Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 153
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-04-2003
    Vendndodhja
    Norrköping, Suedi
    Postime
    215
    Z. Bislim - nuk dua të hyj në një polemikë të gjithanëshëm me ju, por në lidhje me Dom Lush Gjergjin ju lutem shumë, mos përdorni shkelma prej gomarit kundër një njeriu aq të respektuar dhe me kulturë të gjerë. Miqtë e mi nga Ferizaj e lavdërojnë, për arsye të tolerancës së tij, aftësisë së tij të bashkëpunimit me myslimanët për të mirën e përbashkët. Ky sulm kunder Dom Lushit për fat të keq e njollos diskutimin tuaj dhe duket mjaft e pakëndshme.

    Këtu në Suedi më në fund u ndërtua xhamia e Stokholmit. Mjaft suedezë ishin kundër - numri i kritikuesve u zvogëlua kur njerëzit u bindën për qëllimin e xhamisë. Ky është një institucion për paqe dhe tolerancë fetare, jo për arsye fundamentaliste. Dhe në javën e kaluar mjaft antifashistë u bashkuan për të mbrojtur këtë xhami kundër një sulmi neonazist. Sigurisht shumë pak nga mbrojtësit janë me fe myslimane!

    Me duket e arsyeshme të kemi kishën katolike në kryeqytetin e Kosovës, edhe një kishë ortodokse ka vend atje. Shqiptarët janë me tri fe - dhe kemi shumë të mësojmë nga të gjitha fetë. Edhe ata që janë jo-fetar kanë dicka për të mësuar....

    Z. Bislim, dua të ju njoftoj se jam suedez (përkthyes i shqipes) dhe gruaja ime është kosovare. Ju uroj shumë sukses me diskutime më të frytshme në të ardhmen.
    Ullmar Qvick

  2. #12
    Revolucioni është afër Maska e Nuh Musa
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Vendndodhja
    vjenë, austri
    Postime
    4,463
    Miremengjesi interesi shoku kryetare!

    Paskan bo..le edhe shqiptaret te fillojn te vendosin popullin para fakte te perfunduara, shih njehere. RESPEKT per mungesen e RESPEKTIT ndaj popullit shoku kryetare!!!, shpresoj se nuk ju kane mbetur shume pika per te permbushur "listen" per cmimin nobel. Bravo!

    Flm

    PS: nese ka nevoje per nje shtepi fetare te komunitetit te krishtere, pse mos te ndertohet, por menyra dhe "takti" professionel i shokut kryetare me kane lene te habitur!
    albanish by nature

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Der Albaner
    Anëtarësuar
    06-08-2002
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    71
    Te nderuar Miq, Vellezer, Shqipetare
    Mua me beri pershtypje tema dhe vendosa ta lexoj, me thene te drejten nuk e lexova te terin por thelbin me duket sikur ia kapa qe do te thote se cmendim duhet te mbajme per ndertimin e nje katedralje!!!!!!!
    ...Ah sikur te ishte vetem ky problem per Kosoven Loke .A e kuptoni qe kjo eshte nje gje absurde kjo qe ju po bisedoni.
    A ta hapim nje Katedrale apo jo?
    A mendojme me te vertete ne shqiptaret kaq ceket ne keto momente kaq vendimmarrese. Eshte per tu habitur!!
    Per mua personalisht do te ishte nje hap teper i matur i Rugoves ( Ndoshta e vertmja gje e mencur e tij) sepse do te ishte nje ure lidhese drejt Europes e cila fatkeqesisht anon nga Krishterimi.
    Me respekte
    It is better to understand a little
    than to misunderstand a lot

  4. #14
    i/e larguar Maska e Honezmi
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    287
    Une personalisht jam per ngritjen e Katedrales,dhe perkrahe mendimin e Dr Rugoves.
    Ngritja e kesaj Katedraleje ne Prishtine do tu tregoje dhe nje here fare qarte te gjith keqedashesve, por dhe miqve tane, se ne SHQIPTARET shquemi per tolerance fetare.
    Po ashtu, ngritja e kesaje Katedraleje do tu mbilli gojen dhe -lehaqenve serbe- qe akuzojne pa pushim se shqiptaret jane "terroriste mysliman".
    Ne duhet te respektojme ndjenjat fetare te njeri tjetrit.

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Nje misionare amerikane qe ka 6 vjet qe punon prane Kishes Orthodokse Autoqefale Shqiptare ne Tirane, ishte per vizite ne Philadelphia ne Kishen tone te Shen Joan Gojartit, kishe shqiptare e themeluar 75 vjet me pare.

    Misionaria se bashku me burrin e saj qe eshte mesues ne seminarin orthodoks ne Shqiperi, dhe me dy femijet e tyre te vegjel, nuk i lidhte asgje me Shqiperine apo rajonin. Arsyeja perse kishin vajtur ne Shqiperi ishte deshira per te ndihmuar Kishen orthodokse dhe komunitetit shqiptar per tu njohur me Fjalen e Zotit.

    Ne nje prezantim te shkurter te historise se KOASH, ajo i la rradhen nje prezantimi me foto te Tiranes, Kosoves dhe mbare Shqiperise ku ata kishin qene e kishin punuar. Qendroi per nje cast tek nje foto e qendres se Tiranes, ku ne sfond dukej qarte xhamia e Ethem Beut, dhe mu para saj, shtatorja e Gjergj Kastriot Skenderbeut. Kjo foto, tha misionaria, e tregon shume qarte nje paradoks te madh te popullit shqiptar kur vjen fjala tek feja. Xhamia perfaqeson ate qe mbeti nga pushtimi 500 vjecar otoman, monument i fese islame qe shqiptaret e perqafuan si fe gjate atyre 500 vjeteve. Gjergj Kastrioti, heroi kombetar i shqiptareve eshte ai qe luftoi pushtuesin turk dhe e mbajti te cliruar vendin e tij per nje cerek shekulli. Te dy keto monumente bashkejetojne me njera tjetren ne qendren e Tiranes, dhe te dyja se bashku flasin sa per historine edhe per paradoksin fetar qe mbizoteron ne Shqiperi.

    Problemi nuk eshte as xhamia, as katedralja, as shtatorja e Skenderbeut mbi kale. Problemi eshte identiteti qe shqiptaret duhet te krijojne si komb. Ne jemi ende nje popull me deshira dhe enderra te medha, por me nje identitet te zbehur. Jemi nje nder popujt me te vjeter te europes, e ne te njejten kohe jemi nje nder popujt me te perjashtuar te Europes.

    Ne Shqiperi e ne Kosove flitet per "integrim europian", por Europa e krishtere e shikon Shqiperine dhe shqiptaret si "delen e zeze" e zeze te Europes. Kjo ka qene arsyeja perse europianet kane mbeshtetur gjithmone planet e fqinjeve tane dashakeq, e kane ndare kombin tone dhe na kane lene ne meshiren e Zotit.

    Shqiptaret ende jane nje popull ne kerkim te identitetit te tyre dhe ne kete identitet feja do te luaje rolin e saj. Pas perqafimit te krishterimit qe ne shekullin e pare pas vdekjes se Krishtit, pas 500 vjeteve te konvertimit ne Islam, pas 50 vjeteve komunizem dhe pas 35 vjeteve ateizmi klasik ku te gjitha fete ishin te ndaluara, shqiptareve do tu duhen dekada per te gjetur identitetin e vete kombetar.

    Katedralja eshte gjesti qe presidenti Rugova ka zgjedhur per ti treguar Europes se Kosova eshte fizikisht dhe shpirterisht Europe. Ky gjest nuk ka per te ndryshuar fene e asnje shqiptari ne Kosove, ky gjest vetem do ti sherbeje prishjes se imazhit te keq qe europianet kane per Shqiperine dhe shqiptaret si popull. Kjo behet ne kuadrin e permbushjes se aspiratave tona kombetare qe jane te misheruara tek: a) bashkimi kombetar 2) krijimi i shoqerive demokratike. Per permbushjen e ketyre aspiratave nevojitet jo vetem sakrifica e shqiptareve por edhe mirekuptimi i vonuar i europianeve.

    Albo
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #16
    i thare
    Anëtarësuar
    23-06-2003
    Vendndodhja
    u.s.e
    Postime
    384
    Zoti Bislim
    Nga vete emri si dhe nga termat qe perdorni ju ne shkrimet tuaja, lini shume per te deshiruar.
    Problemi kryesor i shqiptareve eshte se ata duhet te jetojne me realitetin ne vazhdim.
    Katedralet, xhamite dhe besimtaret, nuk jane ata qe minojne nje shtet, por padituria jone, paragjykimi ndaj vlerave te ndryshme te kohes.
    Eshte e vertete se ju keni ndier peshe dhe dhune sllavesh mbi shpinen tuaj por duke u bere subjektiv, konservatore, ju vetem dem i beni Kosoves dhe shqiptareve te Kosoves.
    Duhet te shihni me larg se miopizmi i disa njerezve pragmatiste.
    Te shkruash dicka ne kete forum, eshte komplet ndryshe me artikujt e gazetave qe bien ne duart e popullit naiv.
    Ju duhet te jeni nje promotor, duhet te pasqyroni nje mentalitet te ri te se ardhmes se Kosoves.
    Neqoftese juve ju terheq konservatorizmi, do ishte nje veprim shume i demshem per ju dhe te gjithe shqiptaret e Kosoves.
    Neqoftese se sot Serbia luan kartat e saja me diplomaci per problemin e statusit final te Kosoves, ne rradhe te pare pesha kryesore bie mbi ju e me pas ne shpinen e shqiptareve te Shqiperise shtet.
    Mos krijoni iluzione dhe mos u beni njeri me komplekse inferioriteti.
    Shqipetareve mundesouni sa me shume libra per te lexuar e per te dalur nga qorrsokaku i naivitetit.
    Kosoven nuk e ka vrare e percare feja por ate e kane vrare e percare ata njerez karizmatike naive pragmatiste qe nuk dine cfare do te thote komb, popull, shtet.
    Per mendimin tim ju duhet te kishit shkruajtur ndonje artikull per marrezirat serbe qe nuk ngurrojne te vijne ne Kosove e te bejne homazhe per dy femije te vrare etj etj.
    Neqoftese vertet e doni vendin tuaj, popullin, atehere vazhdoni te predikoni thenien e iluministeve tane "Feja e shqiptarit eshte shqiptaria"
    "Nene Shqiperi mos kij frike se ke djemte ne ha-merr-ike"

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nëpër Botë
    Postime
    528
    Presidenti Rugova: Ky tempull do të rrezatojë paqe, dashuri, mirësi dhe solidarësi të veprës së Nënës Tereze
    .................................................. ...............................



    Prishtinë, 29 gusht 2003 - Në kuadër të manifestimeve "Ditët përkujtimore të Nënës Tereze - 2003", sot në periferi të Prishtinës, (afër fshatit Hajvali), Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova vuri gurthemelin e "Tempullit të paqes", kushtuar humanistet së madhe shqiptare, Nënës Tereze.

    Merrnin pjesë edhe ministri italian për çështje të Bashkimit Evropian, Roko Butilione, ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës Mark Sopi, autori i këtij prejekti, arkitekti italian Umberto Trenta dhe mysafirë të shumtë.







    Presidenti Rugova, duke folur në këtë solemnitet, tha se vënia e gurthemelit të "Tempullit të paqes i Nënës Tereze" do të jetë sot një moment i madh dhe një datë e shënuar për Kosovën.

    "Ky tempull do të jetë më i madhërishëm, sepse e mban emrin e Nënës sonë të madhe Tereze, nobilistes së paqes, dhe i kushtohet asaj", tha Presidenti Rugova, duke theksuar se "ky tempull do të rrezatojë paqe, dashuri, mirësi dhe solidarësi të veprës e të figurës së Nënës Tereze.

    Ky tempull po nis sot, në vitin e shenjtërimit të Nënës Tereze, të Nënës shqiptare, të Nënës së njerëzimit, të Nënës universale".

    Në vazhdim Presidenti Rugova nënvizoi se "ndërtimi i këtij tempulli do të thotë se Kosova ëshë vend i paqes, dhe populli i saj është paqësor. Do të thotë se Kosova po ndërton paqen dhe lirinë e vet', tha ai.

    "Kosova ka traditë paqësore. Për më shumë se dhjet vjet, e frymëzuar nga Nëna Tereze, Kosova ndërtoi një rezistencë dhe lëvizje paqësore për liri e pavarësi, dhe shtetin e vet që u mbrojt nga kosovarët dhe miqtë tanë SHBA-të, Bashkimi Evropian dhe NATO", tha Rugova, duke shtuar:

    "Sot Kosova është e lirë, ndërton ardhmërinë e vet dhe pret njohjen formale të pavarësisë, që do të sillte paqe, dhe do të qetësne këtë pjesë të Evropës dhe të botës".

    Presidenti Rugova tha se "ky tempull do të bëhet edhe një vend për bashkimin e të rinjve të Kosovës, një objekt - shtëpi e kulturës, të paqes e dashurisë për njëri tjetrin, i mësimit të mirësisë që është filozofi bazë e Nënës Tereze.

    Ky tempull do ta zbukorojë kryeqytetin dhe Kosovën, do të jetë në shërbim të saj, sipas shembullit të Nënës Terze që i shërbeu Kombit të vet dhe i shërbeu gjithë njerëzimit", tha në fund Presidenti Rugova, duke e përmbyllur me fjalët: "Zoti e bekoftë Tempullin e Nënës Tereze! Zoti e bekoftë Kosovën"!

    Ndërkaq, ministri italian Roko Butilione tha se për të është një gëzim dhe nder i madh që të jetë sot në mesin e qytetarëve të tubuar. "Gëzimi dhe nderimi im është edhe më i madh kur jam në mesin tuaj nën hijen dhe në praninë e Nënës Tereze", tha ai.

    Mirëpo, ai tha se është njeri i politikës, por politika bëhet me atë që është e pranishme në zemrën e njerëzve: se në zemrën e urrejtjes është urrejtja, se në zemrën e njerëzve është dëshira për hakmarrje, në zemrën e njerëzve është dhuna, andaj asnjë njeri politik nuk do të arrijë ta ndërtojë paqen.

    Ministri italian tha se Nëna Tereze i kishte thënë se paqja është dhuratë e Zotit dhe ai u kumton dhe u dhuron njerëzve, prandaj politika ka nevojë për uratë, për këtë ka nevoja Evropa.

    "Ne jemi thellë të bindur se Evropa është fati i Kosovës. E di se shtegtimi drejt Evropës është i gjatë, vështirësitë janë të shumta... por ne e dimë se ju jeni Evropë dhe ju keni të drejtë në Evropë dhe jeni qytetarë të saj dhe keni të drejtë të jeni pejsëmarrës të plotë në atë që është bashkimi Evropian", tha ministri Butilione.

    Imzot Mark Sopi theksoi se nëpërmjet ndërtimit të tempullit të paqes të Nënës Tereze, populli i Kosovës tregon se është popull paqedashës. Bota do ta kuptojë se populli shqiptar është paqedashës.

    "Ne dëshirojmë një Kosovë me prosperitet sa më të madh në të ardhmen me të gjithë fqinjët, për të parë bota ne jemi njerëz të paqes dhe duam që paqja të përhapet", tha Imzot Mark Sopi.

    Foli edhe arkitekti Trente, i cili e ka projektuar Tempullin e paqes.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne magjistralen Gjakov-Prishtine, dikund aty pa shkue ne Llapushnik ne maj te nji bregu duken germadhat e ca ndertimeve te vjetra. Nji cop Mur i trash ngrihet gati pingul mbi rrugen qe kalon posht shkembit i cili ngjan me muret e kalave te periudhave ilire.

    Kto dite aty u pane disa zyrtar te huaj te shoqeruar nga ca popa serb qe u ngjiten ne ate breg e dicka kan biseduar.

    Kuptohet se Serbet do ken propozuar ndonji projekt per ndertime te ndonji kishe serbe me pretendimin se aty kinse ka qen objekt kulti serb.

    Jam i bindur se ato germadha jane iliro - rromake dhe me von mund te jen vjedhur nga serbet gjat shekujve qe ata sunduan ne ato troje.

    Ketu duhet te jemi vigjilente e te mesojme se ckan planifikuar Serbet aty e ti dalim para sa nuk eshte vone.

    Le ta marrin shqiptaret ate vend e ta kthejne ne nji muze te kultures Ilire e arberore sa nuk ka vu (vnue) kthetrat kisha Serbe.



    "Epoka e re" e Mah-ut Mavrollatosit, nje kopje e shemtuar e ZP ne Tiran, eshte cdo dite ne kerkim te "krimeve" te Rugoves.

    Edhe zhurma qe sjell bislimi ( qe besoj ska lidhje me Lokajt) ketu per friken nga nji katedrale katolike ne Prishtine ben pjese ne plan-programet e "Epokes" per te shpartalluar Rugoven.

    Nen Tereza eshte simbol i mos-vjedhjes dhe i dashurise per fukarenjte e i sakrifices per ta.

    Lideret e PDK-se jan modeli i hajnave, modeli i atyre qe i perdoren njesitet e UCK-se per te mbrojtur familjet e tyre dhe prapanicat e tyre e popullin e lane nen meshiren e bombave dhe bajonetave Serbe.

    Jo me kot populli i Kosoves votoi per partine e Rugoves.

    bislim....degjoje mire popullin.

    Vota e tije eshte mesim per te gjithe ju fosilet katundaro-enveriste pseudo intelektuale te Kosoves.

    Kush ka deshire te jete atdhetar e ka nji shembull te fresket per te reflektuar.

    Cndodhi kto dite ne Kosove....

    Bandat e PDK-se ne te ashtu quajturen sindikate te arsimit i lan pa shkolle voglushet e Kosoves per dy jave vetem e vetem per te krijuar nje peralle te ndyre se gjoja (kinse ) Ministrat LDK-iste jan te keqij dhe se PDK-isti Rexhep eshte zgjidhesi i halleve.

    TURP per te gjithe ata ARSIMTARE qe ju bashkuan kesaj greve te ndyre qe kundermoi era -ut.

    TURP per gjith ata intelektuale qe u bene vegla te felliqura te Mavros e Lumes e Hysanave te banditit Thaqi.

  9. #19
    xumparja
    Anëtarësuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    O Braro, na kishte more molli.
    Mireserdhe!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  10. #20
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    o Mirse se ju erdha
    o mir se ju gjeta
    ne kto male shkrepa
    sec ka..
    lulzu e jeta..lol

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  2. Kush ka pergjegjesi per tragjedine e Gostivarit?
    Nga pacifist në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 60
    Postimi i Fundit: 13-01-2009, 12:18
  3. Realiteti dhe alternativa politike shqiptare
    Nga Ibro-Arpeba në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-08-2006, 10:59
  4. A ekziston skenari i ndarjes Shqiperise?
    Nga Traboini në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 23:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •