Besoj se kjo eshte teme teper interesante dhe do te jete e tille edhe per ju qe do ta lexoni dhe diskutoni. Arsyeja perse e hapa kete teme eshte se gati te gjithe ne jemi futur ne rrjedhen e jetes qe eshte si ai lumi me uje te rrembyeshem qe te shtyn perpara me furi pa te lene shume kohe te shikosh majtas e djathtas apo te mbash koken mbrapa.
I keni bere ndonjehere pyetje vetes se cfare eshte e rendesishme ne jeten tua? Cfare eshte e shenjte qe nuk do ta shkembenit me asgje?
Do te jete me interes te lexojme mendimet e gjithe anetareve te forumit. Secili nga ju eshte i lutur te japi pergjigjen e tij te pyetjes se mesiperme.
Krijoni Kontakt