Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118

    arvanitasit;heronj dhe kryeministra te greqise se re...

    Arvanitasit heronje dhe kryeministra te Greqise se Re
    Eshte fakt qe tashme nuk mund te diskutohet edhe pse deri tani pjeserisht ishte fshehur qe 90 nder 100 heroit e Revolucionit te 1821, ishin arvanite ose shqiptar.
    Qe arvanitasit mbajten peshen kryesore te luftes Nacionalēlirimtare te 1821, perveē qe ishin pjesa derrmuese e popullit grek ne perjudhat e kryengritjes, mund te shpjegohet edhe nga fakti qe arvanitet ishin nje popull luftarak, krenaria e te cilit nuk mund te toleronte poshtrimet e skllaverise.
    Revolucioni i 1821, ishte kryesisht ne themel veper e arvanitasve te Epirit, Rumelise, Morese dhe e arvanitasve te ishujve te Hidres, Specas, dhe Psaron.
    Populli arban ose shqipetar ne ēdo vend te Ballkanit qe u ndodh, gjithnje luftoi per te debuar ēdo pushtues dhe perdhoses i tokes se tij te shenjte.
    Arbanet jane krijuesit e ēetave te komiteve nen pushtimin turk, qe rruajten jo vetem vertetin e mosnenshtrimit dhe liridashjes, por edhe traditat dhe konceptet e lashta, muziken, vallet dhe kengen popullore te tyre.
    Me 1647, konsulli i Frances ne Athine, Zhan Kird, vertetoi se ‘’Komitat e periferise te Athines, Atiki aq edhe ne More, jane te gjithe arvanite’’.
    Arbani ose shqiptari kudo ku luftoi ne Ballkan u nderua per heroizmin e tij ne Revolucionin e Aleksander Ipsilantit ne Moldavo-Vllahi.
    Arbanet luftuan tre shekuj me pare per lirine e Qipros me ne krye arvanitin poet Manoli Blesi, qe ky poet permende ne poezite e tij te gjithe arvanitet e tjere qe luftuan ne rrethimin e Lefkosise.
    Arbanet kudo qe u ndodhen, large zemres se atdheut ame Shqipni, nuk e harruan ate.
    Me 1854 e Teodor Griva me nje bashkim te madh arvanitas dhe djalin e tij Dhimitrin marshuan ne drejtim per ēlirimin e Shqipnis, por qe ky marshim deshtoi me nderhyrjen dashakeqe te fuqive perendimore dhe ne veēanti te Frances.
    Me 1901-1907, gjeneral Riccioti Garibaldi, djali i heroit kombetar te Italise, Xhuzepe Garibaldi. Me rreth 1000 arbereshe, deshironte te zbarkonte ne brigjet e Shqipnis per ēlirimin e saj nga pushtuesit turq, por keto perpjekje deshtuan si pasoje e nderhyrjes se shteteve perendimore.
    Kjo gjuha arberishte
    eshte gjuhe trimerie
    e fliti Admiral Miauli
    Boēari dhe gjith Suli
    Disa nga shqiptaret ose arvanite heronje te revolucionit te 1821 ishin, Gjeorgjio Kundurioti, Kiēo Xhavella, Andoni Kryezi, Teodor (Bythgura)Kollokotroni, Marko Boēari, Noti Boēari, Kiēo Boēari, Laskarina Bubulina, Anastas Gjirokastriti, Dhimiter Vulgari, Kostandin Kanari, Gjeorgjio (Llalla)Karaiskaqi, Odise Andruēo, Andrea Miauli, Teodor Griva, Dhimiter Plaputa, Nikolao Kryezoti, Athanasio Shkurtanioti, Hasan Bellushi, Tahir Abazi, Ago Myhyrdani, Sulejman Meto, Gjeko Bei, Myrto Ēali, Ago Vasiari, shume e shume shqiptare te tjere. Me te drejte poeti yne kombetar Naim Frasheri do tu kendonte shqiptarve heronje te revolucionit grek te 1821.
    E kush e beri Morene, ( Greqine )
    Gjith shqiptare qene,
    S’ishin shqiptar Marko Suli? ( Marko Boēari )
    Xhavela e Mjauli?
    Shiptar, bir shqiptari,
    Me armet e Shqipnis.
    I u hodhen themeli Greqis.
    Shqiptarve u takoi nderi me i larte qe ti sjellin kuroren e Greqise mbretit te saj Othon, sepse te tre antaret e komisjonit qe u derguan ishin shqiptar, Andrea Miauli, Marko Boēari dhe Dhimiter Plaputa.
    Revolucioni grek i 1821 eshte veper ne te vertete e arvaniteve. Bile shteti qe u krijua mbas vitit 1821 podhuajse shumica e banorve flisnin ne Greqi gjuhen shqipe.
    Ka qene fama shqiptare qe i ka detyruar greket e sotem te pranojne fustanellen shqiptare si kostumin e tyre kombetar. Per nder te trimeris te heronjeve shqiptare, grekerit morren kostumin kombetar shqiptar qe vishej nga Kosova e deri ne Poleponezi dhe e bene te tyrin.
    Mirepo, grekerit e deformuan kete veshje te bukur qe vishej nga kombi i Arberit duke shtuar palet e fustanit nga 60 ne 200 pale. Ne xhakete, ne menget e lira, shqiptaret nuk i fusin krahet, ndersa greket i fusin ato. Fustanella shqiptare eshte e gjate deri 10 cm poshte gjurit, ndersa grekerit e shkurtojne sa me shume, sa mbulon vetem prapanicen.
    Arvanitet, keta luftetar trima, heronje te Revolucionit te 1821, jo vetem me armet e tyre luftuan per panvaresine e Greqise, por ishin kryetaret e pare te shtetit te ri grek, qe drejtuan Greqine drejte ndertimit te jetes europjane.
    Ne vitin 1850, arvanitasi Andoni Kryeziu kur ishte kryeminister, shpalli Kishen Autoqefale Greke, duke e shkeputur pergjithmon nga vartesia e Fanarit te Stanbollit.
    Kur arvaniti Dhimiter Vulgari ishte kryeminister i Greqise, u be e mundur bashkimi i Shtat ishujve me Greqine. Kryeministri Dhimiter Vulgari mbeshteti fuqishem kryengritjen e ishullit te Kretes per tu bashkuar me Greqin.
    Gjenerali Teodor Pangallo kur ishte president i Greqis (1925-1926) u arriten shume marrveshje te rendesisshme ne fushen e politikes dhe kultures me Shqiperin.
    Me 1926 arvaniti Teodor Pangallo gjyshi i ish-minister i jashtem dhe i kultures greke me 1997-2000, me te njejtin emer Teodor Pangallos. Kur ishte president i Greqise me 1925-1926, beri nje deklarate zyrtare para Lidhjes se Kombeve ne Gjeneve se: ‘’Republika Greke njihte minoritetin shqiptare qe jetonte ne Greqi, dhe nuk i konsideronte me shqiptaret muhamedane popullsi turke. Dhe se teza qe ortodoksit shqiptare jane greke, qe eshte perkrahur deri me sot nga ne, eshte e gabuar dhe eshte hedhur poshte nga te gjithe ne. Pasi ajo mori te tatepjetendhe arriti piken qe s,mbante me, morra masat e duhura dhe shperndava te gjitha shoqerite ‘’vorioepiriote,, qe meshironin skaje me ekstreme te ketij mentaliteti te semure’’.
    Kjo pjese e deklarates se ish-presidentit grek me gjak shqiptari 1925-1926 Teodor Pangallo ne Lidhjen e Kombeve, eshte botuar ne periudhen e provokimeve te gushtit 1949, ne gazeten ‘’Akropolis’’ dhe eshte ribotuar ne vitin 1974, ne librin ‘’Permbledhje e Teodor Pagallo’’ vellimi i dyte 1925-1952, faqe 111-115.
    Kur ishte president Teodor Pangallos marredhenit midis dy shteteve 1925-1926, ishin me te mirat e deri tanishme. U hoq kufiri midis dy fqinjeve, shume djem shqiptare studiuan falas ne shkollat e Athines, bashkepunimi tregetar ishte i suksesshem etj.
    Arvanitas te tjere qe u bene kryeministra te Greqise kemi; Gjeorgjio Kundurioti, Andoni Kryeziu, Athanasio Miauli, Dhimiter Qiriako, Emanuil Repili, Pavlo Kundurioti, Aleksander Koriziu, Petro Vulgari, Aleksander Diomidi, Kiēo Xhavella etj.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118

    Zhdukja e gjuhes, kultures dhe elementit arvanitas ne Greqi

    Zhdukja e gjuhes, kultures dhe elementit arvanitas ne Greqi
    Me kalimin e dhjetravjecarve arvanitasit u ‘’binden’’ ose u detyruan te binden se duhet te braktisin gjuhen e tyre ne se deshiroheshin te beheshin qytetare te denje te shtetit te ri grek.
    Numri i sakte i arvanitasve ose shqiptareve ne Greqi nuk dihet, por nga kuvendi i fundit qe kam pasur me studiuesin, historianin dhe shkrimtarin e njohur arvanitas Aristidh Kolia, qe vdiq ne vitin 2000, dhe qe ky kuvend eshte botuar ne revisten EKSKLUZIVE, thote se ‘’Ne Greqi pak njeres nuk e kane gjyshen apo gjyshin arvanitas’’.
    Sot burimet historike, gjuhesore, muzikore jane shume te kufizuara ose mungojne plotesisht ne drejtim te arvanitasve te Greqis.
    Ne vitin 1983 arvanitasi Jorgo Maruga do formonte ‘’Lidhja e Arvanitasve te Greqis’’. Por ne kete vit, Jorgo Maruga vdes, duke u zgjedhur studiuesi i njohur Aristidh Kola kryetar, qe me punen e tij madhore, mund te quhet me te drejte, De Rada i arvanitasve te Greqis.
    ‘’Lidhja e Arvanitasve te Greqis’’ me ne krye Aristidhin dhe pasuesin e tij Jorgo Miha dhe Jorgo Gjeru do te ngrinte ne nje fare menyre larte figuren e arvanitit qe luftoi dhe krijoi shtetin e ri Grek.
    Lidhja do te botonte revisten ‘’Besa’’ dhe broshura te ndryshme per historine shqiptare, ne vitin 1986, do te behej koncerti i pare me kenge dhe valle arvanitase.
    Kenga arvanitase ka terhequr vemendjen e shume studiuesve dhe muzikologeve greke dhe te huajve te tjere.
    Kenget arvanite i perkasin tekseve te kengeve dhe poezise te lirikave te vjetra arvanitase. Kenge per lirine, dashurine dhe te tipit kacak, pra te njeriut te lire prej nje shpirti te pathyeshem dhe te ndjenjes popullore. Kenget arberore jane ruajtur me fanatizem nga populli arvanit deri me sot dhe kendohen shpesh neper dasma.
    Menyra se si eshte ruajtur kenga arvanitase eshte interesante per faktin se gjuha arvanitase ose shqipe nuk shkruhej me pare, nuk e lane te tjeret qe te shkruhej!
    Keshtu populli arvanit zgjodhi rrugen e te kenduarit per te ruajtur gjuhen e tij arvanitase. Menyre tjeter nuk kishte, kur osmanet turq te pritnin koken po te flisje shqip, ndersa injorantet prifterinje te helmonin edhe me buke po te degjonin te kuvendoje ne gjuhen e memes shqipe.
    Nje deshmi qe kemi nga P.Joti qe shkruajti ‘’Historine e Shtate Ishujve’’ te vitit 1866, na verteton se Suljotet qe ishin ne Korfuz. Kur pastronin armet e tyre, ata kendonin kenget arvanitase te heronjeve te tyre.
    Ne kenget arvanitase te Suljoteve nuk kishte asnje fjale greke.
    Dy kenge qe kendoheshin nga arvanitet Suljot, gjenden ne librin me titull ‘’Bleta Shqipni’’ me autor Thimo Mitku botuar ne vitin 1878 ne Aleksandri.
    Ne vitin 1891, gjermani Arthur Milchkofer ne vepren e tij me titull ‘’Attika und seine Heutigen’’ nder te tjera shkruan.
    ‘’Nga c’di une, kenget popullore greke, i jane pershtatur kengeve te vjetra arvanite te dashurise, lirise dhe kacake’’.
    Shume kenge arvanite jane shkruajtur ne gjuhen greke, keshtu kane humbur indentitetin e tyre te vertet shqiptar.
    Skedarėt e Bashkėngjitur Skedarėt e Bashkėngjitur
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

  3. #3
    Shqiperia Etnike Maska e shoku_sar
    Anėtarėsuar
    04-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    176
    Shume mire Addam keshtu vazhdo.....
    te dergova nje mp ... e more?
    Nuk lejohen adresa Interneti ne firme. Stafi i Forumit.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e addam
    Anėtarėsuar
    28-06-2003
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    118
    yeah............
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    cohuni shqiptare prej gjumi cohuni edhe te gjithe me nje bese shterngohuni, e mos shikoni kisha e xhamia feja e shqiptarit eshte shqiptaria.........

Tema tė Ngjashme

  1. Dėshtimi i gjuhės standarde shqipe te gegėt!
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 07:04
  3. A Mund Te Zgjerohet Baza Dialektore E Shqipes Standard?
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2006, 17:04
  4. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  5. Baza dialektore e gjuhės standarde
    Nga Albo nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 31-07-2006, 05:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •