Rritet bashkëpunimi i Institutit të Diasporës me shqiptarët jashtë atdheut
Në kuadrin e Memorandumit të Bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe të angazhimit të Institutit Kombëtar të Diasporës Shqiptare për njohjen dhe nxitjen e veprimtarive kulturore në diasporë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi midis Lidhjes dhe Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Drita” në Greqi.
Nënshkrimi i marrëveshjes është menduar të bëhet në Athinë dhe do të shoqërohet me një veprimtari të Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë “Drita”. Kjo marrëveshje, në draftin e saj, parashikon nisma dhe veprimtari që do të kontribuojnë për nxitjen e krijimtarisë letrare dhe artistike të artistëve e shkrimtarëve shqiptarë në Greqi dhe njohjen e tyre nga publiku shqiptar nëpërmjet antologjive, botimeve, ekspozitave, etj.
Gjithashtu, në kuadër të këtij bashkëpunimi, muajt e fundit janë zhvilluar një sërë kontaktesh midis këtij Instituti, nga njëra anë, dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe një numri shoqatash të intelektualëve shqiptarë jashtë vendit.
Synimi i këtyre kontakteve ka qenë institucionalizimi i bashkëpunimit dhe konkretizimi i tij në veprimtari dhe projekte të përbashkëta.
7/14/2003 ( Artikull mae nga faqja e ministrise se puneve te brendshme)
Krijoni Kontakt