Close
Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 153
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    3

    A i duhet Prishtine Kadedralaja politike e dr. Rugoves

    Te nderuar anetar te ketij Forumi te respektuar, ju lutem jepin kontributn tuaj perkitazi me iniciativen e Dr. Ibrahim Rugoves-president i Kosoves qe ne vend te gjimnazit "Xhevdet Doda" ne qender te Prishtines, ne kompleksin e Universitetit te Prishtines te ndertohet Kadedralja.
    Une qe ne fillim deshiroj qe te shpre mendimin tim, jam kunder ngritjes se Kadedralas me prapavi politike, ngase aty ku perzihet politika nuk ka me fe.
    Implikimi i politikes ne fe eshte nje shkolle e praktikuar nga serbet, edhe zyrtaret e dhunshem te Beogaradit po ne Kompleksin e Universitetit te Prishtines kane ngritur nje Kishe orthodokse, thjesht per qellime politike. Te njetin gje eshte ka e bene edhe tash politika e LDK e perkrahu nga kleriket fanati te ritit romano katolik te tipit te Shan Zefit e Lush Gjergjit.
    Ndertimi i Kadedrales se dr. Rugoves legalizon Kishen orthodokese serbe, politizon fene, demton rende marredheiet e mira fetare te kutivuara prej kohesh nder shqipater.
    Une parimish perkrah ndertim e nje Kaderale ne Prishtine, por per nevoja te besimtareve e jo per nevoja te ndonje lideri politik dhe manjakve e fanatikve fetar.
    Per fillim kaq.
    Me respekt per te gjith ju B.L.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    A mundesh me na i skjarue fjalet:
    "kleriket fanati te ritit romano katolik te tipit te Shan Zefit e Lush Gjergjit." dhe cila asht veprimtaria e tyne ne dam te interesave kombtare?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anëtarësuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723
    Beslim,

    Me ane te titullit duket se ke treguar mendimin tend rreth ndertimit te mundshme te Katedrales ne Prishtine.

    Ju kundershtoni kete ide pa sqaruar se cfare prapavije politike do te sillte ndertimi i kesaj Katedrale.

    Nese jeni aq i sigurte se Kisha Ortodokse Serbe paska aq te perbashketa ne plani politik, atehere pse nuk pershkruan me qarte ate qe ke mundesi te shihni.
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    3
    Te nderuar anetar te ketij forimi te respektuar!
    qellimi i im me kete tem nuk eshte qe te polimozoj me askend, dhe as qe te lendoj ndjenjat fetar te dikuj e aqe me pake te vellezerve katoli, por permes kesj teme kam dashur qe te dij qendrimet e juaj perkitazi me iden e dr. Rugoves qe ne qender te Prishtine, ne kompleksin e Universitetit te UP, dhe kete ne vendin ku tani eshte gjimnazi "Xhevdet Doda" qe duhet te prisht per ti leshur vendin ndertimi te Kadedrales se Dr. Ibrahim Rugoves-presiden konsenzual i Kosoves, qe kete kadedrale ia paska premtuar burri i fort para plote 10 viteve Shan Zefit, gjate nje vizite ne Vatikan.
    Shtrohet pytja, para 10 viteve Dr. Ibrahim Rugova, udheheqe i LDK-se gjate vizites ne vatikan nuk paska pasur pune ma me rendesi se sa qe ti premtoj Shan Zefit Kaderale ne qender te Prishtine. Ketu kam parasysh:
    - gjendejen ne te cilin eshte bere ky premtim te okupimit klasik te Kosoves nga Serbia.
    -Prishtina eshte kryeqytet i Kosoves por duhet qe te kishet para sysh perqindja e popullates mbi 98% jane te besimit islam e qe ndertoh kaderale ku nuk ka besimtar te ritit romano katolik dhe kete ne vendin me te frekuentueshem te Prishtines perball UP dhe ne pron te tij ska si te quhej ndrysh veqse vendim politik i perkrahu nga fanatik e tipit Zefi-Gjergji. Kur them kete kam parasysh faktin se sikur qe te ishin vertet lider fetar Kancelari aktual i Ipeshkvise se Kosoves dr. Shan Zefi nuk do te lejonte politizimi e Kishes dhe fese e as objekteve fetre dhe figurave fetare, mirepo ky matrapaz qe thirret ne emer te fese ka politizuar kadedralen sikurse Lush Gjergji qe manipulon e spekulon me figuren e nobelistes shqptare Gonxhe Bojaxhiu (Nena Tereze), gje qe eshte e demshme si ne aspektin fetar ashtu edhe ne ate kombetar.
    Te nderuar anetare!
    Fete nuk jane parti politike ku lejohet matrapazlaku e paftyrsia, por fete jane misione te Zotit dhe ne shqiptaret kemi fate qe u perkasim dy feve moneteiste: Islame dhe Krishtere, dhe nese roli dhe angzhimi i lidereve e udheheqeseve fetar tek ne nuk eshte qe te udhezoj polullin siaps parime fetare dhe qe te fisnikrojne ate ashtu siç e kerkon Bibla e Kur'ani, ashtu siç predikuan Juzusi e Muhamedi, atehere veprimi i tyre eshte edhe antifetar e antikombetar. Shpreh shqetsimin tim se ne kete marketin politik te dr. Rugoves, Shan Zefit e Lush Gjergjit qe per te ardhemen e popullit shqipatr eshte shume i demshem dhe me pasoja te pariparueshme ngase prish marredheniet e mira nder fetare, ka tendenca te hapura nga keta te tre qe te futet ne loje edhe selia e Shenjte ne Vatikan dhe vete udheheqsi i Kishes romano-katolike Papa Gjon Pali II, duke e paraqitur si proshqiptare gje qe eshte nje spekulim i madh dhe i demshem.
    Ngjashem me kete politik qe po udhhiqet tash ne Kosove sa i perket politizimi te fese ne kosovaret jemi deshitar te politikse se Millosheviqit i cili i perkrahur nga Kisha Orthodokse Serbe pate politizuar fene deri ne maksimun, madje shkun aqe larte saqe popullin serbe e shpallen popull te shenjet> Per te bemat e tij ne ish-Federetan e Titos, Millosheviqi tani me po gjykohet ne Hage, ndersa hija e turpit dhe e pergjegjesise mbete mbi udheheqesit e Kishese Orthodokse Serbe te cilit bekuan dhe perkrahen kriminelet e Millosheviqit, Karagjiqit, Mlladiqit, Arkanit, e Sheshelit para dhe pas masakrave mbi boshnjaket, shqiptaret e kroatet.
    gjithashtu ne ne Kosove e dim shume mire se si Millosheviq dhe aparati i tij represev kishin filluar ndertim e Kishave serbe anekend Kosoves, kishinj ne plan qe te ndertoni 1.300 kisha aqe sa fshatra ka Kosova. Gjithashtu eshte e njohur per publikun inicitavine per ndertimin e Kishes Orthodokse Serbe vetem nja 200 apo 300 metra mbi Kadedralen e dr. Rugoves dhe ky po ne Kompleksin e UP. Kisha e Millosheviqit mbeti per pak e parealizuar fale lufes se UCK dhe nderhyrjes se NATO-s, por se si do te jete fati i Inicatives se dr. Rugoves per Kaderale mbete qe te shihet.
    Mendoj qe fjalen kryesore si edhe pergjegjsin kryesore e ka ipeshkivi Mark Sopi, i cili duhet qe te vepreoj me maturi e mencuri.
    Me respek B. Lokaj

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    O Zot çka jemi na !!!

    Bislim vëllau ,nga krejt çka lexova erdha në përfundim se ti jo që të bëhet aq shum vonë për Katedralen që do ndërtohet apo jo ,në Prishtinë .
    Se edhe ajo është '' Shtëpi e Zotit '' si të gjitha të tjerat .
    Por ti të mundoka ajo përse për këtë Katedrale paska dhënë pëlqimin Dr. Rugova dhe atë që para 10 vitesh !!!!!!!.
    Sikur të kishte dhënë pëlqimin Hashim Thaçi sipas kësaj që ke shkruar ti ,me siguri do thonje ,kështu na e ndjekim rrugën e të parëve ( Rilndasve ) ,së pari jemi Shqiptar mandej katolikë e muslimanë .
    E që në fakt ,ashtu ka qenur dhe ashtu është .
    Se kur takohet Mislimi me Kolën e pyesin njeri tjetrin :-
    '' a mujte a njehte '' ,'' po qysh i ka familje , rob e krejt ''

    Si atëherë para 10 viteve si dhe tash ,po ai Dr. Rugova është i pari i Kosovës dhe nuk është konsensual mos haro.
    Sa për këtë ( konsensual ) po të pyes një diçka sa për me flejt menden rehat ti .
    Përse, partitë e dala nga lufta nuk pranonin që Kryetari të zgjidhet direkt nga VOTA e popullit ???!!!

    Dhe mos haro ,se Prishtina është kryeqitet i Kosovës ,po edhe sikur as edhe një Shqiptar katolik të vetëm të mos ketë Prishtina apo Kosova , Katedralja përveç tjerash është edhe Objet Kulture .

    Prandaj Bislim vëllau ,shpenzo energjitë diku tjetër ,sidomos kundër atyre që i imponohen politikës së Kosovës me zort e përdhunë me '' moratoriume'' e '' ftesa për bisedime të shpejtame sërbët pa asfar platforme '' edhe përse nuk e kanë mandatin nga sovrani -populli .

    Këta janë ata probleme që duhet të na preokupojnë ,e jo nëdrtimi i Katedrales .
    Se fundi i fundit nga Buxheti i Kosovës as edhe një peni nuk do shpenzohet për këtë Katedrale .Por do jetë një dhuratë simbolike.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-07-2003
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    3
    Te nderuar zotri!
    Me qellim qe te jap nje pasqyre me permajtsor, perkitazi me ndertimin e Kaderales po sjell ketu reagimim tim publik te botuar me pak ndryshime ne gazeten e Prishtines, "Epoka e Re" te dates 11 prill 2003.



    A i duhet Prishtinës e Kosovës Katedralja politike e Rugovës & company


    I
    Fermani i Rugovës

    Në fund të vitit të shkur, apo më saktsisht me rastin e festave të Kërshendellave, presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në urimin e tij drejtuar Papës, popullit të Kosovës dhe besimtarëve të Kishës Romano-katolike, me një dekert (ferman) të llojit stalinan solli para aktit të kryer gjithë popullatën e Prishtinës po pse jo edhe të Kosovë duke përfshirë këtu edhe të gjitha institucionet, kur bëri të ditur vendimi e tij të formë “së prerë” e “të padiskutueshëm”, e të “pa negociueshëm” që në qender të Prishtinës të ndërtohet Katedralja.
    Me këtë rast nuk e vë në dyshmi të drejtën e dr. Rugovës apo të cilido qytetar të Kosovës që të mendoj si të doj, por as nuk e vë në dyshim të drejtën e tij që të propozoi, por për mua është e papranueshme forma e bërjes publike, respektivisht vendimi i dr. Rugoves që në qender të Prishtinës të ndërtohet Katedralja.
    Madje dr. Rugova vendimin për katedrale opinjonit ia servon si punë të kryr që duhet të realizohet sa më parë, pa lënë as më të vogëln mundësi për diskutimin, dhe për këtë qëllim ai kishte caktuar lokacioni dhe datën e vuarjes së gurthemelit. Për të treguar “forcën e tij vendimmarrëse”, dr. Rugova shkon aqë lart sa i bënë ftesë publike që me rastin e vuarjes së gurthemelt të Katedrales që të jetë pjesëmarrës dhe të vëjë gurthemelin kreu i i Selisë së Shenjtë të Kishës Romano-Katolike Papa Gjon Palit II gjë që është një spekulim dhe një manipulim i rënd politik me kreun e Vatikanit nga dr. Rugova, por që fatëkeqësisht nuk është hera e parë që dr. Rugova manipulon me personalitetin e Papës.
    Veprimi i dr. Rugoves&compani është një atak në institucionet e brishta të Kosovës, të cilat ende janë në fazën e konsolidimit. Më këso veprime ai sjell para aktit të kryer të gjitha institucionet që veprojn në Kosovë duke filluar që nga struktuar komunale e deri tek Parlamenti e Qeveria, duke i anashkaluar të gjitha të pakën edhe formalisht dhe këtë duke u sjellur si Perandor i këtij vendi.





    II
    KUVENDI KOMUNAL
    Vendimi e dr. Rugovës, ditë më parë e legalizoi edhe Kuvendi komunal i Prishtinë i cili kontrollohet nga këshilltarët e partisë së Rugovës-LDK dhe duke zbatuar me korrekësi urdhërat që vijën nga lartë pa debat ia bënë aminin fermanit të shefit të tyre të partisë.
    Por për të qenë anakronia edhe më e madhe sipas disa burimeve ky vendim në Asamblenë komunale u miratu edhe me pajtimin e partive opozitare që tregon mjerimim politik të Kosovës.
    Miratimi i vendimit për ndërtim e katedrales nga ana e Kuvendit kumunal të Prishtinës është bërë edhe në kundurshtim me të gjitha aktet normative që janë në fuqi dhe në të cilat thirren me pompozitet zyrtaret e Komunës.
    I impresionuar nga vendimi i shefit të tij partiak kryetari i Kuvendit të komunës z. Ismet Beqiri i cili posa kishte marrë postin e njeritut të parë të kryeqenders së Kosovës pas zgjedhjeve të dyta përmes mjeteve të informimit publik respektivisht TV nacionale ka pas deklaruar me pompozitet që për ndërtimin e katedrales janë në dispozicion tri lokacione!
    Ky deklarim dhe kjo zemergjerësi e të parit të komunës është për çdo kritikë dhe kundër vullneti të votuesve të tij, dhe nuk mund që të merren ndryshe veç si vendim politik e propangdistik që i është imponuar nga shefi i partisë, e si i tillë ky vendim është në kundurshtim me të gjitha dispozita ligjore e morale.
    Shtrohert pyetjet
    -si është e mundur që të jipet leje për ndërtimin e një objekti pa ditur për përmasat e tij, pa ditur për projektin dhe pa plotësuar as një nga kushte e duhura.
    -një veprim i tillë i shefit të komunës nuk do të tolerohej as sikur të ishte fjala për ndonjë objekt të rëndësishme ekonomik që do të punsonte e lëre më për një objekt fetar me konatacion politik.
    -a e di shefi i Komunës se tani duhet që të rikthej pronat e bashkësive fetare që nacionalozoi sistemi i Titos.
    -a e di shefi i komunës që diku afër Teatrit Kombëtar dhe Hotel “Ilirisë” deri në vitet e 60 të shekulli të shkuar ka qenë një ndër xhamitë më më të bukura të Prishtinë “Xhamia e Llukaçit” të cilën e rrëzuan kumunistet,
    -si do të reagoi shefi i komunës së bashku me shefin e tij partiak që ajë vend tani ti rikthehet Bashkësisë Islame, dhe aty të ndërtohe xhami së paku ashtu siç ka qenë.
    -a e di shefi i komunës që duhet që të tregohet aqë zemer gjërë dhe edhe bashkësive tjera fetare tu jap mundësi që të zgjedhin vend për ndërtimin e objekteve fetare.
    -shefin i komunës së bashku me tërë eksperte e tij duhet që të kryej punet për se janë zgjedhur e jo të falin lokacione për objekte të politizuara që shkaktojn huti e urrejtje brenda shqipate.
    -shefi i komunës duhet që të angazhohet më tepër në premtim e dhëna gjatë fushatës zgjedhore. Është normale dhe detyrë e tij dhe e stafit të tij që të kujdeset edhe për besimtarët të çfrado besimi qofshin ata që tu krijoj kushte që të shprehin ndjenjat e besimit të tyre,
    -si bënë që në qender të Prishtinës të ndërtohet një katedrale politike thjesht të jetë dekor e për banorët e qendreës së Prishtinës dhe të kënaq apetitet e sëmuara të disa liderve fetar e politik të Kosovës ndësa po në Preishtinë lagje të tëra të krijuara pas 1912 të mos kenë fare xhami deh në ato lagje jetojë, punojë, veprojnë dhe paguajnë taksa e tatime për Komunën?.

    III
    MINISTRIA E ARSIMIT

    Me vendimin e dr. Rugovës dhe të asambelsë komunale pa bërë fjalë u pajtua edhe kompetentët e Arsimit si ata të nivilit komunal ashtu edha ata të nivelit qendrorë.
    Përgjegjësit e arsimit, pavarsisht nidkimet partiake dhe gjendjene e vështirë materiale për asnjë çmim nuk duhet që objektet e tyre ti tjetersojën as për kishë, as për xhami as për sinagogë.
    Kuptojmë gjendjen e rëndë të arsimit por nuk mund që të kuptojmë pajtimin e kompetentve të arsimit që të tjetersohet një objekt i tyre, si do të veprojë Ministria nëse paraqitet ndonjë biznismen dhe të kërojnë ndonjë shkollë që ta shëndrroj në ndonjë hotel dhe për kompenzi do të ndërtojë një shkollë diku në periferi të Prishtinës?
    Arsyetimi se do të ndërtohet një objekt më i mirë i gjimnazit nuk pi ujë, ngase nuk na vyen ndihma e kushtëzuara nga as kush madje as nga selia e shenjët, jemi të nevojshem për ndihmë por jo për ndihma të kushtuar që sjellin urrejtje e përqarje dhe prishin tolerancën mbenda shqipate.
    Si do të përgjigjen Kompetentet e asimit sikur Bashkësia Islame e Kosovës si bashkësi më e madhja në Kosovë, e përkrahu nga bota arabo-islame të kërkonte që ndërtohej një xhami me arkitektuar të kolosve të mëdhnjeshqiptarë në pronat e Ministrisë së arsimit diku në qender të Prishtinës ku janë që janë prona të Ministrisë së Arsimit;
    - apo si do të vepronin kompetentet e arsimit nëse protestanet (rit krishter) të përkrahur nga Anglia e SHBA të kërkonin që edhe ata në në qender të Prishtinës në vendet më të frekuentuar gjithashtu të kërkojnë ndonjë nga objektet e arsimit të bëhet temullin i tyre.
    Më këtë dua që të them se Kompetentët e arsimit duhet që të jenë në nivel të detyrër dhe të udhëheqën siç duhet me objekte e tyre, e mos të veprojnë sipas shijeve të liderve partiak dhe liderve fetar që rastisht jetojë në shekullin 21 ngase janë me ide të mesjetës inkuozicioniste.



    IV
    A DUHET KADETRALJA NË PRISHTINË?

    Pa kurr farë keqkuptimi dëshiroj që të themë se përkrah iniciativën për ndërtimin e katedrales,dhe jam i mendimit se në kryeqytetin e Kosovë duhet që të jetë selia e Ipeshkvisë e cila do të duhej të
    jetë në shëbim të Ipeshkivisë së Kosovës, e ku roli i saj do të jetë fisnikrimi i besimtarëve të ritit romano-katolik, dhe as gjë më tepër. Çdo përpjekje për ti dhënë tjeter karaket nga “Ajaka” e parisë sonë Rugova, Demaçi, Podrimja, Demaku, Imer Kllokoçi, Jusuf Ferizi e bashkëmendimtar e tyre është sa është i dëmshmë, aqë është edhe i dhimbëshmë ngase tregon papjekurinë tonë kulturore, intelektuale, fetare e kombëtare dhe shkon në dëmin tonë, duhet pasur kujdes që feja dhe objektet e saja të mos politizohen nga titisët apo enveristë e deridjeshëm.
    Nuk kemi nevojë që të behemi hipokrit dhe të shtihemi ata që nuk jemi, nuk kemi nevojë që të kthehimi në mesjetë ngase nga mesjete kanë hequr dorë popujtë e qytetruar. Nuk kemi nevojë që tu bëjmë qefin misionerve të çfardo feje qofshin ata, por duhet që të shikojmë gjendje reale. Nuk kemi nevoje që të dëgjojmë fanatik e manjak fetar e politik, ngase po vepruam sipas tyre e ardhmja jonë do të ketë shumë pikëpyetje dhe do të jetë fanatike e manjake.
    Nuk kemi as më të voglen nevojë që të kthehemi apo të krenohemi me inkuzicionit prej të cili Evropa ka hequr dorë me kohë, dhe për të bëma e asjaj kohje tuprohet edhe vetë Papati ndërsa quditrisht “intelektualet” tanë kërkojnë kthim në mesjetë prishin shkollë ndërtojën Kadedrale dhe këtë me një arsyetim shumë banal pë të realizuar pavarsinë e Kosovës sipas parametrave të Rugovës me mjete dhe metoda të mesjetës?!!!!
    Andaj JO kadedrale të Rugoves, Demaçit, Podrimjes Kllokoqit, Ferizit e bashkëmendimtaret, ngase këta nuk paraqesin kurrfarë ndjenje të besimt dhe qëllimi i tyre është politikë e propagandistik, e jam i bindur që Kosovës dhe shqiptarëve nuk u duhet katedrale politike e propagandistike.
    -Jo kaderale në vend të shkollës, kur ka hapsirë të mjaftueshme,
    -Jo Katedrale që sjell huti e prish marrëdhënjet ndërfetare,
    -Nuk kemi nevojë për objekte fetare që sjellin huti e përqarje, për këtë edhe kreu i kishës katolike, rrespektivisht Ipeshkvia ka përgjegjësi që mos të lejoj që objekte e fesë që i përkasin fesë katolike të politizohet, por të kryej punen e vet ashtu siq duhet e të ruaj frymen e bashkëpunimt e tolerancës me bashkësit tjera fetare.




    Përfundim

    Mendoj se se në këtë shkrim të shkurtë kam paraqitu mjaft të dhënë bindëse që iniciativa për ndëtimin e Katedralja në Prishtinës nuk është fare në qëllim të fesë, nuk është fare e dedikuar për qëllim e saj parësor çfar e kanë katedralet në qendrat tjera të Evropës, por thjesht është një krijes e fantazerve të tipit rugova, podrima, demaçi e demaku, kllokoçi, ferizi e të përkrahur nga disa udhëheqës fanatik e manjak fetar duke filluar që nga inicimi, ndarja e lokacionit, si dhe aryshmeriaj e bërë publike.
    Për këso objekte pavarsisht kush i inicon, i përkrah por edhe pajtohet me to, Kosova, shqiptarët po edhe vet besimtarët e ritit katolik si dhe Ipeshkvia e Kosovës nuk kanë nevojë.
    Jam i bindur që të gjithë duhet që të ndërgjegjësohen dhe në Prishtinë të bëhet një Katedrale çfar i ka hije e jo katedrale të të pafeve e të komunisteve të deri djeshem.
    Shpresojë që për këtë fjalë e fundit e ka Ipeshkvia e Kosovë dhe vetë ipeshkvi z. Mark Sopi i cili duhte që të bëjë çdo gjë që është e mundur që katedralja të ndërtohet për besimtarët e jo për fanatikë e vërbuar fetar dhe orekset e “politikanve” kosovarë. Të shpresojmë!.


    Bislim Lokaj-Prishtinë

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-04-2002
    Postime
    876
    Bislim, ne qofte se qellimi jot nuk asht polemizimi e lendimi i tjereve, athere mos hidh kot fjale ne ere e permbaju temes.
    Ne qofte se nuk te pelqen aktiviteti i dom Lush Gjergjit, qe gjen rast kot ketu me e sha, te pyeta pse? Ku bjen ndesh me interesat e shqiptareve?
    Pergjigja jote:
    "manipulon e spekulon me figuren e nobelistes shqptare Gonxhe Bojaxhiu (Nena Tereze), gje qe eshte e demshme si ne aspektin fetar ashtu edhe ne ate kombetar."
    dom Lush Gjergji, i njoftun botnisht si nji nder njoftesit ma te mire te figures se Nane Terezes pikrisht per kete na qenka i damshem ne aspektin fetar e kombtar!!!!! Per çka spekullon, pse thote se asht shqiptare apo pse asht katolike? Cfare damit i vjen shqiptareve kur e ban te njoftun ne bote pikrisht si shqiptare?
    Pse nji ndertimi i nji kishet duhet me njalle perçamje fetare nder njerez pa paragjykime? Pse Kisha ishte dakord me ndertue bash ne Rome xhamine ma te madhe te Europes pa pase frige se bjen perçamje fetare e ne baze te cilit raport te popullsise?
    Ti spekulon kur thue se prishet shkolla e ndertohet kishe (...e inkuizicioni mesjetar etj. etj. qi duket qe s'i njef aq sa me i perdore si terma). Por vete thue se do ndertohet nji shkolle e re e ma e mire. Cfare damit i vjen arsimit kur nji shkolle e vjeter zevendesohet me nji te re e ma te mire? Ah, sikur te kishin ba shtetet aq sa ka ba kisha per arsimin!
    Nqs problemi asht urbanistik shtrohet ndryshe.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Dr. Rugova ,Dom Lushi dhe arqitekti Umberto Trenta, duke ia paraqitur Kryetarit Rugova projektin Tempulli i Lirisë «Nëna Tereze»





  9. #9
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Në ëndërrim për një botë ideale
    Postime
    604
    Sidoqofte
    Ne kete teme une rreshtohem ne krah te z. Bislim.
    E lexova me teper vemendje dhe me beri pershtypje kje teme.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit është Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

  10. #10
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Së pari sa i përket përkatësisë fetare të shqiptarëve në pjesën dardane të Shqipërisë apo ish-Ilirisë dhe Ilirisë në të ardhmen nuk është ashtu si e paraqitni juve zoti Lokaj.
    Së dyti, edhe nëse përdoret kjo edhe për qëllime politike nuk është aspak e gabuar dhe jo e drejtë duke pasur parasysh se gjithë jeta është politikë dhe nuk i iket dot pa marrë parasysh se sa e duam apo nuk e duam fare politikën.
    Së treti, vlerësoj dhe çmoj shumë nismën e zotit Rugova dhe gjithë shqiptarëve për të ndërtuar katedralen katolike në qendër të Prishtinës dhe poashtu edhe në viset tjera shqiptare, dhe poashtu i bëj thirrje edhe ortodoksëve shqiptar që të ndërtojnë kisha ortodokse shqiptare dhe katedrale kudo në qendrat e banuara me shqiptar natyrisht pas heqjes së atij Janullatosit nga kreu i kishës.
    Përshëndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

Faqja 0 prej 16 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  3. Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
    Nga Ibro-Arpeba në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 10:59
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •