Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810

    mes 100 artistëve nga bota - shqiptarët Anri Sala dhe Sislej Xhafa

    "Cream” seria e tretë e botimeve më prestigjioze kushtuar artit kontemporan, mes 100 artistëve nga bota përzgjedh dy shqiptarët Anri Sala dhe Sislej Xhafa
    Sala dhe Xhafa në “Cream 3”

    Nga Petrit Hoxha
    Me një dizajn të ri e konciz, me kopertina të trasha e të zeza, me rreth 700 fotografi kolor dhe 40 bardhë e zi, “Cream 3” është botimi më i ri në serinë e njohur me titullin “Cream”, që i kushtohet artit kontemporan, pra i treti me radhë, një “ekspozitë në libër”, ku prezantohen 100 artistë të rinj e premtues, të zgjedhur nga një ekip kuratorësh me renome dhe, njëkohësisht, ofron një pamje autoritare në botën e artit sot dhe nesër. Kështu, dhjetë kuratorë ndërkombëtarë, ekspertë të njohur të artit bashkëkohor, kanë zgjedhur secili nga 10 artistë, për të cilët ata mendojnë se e pasqyrojnë më së miri atë që aktualisht ndodh në botën e artit bashkëkohor dhe gjithashtu ata që do të jenë yjet e së ardhmes. E këtu, për herë të parë, janë të përfshirë dy artistë të rinj shqiptarë: Anri Sala, i përzgjedhur nga Nancy Spector, shkrimtare dhe kuratore, momentalisht kuratore e artit bashkëkohor në muzeun Solomon R., Guggenheim në Nju Jork, dhe Sislej Xhafa, i përzgjedhur nga Yuko Hasegaëa, kryekuratore e Muzeut të Artit Bashkëkohor të shekullit XXI në Kanazawa, dhe komisionere e pavionit japonez në edicionin e sivjetëm të Bienales së Venecias. Lexuesve iu kujtojmë se Anri Sala u lind në Tiranë me 1974, ku mbaroi edhe shkollimin e lartë për pikturë. Me të shkuar në Francë, me 1996, Sala fillon të studiojë videon në Paris, Ecole Nationale Supérieure des Arts Décoratifs, e pas kësaj kryen studimet pasuniversitare të regjisë së filmit në qytetin verior Tourcoing, (Le Fresnoy, Studio National des Arts Contemporains). Aktualisht jeton në Paris. Në një nga veprat e para, “Intervista- Finding the Words” (1998), Sala kthehet në Tiranë për ta konfrontuar nënën e vet me një shirit të moçëm filmi që e tregon atë duke dhënë një intervistë si aktiviste e re e Partisë Komuniste Shqiptare. Në mungesë zëri, artisti i hyn punës së rikonstruktimit të dialogut dhe e bind një shurdhmemece që t’i ndihmojë në leximin e buzëve dhe në transkriptimin e fjalimit, të cilin nëna e tij, tash mbas gati tridhjetë vjetëve, e ka shumë të vështirë ta besojë. Në një instalacion tjetër, “Naturalmystic 2002”, një djalosh në një studio incizimi fishkëllen butë në mikrofon, duke e ngritur dhe ulur intensitetin e zërit të tij, që t’i simulojë tingujt e predhave tomahaëk. Ajo që nuk merret vesh aty është se djaloshi e imiton nga kujtesa e vet një sulm që e ka përjetuar në Sarajevë. Sislej Xhafa, ndërkaq, u lind me 1970 në Pejë dhe ka studiuar në shkolla të ndryshme në Londër, Chelsea School of Arts, Firence-Academia di Belle Arti, dhe Minneapolis-Minneapolis College of Art and Design. Jeton në New York. Duke qenë se ka jetuar në disa qytete evropiane dhe është njëlloj nomadi bashkëkohor, Xhafa edhe punën e ka koncentruar kryesisht në kontaktin me kultura dhe njerëz të ndryshëm, në ballafaqim me ilegalitetin dhe tabutë, pabarazinë që buron nga të qenit emigrant e kështu me radhë. Depërtimi i Xhafës në skenën botërore të artit erdhi me 1997, në Bienalen e Venecias, ku artisti i veshur si një futbollist me ngjyra kuqezi e me flamurin shqiptar të varur në çantën e shpinës, me një top në dorë në hapësirën e Giardinit ftonte vizitorët që të luanin me të. Kjo formë subtile e joagresive e shprehjes, e titulluar “Ilegal Albanian Pavilion”, i bëri vizitorët të vetëdijshëm për faktin se shumë vende si Shqipëria nuk kishin pavionin e vet. Një nga veprat e fundme, “Zagreb Boogie Woogie” është një “site specific”, instalim ndriçues në fasadën e selisë së artistëve figurativë kroatë, të njohur edhe si “Xhamija” në qendër të Zagrebit, që në një përkufizim të rregullt të ngjyrave të nxehta dhe të ftohta, nga spektri i artistit holandez Mondrian, natën e pasuron mëhallën plot me ndërtesa gri dhe restorante të dorës së dytë. Përfshirja në këtë botim të rëndësishëm, që mund të krahasohet me botimet “Who is Who” në fusha të tjera, e dy artistëve shqiptarë është edhe një tjetër dëshmi e suksesit të gjeneratës së tashme, mbase të jashtëzakonshme të krijuesve tanë të artit bashkëkohor.
    “Koha Ditore”

    Anri Sala, i përzgjedhur nga Nancy Spector, shkrimtare dhe kuratore, momentalisht kuratore e artit bashkëkohor në muzeun Solomon R., Guggenheim në Nju Jork

    Xhafa edhe punën e ka koncentruar kryesisht në kontaktin me kultura dhe njerëz të ndryshëm, në ballafaqim me ilegalitetin dhe tabutë, pabarazinë që buron nga të qenit emigrant e kështu me radhë.


    shekulli

  2. #2
    Perjashtuar nga Mod.
    Anëtarësuar
    13-07-2003
    Postime
    8
    katana kam nje pyetje, ti e simpatizon punen e Sales dhe Gjafes apo thjesht e ben kete nga patriotizmi, ngaqe ata jane shqiptare dhe po njihen neper bote.

    neqofte se me te vertet e admiron punen e tyre a mund te na tregosh pse? per çfare te veçante shquhet ajo, çfare mesazhi e rendesie permban. i kam pare disa video te Sales, bile dhe ate robin tu flejt ne kishe dhe qe eshte çmuar aq ne bienalen e venecies.
    pune e sinqerte, megjithese e kufizuar ne llojin e saj, ta kam fjalen qe me ket lloj pune Sala s'mund te pelqehet deri ne pension, ai duhet te "ndryshoje" nga kjo do te varet dhe suksesi i metejshem i tij.
    nuk di sa me kupton!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    395

    Ndihme.

    Ja po e ndihmoj une pak Katanen,per nje pyetje te paqarte dhe te veshtire t'i pergjigjesh,ne pozicionin e nje personi qe vendos lajme te tilla.
    Ne rradhe te pare duhet te kuptosh Zog,se shkrimi kishte si qellim informimin e nje rasti apo disa rasteve kur artistet e rinj shqiptare qe studjojne ne vende te rendesishme me nivel artistik,kane sukses dhe vleresohen nga kritika.
    Se dyti,aty nuk shprehej ose nuk behej kritike.Ate mund ta besh ti meqe dhe je ne dijeni te vepres "Uomo Duomo" te Sales dhe qe ka prezantuar Artin Shqiptar ne Biennalen e Venezia-s ne 99.Ka marre dhe cmim.
    Se treti,shpresoj te kesh pak kulture mbi artin kontemporan e pastaj do kuptosh se kush eshte vlera apo mesazhi qe ato percjellin.Organizimet ne bote nuk mungojne qe te japin mundesine te shikosh shume artiste dhe menyren sesi ato punojne.

    AP.

  4. #4
    me nder qofsh
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    te kisha qen e huaj s'besoj se do ti kisha njohur si shqiptare qe jan; jam shqiptare i njoh si artistat qe jane.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  3. Fenomeni "Abdi Baleta"
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 06-09-2009, 09:28
  4. Paketa e propozuar nga Ahtisari për statusin final të Kosovës
    Nga Nice_Boy në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 451
    Postimi i Fundit: 21-10-2007, 12:59
  5. Artisti Pejan - Sislej Xhafa
    Nga dodoni në forumin Arti shqiptar
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 11:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •