Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 45 prej 45
  1. #41
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-04-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    222
    Lavdi atyre qe falen te pafalshmen per ate me te ''thjeshten'', LIRINE.

  2. #42
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb Jeton Kelmendi veteran i luftës së UÇK-së, poezi e marrë nga libri "Më fal pak Atdhe"

    Jeton Kelmendi veteran i luftës së UÇK-së, poezi e marrë nga libri "Më fal pak Atdhe"
    Shkruar nga Jeton KELMENDI
    Monday, 20 August 2007


    MARSHI I USHTARIT TË HUMBUR

    M'u bë sikur më thirri dikush

    Përtej kufirit

    Te varri i trimit të panjohur

    S'më kujtohet asgjë tjetër

    Veç kënga e marshit të rojeve

    Të atdheut

    Dhe dimri i rëndë



    Këngëtimi për atdheun nisi



    Kur u bë dritë

    Me dalë në Shqipëri

    Për njëqind metra kapërcehej

    Kufiri

    Njëri më tha

    -"Në vdeksha sot,

    këtu me m'varrosë

    Në vijë të kufirit".
    2

    Gëzimi më i madh

    SHQIP

    Të të mësojë komandanti

    Si t'i bësh roje atdheut

    Pastaj ngarkuar rëndë

    Të kthehem në luftë

    Më kujtohej nëna si e lashë

    Duke qajtur

    Ndoshta kurrë

    Nuk do të më shohë më

    Babait që më donte shumë

    I ika

    Kur më thirri atdheu

    3

    Sa mirë dukeshe

    Rrugëtar

    Kthimit për Kosovë

    Pushkën me municion

    Uniformën veshur

    Tamam ushtar i lirisë

    4

    Më t'mirit shok

    I dilte gjak nga trupi

    Një tjetër mbante dorën

    Mështjellë me fashë

    Një ditë më parë ishte plagosur

    Rojëtimit atdheut

    Malësia e Madhe

    Është e njohur për trima

    Më i vogli s'di ç'është frika

    Kështu ishte rrugëtimi

    Për lirilargtën

    5

    Dikush u ndal të pushojë

    Shtigjeve të lirisë

    Të tjerë mbetën pa këmbë

    Disa humbën

    Në fushë t'betejës

    Nisi me ra dielli mbarë

    Thanë: u çlirua Atdheu

    Unë s'e dita ç'është

    Liria

    E kujt është ajo?

    Qielli kthillej e vrahej

    Më ndryshe

    Nata kishte tjetër kuptim

    Ushtari i humbur prapë rrugëtonte

    Kah lindja

    Një pushkë kërciti

    Pas jehut kënga nisi

    6

    Ku ra kokrra e djersës

    E pikoi gjaku në Dhe

    I ra drita e hënës Atdheut

    Netëve të gjatë

    Ushtarit i humbi kënga

    Atdheu u bë ujk

    Nisi t'i hante bijtë e vet

    Marshi i ushtarit të humbur

    Këmbët e tradhtuan

    Edhe liria

    Atdheu nuk është Zoti yt

    Pak më i kaltër është

    Koha harroi kohën

    Zot

    Kujt i thonë AtDhe?

    E kujt është Liria?!

    7

    Atdhe

    Sa herë që të deshëm

    Vdiqëm ngapak

    Rrënjët i ke në të shtatën shkallë

    Të zemrës

    Në të shtatën palë të dhimbjes

    Më fal pak mot të mirë

    Atdhe

    Sa ta mashtroj ëndrrën

    Këngët e mira i humbëm rrugës

    Ku është liria?

    Ata që vajtën

    Sa bukur ranë përmbys

    Sa mirë vdiqën

    Mos u qoftë moh

    Nga soj laneti

    Liria është dreka e qyqes.
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  3. #43
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    [URL="http://arbenNë Përkujtim të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit

    Një tribun i yni thoshte: " Shqipërinë e krijuan idealistët, e ruajtën rastet dhe e shkatërruan politikanët".

    Nuk është lehtë të përkujtosh miqtë, nuk është lehtë të përkujtosh ata që po shkruajnë histori! Dhembje dhe krenaria për bijë të tillë, të ngjallë ndjenjën për të qenë i fortë dhe i pathyeshëm në idealet tona të larta, që ta bëjmë atdheun, ashtu siç e deshën ata që ranë për këtë tokë.


    Shkruan: Gazmend ISLAMI

    Thash me vete: Ah moj tokë, sa herë që prapa shpine ta bënin tradhtinë, nxirrje nga gjiri yt bijtë dhe bijat më të mirë të atdheut, për të mbrojtur, për të larë me gjak, për të larë dhe shpëlarë vetëm e vetëm frytet e tua të mos përdhunosen nga besëpakët që kësaj radhe do të jenë të fundit!

    Ah moj tokë! Po shumë vuajte! Shumë gjëmime dëgjova nga ty, por çdo herë kur thirrje për tu mbrojtur, bijtë e tu nuk të lanë vetëm. Edhe në ditët më të errëta të fundshekullit që lamë pas, edhe në ato momente kur makina e dhunës serbe rrënonte gjithçka që gjente përpara, bijtë dhe bijat nuk e ndalën vrapin drejtë lirisë. Vrapi i tyre ishte shkreptimë në natën e stuhisë, shkreptimë që ndriçonte horizontet ngadhënjyese të shpresës.


    Arben Xheladini dhe Mon Balaj

    Në këtë turravrap drejt lirisë, padyshim kujtesa e Llapit dhe Prishtinës do të ruaj të pashuar kujtimin e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.

    Ashtu sikur 8 vite me Adem Jasharin dhe Ilir Kunushefcin do të shkruanin epopenë e lavdishme të lirisë në male të Drenicës e Llapit dhe krejt Kosovës martire.

    Edhe Mon Balajn do ta përcillnin mesazhet e mbijetesës epokale të popullit të Kosovës ndaj dhunës makabre që përdorën shqipfolësit dhe policia pushtuese e huaj në luftën e pabarabartë. Mon Balaj pat lindur në Llapin legjendar. Të parët e derës së madhe të Balajve, ishin njohur jo vetëm në Llap, por në krejt Kosovën për luftërat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetja kryesore e lëvizjes nacionaliste brez pas brezi. Moni i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe trevat e tjera shqiptare. Kështu do të merrte mësimet e para në Llap, ku do ushqehet me dashuri ndaj atdheut e urrejtje ndaj armikut. Nuk mund ta lëmë pa cekur se rol në edukimin e tij kombëtar do të luante edhe vëllai i madh Fahriu, i cili për vite ishte rezistent në mbrojtjen e atdheut, ishte ndër ideatorët e parë të organizimit të rezistencës në vitet 88-90,98-99.

    Pata rastin të njihem me këtë familje në vitin ‘88 përmes vëllait tim Ibrahimit, që me Fahriun ishin bërthama e parë e rezistencës të atyre viteve në Llap. Isha i ri, por disi miqësia jonë u shtua shumë dhe takoheshim shumë shpesh, ku këta na frymëzonin me ndjenja kombëtare.

    Moni ishte i ri dhe mirë më kujtohet ajo fytyrë e qeshur e tij. Të gjitha këto e burrëruan Monin e ri që të ndjek rrugën e të parëve të tij, nuk mund të pajtohej edhe njëherë me copëtimin e trojeve, që po bëhej nga pakoja e Ahtisarit.

    Për herë të fundit këtë Dëshmor të Shqipërisë e takova ditën e premte në qytetin e Besianës, u përshëndetëm krejt shkurt, sepse dëgjonim me vëmendje fjalët e Albin Kurtit. Nuk më shkonte as mendja se ky do të ishte takimi ynë i fundit. Nuk më shkonte mendja se ai nesër do të ishte drita e parë që do të shndriste për luftëtarët e tjerë, që kurrë nuk do të pajtohen me ripushtim dhe ricopëtim të trojeve tona. Dëshmorëve të Kombit i shtohen edhe dy emra të rinj. Dy emra që u kurorëzuan në emër të Zotit, por edhe dy emra të mëdhenj që u kurorëzuan nga kombi që s’di të vdesë në llavën e madhe të padrejtësive historike.

    Nuk gjej fjalë të shkruaj për mikun që tash veç është Dëshmori më i ri i Kombit, që ra në altarin e lirisë, duke mbrojtur me dinjitet të drejtën për të qenë i lirë, të drejtën për të vendosur vet për fatin tonë. Thash me vete; a është e mundur që pas 19 viteve prapë të më rikujtohen dhembjet që dikur më hapnin plagë, a është e mundur që tash kur veç kanë kaluar 7 vite nga një luftë e përgjakshme me armikun tonë shekullor, të bie në altarin e lirisë Dëshmori më i ri në Evropë, i cili ra duke protestuar për të mbrojtur lirinë e atyre që e vranë?!

    A thua vallë, si do ta ndiejnë veten ata? Kur i gjithë Kombi derdhë lot për bijtë e tyre. A thua si do të ndihen kur të takohen me njerëzit ata që quhen SHPK? A do të skuqen në fytyrë, apo do të injorojnë popullin, ashtu siç na injoronin policët pushtues me vite! A do të skuqen fytyrat e politikanëve tanë para kamareve televizive, duke u shprehur ngushëllime familjarëve të të rënëve për lirinë edhe të tyre. A do të ndihet i skuqur njeriu që bart vlerat e UÇK-së Hashim Thaqi, që është zëdhënësi i së keqes që po na ndjelljet.

    A do të skuqet ish Komandanti që me krenari barti uniformën e UÇK-së, e sot çka bënë me ushtarët e tij? More zot, a jam çmendur unë a janë çmendur ata të mjerë që ditën kritike cakërronin gotat me ndërkombëtarët në Veri të Kosovës? Nuk ka asnjë ndryshim! Sikur atëherë me ’89, kur në rrugë vriteshin shqiptarët e shqipfolësit pinin verë a mastikë. Sa krenare ndihej familja Balaj para burrecëve që kishin shkuar për kryeshnoshë, Agim Çeku turpërisht iku me fjalë pak, por pse erdh Thaçi që nuk skuqej aspak para babait te dëshmorit, që me të drejtë duhej të kërkonte besë për të ardhur në konak, kur dihej se ishin vetë bashkëvrasës me gjithë grupin tjetër të rrenacakëve. O zot, thash me vete; më mirë është që nuk isha në ato momente në odën e Balajve, kur shihja fytyrat që dikur ndihesha krenar me ta, e tash turpërohem kur i shoh dhe kur mendoj se sa me forcë mbroja rrugën e tyre.


    Burgosja dhe lufta e paskrupullt që ka filluar nga vendorët dhe ndërkombëtarët që janë fajtorë për vrasjen e të rinjve, mundohen t’ia hedhin Lëvizjes! Kjo nuk përket me realitetin kur tash edhe publikisht shihet se si ata u vranë, dhe kishin planin që ta ekzekutonin edhe vet Albin Kurtin me bekimin e lidershipit tonë, vetëm e vetëm të realizoheshin qëllimet e tyre politike dhe pazaret me këtë pjese të Shqipërisë.

    Qetësi nuk mund të gjeja as në shtëpi. Në mbrëmje ndiqja thirrjen e Hashim Thaçit drejtuar popullit e emituar nëpërmes mjeteve elektronike dhe mjerisht ma kujtoj thirrjen e Remzi Kolgecit që dikur i drejtohej popullit në këtë mënyrë. Nuk munda të shikoja deri në fund, sepse nganjëherë e ngatërronte leximin që bënte në tekst. Ah sa të mërzitë miku, nuk përshkruhet me fjalë. Dorëheqja e burrecit të vogël me emrin Fatmir Rexhepi, ishte një lojë e vogël, që ngjallte neveri.

    Çka është dashtë të bëhet, këtë e dinë të gjithë. Rënia e krejt kësaj garniture politike që po e copëtojnë Kosovën, do të ishte e udhës që të shkonin në Historinë e turpshme. Të krijohet një Qeveri e Unitetit me në Krye bacën Adem Demaçin, ku ka përkrahjen e gjithë popullit dhe kur dihet se tërë jetën ia ka kushtuar këtij populli. Krijimi i kësaj Qeverie të Unitetit do ta hidhte Pakon e Finokut tërësisht, për të përgatitur daljen në Referendum, ku populli do të vendoste me kë dhe se si do të jetojë. Jam i bindur që përkrahja e miqve tanë nuk do të mungonte dhe se ata do ta kishin aleatin më të fuqishëm në Evropë. Qeveri, Presidencë dhe ju që jeni bartës të "Institucioneve" a nuk e shihni se populli do t'ju nxjerrë ne rrugë, me hatër apo me dhunë.

    Ikni, se keni vrarë njerëz!
    Ikni, se keni shkelur betimin e dhënë!
    Ikni, marrja e zotit, se na qitët faqen e zezë, se dikur bëhet vonë!

    Lavdi Dëshmorëve të Kombit
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #44
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216

    Lightbulb Çeliku i Shqiperise Etnike

    Çeliku i Shqiperise Etnike
    Shkruar nga KASTRIOT BUSHI
    Thursday, 09 August 2007
    Çelik Loku u lind me 13mars 1983 ne Lumbardh – ish Kotlinë te Kaçanikut ne nje Familje te deshmuar brez pas brezi per çeshjen Kombetare .
    Babi I tij Ismeti nje plak 60 vjeçar por me nji shpirt djaloshar ne jeten e tij bashkeshortore kishte 10 femije , 9 djem e nji vajze .
    Qysh kur lindi ky djalosh babai i tij Ismeti i'a dedikoi Shqiperise dhe e mbeshtjelli me Flamurin kombetar , e edukoi ne frymen kombetare qe per atëdhe sakrifikoi edhe jeten .

    Çeliku kur i mbushi 16 vjeç ai u ndesh me barbarine sllave , ku me 24 mars 1999 përjetoi masakren sllave ndaj populates shqipetare ne fshatin e tij te lindjes .Ku u masakruan 24 fshatare ,ne mesin e tyre edhe vellau i tij Zijau . Rreth kesaj masakre Çeliku ne nje rast pate rrefyer se *: "armiku arriti te depertoj ne brendi te fshatit . Para se te djegin fshatin nga shtepite nxorren burra gra e femije , ku nje vendas te tij Idrizin e kane mbytur me kondak te pushkes . Grate dhe femijet i ngarkuan ne kamion , i quan ne drejtim te panjohur , kurse Çeliku mbeti ne bodrumin e shtepise qe po dhezej . Çeliku vazhdon rrefimin ; hoqa llampen elektrike dhe u fsheha prapa grumbullit te fshesave qe i mbjellin arave . Dy here polici serb u fut ne bodrum dhezi nderpresin , por llampen e kisha hequr me kohe . Pas pak dola fshehurazi nga bodrumi se aji po shembej dhe meqë xhamia ishte afer , u futa ne minare te saj , ku nepermjet vrimave te minares , verejta me syte e mi masakren qe behej te bunari . Degjoja britma te tmerrshme , njerzit torturoheshnin mizorisht edhe pasi i futen ne bunar ate e shemben me bomba dhe eksploziv . I vrane 24 fshatare **ishte 24 marsi 1999 . Nuk dij më se kah kam shkuar ". *

    Qe nga ky moment Çeliku ne vetveten e tij shkroi me gjakun e derdhur te deshmoreve Betimin Kombetare se luften kunder sllaveve nuk do ndal deri ne çlirimin e qdo pëllëmbe te tokes Shqipetare . Andaj ai do te radhitet ne mesin e ushatreve te UÇPMB-se perkatesisht te Lagjia e Sefereve, ku komandant kishte tani me deshmorin Nijazi Azemin.. Ku u shqua per aksione te fuqishme kunder pushtuesve , kishte nji guxim dhe vendoseshmeri te cilit i'a kishin lakmi te gjithe . Kur u nenshkrua marreveshja e Konçulit Çeliku ishte i deshperuar sepse lufta nuk perfundoi ashtu siç ishte betuar ai dhe ne nje rast i'u pate thene shokeve se ; nuk me shkohet ne shtepi per arsye se , per shkak te roberise se gjate si shume te rinj te tjere nuk kishte percaktim tjeter jetesor per veç te luftojme me armë ne dore per çlirimin e trojeve shqipetare .

    Nuk shkoi kohe e gjate u formua USHTRIA ÇLIRIMTARE KOMBETARE ( UÇK) ne trevat e Ilirdes dhe Çelikun e gjene aty i sistemuar ne Brigaden 115 ne fshatin Radushë ku komandant kishte Rafiz Halitin ( Mesuesin) . Çeliku u shqua ne beteja te ndryshme sidomos ne zënien peng te autoblindave sllavo-maqedone . Pas perfundimit te kesaj lufte , kun e vend te lirise se vertet u nenshkrua marreveshja Kornize e Ohrit , Çelik Loku radhitet ne FBKSH , perkatesisht ne AKSH . Edhe nje here u betua se do te luftoj deri ne vdekje duke mos pranuar më marreveshje ne dëm te popullit shqipetar .Ne kete strukture qe nga ditet e para punoi pa nderprer duke kryer akcione te shumta ne perputhje me platformen Kombetare te FBKSH-AKSH .

    Me daten 22 korrik te vitit 2006 ishte nji dite e kobshme jo vetem per shoket e tij , familjen e tij por per mbare Kombin Shqipetar sepes ne kete dite nga forcat speciale terroriste sllavo-maqedonse ,vrahet mizorisht ne qender te kryeqytet te Vilajetit te Kosoves ne Shkup Çelik Loku . Keta kriminel nuk u kenaqen me krimin e tyre per deshten qe edhe krimin ta fshenin duke tentuar ta zhdukin kufomen por u friguan nga populli shqipetar.
    Mbas dy dite kthehet trupi i pa jete i Deshmorit te Shqiperise Etnike , ishte i gjate vargu i qytetareve ate dite te hene me 24 korrik 2006 i'a kishin mësyer Grykes se Kaçanikut perkatesisht fshatit Lumbardh –ish Kotline, per te nderuar dhe respektuar familjen e Ismet Lokut per djalin e vrare dhe per te bere varrimin e Deshmorit te Kombit . Duke i pritur kolonat e gjata nga te gjitha trevat shqipetare babi i tij duke mos qitur pike loti thote *" Çeliku edhe i vdekur i bene nder pragut te shtepise dhe Shqiperise Etinke , me mire plumbi i armikut se sa te behemi urë ndaj tij dhe se sllavet jane te njejt kudo qe jane dhe se ata pasi i kane pushtuar trojet tona kerkojne zhdukjen e fares shqipetare ashtu siç veproi edhe ndaj Çelikut tone , por edhe pse plumbat sllav mi morren dy djemt une i kam edhe shtatë te tjere" .*

    Ceremonia e varrimit eshte kryer nen Patronatin e Strukturave te FBKSH-AKSH , eshte mbajtur nji fjalim rasti para gjithe te pranishmeve nga nji perfaqeuses i kesaj structure duke thene : Çelik Loku ishte anetar i drejperdrejt i FBKSH dhe luftetar i AKSH dhe tani eshte deshmore i kombit dhe gjithmone do te mbetet ne historine e popullit shqipetar dhe ne si anetar te FBKSH dhe luftetare te AKSH Betohemi para trupit te tij se do te ndjekim rrugen e tij te lirise me perpikmeri ndaj kerkoj edhe nga jut e nderuar pjesmarres qe rruga e tij te jete frymezim per te gjithe ne dhe e tere bima e ketij memedheu ti bashkangjitet Frontit per Bashkim Kombetar Shqipetar sepse vetem ky Front dhe ky Bashkim mund ta zgjidhe nji here e pergjithmone qeshtjen tone Kombetare qe neser te kemi dite feste e gezimi ,Lavdi Lavdi Lavdi . Per te nderuar ushtarin e vrare kishin ardhur edhe perfaqesues te subjekteve te ndryshme nga Ilirida dhe Kosova Lindore . u mbajte nga nji fjalim rasti edhe nga subjekete e tjera . Me pas u vendosen kurorat e para ishte e FBKSH-AKSH , te Shoqatave te Luftes etj , dhe ne fund pershendeti te pranishmit edhe njeri nga anetaret e familjes duke permbyllur kete ceremoni mortore me fjalet se dhashte Zoti qe atëdheu yne te kete sa me shume luftetare si Çeliku dhe Lavdia e Zotit qofte mbi te gjithe Deshmoret e Kombit . Lavdi



    *NJE AMANET I GJALLE *

    *NJE AMANET PER SHQIPERINE ETNIKE *
    Ç'eshte ky zë –zë lirie
    Qe vjen andej maleve
    Fushave e bregoreve
    Prej liqenit e bregdetit
    Rreth flamurit u bashkue djemnia
    Me krenari po marshon ushtria
    Shiperine Zoti e krijoi
    Shume te bukur e formoi
    Fusha dhe lumi folen vet
    Te shkoj rrjedha e lumit aty ka qene

    Po dhe grurin e korrem ne Nishe e Toplice , Janine e Tivare e gjetiu atje mbeti

    Nje krahine e tere
    Po atje mbeti shtepi e kisha e xhamia
    Femijë rruges te vrare
    S'kishte kush per ti qare

    Mos ashtu more shka
    Lehte eshte civil me vra
    Eja te luftojme ushtar me ushtar
    Se Adem Jashara ka ende gjall

    Lumbardhi qofte nderue
    Lindi shqipe plote e plot
    Çelik Lokun nder te parin
    Nëna Shqiperi e Nderon

    Ne rini u betue trojet tona me i çlirue
    Se ky armik serbo-sllav ne karpate vendin e ka

    Une luftova me shume shoke
    Per Etnine Shqipetare
    Qe zeri i koloneve te mos degjohej
    S'duron Shqipja sllavizem .
    Ta qmojme gjakun .
    Gjakun qe urren roberine
    Kur flijon per token e te parit
    Dhe e sjell Lirinë .
    Shoket e tu jane betue
    Me amanet me te nderue
    Armikut me i tregue se ketu jehon pushka çlirmitare
    Zot me i dal trojeve Shqipetare ne krye me Armaten Kombetare .

    Me respekt te nderojme shoket e tu te Idealit .

    22 korrik 2007
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  5. #45
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Iliri i lagjes, Mërgimi i luftës, Kosovës ia fali jetën

    Shkruar nga Agim Vuniqi

    Wednesday, 24 October 2007

    Shkrim i papërfunduar

    Ka shumë vite që jetoj në Amerikë, fatmirësisht kujtesën e kam ende të freskët për të rikujtuar ngjarjet, i dalë nga Kosova shumëherë e plagosur, e plaçkitur, e vrarë, e masakruar, por edhe shumë herë e tradhtuar. Kosova misterioze, e pa zbuluar, me histori të shkruar keqas, por edhe me histori të pashkruar. Shumë ngjarje kanë mbetur të pa ndriçuara, të mbajtur në errësirë, të burgosura dhe të fshehura nga e vërteta. E kuptoj velin e mistershëm të sekretit shtetror, pse jo edhe top sekretit, edhe pse Kosova nuk ka ende fizionominë e shtetit por as institucionet e besueshme shtetërore, nuk ka as pavarësinë që konsiderohej se është punë e kryer dhe se pritej vetëm pranimi i saj.

    Ka shumë mistere në fazën e organizimit të shumë organizatave politike dhe patriotike, për opinion jepen vetëm fjalë, tekste bukur të shkruara, nga qendra që bënin plane në fshehtësi, por që mund të kenë pasoja të mëdha për ardhmërinë e vendit dhe të popullatës, ngase historia mbahet peng dhe mbetet e ngrirë, ajo ka nevoje të ushqehet me dritë, t’i ekspozohet rrezeve të diellit të jetë e gjallë dhe të jetojë jetën e Kosovës, të një jete të drejtë dhe të barabartë, dhe jo të jetohet me privilegje. Nëse shtrembërohet drejtësia, atakon padrejtësisht jo vetëm ndërgjegjen por edhe të ardhmen.
    Në mëngjes herët me thirri Baca Halit (babai i Ilirit-Mërgimit), prindërit më zgjuan nga gjumi, e ditsha diçka ka ndodhur por as që më shkonte mendja që do të dëgjoja kumtin e një tragjedie familjare, një tragjedie të një lagjeje, të qytetit, por edhe kombit. Baca Halit, kishte shtëpinë përballë shtëpisë sime dhe të familjes Maliqi, e cila veç kishte dhënë kurban një anëtarë për të ardhmen e kombit dhe të Kosovës, ai ishte në rreshtin e heronjve të kësaj mëhalle, që ende nuk u ishin terur lotët nga humbja e Murat Mehmetit, dëshmorit që vulosi ngjarjet e demonstratave të vitit 1968, që kishin tubuar krejt shoqërinë shqiptare. Ato demonstrata përshpejtuan proceset në Kosovë për ndryshime, u hap Univerziteti i Prishtinës, dhe u hapën dyert për shumë studiues dhe ligjërues universitarë nga Shqipëria. U shënua 500 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, u mbajtën shumë festivale me karakter kombëtarë, hapësira e teatrit ku mbaheshin disa nga këto shfaqje mbulohej me hedhjen e veshjeve të spektatorëve, klithje lirie dhe bashkimi ishin ngjarje që nuk harrohen dhe mbeten në kujtesë. Shumë ngjarje të historisë së re ishin të lidhura me atë rrugë, shumëherë e helmuar nga helmet kimike, ishin dëshmitari më i mirë i ndodhive që plotësonin mozaikun e lagjes, të mëhallës, të qytetit. Xhelali, i përkdheluri i lagjes e mëhallës, e donin të gjithë ngase ishte i kujdesshëm dhe asnjëherë nuk kalonte sokakut pa e përshëndetur çdo njërin nga komshitë, buzagaz, ai ishte i mirëseardhur në çdo shtëpi, ngase nga puna e tij mbahej gjallë televizioni i Prishtinës, banorët paguanin me përgjegjësi pagesën mujore si kundërshpërblim të përcjelljes së Radiotelevizionit të Prishtinës që në atë kohë ishte bërë dritare e dijes dhe kulturës, jepeshin emisione për jetën e arbëreshëve në Itali, nga dëgjohej edhe kitara e arbëreshëve që mbante gjallë kulturën shqiptare, të cilat i përgatiste aq bukur gazetari i mirënjohur Enver Maloku, i cili më vonë u ekzekutua para banesës, duke iu shtuar numrit të vrasjeve misterioze-të pa zbuluara, në Kosovë. Xhelali vazhdoi rrugën e jetës së Muratit, atë të njerëzve të rrallë që kalurojnë nëpër histori si kalorës të nderit - të jesh shqiptar. Përballë shtëpisë së Bacit Halit, Mullës Ramë, Axhës Xhelil, Axhës Minushë, para dyerve të shtëpisë sonë ishte vrarë Bedri Sokoli, nga fshati Llugë. Gjaku i derdhur kishte përgjakur rrugën për së gjëri, duke lagur e skuqur me gjak së fundi edhe trotuarin përballë shtëpisë sime. Atë mëngjes u takova me zëvendës kryeredaktorin e “Dello-s” së Lubjanës, të cilit ia përshkrova rastin, ashtu si e kishte parë nëna ime nga kati i epërm i shtëpisë. Kishte diçka të veçantë në këtë, Shllambergeri kishte kërkuar të dhëna plotësuese nga udhëheqësit komunist, por ata kishin fshehur rastin, por të ballafaquar me të dhënat e sakta për viktimën, ata definitivisht pranuan krimin. Po atë ditë me Hasan Maliqin, me Faton Krasniqin dhe Shllambergerin shkuam në Llugë, ku shprehëm ngushëllime familjes Sokoli. Rrugës hasëm në shumë barrikada policësh që kontrollonin shumicën e veturave, ishte e gjatë kolona, prandaj edhe nuk kishin mundësi teknike të ndalonin çdonjërin. Nga ai morëm shumë informacione për votimet në kryesinë e RSFJ dhe habinë e tij për përfaqësuesin kosovar, intelektual, që kishte hesape të vjetra me Serbinë (ashtu u shpreh ai), shumë informata morëm nga ai, ishim shumë të befasuar dhe të zhgënjyerë. Ato ditë në mëhallën tonë ishin edhe gazetarët e Mlladinës, ndër ta edhe Janez Janshe(?), ajo gjeneratë mbrojti Slloveninë nga agresioni ushtarak i APJ-së. Të rinjtë e mëhallës së “Tophanes”, mësonin nga historia e gjallë, e kishin hise të bashkëjetojnë me Murat Mehmetin dëshmorin e parë, i vrarë në demonstratat masive të 68'ës (nëna ia mbante në sandëk rrobet e përgjakura, e kuptova nga ajo, më tregonte për ecejaket e e Muratit, me të cilim ishim në të njetën shkollë, në Qendrën Teknike 19 Nëntori), Xhelal Maliqin, dëshmorin e 81'ës, me Rexhep Abdullahun, anëtarin e LNDSH, ish i burgosur, me Sheqir Zenelin, me Kadriun Batushën..., të burgosur shumëvjeçar të demonstratave të vitit 1981. Ajo rrugë, ajo lagje, kaliti shumë të rinj, që shumica ishin pjesëmarrës të drjetpërdrejtë të ngjarjeve, por edhe drejtues të tyre, që ndërruan historinë, duke i dhënë asaj kuptim. Kjo gjeneratë idealistësh i dhanë kuptim jetës dhe të ardhmes, se liria nuk falet, ajo fitohet ashtu siç e pashë më vonë, mbishkrimin në pllakën përkujtimore “Freedom is not free” (Liria nuk falet), në Washington DC, dedikuar ushtarëve amerikane të rënë në luftën për liri, demokraci dhe paqe në Koren Jugore. Këtë e kuptuan më shumë se të gjithë ne, gjenerata e re, gjenerata e Ilir Konushevcit-Mërgimit. Ata thyen tabun, shpërthyen velin e mistershëm të frikës, drosë, nënshtrimit dhe robërisë primitive, ata kuptuan më së miri domëthënjen e fjalëvë të pionerëve të demokracisë së sotme globale, ata jetësuan domethënjen e fjalëve të patriotit amerikan Patrick Henry të thëna me rastin e Deklaratës së pavarësissë më 1776 “Give me freedom or give me death” (Me jep lirinë ose më jep vdekjen). Nuk do ta harroj mëngjesin e hershëm, të datës 10, është rregull e pashkruar se qarkullojnë shumë shpejt informacionet kur ndodhë ndonjë tragjedi, kjo ngase njerëzit tronditen nga ethet e vdekjes, që heret a vonë të bënë të respektosh patjetër heshtjen si pjesë të jetës, dhe kupton përfundimisht se heshtja ka fuqinë që ndalë fjalët e tepërta, dhe ajo shpjegon shumëçka, u tregon të gjithëve se fuqia e saj është shumë më domethënëse se kullat shumëkatëshe dhe mashtruesit që mashtrojnë popullin por edhe veten. Shumë nga ata që jetojnë sot, jetë pa brenga, nuk duhet të harrojnë asnjëherë kolosët e histrorisë, ata që trasuan rrugën e lirisë, demokracisë dhe pavarësisë, dhe shumë nga ata harrojnë se janë bërë “hisenik” me gjakun e derdhur. Baca Halit më futi në veturë duke më kumtuar lajmin e hidhur të vrasjes së djalit të tij të dytë pas Sajmirit dhe para Artanit, heroit të pavarësisë heret a vonë. Nuk kishte kohë për llafe, meqë asnjëri nuk kishim pasaporta, ia mësyem rrugës për Tuz, me qëllim të kalimit matanë kufirit. U nisëm dy vetura, në njërën nga to Sajmiri me një shok të tij, ndërsa në veturën tonë, të cilën e drejtonte Maliq Maliqi (vllau i dëshmorit Xhelal Maliqi) ishim unë, Baca Halit dhe Dr. Mehdi Hyseni. Ishte vështirë të rrugëtohej në atë kohë, kishte shumë barrikada policësh, strehimore të mbuluara me rërë, dhe shumë policë me armatime të ndryshme, të gjithë ata ishin në gjendje gatishmërie për të shkrepur plumbat. Në dalje të Kosovës dhe në hyrje të kufirit me Malin e Zi u ndalëm nga policët, ata pyetën Maliqin se ku shkonim, ai shkurt u përgjigj se shkonim në dasëm të një shoku. Sa është i vështirë momenti kur e sheh se je si në kafaz, dhe je i kufizuar të lëvizësh, veçse je shqiptar, dhe tmerrësisht i rrezikuar. Ishte e vështirë jeta e robërisë primitive dhe të kafshimit të buzëve që pasqyrohej me shumë shembuj fatkeq të jetës së intelektualit në atë kohë, por edhe tash, pas tetë vjet paqeje të brishtë në Kosovë.



    Lavi qofshi deri ne liri
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •