
Postuar më parë nga
Vajzë_Mistrece
Vellim poetik recituar ne teatrin kombetar ne Tirane.
Me jepni nje lule nga toka e perzhitur,
Me jepni nje lule, te bardhe, te kuqe a si te doni,
Me jepni nje gexhoje te nxehte,
Mbi dheun e fresket te kesaj varreze,
Ta ngul si lotin tim, si fiskam a si te doni.
Nese lulet krejt jane djegur, e gezhojat jane bere kalldrem
Me jepni nje gure o gjaku nga kulla kosovare e perflakur,
Ndonje varr trimi nese ka mbetur pa shkelur.
Me jepni nje fije bari, nese ka mbetur ndonje djep i padjegur
Prej terkuzash nuserore, me jepni nje fije ari.
Nje thinje nga balli nenave shamizeza kerkoj,
Te deshmoj para Zotit dhe tokes, Se jam Shqiptar
Se jam ngulur ketu moti, kur deti pinte uje ne kroje lirie
Dhe ti Dragan, Dragonovic, as ne epshte te qytetit
Toke Dardane, o gjymtyre fisnike e kombit tim,
Me jep nje lule a dicka tjeter
Nese gjithcka eshte bitisur, me jep nje pike gjaku
Te deshmoj se nuk jam dhemballe e prishur,
ne goje te Europes plake.
Eh, kjo pike gjaku eshte e femijes se sapo vrare,
E nje engjelli, si gjithe engjijt,
Bir i Nene Terezes, njemije breza kosovare.
E shihni si po ma shpon shuplaken kjo pike gjaku?
Qe ne palce te shpirtit me dhemb,
Shuplaka ime e dashur,
Ja tregoj vetes e me duket dore,
Ja tregoj botes e i duket harte,
Edhe femija i vrare mbi harten e cunguar ende qan,
Mos e harro kete vaj barbari Dragan,
Eshte lote engjelli o njeri i djalle,
Iku pa e pare driten e diellit, ja vodhen,
Ne fyt i vure thiken, i trembe gjumin endrrat,
E vrave pa shqiptuar fjalet as ate, as nene,
E vrave te vrafte rrufeja, pa shqiptuar fjalen Kosove, Shqiperi.
Lotuan abetaret, shkollat mbyllen deren
dhe u nisen per ne verberi , a ndoshta per ne Hage u nisen,
Si deshmitare, per ti thene botes se ky femije,
Ishte fajtor vetem e vetem se ishte Shqiptar.
O Nena Tereze, o nena ime dhe e botes,
Doren tende hyjnore jepma pak,
Ta mshel me dore tjeter kete shpirt te vockel?
Eshte rende ta mshij me dore tjeter kete pikez gjaku,
Thone se midis njeriut dhe gurit,
Durimin me te madh e pati guri,
Por pika e perjetshme e ujit e shpoi,
Edhe une Shqiptari durova si guri,
Durova nje dite, nje shekull, nje jete
Durova prej vitit thike 13-te,
Durova pikat e hapura, pikat e fshehura,
Udhet e pergjakura, lotet e patreturam
Durova premtimet e aleateve,
Thirrmat e te vdekurve, tundimet e te gjalleve,
Hajnite e lugetrave.
Eh...thone se midis njeriut dhe gurit
Durimin me te madh e pati guri,
Po tash qe Kosovari po varet i gjalle neper shpella,
Dhe guri me i vjeter u shpua,
Atehere me ke je ti "Europe e Lirise",
Me vdekjen apo me mua?
A e ke pyetur veten ndonjehere moj Europe,
Po te vinte shkjau te ta bente Londren grope,
Nje lagje te vetme, t'ishte Rome a Paris,
Do rrije pa e care qiellin per midis?
U dhashe urave te mia, me jepni pak uje
Te mjome buzet e shtrenguare nga baroti i bardhe,
Urat thane: Ne u shterren ne lutje,si te rrjedhim?
Europa tha, rridhni ngadale,
U thashe arave te mia, rridhni pak te mjera
Se s'kam ku te varros koken,
Arat u pergjigjen njezeri: U beme sa nje shuplake,
Europa dha prisni dhe pak.
Europe moj bukuri e vetes tende,
mos shiko vetem me sy, shiko njehere me zemer
Vellezer, ja dora ime tek shtihet perpara jush,
Si harte e cunguar, dhe une me piken e gjakut mbi dhe,
Do te rent si nje Maratonomak i ri,
Eh... Jo per te lajmeruar fitoren sepse fitorja ende s'ka mberritur,
Por per te rendur tek ju, tek vetja ime,
Thelle me thelle tek vetja ime, atje...
Ku fshihet dilema e dikujt per lufte a mos lufte,
Mallkuar qofshin dilemat, dhe pritja kote qofte mallkuar.
Krijoni Kontakt