pershendetje!
Me vie mire qe lexoi te tilla tekste me te vertet jame shum i gezuar qe ka njerz te idealit kombetar
pershendetje!
Me vie mire qe lexoi te tilla tekste me te vertet jame shum i gezuar qe ka njerz te idealit kombetar
Në Përkujtim të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit
Një tribun i yni thoshte: " Shqipërinë e krijuan idealistët,e ruajten rastet dhe e shkatërruan politikanët".
Nuk është lehtë të përkujtosh miqtë,nuk është lehtë të përkujtosh ata që po shkruajnë histori! Dhembje dhe kreanria për bijë të tillë, të ngjallë ndienjën për të qenë i fortë dhe i pathyeshëm në idealet tona të larta, që ta bëjmë atdheun ashtu siq e deshtën ata që ranë për këtë tokë.
Shkruan: Gazmend ISLAMI
Thash me vete! Ah moj tokë, sa herë që prapa shpine ta bënin tradhëtinë, nxirrje nga gjiri yt bijtë dhe bijat më të mira të atdheut, për të mbrojtur, për të larë me gjakë,për të larë dhe shparlarë vetëm e vetëm frytet e tua të mos përdhunosen nga besëpakët që kësaj radhe do të jenë të fundit.
Ah moj tokë! Po shumë vuajte! Shumë gjëmime ndëgjova nga ty, por çdo herë kur thirrje për t'u mbrojtur, bijtë e tu nuk të lanë vetëm. Edhe në ditët më të errëta të fundshekullit që lamë pas, edhe në ato momente kur makina e dhunës serbe rrënonte gjithçka që gjente përpara, bijët dhe bijat nuk e ndalën vrapin drejtë lirisë. Vrapi i tyre ishte shkrepëtimë në natën e stuhisë, shkrepëtimë që ndriçonte horizontet ngadhnjyes të shpresës.
Arben Xheladini dhe Mon Balaj
Në këtë turravrap drejt lirisë, padyshim kujtesa e Llapit dhe Prishtinës do të ruaj të pashuar kujtimin e Mon Balajt dhe Arben Xheladinit.
Ashtu sikur 8 vite më Adem Jasharin dhe Ilir Kunushefcin do të shkruanin epopenë e lavdishme të lirisë në male të Drenicës e Llapit dhe krejt Kosovës martire.
Edhe Mon Balajn do ta përcillnin mesazhet e mbijetesës epokale të popullit të Kosovës, ndaj dhunës makabre që përdorën shqipfolësit dhe policia pushtuese e huaj në luftën e pabarabart. Mon Balaj pat lindur në Llapin legjendar. Të parët e derës së madhe të Balajve, ishin njohur jo vetëm në Llap, por në krejt Kosovën për luftrat e paepura ndaj okupatorit serb. Burrat e kësaj kulle do të ishin mbështetja kryesore e lëvizjes nacionaliste brez pas brezi, .Moni i vogël do të rritej përmes legjendave të kaluara si edhe shtypjes sistematike që Beogradi ushtronte ndaj viseve në Kosovë dhe trevat e tjera shqipatare. Kështu do të merrte mësimet e para në Llap ku do ushqehet me dashuri ndaj atdheut e urrejtje ndaj armikut. Nuk mund ta lëmë pa cekur se rol në edukimin e tij kombëtar do të luante edhe vëllau i madhë Fahriu, i cili për vite ishte rezistent në mbrojtjen e atdheut, ishte ndër ideatorët e parë të organizimit të rezistencës në vitet 88-90,98-99.
Pata rastin të njihem me këtë familje në vitin 88 përmes vëllaut tim Ibrahimit, që me Fahriun ishin bërthama e parë e rezistences të atyre viteve në Llap. Isha i ri, por disi miqësia jonë u shtua shumë dhe takoheshim shumë shpesh, ku këta na frymzonin me ndienja kombëtare.
Moni ishte i ri dhe mirë më kujtohet ajo fytyrë e qeshur e tij.Të gjitha këto e burrëruan Monin e ri që të ndjek rrugën e të parëve të tij,nuk mund të pajtohej edhe njëherë me coptimin e trojeve, që po bëhej nga pakoja e Ahtisarit.
Për herë të fundit këtë Dëshmor të Shqipërisë e takova ditën e premte në qytetin e Besianës, u përshëndetëm krejt shkurt, sepse dëgjonim me vëmendje fjalët e Albin Kurtit. Nuk më shkonte as mendja se ky do të ishte takimi ynë i fundit. Nuk më shkonte mendja se ai nesër do të ishte drita e parë që do të shëndriste për luftëtarët e tjerë, që kurrë nuk do të pajtohen me ripushtim dhe ricoptim të trojeve tona. Dëshmorëve të Kombit i shtohen edhe
dy emra të rinj. Dy emra që u kurorëzuan në emër të Zotit, por edhe dy emra të mëdhenj që u kurorëzuan nga kombi që s’di të vdesë, në llavën e madhe të padrejtësive historike.
Nuk gjej fjalë të shkruaj për mikun që tash veq është Dëshmori më i ri i Kombit, që ra në altarin e lirisë, duke mbrojtur me dinjitet të drejtën për të qenë i lirë, të drejtën për të vendosur vet për fatin tonë. Thash me vete; a është e mundur që pas 19 viteve prap të më rikujtohen dhembjet që dikur më hapnin plagë, a është e mundur që tash kur veq kan kaluar 7 vite nga një luftë e përgjakshme me armikun tonë shekullor, të bie në altarin e lirisë Dëshmori më i ri në Evropë, i cili ra duke protestuar për të mbrojtur lirinë e atyre që e vranë?!
A thua vallë , si do ta ndiejn veten ata? Kur i gjithë Kombi derdhë lot për bijët e tyre. A thua si do të ndihen kur të takohen me njerëzit ata që quhen SHPK? A do të skuqën në fytyrë, apo do të injorojnë popullin ashtu siq na injoronin policët pushtues me vite! A do të skuqen fytyrat e politikanëve tanë para kamareve televizive duke u shprehur ngushllime familjarëve të të rënve për lirinë edhe të tyre.A do të ndihet i skuqur njeriu që bart vlerat e UÇK-së Hashim Thaqi, që është zëdhënsi i së keqes që po na ndjellet.
A do të skuqet ish Komandanti që me krenari barti uniformën e UÇK-së e sot çka bënë me ushtarët e tij?.More zot, a jamë çmendur unë a janë çmendur ata të mjerë që ditën kritike cakrronin gotat me ndërkombëtarët në Veri të Kosovës? Nuk ka asnjë ndryshim! Sikur atëherë me '89 kur në rrugë vriteshin shqiptarët e shqipfolësit pinin verë a mastikë. Sa krenare ndihej familja Balaj para burrecave që kishin shkuar për kryshnoshë, Agim Çekut turpërisht iku me fjalë pak,por pse erdh Thaçi që nuk skuqej aspak para babait te dëshmorit, që me të drejtë duhej të kërkonte besë për të ardhur në konak, kur dihej se ishin vetë bashkëvrasës me gjithë grupin tjetër të rrencave..O zot thash me vete; më mirë është që nuk isha në ato momente në odën e Balajave kur shihja fytyrat që dikur ndiesha krenar me ta, e tash turprohem kur i shoh dhe kur mendoj se sa me forcë mbroja rrugën e tyre.
Burgosja dhe lufta e paskrupullt që ka filluar nga vendorët dhe ndërkombëtarët që janë fajtorë për vrasjen e të rinjëve, mundohen tu a hedhin lëvizjes! Kjo nuk përket me realitetin kur tash edhe publikisht shihet se si ata u vranë, dhe kishin planin që ta ekzekutonin edhe vet Albin Kurtin me bekimin e lidershipit tonë, vetëm e vetëm të realizoheshin qëllimet e tyre politike dhe pazaret me këtë pjese të Shqipërisë.
Qetësi nuk mund të gjeja as në shtëpi.Në mbrëmje ndiqja thirrjen e Hashim Thaçit drejtuar popullit e emituar nëpërmes mjeteve elektronike dhe mjerisht ma kujtoj thirrjen e Remzi Kolgecit që dikur i drejtohej popullit në këtë mënyrë. Nuk munda të shikoja deri në fund, sepse nganjëherë e ngatërronte leximin që bëntë në tekst. Ah sa të mërzitë miku, nuk përshkruhet me fjalë. Dorheqja e burrecit të vogël me emrin Fatmir Rexhepi, ishte një lojë e vogël, që ngjallte nervëri.
Çka është dashtë të bëhet këtë e dinë të gjithë. Rënja e krejt kësaj garniture politike që po e coptojnë Kosovën, do të ishte e udhës që të shkonin në Historinë e turpshme. Të krijohet një Qeveri e Unitetit me në Krye bacën Adem Demaqin, ku ka përkrahjen e gjithë popullit dhe kur dihet se tërë jetën ia ka kushtuar këtij populli..Krijimi i kësaj Qeverie të Unitetit do ta hudhte Pakon e Finokut tërsisht, për të përgatitur daljen në Referendum, ku populli do të vendoste me kë dhe se si do të jetojë. Jam i bindur që përkrahja e miqve tanë nuk do të mungonte dhe se ata do ta kishin aletain më të fuqishëm në Evropë. Qeveri, Presidencë dhe ju që jeni bartës të "Institucioneve" a nuk e shihni se populli do t'ju nxjerr ne rrugë, me hatër apo me dhunë.
Ikini, se keni vrarë njerëz!
Ikni, se keni shkelur betimin e dhënë!
Ikni marrja e zotit, se na qitët faqën e zezë, se dikur bëhet vonë.
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Rrëfimin në përvjetorin e Afrimit dhe Fahriut
Rrëfimin në përvjetorin e Afrimit dhe Fahriut, pothuajse nuk ke nevojë ta fillosh me një hyrje për biografinë e tyre të lindjes. Këta dëshmorë të kombit i njeh e tërë Shqipëria. Të gjithë e dinë se Fahriu u lind në Llaushë, kurse Afrimi në Llugë të Besianës. Është veprimtaria e tyre revolucionare dhe patriotike ajo që ata i bëri të njohur e të dashur për popullin tonë.Ata i duan të gjithë sepse luftuan që t’ia heqin lakun prej fyti këtij populli. Qenë pranë secilit, vuajtën për secilin prej nesh. Na prekën me dorën e tyre secilin prej nesh. Thjeshtësia prej punëtori, dashuria dhe humaniteti, buzëqeshja dhe humori së bashku edhe me qëndrimin prej militantit revolucionarë - komponente këto që aq bukur gërshetoheshin në personalitetet e tyre. Folën me çdo njeri që në shpirtë e ka atëdheun, dhe, secili prej këtyre i ndjeu ata të tjerëve ua kalli datën pushka e tyre. Vërtetë çfar të dhënash biografie janë të nevojshme që të sillen në një shkrim të shkurtër, që t’i njohim dëshmorët? A mjafton të dijmë se ata kanë lindur, janë rritur, shkolluar…Çka ka në jetën e tyre që nuk do ta mësojmë dot? Çka duhet të mësojmë prej punës së tyre, prej aktit të rënjes së tyre në fushëbetejë? Për të gjithë dëshmorët, si edhe për Afrimin e Fahiun të cilët patën një jetë dhe veprimtari të bujshme dhe të pasur politike ilegale, është tepër e pamjaftueshme të thurësh një artikull për biografitë e tyre. Ata jetuan dhe vepruan në një kohë të pushtimit, gjendje e cila mbretëron edhe sot e kësaj dite. Njohja dhe takimi me ta është i rëndësishëm pikërisht në këtë moment – në çështjen politike, në pikën ku ata lanë gjurmët e pashlyeshme të një rruge që ne duhet ta çojmë më tutje, në çështjen e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar që ishte edhe rruga e tyre. Poqese nuk do ta nxjerrim një konkludim nga tërë ajo veprimtari e çmuar e dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, dhe ta vendosim atë në shërbim të veprimit për të ardhmen, ne luhatemi dhe u hyjmë në hak të gjithë dëshmorëve dhe popullit tonë. Kjo duhet të materializohet në praktikë ashtu që veprimtaria e tyre e cila ishte e kushtuar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet, të jetë frymëzim i vendosur për të gjithë ne në çuarjen më tutje të kësaj rruge që nisën të parët tanë, dëshmorët që ranë me pushkë në dorë dhe lufta ua ndërpreu hapin fizik, por që të themi se ideali i tyre na prinë duhet të punojmë në rrugën e tyre për çlirimin e tokave dhe bashkimin e tyre. Figurat e dëshmorëve, Afrimt e Fahriut, është mjaft e pasur me shembuj sakrifice për të na mësuar se si duhet të punohet për atdheun, mbi të gjitha se si duhet të vdiset për të kur e kërkon nevoja. Por, edhe pse figura e këtyre dëshmorëve është shumë e madhe, prapa saj nuk mund të fshihen demagogët as ata që e lëshuan rrugën e tyre. Ata mundohen që edhe dëshmorë t’i ndajnë, ashtu siç ishin ndarë vetë nga rruga e tyre, ashtu siç kishin lënë në gjysmë amanetin e tyre dikurë, ashtu qysh edhe sot po përpiqen për atë që nuk ranë dëshmorët. Ata ranë në altarin e lirisë së bashku dhe me këtë simbolizojnë bashkimin e jo ndarjen Askush nuk do të mund që në emër të rrugës së tyre të promovoj idera e zgjidhje të ndryshme pa vlerë për fatin e çështjes sonë kombëtare. Ideja dhe veprimtaria e tyre ishte decidive dhe e qartë: çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet. Dëshmorët nuk lanë asnjë shteg tjetër për zgjidhje të mesme. Afrimi e Fahriu, kishin konstatuar këtë fakt politik, shkencorë dhe historik me aq vendosmëri sa që këtij qëllimi ia kushtuan edhe jetën e vet. Me gjakun e tyre vulosën edhe drejtësinë e ideve të tyre politike. Por, jo vetëm kaq. Ata u bënë udhërrëfyesit e mëdhenj për të na prirë praktikisht sa ishin gjallë kurse tani moralisht deri në fund në zgjidhjen e vetme të mundshme , në atë të çlirimit dhe bashkimit të trojeve tona në një shtet. Të gjithë ata që do të veprojnë në këtë rrugë – do të jenë me rrugën e tyre. Koha në të cilën po jetojmë kërkon dorën e Fahriut e të Afrimit, dhe të të gjithë shokëve tjerë që ranë në fushën e nderit. Koha kërkon devotshmërinë dhe vendosmërinë e tyre. Të gjithë ata që e shohin veprimtarinë e tyre, do të mësojnë se ata nuk njohën zbrapsje as përkulje. Tek ata mbizotëroi një moral i lartë dhe një bindje e patundur në rrugën e lirisë. Fryma e tyre është luftë e papushim deri në fitore. Dorën e tyre nuk mund ta gjejmë në asnjë rrugë tjetër, në asnjë artikull për biografinë e tyre, në asnjë poezi. Atë, siç thotë dëshmori Bahri Fazliu, do ta gjejmë vetëm nëse ecim në rrugën e tyre.
Afërditë Kaçiu 29 tetor 2003
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Rrëfimin në përvjetorin e Afrimit dhe Fahriut
Rrëfimin në përvjetorin e Afrimit dhe Fahriut, pothuajse nuk ke nevojë ta fillosh me një hyrje për biografinë e tyre të lindjes. Këta dëshmorë të kombit i njeh e tërë Shqipëria. Të gjithë e dinë se Fahriu u lind në Llaushë, kurse Afrimi në Llugë të Besianës. Është veprimtaria e tyre revolucionare dhe patriotike ajo që ata i bëri të njohur e të dashur për popullin tonë.Ata i duan të gjithë sepse luftuan që t’ia heqin lakun prej fyti këtij populli. Qenë pranë secilit, vuajtën për secilin prej nesh. Na prekën me dorën e tyre secilin prej nesh. Thjeshtësia prej punëtori, dashuria dhe humaniteti, buzëqeshja dhe humori së bashku edhe me qëndrimin prej militantit revolucionarë - komponente këto që aq bukur gërshetoheshin në personalitetet e tyre. Folën me çdo njeri që në shpirtë e ka atëdheun, dhe, secili prej këtyre i ndjeu ata të tjerëve ua kalli datën pushka e tyre. Vërtetë çfar të dhënash biografie janë të nevojshme që të sillen në një shkrim të shkurtër, që t’i njohim dëshmorët? A mjafton të dijmë se ata kanë lindur, janë rritur, shkolluar…Çka ka në jetën e tyre që nuk do ta mësojmë dot? Çka duhet të mësojmë prej punës së tyre, prej aktit të rënjes së tyre në fushëbetejë? Për të gjithë dëshmorët, si edhe për Afrimin e Fahiun të cilët patën një jetë dhe veprimtari të bujshme dhe të pasur politike ilegale, është tepër e pamjaftueshme të thurësh një artikull për biografitë e tyre. Ata jetuan dhe vepruan në një kohë të pushtimit, gjendje e cila mbretëron edhe sot e kësaj dite. Njohja dhe takimi me ta është i rëndësishëm pikërisht në këtë moment – në çështjen politike, në pikën ku ata lanë gjurmët e pashlyeshme të një rruge që ne duhet ta çojmë më tutje, në çështjen e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar që ishte edhe rruga e tyre. Poqese nuk do ta nxjerrim një konkludim nga tërë ajo veprimtari e çmuar e dëshmorëve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia, dhe ta vendosim atë në shërbim të veprimit për të ardhmen, ne luhatemi dhe u hyjmë në hak të gjithë dëshmorëve dhe popullit tonë. Kjo duhet të materializohet në praktikë ashtu që veprimtaria e tyre e cila ishte e kushtuar për çlirimin dhe bashkimin e trojeve shqiptare në një shtet, të jetë frymëzim i vendosur për të gjithë ne në çuarjen më tutje të kësaj rruge që nisën të parët tanë, dëshmorët që ranë me pushkë në dorë dhe lufta ua ndërpreu hapin fizik, por që të themi se ideali i tyre na prinë duhet të punojmë në rrugën e tyre për çlirimin e tokave dhe bashkimin e tyre. Figurat e dëshmorëve, Afrimt e Fahriut, është mjaft e pasur me shembuj sakrifice për të na mësuar se si duhet të punohet për atdheun, mbi të gjitha se si duhet të vdiset për të kur e kërkon nevoja. Por, edhe pse figura e këtyre dëshmorëve është shumë e madhe, prapa saj nuk mund të fshihen demagogët as ata që e lëshuan rrugën e tyre. Ata mundohen që edhe dëshmorë t’i ndajnë, ashtu siç ishin ndarë vetë nga rruga e tyre, ashtu siç kishin lënë në gjysmë amanetin e tyre dikurë, ashtu qysh edhe sot po përpiqen për atë që nuk ranë dëshmorët. Ata ranë në altarin e lirisë së bashku dhe me këtë simbolizojnë bashkimin e jo ndarjen Askush nuk do të mund që në emër të rrugës së tyre të promovoj idera e zgjidhje të ndryshme pa vlerë për fatin e çështjes sonë kombëtare. Ideja dhe veprimtaria e tyre ishte decidive dhe e qartë: çlirimi dhe bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet. Dëshmorët nuk lanë asnjë shteg tjetër për zgjidhje të mesme. Afrimi e Fahriu, kishin konstatuar këtë fakt politik, shkencorë dhe historik me aq vendosmëri sa që këtij qëllimi ia kushtuan edhe jetën e vet. Me gjakun e tyre vulosën edhe drejtësinë e ideve të tyre politike. Por, jo vetëm kaq. Ata u bënë udhërrëfyesit e mëdhenj për të na prirë praktikisht sa ishin gjallë kurse tani moralisht deri në fund në zgjidhjen e vetme të mundshme , në atë të çlirimit dhe bashkimit të trojeve tona në një shtet. Të gjithë ata që do të veprojnë në këtë rrugë – do të jenë me rrugën e tyre. Koha në të cilën po jetojmë kërkon dorën e Fahriut e të Afrimit, dhe të të gjithë shokëve tjerë që ranë në fushën e nderit. Koha kërkon devotshmërinë dhe vendosmërinë e tyre. Të gjithë ata që e shohin veprimtarinë e tyre, do të mësojnë se ata nuk njohën zbrapsje as përkulje. Tek ata mbizotëroi një moral i lartë dhe një bindje e patundur në rrugën e lirisë. Fryma e tyre është luftë e papushim deri në fitore. Dorën e tyre nuk mund ta gjejmë në asnjë rrugë tjetër, në asnjë artikull për biografinë e tyre, në asnjë poezi. Atë, siç thotë dëshmori Bahri Fazliu, do ta gjejmë vetëm nëse ecim në rrugën e tyre.
Afërditë Kaçiu 29 tetor 2003
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Fadil Vata në kujtesën time
(me rastin e 17-vjetorit të vdekjes)
Shkruan: Nezir Myrtaj
Më 25 prill 2007 bëhen 17 vjet prej ndarjes nga ne, të veprimtarit të shquar
të çështjes kombëtare, Fadil Vata, i lindur më 1062 në Sallagrazhdë të
Therandës. Qysh në bangat e shkollës së mesme në Therandë, Fadili me një
rreth shokësh, fillon të bashkëjetojë me hallet e Kosovës e të pjesës së
robëruar të popullit shqiptar nën ish-Jugosllavi. Demonstratat e fuqishme të
pranverës së vitit 1981, atë e gjejnë në shërbimin ushtarak në Pozharevc të
Serbisë. I ndodhur në këtë shërbim, më 2 maj të vitit 1981 arrestohet nga
shërbimi i sigurimit shtetëror dhe pas disa muajsh hetimesh i akuzuar për
veprimtari nga pozitat e “nacionalizmit” dhe “irredentizmit” shqiptar,
dënohet me 7 vjet burg. Dërgohet në vuajtje të dënimit në burgun famëkeq në
Zabellë të Pozharevcit.
Jam i bindur se të gjithë ata që e kanë njohur nga afër Fadil Vatën, ndihen
të lumtur e të privilegjuar. Njëri prej tyre jam edhe unë. Dhe, në qoftë se
është e vërtetë ajo që thuhet se, më shumë se në çdo vend tjetër, njeriu në
burg njeh veten dhe mikun, unë pikërisht në rrethana burgu pata fatin ta
njoh Fadilin.
Ishte maji i vitit 1984, kur mua së bashku me disa shokë të prangave më
larguan nga burgjet e Kosovës e më vendosën në burgun famëkeq të Pozharevcit
në Serbi. Që në ditët e para të qëndrimit në regjim karantine të këtij
burgu, nga disa të burgosur të nacionaliteteve të tjera kisha kuptuar se në
pavijonet e ndryshme ndodheshin disa dhjetëra të burgosur shqiptarë, të
dënuar për vepër politike. Natyrisht, kjo nuk ishte ndonjë informatë e
jashtëzakonshme për mua, sepse atëherë nuk kishte burg në Jugosllavi ku të
mos kishte shqiptarë të dënuar politikisht. Mirëpo, thënë të drejtën, pas dy
vjet e gjysmë burgu të regjimit hetues, prisja me padurim takimin me shokë
të rinj të idealit.
Nuk mund ta harroj kurrë çastin e parë të takimit me Fadilin, pak përtej
pavijonit-karantinë, në afërsi të objektit të ngrohtores së kampit. Ishte
gjysma e dytë e majit të vitit 1984. Ishte termini i shëtitjes së rregullt
ditore në atë periudhë regjimi në karantinë. Meqenëse oborri i pavijonit
ishte afër fushës së sportit, Fadili, sapo na vëren nga vendi ku ishte duke
punuar disa punë ndërtimtarie pranë kësaj fushe dhe meqenëse ai tashmë
kishte kuptuar se në burgun e Zabelës ato ditë kishin arritur disa të
burgosur të tjerë politikë shqiptarë, në mënyrë të pahetueshme arrin deri në
një afërsi të caktuar dhe paraqet njoftimin e tij. Ai, me shkathtësinë dhe
gjallërinë që e karakterizonin jep dhe merr informacionet lidhur me numrin e
të burgosurve shqiptarë në këtë burg, për gjendjen, si dhe për emrat e disa
prej tyre. Ky ishte takimi im i parë me një të burgosur politik shqiptar në
burgun e Pozharevcit.
Dëshira për të vënë kontaktin me ne si të burgosur të ardhur nga Kosova,
informacionet e shumta e të shpejta që na i dha, si dhe interesimi i tij për
të ditur sa më shumeëpër ne, krijuan te unë përshtypjet e para për Fadilin,
si për një të ri energjik, të shkathtë, trim, i afërt e solidar. Këto
përshtypje, së shpejti u bënë realitet. Pasi më nxorën nga karantina, në
muajin qershor, më vendosën në pavijonin numër 5, ku ndodhej edhe Fadili.
Kjo rastësi ma krijoi mundësinë që virtytet e tij njerëzore t’i njoh e t’i
provoj edhe për së afërmi, ditë për ditë. Për më shumë se një vit, në këtë
pavijon, unë dhe shokët e tjerë, ndamë me Fadilin, gëzimet e hidhërimet,
shqetësimet e preokupimet, madje edhe ëndrrat dhe ushqimet, të cilat i
merrnim nga familjet tona gjatë vizitave.
Fadili kishte një aftësi të jashtëzakonshme të depërtojë në qenien e shokut
e mikut. Ai të bënte për vete me çiltërsinë e tij absolute shpirtërore, me
ndjenjat e sinqerta, me harenë e përhershme, me humorin e ngrohtë e me zërin
e ëmbël, me të cilin shpesh këndonte bukur pjesë të këngëve lirike e epike.
Fadili kishte prirje të theksuar për këngë e humor. Në fytyrën e tij do të
mund të vëreje seriozitet e krenari, por kurrë zymtësi, lodhje apo vuajtje.
Në mesin e të gjithë shokëve dhe në çdo kohë e situatë, ai rrezatonte
ndjenja optimizmi e dashurie vëllazërore. Këto ndjenja ka pasur fatin t’i
provojë shumica e të burgosurve politikë shqiptarë të asaj kohe në burgun e
Pozharevcit.
Meqenëse një pjesë e pavijonit numër 5 shërbente si vend i caktuar ku bënin
pushimin vjetor të burgosurit e të gjitha pavijoneve të tjera të angazhuar
në punë, për të burgosurit politikë shqiptarë të këtij pavijoni ky ishte një
rast i veçantë për të kontaktuar me të burgosurit politikë të pavijoneve të
tjera. Ky rast ishte i mirëseardhur, sidomos për Fadilin, i cili, në mungesë
të punëve të rregullta në sektorin e ndërtimtarisë, shpesh kishte kohë të
lirë, prandaj atë ua kushtonte pothuajse të tërën shokëve që vinin në dhomën
e pushimit vjetor. Ai qëndronte e bisedonte me ta, lexonte e shkëmbente
mendime të ndryshme, por bënte edhe plane organizimi për të ardhmen.
Fadili kishte një horizont të gjerë të njohurive, si rezultat i punës së
pandërprerë intelektuale. Ai kishte një vullnet të pathyeshëm për të mësuar
gjëra të reja dhe në të gjitha fushat. Atë mund ta shihje duke lexuar, sa
Kapitalin dhe vepra të tjera ekonomike, sa Antidyringun e Engelsit, sa
filozofinë e Hegelit, sa vepra historike, letrare e artistike. Prandaj, te
ai mund të gjeje ideologun dhe intelektualin me të cilin mund të bisedoje
për artin, filozofinë, historinë, shkencën... Me një fjalë, te ai gjeje
njeriun e kompletuar.
Me interesim fanatik përcillte shtypin ditor dhe atë periodik, sidomos
lidhur me ngjarjet në Kosovë. Atij nuk i shpëtonte asnjë cep gazete pa e
lexuar dhe kishte një aftësi të jashtëzakonshme të komentimit të shkrimeve.
Tërë preokupimi i Fadilit, tërë qenia e tij shpirtërore ishte në Kosovë. Në
Pozharevc kishte vetëm trupin.
I kujtoj si sot momentet, kur unë me shokët e dhomës, Bejadinin, Imerin,
Samiun e Skënderin, pas orarit të punës ktheheshim nga reparti në pavijon
dhe aty gjenim Fadilin. Në sytë e tij lexoja kureshtjen për të na treguar
ngjarje të reja politike të lexuara në shtyp. Sapo rreshtoheshim dhe
niseshim për në mensë, ai më fuste dorën nën sqetull dhe fillonte të
komentonte përmbajtjen e shtypit. Sidomos me kureshtje i përcillte proceset
gjyqësore kundër shqiptarëve në Kosovë e kudo në ish-Jugosllavi, të cilat në
atë kohë ishin pothuajse të përditshme. Me një kujdes të veçantë
regjistronte në kujtesë fjalët e mbrojtjes të të akuzuarve dhe mbushej
entuziazëm kur mbrohej fuqishëm kërkesa politike për republikën e Kosovës.
Fadili ishte atdhetar me ndjenja të kulluara. Ai i donte atdheun dhe
popullin e tij, jo sa për formë e modë, por me pasion të kultivuar
atdhedashurie. Për të nuk kishte interes më të lartë sesa interesi i
atdheut, por as dashuri më të madhe se ajo për atdheun.
Revolucionariteti dhe qëndrimi dinjitoz i Fadilit, nuk mund të mos tërhiqnin
edhe vëmendjen e autoriteteve të burgut në Pozharevc. Këto autoritete i
pengonte qëndrimi i tillë, i cili demaskonte politikën antishqiptare të
shtetit të tyre. Prandaj, në korrik të vitit 1985, këto autoritete ia
përgatisin Fadilit, përmes një spiuni që përgjigjej për vrasje,
provokacionin për të mundësuar futjen e tij në çeli në pavijonin numër 7.
Atij iu sajua akuza lidhur me motivacionin për komplot dhe po për të njëjtin
motiv, atë ditë, në çeli u dërgua edhe Sami Kurteshi, i dënuar politik që
ishte në të njëjtin pavijon me Fadilin. Derisa po mbanin dënimin prej 30
ditësh në çeli, Fadili e Samiu arrijnë t’i koordinojnë qëndrimet, gjatë
kohës së shëtitjes në oborrin e këtij burgu, në mënyrë që pas vuajtjes së
dënimit, të mos pranojnë të qëndrojnë në dhomat izoluese me të burgosurit
ordinerë serbë. Në repartin e izolimit të pavijonit numër 7, po mbaheshin të
burgosurit më degjenerikë që kishte prodhuar sistemi jugosllav: vrasës të
pandreqshëm, kriminelë recidivistë, hajna të ushtruar... Prandaj, Fadili e
Samiu kishin vendosur ta refuzonin qëndrimin në një dhomë me këta të
burgosur dhe kishin planifikuar të shpallin grevë urie në qoftë se do të
ndodhte një detyrim i tillë. Dhe kështu edhe ndodhi. Pasi dalin nga çelitë,
ata dërgohen në dhomat e izolimit me serbë. Atë ditë ata hyjnë në grevë
urie, në shenjë proteste, por edhe solidarizimi me grevën e urisë që
ndërkohë kishin nisur të burgosurit politikë shqiptarë në dhomat e tjera të
izolimit, për shkaqe të kushteve të rënda të vuajtjes dhe trajtimit
antinjerëzor të tyre. Në këtë kështjellë mesjetare (pavijoni numër 7) po
mbaheshin që prej disa vitesh rreth 20 të burgosur politikë shqiptarë. Disa
muaj më parë, në atë regjim burgu ishte vendosur edhe dëshmori Afrim Zhitia,
shok i afërt i Fadilit.
Për shkak të grevës së urisë, Fadili e Samiu dënohen përsëri edhe me nga 30
ditë vuajtjeje në çeli, pas së cilës ndalohen në regjim izolimi, po ashtu në
pavijonin numër 7, ku regjimi i burgut ishte me mbikëqyrje të përforcuar. Në
këtë lloj burgu mbaheshin të burgosurit të cilësuar si problematikë, por të
burgosurit politikë shqiptarë në këto kushte mbaheshin, jo pse ishin
problematikë, apo me qëllim të disiplinimit të tyre, por për t’iu hakmarrë
qëndrimit të tyre krenar e të pathyeshëm e për t’ua dëmtuar shëndetin. Ky
ishte edhe qëllimi i ndëshkimit të Fadilit, megjithëse kishte disa muaj prej
që te ai ishin paraqitur shenjat e një dhembjeje të vazhdueshme.
Qysh në pranverë të vitit 1985, para se të izolohej, Fadili ankohej për
dhembje në shpinë. Si pasojë e kësaj dhembjeje, ai paraqitej shpesh te mjeku
dhe kërkonte të lirohej nga puna fizike. Për ne shokët e tij, këto shenja,
me të vërtetë ishin brengosëse, por meqenëse shëndeti i tij ishte paksa
delikat, shpresonim se ishte fjala për ndonjë pasojë ftohjeje. Me këto
shenja sëmundjeje në trup, Fadili u vendos në tipin e mbyllur të burgut,
kushtet e të cilit, pa dyshim do t’ia shpejtojnë zhvillimin e sëmundjes.
Në vjeshtë të vitit 1985, gjendja shëndetësore e Fadilit u rëndua, prandaj,
autoritetet e burgut u detyruan ta dërgojnë në spitalin ushtarak të
Beogradit, ku i nënshtrohet një operacioni të rëndë.
Ishte i papërshkrueshëm gëzimi kur disa muaj pas këtij operimi, Fadilin e
pamë sërish në mesin tonë, megjithëse në kushte të njëjta burgu dhe pa
mundësi takimi të drejtpërdrejtë. Gëzim i papërshkrueshëm ishte edhe për
Fadilin, të jetë sërish në dhomë me Afrim Zhitinë, Halil Selimin, Sabit
Veselin. Ai nuk pranon ofertën e zyrtarëve të burgut, që për shkak të
gjendjes shëndetësore, të vendosej në trajtim të burgut për persona të
sëmurë, vetëm që të mos ndahej prej shokëve. Parapëlqente të ishte me ta në
një hapësirë të ngushtë, pa ajër e pa dritë të mjaftueshme.
Fadili i kishte të rrallë shokët me ndjenjë solidariteti si të tij. Kur në
fillim të vitit 1987, të burgosurit politikë të pavijonit numer 7, refuzuan
shëtitjen në shenjë proteste kundër shkeljes së të drejtës ligjiore për
shfrytëzimin e kësaj shëtitjeje, Fadili iu bashkua këtij bojkoti, përkundër
insistimit të shokëve që të mos solidarizohej. Ai kishte vetëm edhe disa
muaj burg, por dëshironte t’i bashkëjetonte me shokët deri në fund, sfidat e
burgut.
Me daljen e Fadilit nga burgu, ishim të bindur se lëvizjes sonë kombëtare po
i shtohej një shtyllë e fortë. Dhe kështu edhe ndodhi. Ai, bashkë me Afrim
Zhitinë, i cili doli nga burgu disa muaj pas Fadilit, u bënë ndër bartësit
kryesorë të veprimtarisë së organizuar kombëtare në ato vite të fundit të
dekadës së nëntë të shekullit të kaluar. Të përgatitura e të kalitura në
kushte burgu për ta shpënë më tej luftën për liri, këto dy kuadro të
palodhshme të lëvizjes për liri, nga ky angazhim i palodhshëm, i ndau vetëm
vdekja.
Pas rënies së Afrimit, në nëntor të vitit 1989, lajmi për ndarjen e Fadilit
nga jeta, në pranverën e vitit 1990 ishte një tjetër goditje e rëndë për
shokët e tyre në burg. Ne kishim kuptuar për gjendjen e Fadilit në spitalet
e Zvicrës. Kishim kuptuar për forcën e mbinatyrshme me të cilën ai po i
përballonte dhembjes, por edhe për optimizmin për të ardhmen dhe vullnetin
për punë. Ai deri në minutat e fundit të jetës, nuk reshti së punuari për
çështjen e atdheut, me vendosmërinë të cilën do ta shprehnin vargjet e
Hygosë:
Askush nga zemra ime s'ma heq këtë qëllim,
Këtë vullnet e zjarr, vrull, kushtrim, dëshirë!
Për mua, sikurse edhe për të gjithë shokët e tjerë të idealit e të vuajtjes,
që e njohën, Fadil Vata ishte shëmbëllim i shpirtit fisnik e i karakterit
burrëror. Ndonëse i ri në moshë, ai kishte personalitet të formësuar të një
burri të fortë e të pjekur. Këtë personalitet mund ta takoje vetëm te
personazhet e romaneve që tipizojnë luftëtarët e epokës së revolucioneve
nacionale. Te ai mund të shihje të riun serioz e krenar, Qemal Stafa; të
burgosurin e pathyeshëm, Antonio Gramshi, poetin kryengritës të revolucionit
hungarez, Shandor Petëf e figura të tjera unikate.
Duke pasë personalitet të kompletuar të luftëtarit të lirisë dhe shpirt të
mbrujtur me ideale humane, Fadili personifikonte në mjedisin e tij, në
mënyrën më të shkëlqyeshme dinjitetin e të burgosurit politik shqiptar.
Këtij mjedisi, ai kishte arritur t’ia imponojë respektin për këtë të
burgosur, edhe pse kundër tij po zhvillohej fushatë e egër shtetërore
komprometuese. Takti i matur dhe sjelljet korrekte të Fadilit, kishin
përvetësuar edhe simpatinë e të burgosurve ordinerë të dhomës së tij të
burgut, në kohën para se të izolohej. Në dhomën e katit të dytë të pavijonit
numër 5, ai ishte i vetmi i burgosur politik shqiptar, në mesin e vrasësve,
kriminelëve, hajdutëve e të devijantëve të ndryshëm të shoqërisë së
atëhershme jugosllave dhe megjithatë nuk kishte asnjë fërkim me ta. Në mesin
e këtyre krijesave, do të mund të qëndronte i patrazuar vetëm ai që do të
kishte aftësinë e Fadilit për të imponuar qëndrimin, autoritetin dhe
respektin ndaj tij. Ai ishte i afërt e dashamirës me këta fatzinj.
Komunikonte me ta, u bënte ndonjë të mirë e i këshillonte, duke mos i
trajtuar si kriminelë, vrasës, hajdutër e devijantë, por si viktima të një
shoqërie të kalbur.
Kanë kaluar 17 vjet qëkur Fadil Vata, fizikisht u nda nga gjiri familjar,
nga shokët e idealit, nga miqtë dhe populli i tij. Shtatëmbëdhjetë vjet nuk
janë pak, e sidomos në qoftë se me këto vite krahasohen ngjarjet e mëdha të
cilat i ka përjetuar Kosova dhe populli i saj. Megjjithatë, këto vite, sado
të rënda të kenë qenë, nuk kanë arritur dot ta zvetënojnë kujtimin për birin
vetëmohues të Kosovës, siç ishte Fadil Vata. Përkundrazi, emri, vepra dhe
figura e tij, duke qenë mishërim i idealeve për fitoret e djeshme e të
nesërme të lirisë, do të ruajnë shkëlqimin e tyre të përjetshëm.
Dhe sot, mund të themi:
Po të mos kishte Kosova bij si Fadil Vata, pa dyshim nuk do të mund të
mbijetonte fryma e rezistencës sonë kombëtare; Pa luftëtarët e paepur si
Fadil Vata, sigurisht nuk do të mund të formohej Ushtria Çlirimtare e
Kosovës; Pa trimat si Fadil Vata, Kosova nuk do të mund ta sfidonte
pushtuesin shekullor serb e ta largonte atë që këtej; Pa bij të mençur, të
vendosur e të sinqertë si Fadil Vata, Kosova nuk do të arrijë të ketë liri
të plotë dhe as pavarësi normale e të pambikëqyrur; Pa idealistë si Fadil
Vata, Kosova nuk do ta ketë të sigurt të ardhmen e saj.
Fadil Vata do të jetë shembull frymëzimi për të gjithë ata që e aspirojnë
lirinë dhe çmojnë frytet e saj.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Vetë jeta është një luftë,e cila po s’u katrrithe fort për toke,do të të marrë me valëte saj dhe pastaj, vaj halli për ty ! Afrim Zhitia
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.
Me rastin e rivarrimit ne Polacë te deshmorve te rene ne lufte kunder pushtuesit serbë me 1999 mora keto gjirime tronditese, mese 80 heronje te kombit i varrosem ate dite, ishte rrenqethese, nuk mund te them se krenohem por jeta eshte e tille e e pa drejte; te vdiset ne lulen e rinisë eshte tmerr ! Ne ato momente thua,; pse athua une jetoje e aat jo ?
Pra eshte e padrejte....
Nuke di se si keta politikan te sotit nuk mendojne per keta trima.
Qe ketu nje video nga ky rivarrim;
http://video.google.fr/videoplay?doc...74367406437918
I Leht u qoft dheu te gjitheve pa mar parasysh se kur kan rene.
Sui generis
Krijoni Kontakt