin e piktures moderniste shqiptare Ibrahim Kodres, i cili sot largohet perjetesisht. Tashme ne na mbetet piktori i madh Ibrahim Kodra, vlera e te cilit i kalon kufijte e atdheut tone".
Ndersa kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Alfred Moisiu, dhane vleresimet e tyre fill pas homazheve. Sot mbare kombi perulet me nderim te madh para Ibrahim Kodres, i cili meriton cdo respekt. Ai na e lartesoi aq shume emrin e Shqiperise dhe shqiptareve, ai edhe ne ditet e ferrit te vertete mbi kete vend, ditet e renda te regjimit totalitar, mbeti nje ambasador i shkelqyer i shpirtit dhe gjinise krijuese te kombit shqiptar", - tha Berisha, duke iu lene vendin me tej vleresimeve te nje varg personalitetesh te tjera nga bota e artit dhe politikes. Presidenti Moisiu tha se humbja e ketij piktori te madh eshte humbje e madhe per Shqiperine, duke kujtuar takimet me piktorin dhe dy relike qe kishte kujtim prej tij, "nje portret te Aleksander Moisiut dhe nje tablo, te cilat do t'i ruaj me kujdes dashamiresi e respekt".
Homazhet ne hollin e Teatrit te Operas kane vijuar deri ne oren 14:30, e me tej kortezhi mortor e ka shoqeruar Trupin e pajete te piktorit Ibrahim Kodra deri ne vendlindjen e tij, ne Ishem te Durresit. Vendi i zgjedhur per prehjen e fundit, ishte nje koder prane kalase se Ishmit. Miqte e tij thane se kjo ishte deshira e piktorit, "nje koder ne vendlindje ku te shihej deti". Me dhjetera banore, nxenes shkolle dhe te aferm, e kane pritur deri ne oren 16:00 ardhjen e trupit te pajete te piktorit, dhe kane degjuar shume detaje qe nuk i dinin rreth banorit qe heret e kishte lene kete fshat, per te jetuar deri ne fund te jetes ne Milano. Pas fjaleve te lamtumires dhe nje "qofte i lehte dheu per te", secili ka hedhur nje grusht dhe ne varrin e piktorit te madh dhe vone ne te ngrysur, gjithcka ka heshtur. Kodra, i vetem, ne banesen e fundit, ne prehjen e perjetshme.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-04-2021 mė 12:58
Ibrahim Kodra, amanet qe trupi t'i prehet ne balten e tij
Amaneti i fundit ishte qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e tij. Kryeministri Berisha, duke e cilesuar piktorin Ibrahim Kodra si "kolos te kubizmit ne Evrope", ka mbajtur kete amanet, ndaj ka ngritur nje delegacion, te kryesuar nga ministri Leskaj, per te organizuar ceremonine mortore te tij. Ky amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe
Anisa YMERI
Kish lene amanet qe trupi t'i prehej ne dheun dhe balten e te pareve te tij. Pas nje minute heshtje nga qeveria per piktorin e madh shqiptar te te gjitha koherave, Ibrahim Kodra, eshte vendosur qe nje komision qeveritar, i kryesuar nga ministri i Kultures, Bujar Leskaj, do te ngrihet per te organizuar ceremonine mortore te piktorit Kodra, ku do te behen te gjitha nderimet per kete figure te shquar te kultures shqiptare. Nje amanet i mbajtur eshte nje shpirt qe prehet ne paqe, dhe nje toke qe ne brendesi dhe pse e dhembshme, "tret" bijte e saj. Para e pas ketij vendimi nuk kishte sesi te mungonin vleresimet per kete figure te madhe te artisti tone, te cilin kryeministri Sali Besisha e ka cilesuar si "kolos te kubizmit ne Evrope". Kjo figure e shquar e kultures kombetare dhe boterore, diti me se miri te "gdhende" copeza te shpirtit e tij ne te gjitha ato tablo ndjellese, qe tashme jane pjese jo vetem e muzeve me ne ze ne bote, por edhe e koleksioneve private. Berisha u shpreh: "Ibrahim Kodra ishte nje gjeni ne pikture, nje nga piktoret me te medhenj te shekullit qe kaloi. Ai ruajti per vendin e tij, ate mall, ate dashuri, ate respekt me te cilin ai u largua nga Shqiperia". Dhe nuk eshte keq perseritja ne kete rast, per te treguar qe ai qe nje shqiptar i vertete, dhe kete e verteton me se miri fraza te cilen ai e ka thene kudo e kurdo: "Te gjithe e dine qe Ibrahim Kodra eshte shqiptar", duke u prezntuar gjithmone si "Kodra, artisti shqiptar". Dhe pse tashme ka pushuar se marri fryme, ai vazhdon te jetoje me vepren e tij, mozaikun qe ka ditur fare mire ta sjelle mes njerezve dhe per njerezit. Te tille njerez lindin rralle, per te mos vdekur me kurre, dhe legjenda eshte ajo qe i shoqeron, kur mbi dhe nuk mbetet me asnje prej atyre qe e kane njohur, prekur dhe ndjere magjine e artistit te tyre. Homazhet per te do te jene diten e premte, ne hollin e madh te Teatrit te Operas dhe Baletit. Ndersa fshati Ishm i Durresit do te jete edhe stacioni i tij i fundit, toka ku trupi i tij do te prehet ne paqe.
Ibrahim Kodra: Shqiptari me mikprites
Flet studiuesi Ylli Drishti
Mitin, per te cilin kishin degjuar te flitej vetem kafeneve, te ndjerin piktorin Ibrahim Kodra, nje pjese e mire e shqiptareve e kane njohur ne vitin 1996, kur ai erdhi ne Shqiperi, vit ne te cilin iu dha urdheri "Nderi i Kombit". Nje nder ta ka qene edhe studiuesi Ylli Drishti, i cili me pas ka pasur fatin te vizitoje shtepine-studio te piktorit ne Milano, ku njohu shqiptarin mikprites. Nder te tjera ai thote, se atje ka nje arkiv shume te madh, jane te gjitha shkrimet e botuara per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio, me te gjitha filmimet per te, e cila medoemos qe duhet te jete pjese e fondit te Galerise se Arteve. Ndersa 2 pengjet e piktorit te madh bashkekohor, jane mosarritja qe te pikturonte fasaden e godines se Kryeministrise, dhe celjen e nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.
Kur e keni takuar per here te pare piktorin Ibrahim Kodra?
Kontakti im i pare me te, ka qene ne vitin 1996 ne Galerine e Arteve, vit ne te cilin atij iu dha urdheri "Nderi i Kombit", nga Presidenti i asaj kohe, Berisha. Ndaj edhe ne Galeri u organizua nje pritje ku ishin prezente personalite te artit, kultures e politikes ne vend. Me pas u be edhe nje pritje me artistet edhe ne galerine T&G, ku ishin prezente po ashtu shume artiste shqiptare. Me pas ne i kemi bere nje interviste te gjate, ne te cilen ai tregoi te gjithe jeten e tij, vecantesi te saj, te cilat ne keto momente marrin nje ngjyrim tjeter. Kjo ne kuptimin e njohjes sone nga afer, pasi gjithmone e kishim njohur me te thena e thashethemet ne kafenete e ndryshme.
Cfare ndryshoi kur ju e njohet nga afer piktorin?
Ai qe nje njeri shume i thjeshte dhe shume i afruar, dhe mbi te gjitha shume dashamires, aq sa thyerja e akullit ishte gjeja me normale ne ato momente. Por keto ishin vetem impresionet e para, pasi ne vitin 2003, Galeria e Arteve e ftoi qe ai te celte nje ekspozite, dhe me kete rast une pata rastin qe te shkoj ne shtepine e tij ne Milano, per te pare me nga afer te gjitha ato piktura dhe jeten e tij, para se ato te ekspozoheshin ne Galeri. Mbi te gjitha per t'u njohur pak me afer me krijimtarine e tij, e cila ishte e mbledhur ne katin e shtate te nje pallati ku ishte edhe shtepia edhe studioja e tij shume e pasur, me shume jete. Dhe ajo qe duhet theksuar me se shumti, eshte fakti se atje ka nje arkiv shume te madh, aty jane te gjitha shkrimet qe jane botuar per te, pas mbarimit te shkolles. Por ajo qe eshte me specifike, eshte nje filmoteke ne ate studio me te gjitha filmimet per te, te cilat s'munda t'i shoh, pasi qendrova pak dite, por kjo eshte nje detyre e shetit shqiptar, qe ne mos origjinalet, te sjelle nje kopje, e cila te jete ne Galeri. Aty eshte kronika e plote e ecurise se tij si artist, vleresimet e kritikes, ndaj edhe duhet te jete pjese e jona, e kombit tone. Ai eshte nje kuriozitet shume i madh edhe per ne si studiues.
Cfare kishte shqiptare ne shtepine e tij?
Gjuha shqipe e tij shume e rrjedhshme, edhe pse shume vite pa e shkelur Shqiperine, eshte deshmia me e madhe per nje shqiptar qe e do vendin e tij, por dhe pse me e rendesishmja, kjo nuk eshte e vetmja gje qe e ben ate shqiptar. Ai ruante me shume fanatizem te gjitha trofete qe kishte marre ne rinine e tij, pasi ka qene nje sportist ne hedhjen e diskut, dhe te tera ato cmime te cilet i jane dhene gjate jetes. Keto tregojne mbi te gjitha me se miri, shqiptarin qe ai mbante brenda vetes.
Po ne vitin 2003, c'kujtime ruani prej tij?
Kur erdhi per ekspoziten ne Tirane, deshira e pare qe ai pati, ishte te pikturonte nje prej institucioneve tona, dhe zgjodhi Kryeministrine. Por kete pikture nuk mundi ta beje kurre, pasi ishte shume vape ne ate kohe dhe do te kthehej ne shtator per te. Ne fakt shendeti nuk e lejoi qe te kthehej. Tjeter deshire e tij qe krijimi i nje fondacioni shteteror qe te mbante emrin e tij.
Mendoni se keto jane edhe 2 pengjet e tij?
Mendoj se po, pasi duke qene se ai nuk ka te aferm, mendoi qe e gjithe ajo pasuri ne studion e tij dhe ne jeten e tij artistike, te ishte e Shqiperise. Dhe besoj se ne kete pike shteti yne do te beje dicka ne kete drejtim, pasi ato cka ai ka lene, i takojne kultures sone kombetare. Sikunder u mbajt amaneti i tij, qe eshtrat e tij te prehen ne Shqiperi, do te ishte nje arritje qe deshira e tij te mos mbetet vetem e tille.
Cila ishte vecantia e tij si njeri?
Ishte shume i thjeshte dhe shume i dashur, duke pasur parasysh qe ai eshte nje artist shume i madh, per jeten e te cilit kishte materiale ne dhjetra dosje. Komunikimi me te ishte shume i mire dhe ne kohen qe une qendrova ne Milano, pritja e tij ishte mbreselenese, dhe sidomos ne vendet tek te cilat ishin varur pikturat e tij. Ai ishte nje mik per te gjithe, dhe ne kete drejtim ishte me shume shqiptar se te gjithe, per te dhene nje ngrohtesi sic dinte vetem ai. Ishte nje njeri i mrekullueshem.
Ju jeni studiuese, nje vleresim per vepren qe ai la pas?
I pari shqiptar qe perqafoi pikturen bashkekohore evropiane, per t'u shnderruar ne nje nje perfaqesues te denje te saj. Ai kaloi ne artin bashkekohor me nje natyrshmeri, duke e perqafuar avanguarden e artit evropian.
Krijoni Kontakt