Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 45
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Vajzë_Mistrece
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47

    Kujtim dëshmorëve të Kosovës!

    Verëne vitit 1998 populli i Kosoves u masakrua ne menyrat me te tmerrshme nga njerezit e Milloshevicit. U vrane burra, u masakruan gra e femije. Ne kete kohe te veshtire kur shqiptaret e Kosoves po ndesheshin me armikun shekullor, kreret e Shqiperise benin takime ne Krete. Megjithese zeri i shtetit shqiptar u mungonte shqiptareve te Kosoves zerat e nacionalizmit dhe demokracise kombetare nuk heshten.

    "Kosova eshte problemi i problemeve per kombin"-thote Azem Hajdari nje dite para vrasjes me 11 Shtator 1998 ne denoncimin e tij historik kunder tradhetise kombetare te krereve neokomuniste te Shqiperise. Tani atje eshte derdhur shume gjak jane hapur shume varre jane bere shume krime vazhdonte A. Hajdari, vecse per nje gje jam i bindur : Kosova nuk nenshtrohet me dhe sido qe te ndodhe ajo do te fitoje lirine per kete te jeni te sigurt, ajo eshte djepi i lirise , atje eshte lulja dhe krenaria e kombit." Keshtu tha A. Hajdari mbi te cilin u sulen barbaret e kombit dhe te demokracise kombetare. Ai mbylli syte me gjumin e perjetshem me endrren dhe deshiren e madhe me te madhen deshire ate te lirise se Kosoves dhe te bashkimit kombetar.

    (marre nga radio kontakt)
    Mbahu, Nëno, mos ki frikë,
    se ke djemtë n'Amerikë!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Vajzë_Mistrece
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Nje fakt i rendesishem historik

    Dardanet, kjo pjese e shquar e lirise, paraardhesit e shqiptareve te Kosoves, kane marre pjese shtate shekuj para lindjes se Krishtit ne luften e trojes si miq te Eneas legjendar. Ne vepren e Virgjilit Eniada , Enea ne nje moment u drejtohet dardaneve, (qe erdhen ne lufte pas nje udhe te gjate) thote: "O drite e Dardanise, ti shpresa me e embel e trojaneve pse u vonove kaq?"
    Drite kjo qe ndricon ne histori plot 27 shekuj e cila nuk shuhet kurre, kot mundohen barbaret ardhacaket e stepave te Rusise.


    ------------------------------------------------------------------------------------

    Vargjet e Haxhi Vokshit, "Betimi"

    Eshtrat ja kemi falur
    per ti lidhur brinjet e veta,
    duart ja kemi dhuruar
    per te ngritur permendore,
    fjalen e kemi dhene
    per te ardhur pranvera,
    ne kete toke jemi betuar
    e madhe bese e jona.

    ------------------------------------------------------------------------------------

    Se i lashte i pare i ballkanit jam,
    kete ma verteton gjuha qe flas gjaku qe kam,
    Se i lashte i pare i ballkanit jam,
    Kete ma verteton trualli nen kembe qe kam,
    Se po nga ky truall eshtrat mishi e lekura ime jane ,
    Se i lashte i pare i ballkanit jam,
    Kete ma verteton qielli , dielli mbi koke qe kam.
    Se formen e ketij dielli nga te paret e te pareve ne ballkan
    Kafka zemra ime mban.
    Se i lashte i pare i ballkanit jam,
    Kete ma vertetojne detrat, malet, fushat, lumenjte
    Varret perreth qe kam.
    Se i lashte i pare i ballkanit jam,
    Jam zjarri vete shpirti Prometean jam
    Kafka gjuha ilire jam.
    Mbahu, Nëno, mos ki frikë,
    se ke djemtë n'Amerikë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Vajzë_Mistrece
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Muhaxhiret ( Balade Kosovare)

    C'ka kane bjeshket o bre qe ushtojne.
    C'ka kane lugjet o bre qe po fshajne,
    C'ka kane malet qe s'mugullojne,
    C'ka ka hana qe s'po shndrit,
    C'ka ka djelli qe s'po ban drite,
    C'ka kane shpendet qe s'po knojne,
    C'ka kane qyqet o bre qe s'vajtojne.

    Muhaxhiret kah po shkojne,
    Kane lan toke e kane lane shpi,
    Kane lane dhen e kane lane dhi,
    Kane lane buken cerek me hi,
    Kane lane corben n'veksht te zi,
    Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
    Kane shkue miqte buke po u ngi,
    Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
    Kane lane pajen cikat pa marue,
    Kane met nuset te dhandri pa shkue,
    Kane met krushqit e bre pa u kthye,
    Kane met djemte o dhander pa hi,

    Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojne,
    Dru e gure o bre c'po vajtojne,
    Bari n'toke o bre s'po mbin,
    muhaxhiret kane marre dynjane n'sy
    Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
    Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
    Vdesin gra e vdesin femije.

    Muhaxhiret bre kah po shkojne ,
    Per ta malet po vajtojne,
    buke pa ngrane e uje pa pi,
    Kane marre udhen per Shqipni,
    Udhen e gjate o bre per Turki,
    oh..kush njeh Zot, bre din e iman
    Muhaxhireve konak ju ban,
    Muhaxhiret brenda i shtin,
    Shtronju mire o bre per me fjet,
    Se ju con Zoti n'xhehnet,
    Se jua kthen o Zoti n'nahiret.
    Mbahu, Nëno, mos ki frikë,
    se ke djemtë n'Amerikë!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e zeus
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Këtu
    Postime
    944

    Post

    ----------------------------------------------


    Respekt dhe mirenjohje!

    ----------------------------------------------
    Në botë ka 10 lloje njerëzish: ata që kuptojnë sistemin binar, dhe ata që nuk e kuptojnë!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Lekë Rezniqi
    Anëtarësuar
    06-06-2002
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    240
    Vajzë Mistrece të jam shumë mirënjohës për këtë temë.

    Vera 1998 e pas ka qenë si të "përjetosh ferrin për së gjalli"...

    Leka nga Prishtina
    Ti Shqipëri më jep nder më jep emrin Shqipëtar.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Vajze mistrece,

    Ju jam mirenjohes gjithashtu per kete teme.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Vajzë_Mistrece
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Përshëndetje,

    Kenaqesia eshte e imja.


    te fala,
    "vajze_mistrece"
    Mbahu, Nëno, mos ki frikë,
    se ke djemtë n'Amerikë!

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e harmonies
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    181
    BRUTORUM AETERNITAS SUBOLES UIRORUM FAMA MERITA ET INSTITUTA

    "The eternity of brutes (consists in their) offspring; (that) of men (in their) fame, earned and established."

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Vajzë_Mistrece
    Anëtarësuar
    28-11-2002
    Vendndodhja
    Florida, USA
    Postime
    47
    Vellim poetik recituar ne teatrin kombetar ne Tirane.

    Me jepni nje lule nga toka e perzhitur,
    Me jepni nje lule, te bardhe, te kuqe a si te doni,
    Me jepni nje gexhoje te nxehte,
    Mbi dheun e fresket te kesaj varreze,
    Ta ngul si lotin tim, si fiskam a si te doni.
    Nese lulet krejt jane djegur, e gezhojat jane bere kalldrem
    Me jepni nje gure o gjaku nga kulla kosovare e perflakur,
    Ndonje varr trimi nese ka mbetur pa shkelur.
    Me jepni nje fije bari, nese ka mbetur ndonje djep i padjegur
    Prej terkuzash nuserore, me jepni nje fije ari.
    Nje thinje nga balli nenave shamizeza kerkoj,
    Te deshmoj para Zotit dhe tokes, Se jam Shqiptar
    Se jam ngulur ketu moti, kur deti pinte uje ne kroje lirie
    Dhe ti Dragan, Dragonovic, as ne epshte te qytetit

    Toke Dardane, o gjymtyre fisnike e kombit tim,
    Me jep nje lule a dicka tjeter
    Nese gjithcka eshte bitisur, me jep nje pike gjaku
    Te deshmoj se nuk jam dhemballe e prishur,
    ne goje te Europes plake.
    Eh, kjo pike gjaku eshte e femijes se sapo vrare,
    E nje engjelli, si gjithe engjijt,
    Bir i Nene Terezes, njemije breza kosovare.

    E shihni si po ma shpon shuplaken kjo pike gjaku?
    Qe ne palce te shpirtit me dhemb,
    Shuplaka ime e dashur,
    Ja tregoj vetes e me duket dore,
    Ja tregoj botes e i duket harte,
    Edhe femija i vrare mbi harten e cunguar ende qan,
    Mos e harro kete vaj barbari Dragan,
    Eshte lote engjelli o njeri i djalle,
    Iku pa e pare driten e diellit, ja vodhen,
    Ne fyt i vure thiken, i trembe gjumin endrrat,
    E vrave pa shqiptuar fjalet as ate, as nene,
    E vrave te vrafte rrufeja, pa shqiptuar fjalen Kosove, Shqiperi.
    Lotuan abetaret, shkollat mbyllen deren
    dhe u nisen per ne verberi , a ndoshta per ne Hage u nisen,
    Si deshmitare, per ti thene botes se ky femije,
    Ishte fajtor vetem e vetem se ishte Shqiptar.
    O Nena Tereze, o nena ime dhe e botes,
    Doren tende hyjnore jepma pak,
    Ta mshel me dore tjeter kete shpirt te vockel?
    Eshte rende ta mshij me dore tjeter kete pikez gjaku,
    Thone se midis njeriut dhe gurit,
    Durimin me te madh e pati guri,
    Por pika e perjetshme e ujit e shpoi,

    Edhe une Shqiptari durova si guri,
    Durova nje dite, nje shekull, nje jete
    Durova prej vitit thike 13-te,
    Durova pikat e hapura, pikat e fshehura,
    Udhet e pergjakura, lotet e patreturam
    Durova premtimet e aleateve,
    Thirrmat e te vdekurve, tundimet e te gjalleve,
    Hajnite e lugetrave.
    Eh...thone se midis njeriut dhe gurit
    Durimin me te madh e pati guri,
    Po tash qe Kosovari po varet i gjalle neper shpella,
    Dhe guri me i vjeter u shpua,
    Atehere me ke je ti "Europe e Lirise",
    Me vdekjen apo me mua?
    A e ke pyetur veten ndonjehere moj Europe,
    Po te vinte shkjau te ta bente Londren grope,
    Nje lagje te vetme, t'ishte Rome a Paris,
    Do rrije pa e care qiellin per midis?
    U dhashe urave te mia, me jepni pak uje
    Te mjome buzet e shtrenguare nga baroti i bardhe,
    Urat thane: Ne u shterren ne lutje,si te rrjedhim?
    Europa tha, rridhni ngadale,
    U thashe arave te mia, rridhni pak te mjera
    Se s'kam ku te varros koken,
    Arat u pergjigjen njezeri: U beme sa nje shuplake,
    Europa dha prisni dhe pak.
    Europe moj bukuri e vetes tende,
    mos shiko vetem me sy, shiko njehere me zemer
    Vellezer, ja dora ime tek shtihet perpara jush,
    Si harte e cunguar, dhe une me piken e gjakut mbi dhe,
    Do te rent si nje Maratonomak i ri,
    Eh... Jo per te lajmeruar fitoren sepse fitorja ende s'ka mberritur,
    Por per te rendur tek ju, tek vetja ime,
    Thelle me thelle tek vetja ime, atje...
    Ku fshihet dilema e dikujt per lufte a mos lufte,
    Mallkuar qofshin dilemat, dhe pritja kote qofte mallkuar.
    Mbahu, Nëno, mos ki frikë,
    se ke djemtë n'Amerikë!

  10. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    me leje e nderuara Vajzë_Mistrece, një poezi nga i madhi Ali Podrimja, që i kushtohet te gjithe deshmoreve te kombit, qe nga prinderit tane, deri tek deshmoret qe vdiqen jo shume larg per lirine e Kosoves. Lavdi u qofte.

    Emrin e ka Dashuri

    Ali Podrimja


    Per kete toke gjaku ka rrjedhur e prinderit tane
    kryet e kane lene; kambana te medha kane mbetur
    ne jeten tone per kete toke ata qe nuk jane me -
    e ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
    dashuri emrin e ka; o si te doni quajeni
    por asnje fjale te keqe per prinderit tane,
    njerez te mire, asnje fjale, se kutjimi na i verbon syte.
    Asnje fjale te keqe, thashe, se ata gjithcka jane bere
    per kete toke, se ata ishin trima mbi trima
    dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar -
    ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje,
    nese ndokush s'ka kthyer nga rruga - ata i
    kerkuam;
    nese ndokush ka dashuruar me jete lirine - ata
    ishin.
    Se ata mikun kurre ne bese nuk e kane prere
    dhe, - nese ndokush ka vdekur duke kenduar,-
    ata vdiqen maje hanxharit te dushmanit me kenge ne goje, -
    nese ndokush s'ka kthyer nga rruga, - ata i
    kerkuam,
    nese ndkush ka dashuruar me jete lirien, - ata
    ishin.
    E ju si te doni quajeni kete toke - muze emrin e ka,
    dashuri emrin e ka; o si te doni, vetem
    mallkim jo
    se per kete toke gjaku ka rrjedhur, i nxehte ka
    rrjedhur...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Historiku i shkurtër i LDK-së, 1989-2004
    Nga Arb në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 20-07-2012, 08:58
  2. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17
  3. Kosova në udhëkryq
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Demaçi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •