Lindja dhe rritja e rrugės legjendare tė New Yorkut, Wall Street, ėshtė pėrshkruar nė njė libėr tė titulluar Rruga e Ėndrrave- Bulevardi i zemrave tė prekura, i shkruar nga Howard Wachtel.
Autori thotė se lufta dhe skandalet e kanė shndėrruar Wall Street-in nė njė simbol tė pasurisė dhe fuqisė.
Historia 220 vjeēare e Wall Streetit ėshtė pėrshkruar nga ulje ngritje, e pėrcjellė nga njė kėrkim i vazhdueshėm i fatit. Zoti Wachtel thotė se qė nga formimi i kėsaj rruge aktorėt kanė ndryshuar, por komploti ka mbetur i njėjti.
Ata qė kanė lidhje tė brendshme nė kėtė vend pasurohen, ndėrsa masa e cila bėn investimet mė tė mėdha ėshtė gjithmonė e vonuar pėr tė marrė njė pjesė tė fitimit. Autori thotė se e gjithė kjo veprimtari filloi me ēeqet e borxheve nė fund tė Revolucionit Amerikan.
Aleksandėr Hamilton, i cili ishte sekreatari i parė i thesarit, duhej tė shlyente njė borxh prej 60 milonė dollarėsh qė ishte shkaktuar nga lufta revolucionare. Ai krijoi njė skemė ku morri pėrsipėr borxhin shtetėror, por e bėri nė njė mėnyrė ku tregtarėve individualė tė cilėt merreshin me shitjen e gėzofave dhe skllevėrve nė Wall Street u ishin shitur pjesė tė kėtij borxhi pėr njė ēmim prej 25 cent pėr njė dollarė.
Mė vonė, Hamiltoni u ktheu atyre nga njė dollarė pėr dollarin e blerė 25 cent dhe kėta tregtarė bėnė njė pasuri tė madhe. Kjo ėshtė origjina e Wall Street-it, thotė ai.
Zoti Wachtel ėshtė profesor i ekonomisė nė Universitetin Amerikan nė Washington. Ai thotė se kėta njerėz ishin tregtarėt e parė tė brendshėm, qė do tė thotė njerėz qė i bazojnė investimet e tyre nga informata qė marrin nė mėnyrė private.
Tani nuk ekzistojnė fakte tė drejtėpėrdrejta se kėta njerėz kishin informacione tė brendshme. Hamiltoni ishte fqinj dhe mik i tyre dhe ai ndoshta kishte folur me ta pėr idenė e tij. Rreth viteve 1789-1790, fillon tė vihet re njė blerje masive e ēeqeve amerikane nga tregtarė tė Wall Street tė implikuar nė kėtė skandal. Ky borxh shitej nė formė ēeqesh, ku tregohej shuma e blerė. Kur ky skandal doli nė shesh dhe spekulimet nuk pėrmbaheshin, njerėzit qė nuk kishin patur informacione ishin ata qė humbėn mė sė shumti, thotė ai.
Zoti Wachtel thotė se ky skenar bėri qė tė krijoheshin ligje mė tė rrepta federale pėr kontrollin e bulevardit tė famshėm nga njė rrugė tjetėr e famshme: Avenyja Pensilvania, selia e qeverisė federale. Por siē thotė ai, ēdo herė kur ndodhin skandale, Wall Street ia arrin ta bind tregun dhe politikanėt se ajo ėshtė e aftė ta mbikqyrė vetveten.
Nė vitin 1790 u krijua ajo qė do tė njihej Marrėveshja e Buttonwood-it. Kjo marrėveshje funksionoi deri nė vitin 1934 kur qeveria federale miratoi Aktin mbi Sigurinė dhe Kėmbimet. Zoti Wachtel thotė se Wall Streeti edhe sot mendon se ėshtė mjaft i pėrgjegjshėm pėr ta qeverisur vetveten. Pėr shembull, deri para skandaleve tė fundit tė kompanive gjigante si Enron, WorldComm dhe Tyco, industria e korporatave thonte se ishte mė e aftė se qeveria federale pėr ta kontrolluar vetveten.
Argumenti i Wall Street-it se ėshtė njė institucion privat i cili i rregullon vet punėt e veta dhe nuk ka nevojė pėr kontrolin e qeverisė federale, ėshtė njė argument qė ende vazhdon. Rruga e tretė nė kėtė mes ėshtė ajo ku gjenden qytetarėt tė cilėt joshen nga skemat dhe dramat e Wall Street-it, por janė gjithmonė nė fund tė zinxhirit tė fitimit , thotė zoti Wachtel. Zoti Wachtel thotė nė librin e tij se ka nevojė pėr njė organ tė pavarur dhe mė tė vendosur pėr tė mbrojtur qytetarėt nga fshehtėsitė tinzare tė Wall Street-it.//kk//
Zėri i Amerikės"
Krijoni Kontakt